-
-
-
Leuçemia, Arben Ivanaj: Lajme
Lajmi i mirë është se shkenca sot ka zbuluar preparate të cilat mund të trajtojnë leuçeminë kronike. Preparatet e sotme në dispozicion të këtyre të sëmurëve ndihmojnë që të mbajnë këtë sëmundje në fazë kronike. Kështu pacientët me leuçemi kronike mund të jetojnë më gjatë dhe mbi të gjitha të kryejnë aktivitetin e tyre ditor. Për fat të mirë këto preparate janë sot në edhe në Shqipëri. Së fundmi është shpikur edhe terapia e cila vepron direkt mbi mekanizmin e sëmundjes duke bërë kështu të mundur eleminimin e semundjes. Pikërisht në këtë ditë pacientët me leuçemi kronike, me mjekimet e reja në dispozicion nuk kanë pse të jenë të tmerruar nga fjala kancer.
të mira për pacientët kronikë
16 Dhjetor 2011, 18:53 -
Gati shitja 100% e "Albpetrolit"
Është miratuar dje, vetëm me votat e shumicës parlamentare, formula e privatizimit të ndërmarrjes së vetme me pronësi shtetërore të naftës në vend, "Albpetrol". Vlera e saj llogaritet rreth gjysëm miliardi dollarë.
Ahmetaj: Mos merrni ortakë si CEZ
16 Dhjetor 2011, 16:49 -
Rruga e Kombit, Rama:
Pas takimit të parë konsultativ me kryesinë e re, Rama iu përgjigj deklaratave të Berishës lidhur me rrugën e kombit. “E sfidoj Berishën të provojë se ne kemi qenë dhe jemi kundër projektit të Rrugës së Kombit. Ajo çka duhet parë është turpi i biznesi që pushteti po bën me këtë rrugë nëpërmjet taksave të shqiptarëve”, deklaroi Rama. Kryesocialisti iu përgjigj edhe partive të vogla. Në deklaratën për median pas mbledhjes së kryesisë, Rama komentoi edhe qënndrimet kritike të partive të vogla. AK: Bashkimin e vendosin shqiptarët, jo Berisha
“Berisha po bën biznes” |
16 Dhjetor 2011, 14:57 -
Gjyqi Meta-Prifti, Gjykata
Në seancën e rradhës, që u mbajt sot në Gjykatën e Lartë, prokurorët kanë deklaruar së në laptopin, ku muaj më parë u regjistrua video Meta – Prifti ekzistonte edhe një video e re, e cila nuk ishte hapur asnjëherë. Sipas gazetarit të Shqiptarja.com, i cili ka ndjekur seancën gjyqtarët kanë refuzuar këtë fakt pa dhënë asnjë argument. Gjykata e Lartë pranoi të gjitha provat e avokatëve të Metës kundër Dritan Priftit. Më 6 janar prokuroria do të paraqesë pretencën dhe do të jepet dhe vendimi nga Gjykata e Lartë.
refuzon provat e prokurorisë
16 Dhjetor 2011, 14:10 -
Qeni grek?! Po 21 janari?
Revista e njohur amerikane TIME e zgjodhi personazhin e vitit dhe ai është një fytyrë e mbuluar protestuesi/e. Po Shqipëria!!?? Ku është Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj, të vrarë në vend nga garda e republikës pasditen e 21 janarit 2011? Nuk janë po aq tronditëse pamjet e tmerrshme të masakrës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, trutë e nxjerra jashtë nga kafka e Hekuranit dhe gjakun që lan pllakat e gurit? Apo palosja e Ziverit para derës së kryeministrisë. Po plagosja në dorë e kolegut Fatos Mahmutaj, apo rrahja brutale e kolegëve të tjerë vetëm pse ishin aty duke kryer detyrën?
16 Dhjetor 2011, 12:50 -
Parandalohet vjedhja me armë
Arlind Gëzim Dani, 56 vjeç, lindur në Burrel, Roland Shyti 17 vjec, lindur në Krujë dhe E.H, 16 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, janë kapur dje nga policia, pasi kishin planifikuar grabitjen me armë të një taksie në Tiranë.
