-
Sejko: Inflacioni 4.4% në tremujorin e parë të 2022, pritet në të njëjtat shifra gjatë gjithë vitit! Ndërhyjmë nëse do jetë e nevojshme
Deri në vitin 2024 shqiptarët do të përballen me çmime të larta, thotë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pas analizës së situatës. Banka do të vijojë monitorimin e çmimeve, por inflacioni në vend do të mbetet i lartë dhe ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë.
4 Maj 2022, 16:13 -
Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet
Ndikimi i luftës në Ukrainë do të ndjehet edhe në ekonominë e vendit për një periudhë të gjatë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se sipas një vrojtimi të kryer me bankat vërehet se ndikimi negativ i luftës në ekonomi do të jetë mbi 1 vit.
29 Prill 2022, 11:40 -
Ministrja e Ekonomisë në takimet e pranverës me FMN dhe BB: Masat e marra nga qeveria dhanë efektet ne rritjen ekonomike të vendit
Në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington, delegacioni shqiptar përfaqësohej nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe guvernatori i Bankës së Shqi
23 Prill 2022, 14:09 -
Guvernatori Sejko: Inflacion gjatë 2022 do jetë më i lartë sesa parashikimi! Rritja ekonomike do ngadalësohet
Inflacioni në Shqipëri për vitin 2022 pritet të jetë më lartë sesa është parashikuar, ndërsa rritja ekonomike do të ngadalësohet. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbledhjet e Pranverës me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington.
23 Prill 2022, 13:23 -
Banka Botërore ul parashikimet: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.2%, shkak lufta dhe inflacioni
Çmimet e larta, inflacioni tej parashikimeve dhe lufta në Ukrainë janë rreziqet kryesore të ekonomisë së Shqipërisë gjatë këtij viti. Banka Botërore ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të vendit me 0.6%, dhe shkak për këtë është pasiguria e krijuar nga lufta dhe variantet e reja të COVID-19.
11 Prill 2022, 22:21 -
Më i shtrenjti në 20 vite/ Inflacioni në mars ishte 5.7%, muaji që kulmoi rritja e çmimeve! Në krahasim me një vit më parë ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 9.3 %
Nga fillimi i muajit Mars, çmimet u rritën fort jo vetëm për produktet e shportës dhe të karburantit, por aktualisht në vendin tonë është rritur çdo produkt . Sipas INSTAT inflacioni në muajin e kaluar ishte 5.7%, ndërkohë që vetëm çmimet e ushqimeve u rritën me 9.3% krahasuar me një vit më parë
8 Prill 2022, 11:18 -
Kosovë/ Inflacioni pritet të rritet edhe më shumë
Është vështirë që të ndërmerret ndonjë masë për parandalimin e rritjes së inflacionit në Kosovë, pasi një gjë e tillë do të kishte efekte negative në rritjen e ekonomisë së vendit, tha të mërkurën guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti.
6 Prill 2022, 22:58 -
Pritshmëritë e inflacionit– dilemat e bankave qendrore, rekomandime
Niveli më i lartë i inflacionit në 30 vite”, janë titujt që mbizotërojnë sot në fjalorin e debateve ekonomike e financiare, në të gjithë forumet, mediat, duke bërë që inflacioni të jetë tema më e nxehtë në tregje sot. Dhe jo më kot. Po t’u referohemi treguesve të fundit të inflacionit në disa vende, shifrat janë të tilla që tejkalojnë parashikimet edhe të një muaji më parë
6 Prill 2022, 10:55 -
Rritja e 'çmendur' e inflacionit në vendet e BE, Eurostat publikon grafiqet për secilin shtet
Eurostat ka publikuar së fundmi një seri grafiqesh që tregojnë se si është rritur në mënyrë të frikshme niveli i inflacionit në vendet anëtare të BE, apo në vendet e përfshira në Zonën Ekonomike Europiane dhe tregun e përbashkët të BE.
5 Prill 2022, 18:13 -
Rritja e normës bazë të interesit, do të forcojë lekun! Eksperti: Stabilizimi i çmimeve do arrihet kur të shtohet oferta në treg dhe rritet konkurrenca
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të dyfishuar normën bazë të interesit, pritet të sjellë forcim të monedhës vendase në raport me monedhat e huaja, dhe për pasojë importet do të na kushtojnë më pak. Ndërsa sa i takon çmimeve ekspertët thonë se ato do të ulen vetëm nëse rritet oferta në treg dhe rritet konkurrenca.
3 Prill 2022, 22:37 -
Rritet norma bazë e interesit nga 0.5% në 1%, BSH: Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e huaja, çmimet e larta deri në 2023! Do ulet konsumi e ngadalësohet ekonomia
Sanksionet ndaj Rusisë dhe çmimet në rritje në tregjet ndërkombëtare kanë krijuar situatë të pasigurt në ekonominë shqiptare, që megjithatë sipas Bankës qendrore ka shfaqur shenja rimëkëmbjeje. Sejko tha se norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 1% për të ruajtur stabilitet e çmimeve, që do vijojnë të larta deri në 2023
23 Mars 2022, 16:29 -
Në Shqipëri inflacioni 4%, eksperti: Rritja e çmimeve do vijojë përtej korrikut
Inflacioni vijon të rritet, duke konfirmuar se shtrenjtimi i produkteve është ndjeshëm prezent. Për muajin shkurt inflacioni mesatar në BE, arriti në 6.2%, ndërsa në Shqipëri inflacioni vlerësohet në 4%, ndikuar nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburantit. Për ekspertët kjo rritje do të vazhdojnë përtej muajit korrik.
