-
Olldashi jep titujt e parë
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ka ndarë dje 30 urdhrat e parë ekzekutivë në qytetin e Durrësit, për pronarë, shtëpitë e të cilëve ishin zënë prej dekadash nga qiraxhinj, që detyrohen të lirojnë këto banesa në përputhje me Aktin Normativ të miratuar pak kohë më parë nga qeveria e Kuvendi.
ekzekutivë për pronarët në Durrës
23 Nëntor 2012, 21:12 -
Dhunojnë të moshuarën e i vjedhin
Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotme ku tre persona hynë nëpërmjet tubit të shkarkimit në ballkonin e 60 vjeçares, e cila jetonte e vetme në katin e tretë të një pallati. Arrestimi i grabitësve sot në mbrëmje.
më shumë se 5 mijë $, tre në pranga
23 Nëntor 2012, 19:57 -
-
-
-
Taulant Capa: Ja pse e qëlluam
Unë jam autori, bashkë me disa aktivistë të tjerë. Është kjo dëshmia ekskluzive që jep aktivisti i Partisë Civile Taulant Capa për televizionin A1 Report lidhur me incidentin me makinën e kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, e cila u qëllua me vezë në shenjë proteste ndaj politikave të tij përkundrejt shqiptarëve në Maqedoni.
makinën e kryeministrit maqedonas
23 Nëntor 2012, 17:49 -
AK: Antikushtetues, shkarkimi i
Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu i ka bërë apel Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos ndërrmarrin vendimin antikushtetues për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.
Ina Ramës pa i mbaruar afati
23 Nëntor 2012, 17:02 -
Forumi ekonomik Shqipëri-Maqedoni
Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë zhvillimit të forumit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë e Maqedonisë se do të vazhdojë me investimet në vend edhe pse borxhi mbetet i njëjtë që prej vitit 2008, i cili shkon në 60 përqind. Berisha theksoi se “çdo qindarkë e borxhit të marrë ka shkuar vetëm për investime.”
Berisha: Duhet treg i përbashkët
23 Nëntor 2012, 16:29 -
-
P/Buxheti “rrëzon” Parlamentin
Zonja Topalli edhe vitin e ardhshëm nuk do të ketë fatin të gëzojë një seli të re, të premtuar nga kryeministri Sali Berisha për 100-vjetorin e Pavarësisë. Jo vetëm këtë vit qeveria nuk ishtë në gjendje të siguronte fondet e duhura, por, madje, as vitin e ardhshëm nuk parashikohen fare fonde për një gjë të tillë.
e ri, investimet 10 herë më pak
23 Nëntor 2012, 15:51 -
Buxheti 2013, Berisha do t’i
Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm duket shumë qartë përdorimi i “koeficientëve“ në akordimin e fondeve për bashkitë kryesore të vendit, kryesisht në zona që kërkohet të joshen nga qeveria në fushatën e zgjedhjeve. Pyetje- përgjigje për fondet e pushtetit vendor
“blejë” me lekë të majtët
23 Nëntor 2012, 15:29 -
-
Bode kundër Berishës: S'arrijmë
Për herë të parë, ministri i Financave pranoi hapur se objektivi për rritjen ekonomike gjatë vitit 2012 nuk do arrihet, duke marrë një pozicion të ndryshëm nga Kryeministri Berisha, që dy javë më parë ishte shprehur se rritja do të ishte shumë pranë parashikimeve të qeverisë.
dot rritjen e parashikuar!
23 Nëntor 2012, 14:54 -
-
Leskaj: Berisha nuk fsheh dot
Kryetarja e Delegacionit të PS në PE, Valentina Leskaj duke përshëndetur Rezolutën e miratuar dje nga PE, deklaroi se Rezoluta konfirmon se BE thekson qartë qëndrimet kritike në lidhje me mungesën e arritjeve të Shqipërisë.Leskaj deklaroi se Kryeministri Berisha nuk mund t'i fshehë dot dështimet e qeverisë së tij duke hedhur akuza dhe shpifje ndaj opozitës.
dështimet, mban peng Fierin
23 Nëntor 2012, 13:30 -
Valbona Selimllari gatuan me znj.Tefta në A1 Report
Në kuzhinën e Rreze Dielli, është bërë traditë tashmë që së bashku me znj. Tefta dhe moderatoren, Anjeza Maja, të gatuajë edhe një personazh i njohur publik. Këtë të premte ka qenë e pranishme një nga personazhet më të dashur, Miss-i parë shqiptar, Valbona Selimllari.
23 Nëntor 2012, 11:29 -
Rishpërndarja e mandateve në
KQZ nuk mundi të përcaktojë ndarjen e mandateve parlamentare në bazë të numrit të popullisë në qarqe, për shkak të mos arritjes së kuorimit të nevojshëm prej 5 votash pro, duke e kaluar çështjen në Kolegj Zgjedhor. (Foto: KQZ dhe harta e rishpërndarjes që kërkon të bëjë qeveria për zgjedhjet e 2013)Kryekomunari i Kukësit: Taktikë e vjetër e PD-sëGjonçaj: PD rrit për qëllime elektorale banorët në Kukës Duraku: Në Kukës banorë nga Kosova
Kolegj Zgjedhor, KQZ pa kuorum
23 Nëntor 2012, 10:31 -
Ekstradohet nga Italia 18 vjeçari,
Ekstradohet për në Shqipëri, Hulk Dedja, i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.
tentoi të hakmerrej për gjakun e të atit
23 Nëntor 2012, 09:16 -
Ylber Duraku: PD shtetas nga
INTERVISTA/ Kreu i PS të rrethit të Kukësit, Ylber Duraku shpreh shqetësimin në lidhje me shtimin e banorëve nëpër lista në mënyrë fiktive për të rritur në mënyrë abuzive numrin për çështje mandatesh. Ai tha se grupet e punës po punojnë për verfikimin e këtyre shkeljeve. (ne foto deputeti i PS-se Asllan Dogjani, majtas dhe Ylber Duraku, djathtas)
Kosova për zgjedhjet e 2013
23 Nëntor 2012, 08:53 -
Sot të mandatoj dje të shkarkoj
Në kuadrin e luftësh shumëfrontëshe për të zaptuar çdo institucion të këtij shtetit tonë pseudo-demokratik, një ndër betejat e mazhorancës qeverisëse është edhe ajo për zëvendësimin e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, brenda Nëntorit të vitit 2012.
23 Nëntor 2012, 08:36 -
Autopsia: Djali i vrarë në Klos
Autopsia mjeko-ligjore zbulon faktin tronditës. 23-vjeçari i vrarë në Mat Fatjon Barmeta ka mbijetuar 48 orë pasi është varrosur dhe mbuluar i gjallë me zhavorr. Policia e Matit konfirmon këtë rezultat të hetimeve dhe thotë se vrasësit menduan gabimisht se e kishin vrarë pas goditjeve me sende të forta.
48 orë i gjallë nën zhavo
23 Nëntor 2012, 07:26