-
Fusnotë ekonomisë
Vëmendja e opinionit publik në javët e fundit rreth çështjes së fusnotës dhe kontributin e çmuar që marrëveshja e fundit me Beogradin dha në pranimin e kandidaturës së Serbisë në Bashkimin Evropian, ka bërë që të kalojë në neglizhencë një nga pikat tjera kryesore të agjendës qeveritare për sivjet. Këto janë planet qeveritare për privatizimin e PTK-së, dhe masat privatizuese në sektorin energjetik, me planin për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut dhe hapjen e tenderit për ndërtimin e “Kosovës së Re”.
17 Mars 2012, 15:25 -
Itali, shqiptarët më të dëbuarit
Të dhënat të cilat, publikohen nga gazeta “La Repubblica” bëjnë fjalë për afro 47 mijë emigrantë jo të rregullt në vitin 2010. Në total afro 4 mijë e 200 prej tyre janë dëbuar përfundimisht nga Italia. Ndër ta, të parë renditen shqiptarët, e pas tyre edhe marokenët dhe tunizianët.
nuk respektojnë rregullat
16 Mars 2012, 17:11 -
Pronat e Presidentit, zbardhen
Zbardhen vendimet e falcifikuara për aneksimin e 10 mijë e 300 metra tokë që ndodhet në fshatin Linzë të komunës Dajt, sipërfaqe kjo që pretendohen dhe nga anëtarët e familjes së presidentit Bamir Topi. ( ne foto: Faksimile e hartës së pronave të kthyera nga gjykata në vitin 2006, familjarëve të Bamir Topit, ku bën pjesë edhe prona prej 10300 metrash, që ka vënë në qendër të akuza presidentin Topi)
2 vendimet e falsifikuara
16 Mars 2012, 12:57 -
-
AK: PS -PD pazar politik, ja
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar kundër asaj që e ka quajtur “marrëveshja e fshehtë PS-PD” e cila vendos vendin “në prag të një rreziku të ri”. Sipas Spahiut, kjo marrëveshje mes liderit socialist Edi Rama dhe atij demokrat Sali Berisha ka si synim mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim “për të mbajtur Berishën në pushtet”.
kushtet tona për zgjedhjet
11 Mars 2012, 12:06 -
Biletat drejt Jugut
Furgonat dhe autobusët e linjave të Jugut kanë vendosur të shtrenjtojnë biletat. Subjektet që operojnë me linja ndërqytetëse nga Tirana drejt Fierit, Vlorës, Tepelenës e Sarandës ankohen se ju ka rënë klientela dhe, ndërkohë, kanë tre vjet që nuk e ndryshojnë çmimin, ndërsa kostoja është rritur ndjeshëm.
më të shtrenjta nga e hëna
9 Mars 2012, 21:39 -
-
-
Lumë kokaine drejt Europës
Operacioni i policisë italiane i koduar me emrin “Durrësi” ka çuar në pranga nëntë shqiptarë. Mëngjesin e sotëm, hetuesit e antimafias italiane kanë gjetur prova se për trafikun e kokainës urdhrat e trafikut jepeshin direkt nga Durrësi në Shqipëri dhe zbatoheshin nga celulat e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në disa qytete të Italisë dhe në Gjermani. (Në foto: Prokurori i Barit sot në konferencë për shtyp)
kapet banda e 9 shqiptarëve
7 Mars 2012, 21:15 -
Mashtrimi me kreditë, pranga
Djali i ish-zv/ministrit të Bujqësisë Muho Asllani, Ardian Asllani është arrestuar nga prokuroria e Durrësit për shkak se ka grabitur në katër raste këstet e kredive të qytetarëve. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 17 milion lekësh të vjetra që janë mare nga Ardian Asllani, gjatë periudhës kur ky punonte si agjent kredie pranë shoqërisë NOA Sh.a. (Në foto: Ish anëtari i Byrosë politike, Muho Asllani)
djalit të Muho Asllanit
7 Mars 2012, 16:15 -
Reportazh/ Kardiologjia
Jo vetëm pa ilaçe, por të sëmurët me zemër në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza” shtrohen në dhoma gjithë lagështirë dhe pa ngrohje. Ata denoncojnë kushtet e rënda në të cilat janë të detyruar të qëndrojnë për shkak të sëmundjes që i ka goditur.
pacientët pa ilaçe
7 Mars 2012, 14:24 -
"Lufta ime" Botuesi i Hitlerit:
Në një intervistë për Shqiptarja.com, botuesi Haluli, zbulon pse botoi librin e "Mein kampf", lufta ime, dhe hedh poshtë zërat se libri mund të ngjallë ndjenja racizmi, mund të ketë keqkuptime e reagime nga komuniteti hebre, apo më e rëndësishme atakimi me ligjin. Ai na tregon se ka marrë në dorë edhe kushtetutën edhe Kodin Penal, e beson se askund nuk sheh shteg për të faktuar shkelje ligji në rastin e këtij botimi.
