-
Privatizimet, Qeveria shpenzon në këshilltarë të huaj
Qeveria e Kosovës shpenzon miliona euro për të marrë këshilla projekte. Këtë vit janë paraparë 3.5 milionë euro për shërbime këshilluese. Këshilltarë ka kërkuar edhe Ministria e Tregtisë për koncesionimin e Brezovicës. MTI i ka ndarë rreth 500 mijë euro.
17 Prill 2012, 10:02 -
Papa Benedikti i XVI, 85 vjeçari
Joseph Aloisius Ratzinger, emri i vërtetë i Papës Benedikt XVI, u lind me 16 prill 1927 në jug të Gjermanisë, në Marktl mbi Inn të Bavarisë. Për disa ai është vizionar i ekumenizmit, për të tjerët konservator, kundërshtar i reformave. Në ditëlindjen e tij Benedikti XVI adhurohet dhe kritikohet.
mes konservatorit dhe vizionarit
17 Prill 2012, 09:30 -
Shefi i Krimeve, 3500 euro
Fatos Goxhaj, shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë është arrestuar për akuzën e korrupsionit, pasi i ka kërkuar një qytetari 3500 euro në këmbim të lirisë. Ramazan Alla është ndaluar në polici për armëmbajtje pa leje, por më pas është liruar nga Goxhaj, pasi ai i ka dhënë 3 mijë euro, paradhënie.( ne foto Komisariati nr. 1 ku shërbente i arrestuari Fatos Goxhaj)
për të ndaluarin me armë
17 Prill 2012, 08:44 -
Energjia, Serbët fitojnë nga bllokimi
Kompanitë e bosëve serbë Vojin Llazareviç e Vuk Hamoviç, i cili është takuar në Vjenë me Shkëlzen Berishën dhe Damir Fazlliçin, ku përfshihet EFT-ja e energjisë, janë me bazë në Qipro, ku shumë shtete nuk hetojnë dot.
Lidhja Fazlliç-Hamoviç-Llazareviç
17 Prill 2012, 08:25 -
-
Shpërngulen 40 familje nga Veriu
Rreth 40 familje janë shpërngulur nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës. “Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret.
16 Prill 2012, 22:25 -
-
Rama: Rritja ekonomike
Rritja ekonomike në Shqipëri këtë vit është zero ndërsa borxhi publik i vërtetë nuk është 60% por 100% i prodhimit të brendshëm. Deklarata e fortë erdhi sot nga lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë tryezës për politikat fiskale të kësaj partie. Rama akuzoi se "në Tiranë taksat për biznesin e vogël u dyfishuan". Mazhoranca "të uli taksat për të gjithë shtresën e mesme që jeton me rroga".
është zero, Borxhi 100%
16 Prill 2012, 17:58 -
Rimini, pranga familjes shqiptare
Policia ka hyrë në shtëpinë e familjes Murati ku ka gjetur plot 560 gram kokainë. Për pasojë në pranga kanë përfunduar: Fatmir Murati 54 vjeç, Fatmire Murati 50 vjeç, Samedi 24 vjeç, Hidajet 21 dhe Bilali 21 vjeç. Vlera e drogës së gjetur shkon në 200 mijë euro, ndërkohë që “nëna” e familjes ishte ajo që mbante me vete çelësat e lavanderisë dhe ambienteve në shtëpi ku mbahej dhe përpunohej droga. (Në foto: Policia pas arrestimit)
Mamaja mbante çelësat e kokainës
16 Prill 2012, 16:09 -
-
BSH: Bien treguesit ekonomikë
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me rreth 2.5 pikë në tremujorin e parë të vitit 2012, ve ne dukje raporti i Bankës së Shqipërisë që i kushtohet vrojtimit të besimit të biznesit dhe të konsumatorit në vend në periudhën janar-mars 2012.
Industria sektori më i preku
16 Prill 2012, 15:27 -
Kredia, bankat shtrëngojnë kushtet
Kushtet e kreditimit janë shtrënguar më pak për bizneset, por kanë vijuar të shtrëngohen më teperë për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2012, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011, raporton Banka e Shqipërisë në dokumentin e saj kushtuar aktivitetit të kreditimit nga bankat e nivelit të dytë në periudhën janar-mars 2012.
BSH: Bie kërkesa në vend
16 Prill 2012, 15:22 -
-
Arrestohet shefi i krimeve
Vihet në pranga shefi i krimeve në komisariatin numër 1 në kryeqytet, Fatos Goxhaj pas nje hetimi dy mujor. Mbyllte çeshje kriminale kundrejt perfitimit te mijera eurove. Mësohet se 3 ditë më parë i ishte komunikuar transferimi për në komisariatin e Përmetit.
akuzohet per korrupsion
16 Prill 2012, 14:50 -
Topi: Ilir Mustafaji zv.kryetar
Ministri ka propozuar që të pritet edhe dy muaj të tjerë derisa të zgjidhet presidenti i ri, për të votuar për numrin dy. REAGON TOPI: Gjuha më të cilën po flet nuk është zyrtare. ZËVENDËSKRYETARI - Topi propozon Ilir Mustafaji. VOTIMI SHTYHET PËR TË MËRKURËN Rama: Berisha vodhi votën në Kuvend Islami: Vota ime për Sali Berishën
Halimi:Të flasë presidenti i ri
16 Prill 2012, 14:07 -
-
-
-
Seanca e jashtëzakonshme të mërkurën,
Nderkohe qe zv/kryeministri Kuqi nuk e ka perjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ne Veri, edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se duhet përdorur edhe forcën për zgjidhjen e çështjes së Veriut. Rexhep Selimi nga Vetëvendosje e quan absurd mbledhjen e nënshkrimeve derisa Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit të thërrasë seancën e jashtëzakonshme pa pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
nuk përjashtohet ndërhyrja në veri
16 Prill 2012, 12:09 -
-