19 Mars 2022, 15:38 -
Meta: Rritja e çmimeve po thellon varfërinë! Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Institucionet të reagojnë
Kreu i shtetit deklaron se në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore jo vetëm duhet të monitorojnë inflacionin, por dhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim ruajtjen e nivelit të jetesës së qytetarëve.
23 Shkurt 2022, 11:53 -
‘Lufta’ e inflacionit në Turqi, qeveria ul taksat për të përballuar krizën: Nuk do ta lejojmë inflacionin të shtypë kombin tonë
Turqia njoftoi të shtunën një reduktim të konsiderueshëm të taksave për furnizimet bazë ushqimore për të kundërshtuar inflacionin në rritje, ndërsa zbuloi gjithashtu një paketë të re të fondit të garancisë së kredisë dhe një model të ri për të sjellë arin "nën tavan" në ekonomi.
14 Shkurt 2022, 02:01 -
Turqia do të ulë taksat për ushqimet bazë, Erdogan: S'do lejojmë inflacionin të shtypë kombin tonë
Erdogan tha se, përveç zbritjes së taksave, qeveria "pret" që kompanitë ushqimore të ulin çmimet e tyre me 7 për qind. Ai tha se këto ushqime luajnë një rol të rëndësishëm në inflacion.
12 Shkurt 2022, 19:36 -
Frutat, perimet dhe mishi kushtuan më shumë në janar! Nafta 7 herë më shtrenjt se në 2021! INSTAT: Inflacioni në 2022 do të jetë mbi 3%
Çmimet e ushqimeve dhe të karburantin u rritën përsëri në muajin janar. INSTAT raporton se inflacioni në muajin e parë të vitit ishte 3.7%, duke u rritur me 1.3% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit zarzavatet, frutat, buka dhe mishi patën shtrenjtimin më të ndjeshëm.
10 Shkurt 2022, 15:55 -
Rritja e çmimeve dhe inflacioni, bizneset në vështirësi! Kreu i Dhomës së Tregtisë në Durrës: Krizë për punëtorë, specialistët po emigrojnë
Inflacioni dhe rritja e çmimeve është efekt global që po vë në vështirësi bizneset. Një shqetësim tjetër është mungesa e fuqisë punëtore, thotë Alban Isteri, kreu i dhomës së tregtisë për Durrësin.
7 Shkurt 2022, 19:26 -
Norma bazë e interesit nuk do normalizohet deri në 2024! BSH: Kërkesa e lartë rriti çmimet e produkteve, inflacioni do zbresë gjatë 2023
Në përgjigje të Report TV për rritjen e çmimeve, Banka e Shqipërisë konfirmon se shtrenjtimi i mallrave e shërbimeve nuk do të mund të frenohet deri në fund të 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë pavarësisht stimulimit përmes politikave monetare, norma bazë e interesit nuk do të kthehet në normalitet deri në 2024.
5 Shkurt 2022, 15:03 -
Rritja e inflacionit, ekspertët në Report Tv! Preçi: Tregon se ka krizë, do tkurrë konsumin, qeveria të rishikojë politikat fiskale! Shehu: Rritja e çmimeve, jo kalimtare
Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi i ftuar në Report Tv tha Inflacioni ka arritur në nivelin mbi 3%, ndërsa sqaroi se çfarë nënkupton ky term ekonomikë që është një tregues krize dhe pasojat që ka mbi qytetarët.
3 Shkurt 2022, 14:20 -
Rritja e çmimeve kapërcen parashikimet, Sejko: Inflacioni do jetë mbi 3% këtë vit! Objektivi për ulje është i paarritshëm në 2022-n, shtyhet për vitin tjetër
Shtrenjtimi i çmimeve ka bërë që të shtyhet objektivi e Bankës së Shqipërisë për inflacionin. Guvernatori Gent Sejko bëri me dije se inflacioni për këtë vit do të jetë mbi 3%, për shkak të goditjes nga tregjet ndërkombëtare. Sejko tha se synimi i Bankës se Shqipërisë që norma e inflacionit të arrihet në 3% do të shtyhet për vitin 2023.
2 Shkurt 2022, 16:29 -
Turqi/Erdogan shkarkon shefin e statistikave pas inflacionit vjetor rekord
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shkarkuar kreun e agjencisë shtetërore të statistikave, pasi të dhënat treguan se norma e inflacionit të vitit të kaluar arriti në nivelin më të lartë të 19 viteve prej 36.1 për qind.
