-
Politikë
Nga Topalli te Murrizi, zhgënjejnë krerët e partive të reja, nuk marrin asnjë mandat! PD humbi 21 mijë vota nga gafa e Bashës që nuk i bashkoi
Zgjedhjet parlamentare të 2021 solli në garë edhe parti të reja, që kishin të gjithë një qëllim, rrëzimin e PD-PS-LSI, që e cilësonin si të keqen e këtij vendi. Mirëpo teksa u trumbetuan me të madhe si figura politike, shpesh herë edhe “të zhurmshëm”, asnjë prej kryetarëve të partive të reja nuk arriti që të merrte një karrige në parlamentin e ri.
28 Prill 2021, 22:26 -
Opinion
Patozi: Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata, që përfaqësuan dhe votuan Bindjen Demokratike
Populli nuk gabon asnjëherë, kur voton. Kjo aksiomë vlen për të gjitha zgjedhjet. Dhe asgjë nuk mund ta justifikojë mosarritjen e objektivit për një forcë politike, pavarësisht rrethanave.
27 Prill 2021, 18:46 -
Politikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga shoqëruesi i Bardhit, Patozi: Kurrë s’do të derdhet gjak për mandatet e BD, këta s’duhen votuar më
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur lidhur me betejën e tij elektorale të 25 prillit dhe ngjarjen e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, 2 ditë më parë në Elbasan.
23 Prill 2021, 15:29 - Politikë
-
Opinion
A e prishin të djathtën shqiptare kaq shumë të 'djathta'?
A munden të gjithë këto parti të reja të Djathta, që po vinë në Shqipëri, të sjellin një frymë e cila respekton bazën, thelbin dhe të sjelli frymën më të mirë të konservatorëve evropianë? Në ligjërimin e të Djathtëve të rinj këtë e ndjejnë të gjithë, problemi është sesa do t’i besojë votuesi i tyre, që tashmë votën më shumë e ka të kanalizuar kundër Ramës sesa rikthimit të parimeve të Djathta. Dhe, sot, kontributi i këtyre partive të reja dhe i njerëzve të tyre shkon me një lloj diversiteti por edhe në kujtimin e atyre parimeve, që për hir të së vërtetës janë harruar nga e Djathta shqiptare, aq konfuze për ideologjinë e saj.
7 Prill 2021, 17:27 -
Opinion
Opozitarë dhe të përçarë
Edhe për mbështetësit më të zjarrtë të opozitës, koalicioni opozitar, nuk ishte mbresëlënës. Momenti “romantik”, kur Basha dhe Kryemadhi, u shfaqën bashkë sa për të kënduar himnin, ishte shenja e parë, që opozita po shkonte në zgjedhje e përcarë. Marrëveshja joligjore PD-LSI, shfaqi publikisht luftën brenda llojit-djathtas, si një nga elementët që me gjasë, do të jetë nga më interesantët për tu parë ditën e zgjedhjeve.
5 Prill 2021, 19:55 -
Opinion
Arsyet e 'ndërsimit politik' të Gjekmarkajt prej Bashës, kundër Topallit e Patozit?
Kjo taktikë u pa në një logjikë që kreu i PD-së synon të krijojë imazhin e një lideri të sigurtë, që ka një qetësi në elektorat dhe po kërkon të maksimalizojë votat, jo duke bërë betejë, por duke dhënë mesazhet e tij si alternativë qeverisëse.
30 Mars 2021, 18:19 -
Patozi: Bindja Demokratike synon të jetë forcë përcaktuese në qeverisje pas zgjedhjeve të 25 prillit
Sipas Patozit, kjo forcë synon ndryshimin e vërtetë dhe jo thjesht rotacionin te pushtetit. Astrit Patozi ka çelur fushatën elektorale në Tiranë, si dhe ka prezantuar 36 kandidatët e Bindjes Demokratike për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit
18 Mars 2021, 19:29 -
Bindja Demokratike hap fushatën në Korçë, Patozi: Partitë e vjetra janë karta të djegura, e tregoi përplasja te FRD dhe në Elbasan
Gjatë prezantimit të kandidatëve të Bindjes Demokratike në Korçë, Astrit Patozi komentoi përplasjen e ndodhur tek zyra e FRD-së dhe në Elbasan për Ditën e Verës, duke thënë se kjo nxori në pah se partitë e vjetra nuk kanë më se çfarë të ofrojnë dhe janë karta të djegura.