Libri nuk ngjall racizëm
6 Mars 2012, 15:53 -
Paga milionëshe për
Ekspert shqiptarë, të shkolluar me rezultate shumë të larta jashtë vendit, dhe që fitojnë një vend pune në Shqipëri do të trajtohen me rroga të majme. Madje shteti merr përsipër që t’u subvencionojë deri në 4% edhe kredinë për blerjen e një shtëpie. Dhe kjo në kuadër të projektit “Brain Gain”.
të shkolluarit jashtë
6 Mars 2012, 11:28 -
Radarët, vjetërsia shkak
Radarët me lazer që përdor policia rrugore në Shqipëri për të ndëshkuar kundravajtësit që ecin me shpejtësi të madhe, janë të dëmtuar prej vitesh dhe ata i ndëshkojnë padrejtësisht shoferët. Prej vitit 2003, shumica e tyre është dëmtuar duke shërbyer si mjet nga policët për të nxjerrë lekë në kurriz të qytetarëve. Po ashtu edhe gypat e alkoolit, thotë eksperti autoteknik. (Foto: Eksperti Mitat Tola)
për abuzime nga Policia
4 Mars 2012, 15:56 -
-
NATO, fatura 1 milionë euro
Në këtë fond përfshiheshin ceremoniali në aeroportin e Rinasit, koncerti në sheshin "Skënderbej", ngjyrosja e Tiranës me blu, krijimi i flamujve e deri tek posterat e rrugës. Shpenzime u bënë edhe për transportin e mijëra punonjësve të administrates publike dhe institucioneve shtetërore nga rrethet për në kryeqytet.
29 Shkurt 2012, 16:17 -
Sarandë, zbulohet një bazë
Policia e Sarandës ka arritur të shkatërrojë një bazë për falsifikimin e monedhave, po në këtë qytet. Policia arriti të arrestojë Klauid Kadëna, 22-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë, ndërsa i dyshuari Saimir Selmani, 28-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, u shpall në kërkim.
falsifikimi monedhash
29 Shkurt 2012, 15:36 -
PS voton kundër
Përfaqësuesit e PS kanë votuar kundër ndryshimve në Kodin Penal. Menjëherë pas votës kundër të opozitës kanë plasur debate të tjera mes opozitës dhe mazhorancës. Përfaqësues të opozitës kërkuan shtimin e një pike në nenin 45 të Kodit Penal në mënyrë që asnjë zyrtar i lartë të mos i shmanget përgjegjësive së abuzimit me detyrën. PD nuk pranon propozimet. Opozita ka kërkuar dënime me burg, deri në 10 vite, për ata që manipulojnë statistikat zyrtare.
ndryshimeve në Kodin Penal
28 Shkurt 2012, 13:32 -
Emergjenca borë, shpërndahen
Ministria e mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat bënë të ditur se një helikopter AB-205 i ngarkuar me 40 pako ndihma ushqimore u nis drejt fshatrave Ndreaj dhe Nicaj të komunës Shosh të qarkut të Shkodrës, ndonëse ka tentuar disa herë të kryejë uljet, nuk ka mundur të realizojë misionin dhe është kthyer në Bazën Ajrore në Farkë. Por pa përfunduar ende puna për zhbllokimin e shumë zonave në veri, kanë rinisur reshjet e borës.
ndihma në zonat e bllokuara
26 Shkurt 2012, 19:41 -
Vetëvendosje mbledh 7500
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se për dymbëdhjetë orë ka mbledhur mbi 7.500 nënshkrime të qytetarëve në kuadër të peticionit, i cili kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbajë debat parlamentar rreth marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë.
firma për 'Mbrojtjen e Republikës'
26 Shkurt 2012, 14:17 -
Durrës, plagos veten dhe sajon
Për t’i shpëtuar borxhit prej 500 mijë lëkësh të reja, plagos veten dhe sajon sikur është grabitur. Një 20 vjeçar në Durrës, që i kishte borxh punëdhënësit të tij në një dyqan Lorjash Fati, stimulon se mbeti viktimë e një grabitje, ku dy persona i kishin zënë pritë dhe e plagosën në këmbë. Policia e Durrësit e zbulon dhe e ndalon.
grabitjen t'i shpëtonte borxhit
25 Shkurt 2012, 12:50