Pranga 3 personave, 2 adoleshentë
16 Dhjetor 2011, 12:16 -
Dritan Dajti, zbulohet urdhëri
Gazeta "Shqiptarja.com" publikon sot letrën e zv.drejtorit të Policisë drejtuar Gjykatës dhe Prokurorinë ku kërkon zhvillimin e gjykimit të Dritan Dajtit pa praninë e medias, as të familjarëve të viktimave. Një qëndrim i dyshimtë që tregon frikën e kryepolicit për të vërtetat që mund të dilnin nga zhvillimet e procesit. Sipas një kabllogrami të ambasadës së SHBA, Kuliçaj ishte njeriu që akuzohej nga zyrtarët e policisë si dekonspirues i operacioneve për arrestimin e Dritan Dajtit.PDF, faqja e parë e gazetës Shqiptarja.com
sekret i Agron Kuliçajt
16 Dhjetor 2011, 10:42 -
-
Tre gjyqtarët që do gjykojnë
Janë përcaktuar gjyqtarët që do të gjykojnë një prej skandaleve më të mëdha korruptiv, atë me naftën "Virgine", i cili u denoncua nga ish-ministri i ekonomisë, Dritan Prifti. Të akuzuarit kryesorë janë biznesmenët Hajri Elezaj dhe Iljaz Fisheku. “Nafta Virgin”, prokuroria çoi në gjykim 15 persona
dosjen "Nafta Virgine"
16 Dhjetor 2011, 08:10 -
-
-
ERE: Çmimi i energjisë
Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje të drejtuesve të ERE-së e cila zgjati gati 1 orë. Çmimi i energjisë për familjarët do të mbetet 7.7 L/kwh deri në 300 këh/muaj dhe 13.5 L/kwh mbi këtë kuotë. KESH, CEZ dhe OST-ja kërkuan rritjen e çmimit. Drejtor juridik i ERE, Eduard Elezi deklaron: Vendimi vjen për të mbrojtur konsumatori “nga efekti monopol”.
nuk do të rritet për 3 vjet
15 Dhjetor 2011, 14:00 -
Trafik droge me makinën
Makina e ambasadës shqiptare në Pragë është përdorur për gjashtë vite për të trafikuar drogë nga një shtetas nga Kosova. Emisioni “Fiks-Fare” zbardh trafikimin nga 2004 në 2010. Ish-ambasadori Shaqir Vukaj rrëfen sot për gazetën "Shqiptarja.com" si u zbulua trafiku.PDF- faqja e pare e gazetes Shqiptarja.com
e konsulles në Pragë
15 Dhjetor 2011, 13:41 -
-
Norvegji, 4700 azilkërkues
Një television norvegjez realizon një reportazh mbi kthimin në mënyrë të detyrueshme të azilkërkuesve nga Kosova. Nga 9300 persona të deportuar brenda 2 vitesh, 529 prej tyre janë rikthyer në Norvegji për të provuar edhe një herë fatin. Sipas NRK, numri i azilkërkuesve të kthyer me dhunë nga Norvegjia është rritur në mënyrë drastike me kërkesën e qeverisë. Në vitin 2010, 4.600 persona janë deportuar, ndërsa këtë vit numri arrin deri në 4700.
deportohen në Kosovë
VIDEO - Kthimi i detyrueshëm
15 Dhjetor 2011, 13:28 -
Çelçima fushatë në
Ervin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë në Itali, ka konkuruar për të qenë përfaqësues i popullit në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, edhe pse ka qenë në kërkim ndërkombëtar, me akuzën për trafik droge, qe nga viti 2005.
Shqipëri, i kërkuar në Itali
15 Dhjetor 2011, 13:02 -
-
Revista "Time" shpall
Revista “Time Magazine” si çdo vit edhe për 2011 ka shpallur “Personin e Vitit” . Por veçantie e këtij viti ishte pikërisht vendosja e “Protestuesit “ si “Personi i Vitit”. Shkak për këtë çmim janë bërë protestat që ndodhen në Lindjen e Mesme nga ku më vonë u përhapën ne ShBA dhe Europë
"Personin e Vitit" ,"Protestuesin"
15 Dhjetor 2011, 10:02 -
Malaj: Nano President, është
"Së pari, mendoj se është akoma shpejt që politika shqiptare të devijoje fokusin për reformat ekonomike dhe integruese, në debatin për kandidatët për presidentin e ardhshëm të vendit", ka qënë deklarata e anëtarit të kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmë në rrjetin social facebook.
ende herët të diskutohet
15 Dhjetor 2011, 09:22