-
Rama: Marreveshja çel negociatat pë Stabilizim-Asociimin
Kryetari i PS Edi Rama vlerëson marrëveshjen e arritur sot me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë nga menaxhimi i integruar i kufijve në pikat e kalimit kufitar, si një hap të rëndësishëm që mundëson përfaqësimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur në procesin e integrimit Europian dhe nismave rajonale.
25 Shkurt 2012, 00:04 -
Kapiten Vogli prehet në
Nga sot kapiten Feti Vogli do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kapiteni 31 vjeçar humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit, ku kishte shkuar si pjesë e kontigjentit "Eagle 4", gati një muaj më parë. Trupi i pajetë kapitenit mbërriti në Atdhe në orën 03:04 minuta të mëngjesit të sotëm, me avion të posacëm të NATO-s. Ne homazhe dhe krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, politikane e ushtarake. (Në foto: Momente nga ceremonia e ardhjes së trupit) Berisha i telefonon Peçit: Kryet detyrën me burrëri
Varrezat e Deshmorëve
24 Shkurt 2012, 18:52 -
Deputetët "gjyq" Ramës për
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është përballur dje në mbrëmje me një "gjyq" për listat e ardhshme të deputetëve. Në takimin e përjavshëm të Komitetit për Komunikimin me Qytetarët, ku janë të pranishëm deputetë që nuk janë anëtarë të Kryesisë, ka pasur një përplasje midis ligjvënësve dhe kryesocialistit.
listat e zgjedhjeve të 2013
24 Shkurt 2012, 10:17 -
Trojka “mësyn” në PS:
Në zyrën e kryetarit të PS, Edi Rama janë takuar ambasadori i SHBA, Arvizu, ai i BE, Sequi dhe kryesuesi i misionit të OSBE – ODIHR, Eugen Wollfarth. Takimi i Ramës me trojkën vjen pas deklaratës së bërë nga kryesocialisti se, mazhoranca dhe kryeministri Berisha po zvarrisin reformën zgjedhore me qëllim vjedhjen edhe të zgjedhjeve të ardhshme. KQZ: Ja propozimet për zgjedhjet Kodi Zgjedhor, ndalohen reklamat qeveritare në fushatë
Shpejtoni reformën zgjedhore
Berisha: Rama, urrejtje humbësi
Rama: Berisha do vjedhë zgjedhjet
23 Shkurt 2012, 16:25 -
-
-
Shqipër – Zvicër, Rama vlerëson
Kryesocialisti Rama ka takuar sot sekretarin për punët e jashtme të Zvicrës, Peter Maurer. Kryetari i PS u ndal mbi problemet e mprehta me të cilat përballet Shqipëria si sundimi i ligjit, presioni ndaj institucioneve të pavarura, korrupsionin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor.
kontributin në projekte
22 Shkurt 2012, 15:04 -
-
Tiranë, Bashkia s'jep
Çdo vit, nxënësit e dalluar të Tiranës, marrin një shpërblim modest mujor nga bashkia e kryeqytetit për 10-at e shumta që marrin përgjatë një viti shkollor. Por këtë vit, 600 nxënësit e dalluar të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Tiranës, ende nuk e kanë marrë shpërblimin për rezultatet e shkëlqyera.
lekët për nxënësit e dallua
22 Shkurt 2012, 10:57 -
Tahiri dhe Zela, kandidatët
Sapo ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS. Gjatë mbledhjes u vendos mbi zgjedhjen e kreut të PS për Tiranën. Mbledhja nisi në orën 18:30 dhe zgjati pothuajse 4 orë të tëra. Kryesia vendosi të kandidojë për kreun e PS në Tiranë Sajmir Tahirin dhe Ilir Zelën. Data e zgjedhjes së kreut të ri të PS në Tiranë u vendos të jetë 3 marsi. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS, Edi Rama, nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR.
për kreun e PS në Tiranë
21 Shkurt 2012, 22:31 -
Topi, Rama e Arvizu
Familjen e Feit Voglit, vrarë dje në Kandahar sot e kanë vizituar Presidenti Bamir Topi dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër. Ata i kanë shprehur ngushëllimet familjes së kapitenit, që pak orë më parë u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Familja Vogli u vizitue edhe nga kreu i PS, Edi Rama.
në familjen Vogli
21 Shkurt 2012, 18:04 -
Berisha: Rama do diktaturën
Në 21 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, që solli dhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës kanë shkëmbyer replika duke akuzuar njëri tjetrin se po pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Berisha: Me mburrje, rrahje gjoksi bllokoi për 2 vite procesin e integrimit. Rama reagon në Twitter: “Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit s'e imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit. ( ne foto pamje nga momenti i rrezimit te bustit te Enverit, 20 shkurt 1991) BLOG - Rrëzuam një bust, po sa të tjerë ngritëm? - Nga ALBA MALLTEZI 20 shkurti, Berisha takim me forumin Rinor Berisha: Rama riktheu bijtë e bllokut në drejtimin e PS
Kreu i PS: Je sekretar i Enverit
FOTO-Për të mos Harruar...