15 Mars 2021, 16:55 -
Bindja Demokratike prezanton kandidatët në Shkodër, kryesuesi i listës Tonin Uldedaj! Patozi: Ne jemi risia, partitë e vjetra nuk sjellin më asgjë
Bindja Demokratike nuk ka pritur afatet zyrtare, por ka prezantuar kandidatët e saj për Qarkun e Shkodrës. Astrit Patozi prezantoi Tonin Uldedaj si kryesues të listës ndërsa tha se synon marrjen e një mandati në këtë qark.
7 Mars 2021, 17:52 -
Po vjen prapë nata e 'thikave të gjata'
Rregulloni frymëmarrjen çuna, se edhe 3-4 ditë duhen që të mbarojë ankthi juaj i dëshpëruar. 8 marsi është afati i fundit i listës së kryetarit dhe pikërisht atëherë do të luhet nata e “thikave të gjata”. Më saktë seria e dytë e këtij filmi. Sepse të parën e kemi parë katër vjet më parë.
4 Mars 2021, 11:18 -
Patozi për Report Tv: Me Topallin bashkëpunim taktik në zgjedhje, s'do i 'prishim punë' njëri- tjetrit në disa qarqe! PD -LSI si të bësh bashkë 'vajin me ujin'
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina për të ndihmuar njëri tjetrin apo duke mos i prishur punë në disa qarqe. Ndërsa marrëveshja PD dhe LSI, Patozi tha se mes tyre nuk ka mirëbesim dhe është si të bësh bashkë vajin me ujin.
3 Mars 2021, 18:26 -
Pas Shkodrës e Lezhës, Patozi prezanton drejtuesin politik të 'Bindjes Demokratike' në Elbasan
Pas drejtuesit politik në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike ka prezantuar emrin e njeriut që do të drejtojë fushatën elektorale në Elbasan. Ai është Erjon Murataj, me profesion jurist.
27 Shkurt 2021, 14:34 -
Thirrjet e ambasadorëve për kandidatë të pastër, Patozi: Po të fusin si kriter korrupsionin, do të rrëzohej treçereku i listave, disa parti mund të shkriheshin
Në lidhje me këto thirrje të ambasadorëve ka reaguar edhe kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili thekson se duhet të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin
26 Shkurt 2021, 17:33 -
Astrit Patozi prezanton drejtuesin politik të Bindjes Demokratike në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka caktuar drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës. Ai ka caktuar ekonomistin Tonin Uldedaj i cili do të koordinojë fushatën në këto dy qarqe.
24 Shkurt 2021, 14:43 -
Partitë e reja: Kandidatët tanë, pa 'mëkate' të pushtetit! Patozi për Report TV: Fushata në pandemi zbehu patetizmin politik
Partitë e reja besojnë se do të sjellin risi në listat e tyre të kandidatëve. Duke i besuar garën për përfaqësim në parlament figurave të reja, Patozi e Murrizi shprehen të pashqetësuar nga deklaratat e Kim. Për herë të parë ndihen të barabartë në fushatën elektorale me partitë e mëdha
17 Shkurt 2021, 15:02 -
PD çon kërkesën për regjistrim në KQZ, Patozi: Urime Lulzim, i vure demokratët të mbledhin firma sikur po themelonin partinë e tyre nga e para
Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar me ironi për mbledhjen e firmave dhe kërkesën e dërguar në KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se për shkak të djegies së mandateve dhe largimit nga Kuvendi. Patozi shkruan se Basha i trajtoi demokratët sikur të ishin duke themeluar nga e para partinë e tyre.
8 Shkurt 2021, 19:58 -
‘Nuk ka nevojë të rrëzojmë male me 25 prill’, Patozi: Synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeveri
Patozi u drejtohet atyre shqiptarëve që sipas tij ndihen të zhgënjyer nga zvarritja e proceseve demokratike, nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverive dhe sidomos nga arroganca e pushtetit të një grushti njerëzish, që kanë marrë peng të gjithë vendimarrjen politike në Shqipëri
8 Shkurt 2021, 18:30 -
Zgjedhjet/ KQZ regjistron 10 partitë e para dhe 2 kandidatë të pavarur
Kur duhen më pak se 80 ditë nga zgjedhjet në KQZ po ndërmerren hapa konkretë në drejtim të 25 prillit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë sot 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
5 Shkurt 2021, 12:00 -
Zgjedhjet/ Topalli, Murrizi dhe Patozi të parët që i kërkojnë KQZ regjistrimin si subjekte politike! Mbledhja nesër
Jozefina Topalli me partinë Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike kërkojnë regjistrimin si subjekte politike për në zgjedhjet e 25 prillit.
