-
BE: Takimet e ardhshme kur të vijë koha, Stano: Dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon pavarësisht zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se pavarësisht se në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2021, procesi i dialogut dhe angazhimi për të do të vazhdojë.
5 Janar 2021, 09:40 -
Daçiç: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën
Ivica Daçiç, kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se gjatë ditës së sotme se nuk do të lejonte që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Në fjalën e tij ai theksoi se nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të njohin Kosovën.
2 Janar 2021, 15:30 -
Vjosa Osmani: Do të marrë vaksinën anti-COVID, pritet te jetë në Kosovë pas prillit
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për mediat, pasi ka vizituar Klinikës e Infektimit është shprehur se vaksinat anti-COVID pritet të vijnë në vend pas muajit prill.
29 Dhjetor 2020, 11:21 -
Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku është shprehur kështu Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, duke ofenduar hapur të dyja politikanet shqiptare. Deklaratat e tij i dha sot në programin e mëngjesit në TV Happy.
23 Dhjetor 2020, 15:56 -
Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale, të ndalim shpopullimin e trojeve shqiptare
Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale.
21 Dhjetor 2020, 14:30 -
Grindjet e Hotit dhe Vuçiçit në distancë
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës i nxitur nga një deklaratë e presidentit të Serbisë Vuçiç, për "mosnjohje të pavarësisë së Kosovës", tha se "nëse nuk ka njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë”.
21 Dhjetor 2020, 10:07 -
Të thuash se Shqipëria s’ka bërë gjë për ne siç tha Vjosa jonë, do duhet të jesh fare i handakosur, ose i qurosur se i paditur po se po
Të pagjeturit dhe lotët e krokodilit në Kuvend, apotheoza e presidentit, zgjedhjet, vrasja e Klodian Rashës, Vjosa Osmani dhe vizita e saj në Tiranë janë vetëm disa nga temat që mund të preken këtë herë, pa i anashkaluar as mergimtarët të cilët po ia kthejnë gjallërinë Kosovës, por edhe dike vetë prania e tyre po e mbytë duke ia "zënë frymën" dhe „ngushtuar hapësirën“, të cilën ai dikushi po e sheh vetëm për të vetën.
21 Dhjetor 2020, 09:46 -
Hoti i përgjigjet Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke
Edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me deklaratën e Aleksandër Vuçiç ku tha se nuk do të njohi Kosovën deri në vitin 2022. “Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke”, ka thënë Hoti përmes një statusi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook.
19 Dhjetor 2020, 16:55 -
Vuçiç: Nuk do ta njoh Kosovën deri në 2022/ Reagon Ministrja e Jashtme e Kosovës duke ngritur dy hipoteza për deklaratën e tij
Ditën e djeshme presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të njohi Kosovës deri në vitin 2022 dhe për sa kohë do të jetë ai në detyrë. Kjo ka sjellë reagimin e ministres së jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla duke ngritur dy hipoteza për deklaratën e Vuçi&
19 Dhjetor 2020, 13:49 -
U nënshkrua nga Rama dhe Vuçiç/ Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për Lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti. Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev
16 Dhjetor 2020, 21:55 -
Aleksandër Vulin sërish e përdorë termin “shiptari”
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, sërish e ka përdorur termin me nota përulëse “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.
12 Dhjetor 2020, 18:16 -
Grenell: Kosova duhet ta forcojë drejtësinë vendore
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se Kosova duhet të punojë në forcimin e ligjit në Kosovë dhe jo të delegohet jashtë, duke përmendur shembullin e Gjykatës së Hagës.
10 Dhjetor 2020, 14:15 -
Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.
1 Dhjetor 2020, 16:28 -
Vuçiç falënderon Rusinë për dhurimin e tankeve
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nga kazerma ushtarake “Mija Stanimiroviq” në Nish ka falënderuar se Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura, të cilat janë prezantuar pak km larg kufirit me Kosovën.
28 Nëntor 2020, 17:08 -
Ekskluzive/ Me flamurin kuqezi në Parlamentin serb, flet për Report TV Shaip Kamberi: Kurrë nuk është e lehtë që në Serbi të bësh diçka
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, deputeti shqiptar në Parlamentin serb Shaip Kamberi rrëfeu se vendosja e flamurit shqiptar në parlamentin serb, ishte shenjë e vendosmërisë së tij dhe bashkëatdhetarëve për të ndryshuar ligjin për simbolet kombëtare në Serbi.
28 Nëntor 2020, 13:06 -
Ministrja serbe refuzon Cakajn si 'Qytetar Nderi' i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, ka deklaruar për propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.
26 Nëntor 2020, 21:34 -
Kreu i Partisë Radikale Serbe, Sheshel: Ushtria serbe duhet të futet në Kosovë
Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel kërkon që ushtria serbe të futet në Kosovë. Duke folur për ndalimin që Prishtina u bëri zyrtarëve të lartë të shtetit serb për të hyrë në Kosovë, ai u shpreh se ushtria duhet të hyjë në Kosovë.
23 Nëntor 2020, 16:58 -
Osmani: BE të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i tha shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.
23 Nëntor 2020, 16:27 -
Ministria e Mbrojtjes Serbe: Serbia nuk ka aspirata të anëtarësohet në NATO
Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, deklaroi se Serbia nuk ka aspirata për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe se pjesëmarrja në Programin e "Partneritetit për Paqe" është korniza më optimale për bashkëpunim.
23 Nëntor 2020, 16:13 -
Humbi jetën nga COVID, amaneti i patriarkut Irinej: Mos hiqni dorë nga Kosova
Patriarku serb Irinej ka lënë një amanet para se të humbte jetën nga koronavirusi. Në deklaratën e dhënë nga Peshkopi Tedosije, tregon se amaneti i fundit i Irinej lidhet pikërisht me Kosovën, ku ai ka kërkuar të mos hiqet dorë prej saj.
21 Nëntor 2020, 11:55 -
Vuçiç kërcënohet me vdekje
Pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, mbrëmë arrestuan M.P. (30) nga Paraçini, për shkak të një dyshimi të bazuar se kërcënoi në Facebook presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
19 Nëntor 2020, 12:02 -
Të enjten, takimi mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh
Pas më shumë se një muaji ndërprerje, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
27 Tetor 2020, 15:03