VIDEO - Fjalimi i Ramiz Alisë
20 Shkurt 2012, 21:00 -
Kryesocialisti Rama reagon për vrasjen e komandove
Rama thotë se dy familje të zakonshme shqiptare kanë humbur djemtë në një luftë ku Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s. Ai thekson se është një humbje që ka rënë rrufe jo vetëm mbi të dy familjet, po mbi të gjithë ne.
20 Shkurt 2012, 20:38 -
Rama: Nano shpalli ambicien
Në një intervistë ekskluzive për portalin Express.mk kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë deklaron se PS do të fitojë zgjedhjet e 2013 me kushtin që ato të mos vidhen. Duke folur për gjendjen aktuale politike në Shqipëri, Rama deklaron se Fatos Nano është distancuar nga jeta politike e PS-së, dhe përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Ilir Metën.
për president mbi palët
20 Shkurt 2012, 09:14 -
Rama: Mos flisni me median
Kryesocialistit Rama do t'i duhet të zgjedhë ditën e martë për kreun e ri të PS në Tiranë. Vendimi në mbledhjen e kryesisë. Ndërkohë, në mbledhjen e zhvilluar me deputetët jo anëtarë kryesie, Rama ka debatuar në lidhje me nxjerrjen e informacioneve për median jashtë mbledhjes së grupit, duke paralajmëruar se mund të bëhen atëherë të hapura. Alfred Dalipi e Ruka kanë replikuar: Kryesia vetë nxjerr gjithçka.
ose mbledhje të hapura
19 Shkurt 2012, 15:32 -
Kryesocialisti: Në PS s’ka sherre
Kryetari i PS, Edi Rama i ka cilësuar normale debatet brenda Partisë Socialiste. Në profilin e tij në Tëitter Rama tha se disktuimet janë e mira e madhe e partisë së drejtuar prej tij.“Në PS ka pasur, ka dhe do ketë gjithnjë diskutime për mbarevajtjen e familjes sonë politike.Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS”, shkruan Rama
19 Shkurt 2012, 11:39 -
PS, Braçe i bindet Ramës
Burime të sigurta brenda PS bëjnë të ditur se Braçe pritet të konfirmojë zgjedhjen e Ramës për të marrë përsipër Qarkun e Korçës. Kryesia e Partisë Socialiste, që do të mblidhet ditën e martë, do të japë edhe përgjigjen përdelegimin e Erjon Braçes në këtë qark, pas njëkundërshtimi gati njëmujor.
pranon të shkojë në Korçë
19 Shkurt 2012, 10:51 -
Hapja e ambasadës
Protokolli i shtetit nuk ftoi dje Presidentin e Republikws Bamir Topi dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kosovës në Tiranë. Në ceremonin e zhvilluar mbrëmë ra në sy mungesa e kreut te shtetit dhe kryetarit të PS-së
nuk ftohen Topi e Rama
18 Shkurt 2012, 07:18 -
Rama uron festën e pavarësisë
Me rastin e 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kreu i PS, Edi Rama, i dërgon urimet me anë të një letre drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci. Rama i përcjell urimet më të sinqerta Thacit dhe shprehet se arritjet e shtetit të Kosovës në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
së Kosovës me anë të një letre
17 Shkurt 2012, 16:41 -
Bugajski interviston Ramën:
INTERVISTE/ Drejtori i New European Democracies Project, Janush Bugajski në një cikël emisionesh për televizionin AS, intervistoi liderin e Partisë Socialiste Edi Rama. Kryetari i opozitës foli për problemet e demokracisë në vend, problemet e rënda të qeverisjes, 21 janarin, por dhe mbi vizionin e Partisë Socialiste dhe të programit të saj për një Rilindje shqiptare me synimin për të bërë pjesë në familjen e madhe evropiane.
Shqipëria, ja si do të Rilindë
16 Shkurt 2012, 22:50 -
Rama çon 60 ton ushqime
Sipas zyrës së shtypit, 60 tonë ushqime janë shpërndarë sot për banorë të komunave Fushë Bulqizë, Gjoricë e Martanesh nga Partia Socialiste dhe strukturat e saj vendore. Në Bulqizë sot kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe ai i Kavajës, ndërkohë që ndihmat janë shprehje e solidaritetit të qytetarëve jo vetëm të Durrësit dhe Kavajës, por edhe të Vlorës e Lushnjës.
në komunat e Bulqizës
16 Shkurt 2012, 20:04