4 Shkurt 2021, 22:36 -
Patozi: Ndryshimi nuk vjen nga ata që gulçojnë nga mbipesha e pushtetit! Në 25 prillit zgjidhja është alternativa e tretë
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetin e tij social i ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të votojnë për një alternativ të tretë si e vetmja mundësi për të qetësuar sadopak epshet e syskuqurve në të dy krahët.
4 Shkurt 2021, 13:14 -
Zgjedhjet e 25 prillit, Alimadhi: Kemi pasur kontakte me Topallin dhe Patozin, një mundësi bashkëpunimi janë dhe Gjuzi e Jenisheri
Deputeti i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka zbuluar disa prej partive me të cilat ka pasur kontakte për t’u bashkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për Report Tv, Alimadhi deklaroi se ka pasur kontakte me partitë e Jozefina Topallit dhe atë të Astrit Patozit por ende nuk ka një vendim për bashkimin e tyre. Gjithashtu ai tha se një mundësi tjetër është bashkëpunimi me partinë Konservatore të Kujtim Gjuzit si dhe atë të pensionistëve Selami Jenisheri.
29 Janar 2021, 18:38 -
Dashamir Tahiri hap fushatën: Kandidoj i pari në listë në Vlorë, aleancë me 3 parti të djathta! Askush s’do ta bëjë qeverinë pa ne
Dashamir Tahiri nga partia Bindja Demokratike do të jetë i pari në listë në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë të hënë ai ka hapur fushatën elektorale në këtë qytet dhe gjatë takimit janë shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit ato do të jenë në aleancë me 3 parti të djathta, ndërsa ka konfirmuar se do të jetë i pari i listës në këtë qytet.
25 Janar 2021, 18:42 -
Topalli për Report Tv: Kundër Bashës, por votat s’i bashkoj me PS! Kushti që kam për t’u bashkuar me PD
Pavarësisht kritikave për Lulzim Bashën, Jozefina Topalli mbetet e vendosur për ti bashkuar votat e saj vetëm me të djathtën. Ajo thotë se dyert e hapura të bashkëpunimit i ka edhe për Fatmir Mediun, aleatin tradicional të PD. Në një intervistë për Report Tv Topalli tha se përvec Tiranës dhe Shkodrës do kandidojë edhe në 2 qarqe të tjera.
20 Janar 2021, 13:33 -
Murrizi: S'garoj nën sqetullën e asnjë subjekti! Kam pasur oferta nga e djathta, me Hajdarin kryetare partie do i bashkohesha! Topalli e Patozi kanë ngarkesa negative
Kreu i LDSH, Myslim Murrizi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se në zgjedhje do të shkojë i vetëm, dhe nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike.
15 Janar 2021, 19:03 -
Patozi 'zeron' Bashën për 25 prillin: Na ndan vizioni dhe qëllimi! Garoj me Topallin dhe ata që e duan Shqipërinë më demokratike
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë në një intervistë për Report Tv se sheh zero mundësi për bashkëpunim me Lulzim Bashën, pasi sipas tij i ndan vizioni dhe qëllimi. Patozi thotë se ende nuk ka një marrëveshje finale, por në 25 prill garon krah Jozefina Topallit.
15 Janar 2021, 17:16 -
VIDEOLAJM/ Patozi e Imami i thonë 'gabim njerëzor' e 'kërriç', Rama i del në ‘mbrojtje’ Bashës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram një video ku duket Lulzim Basha i cili u shpreh mbrëmë se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
15 Janar 2021, 15:37 -
Është viti i shqiptarëve të lirë dhe kurajozë
Pa dallime dhe pa përjashtuar askënd për shkak të bindjeve dhe keqkuptimeve te veta, që mund të jenë krejtësisht të ndryshme me të miat. Shqipëria është vend i vogël, kur e krahason me të tjerët, por ne na del e na tepron për të na strehuar ngrohtēsisht të gjithëve, bashkë me veset dhe deliret tona.
31 Dhjetor 2020, 17:26 -
BD vë 'kushte', Skënderi: Moskandidimi në 4 qarqe rregull i panegociueshëm për këdo që bën koalicion me ne! Do pranojmë çdo vendim të 'Kushtetueses' për Kodin
Anëtari i Bordit të Bindjes Demokratike Arbën Skënderi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se BD e kishte paralajmëruar dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut
29 Dhjetor 2020, 19:40 -
Çështje të 'nxehta' politike, nga zgjedhjet e 30 qershorit, përplasja Rama-Meta e deri te Teatri Kombëtar/ Tashmë me 7 anëtarë, Kushtetuesja i shqyrton në janar
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të nisë shqyrtimi i kërkesave, disa prej të cilave presin prej vitesh. E presin një sërë çështjes të 'nxehta' që pritet të sjellin edhe reagime politike.
29 Dhjetor 2020, 15:51 -
Edhe Murrizi ankimon mënyrën si ndahen mandatet: Ftoj edhe Topallin dhe Kryemadhin ta bëjnë një gjë të tillë (VIDEO)
Lëvizja Demokratike Shqiptare me përfaqësues Myslim Murrizin vetëm pak minuta pas Bindjes Demokratike ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor. Edhe Murrizi shprehet se ky nen barazinë e votës. “Kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese nj&
29 Dhjetor 2020, 12:36 -
Patozi dhe Murrizi, kërkesa në 'Kushtetuese': Të rrëzohet neni i Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve! Kryemadhi e Topalli të bëjnë të njëjtën gjë
Partia Bindja Demokratike, me koordinator Astrit Patozin, është e para që shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese menjëherë pas bërjes së saj funksionale. Paraditen e sotme Bindja Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.
29 Dhjetor 2020, 11:24 -
Bilanci i zi/ Ja si e ‘krasitën’ Berisha-Basha PD-në, 60 figurat e përjashtuara në 7 vite, 6 disfata zgjedhore dhe 4 parti të reja
Paria Demokratike 7vjet në rënie të lirë, përjashtimi i gardës së vjetër dhe të re u krye në tre faza, vetëm një fitore në Kavajë që nga viti 2013, përplasjet e brendshme prodhuan edhe 4 parti të reja
28 Dhjetor 2020, 16:32 -
Topollaj për Report TV: PD i kanë munguar 230 mijë vota pa dalë ende në skenë partitë e reja! Do marrim votat e demokratëve të zhgënjyer
Anëtari i bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabjan Topollaj ka deklaruar se Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli nuk do të kandidojnë në 4 qare, edhe pse ligji ua lejon, por vetëm në një! Kjo sepse sipas tij është një tregues se partitë e reja nuk synojnë kryetarokracinë, siç ka ndodhur me partitë kryesore, pra një formë shembulli për të treguar barazinë brenda partisë.
18 Dhjetor 2020, 19:08 -
Patozi lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PD: Vetëm pas zgjedhjeve! Ironizon Kryemadhin: Nuk jam fallxhor të di sa mandate do fitoj (VIDEO)
Në një intervistë për Report Tv, koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi lë të hapur mundësinë për një koalicion paszgjedhor me PD. Edhe pse nuk ka bërë kalkulime sesa mandate do të marrë, Patozi thotë se vijojnë diskutimet me partitë e tjera të reja për të dalë në zgjedhje me një alternativë të përbashkët.
16 Dhjetor 2020, 14:45 -
Patozi në Report Tv: Me Bashën nuk kam qenë kurrë mik! Jam në diskutime për koalicion me Agron Dukën! Dëshiroj të kandidoj në Tiranë
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se kryedemokrati Lulzim Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë, ndërsa u shpreh se nuk kanë qenë kurrë miq.Patozi tha se ka diskutura dhe ka ftuar për bashkëpunim edhe aletatin e Bashës, Agron Duka, për t'u bërë pjesë i polit të tretë që do të sjellë një alternativë për ndryshim.
1 Dhjetor 2020, 18:05 -
Patozi: Front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD-LSI, alternativa e tretë zgjidhje për Shqipërinë
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thekson se “alternativa e tretë është zgjidhja për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”.
30 Nëntor 2020, 18:57