29 Janar 2022, 23:32 -
Rritja e çmimeve, Alban Zusi në Report Tv: E paralajmëruar, paketa fiskale e dha efektin paraprakisht! Ka nevojë për ndërhyrje, mund të futemi në politika të pastabilizuara
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, tha se faktorët ndërkombëtarë ndikuan më së shumti për këtë rritje çmimesh, por po ashtu vuri edhe theksin te faktorët e brendshëm duke përmendur 'veprimet dhe mosveprimet'.
13 Janar 2022, 14:02 -
SHBA me nivelin më të lartë të inflacionit në 40 vjet
Në Shtetet e Bashkuara çmimet e mallrave të konsumit u rritën 7% në muajin dhjetor krahasuar me një vit më parë, duke shënuar shkallën më të lartë të inflacionit në 40 vjet, sipas një raporti qeveritar të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Punës.
12 Janar 2022, 22:29 -
Çfarë do të thotë inflacioni rekord për 19 vendet që përdorin euron?
Pavarësisht përhapjes së Omicronit dhe efekteve të pasigurisë në ekonominë globale, bankat qendrore kanë rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin në rritje, ose janë duke ndërmarrë hapa në këtë drejtim.
7 Janar 2022, 22:54 -
Inflacioni turk rritet në 36%, më i larti në epokën e Erdoganit
Norma vjetore e inflacionit të Turqisë u rrit në 36.1% muajin e kaluar, më e larta në 19 vitet që Tajip Erdogan ka ‘sunduar’, duke nxjerrë në pah thellësitë e një krize valutore të krijuar nga politikat joortodokse të uljes së normave të interesit të presidentit .
4 Janar 2022, 03:50 -
Bota
Rritja e çmimeve dhe inflacioni në Hungari
Nga dyqanet e pajisjeve shtëpiake në Shtetet e Bashkuara tek tregjet ushqimore në Hungari, rritja e çmimeve të konsumit, shkaktuar nga kostot e larta të energjisë dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit po rëndon familjet dhe bizneset në mbarë botën.
29 Nëntor 2021, 20:51 - Bota
-
Bota
“Nuk e meritojmë këtë”: Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi
Kadriye Dogru, një pronare e një tende në treg, këto ditë po e ha drekën me simite bajate sipër të mbuluara me susam. E veja, që është nënë e dy fëmijëve, thotë se mbetet pa drekë që të mund t’i shtrojë ushqim në tavolinë familjes së saj, më vonë atë ditë.
18 Nëntor 2021, 15:34 -
Ekonomi
A po hyn ekonomia botërore në një spirale të çmimeve dhe të pagave? Rritja e pagave dhe inflacioni janë jashtëzakonisht të larta
Vendet e pasura janë mësuar me rritjen e ngadaltë të çmimeve dhe pagave. Në dekadën pas krizës financiare globale, inflacioni rrallëherë i tejkalonte objektivat e bankave qendrore dhe nuk dukej se pagat mund të rriteshin shumë shpejt.
14 Nëntor 2021, 02:11 -
Ekonomi
Raporti i fundit i INSTAT, vijon rritja e çmimeve por u ngadalësua në raportin me shtatorin! Rritja e më e madhe në grupin 'Transporti'
Vijon rritja e çmimeve në vend edhe pse është ngadalësuar në raport me muajin shtator. INSTAT në raportin e fundit në indeksin e çmimeve të konsumit thotë se inflacioni në muajin tetor ishte 2.4% nga 2.5% që u raportua në muajin shtator të këtij viti. Në raport me tetorin e vitit të kaluar rritja është më e lartë pasi në tetor të 2020 inflacioni ishte 2%.
8 Nëntor 2021, 17:33 -
Lajme nga emisionet
Rriten çmimet, Civici për Report Tv: Qeveria të indeksojë rroga dhe pensione! ‘Open Ballkan’ një mundësi edhe risk për vendin tonë
Eksperti i ekonomisë Ardian Civici tha gjatë një interviste te '5 pyetje nga Babaramo' se inflacioni, rritja e çmimeve është në nivel jo alarmant, por sugjeroi që qeveria të indeksojë rrogat dhe pensionet. Civici shtoi se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e pandemisë, ndërsa tha se Shqipëria mund të ketw humbje ekonomike nga Ballkani i Hapur.
27 Shtator 2021, 23:21 -
Ekonomi
Shtrenjtimi i karburantit dhe ushqimeve rritën inflacionin! Inflacioni drejt normalizimit, 2.2% në korrik, objektivi 3%
Pavarësisht se shtrenjtimi i karburantit dhe i ushqimeve nuk pritet mirë tek konsumatorët, rritja e çmimeve ka ndikuar në normalizimin e inflacionit, i cili sipas INSTAT është 2.2 përqind dhe deri në vitin 2022 pritet të arrijë në 3 përqind.
9 Gusht 2021, 16:32 - Ekonomi
-
Sejko: Pritet rritje ekonomike në 4.9% këtë vit, parashikimet tona varen nga situata e pandemisë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke folur për gjendjen ekonomike të vendit, deklaroi se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Sejko theksoi se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.
24 Mars 2021, 16:31 -
Shtrenjtohen me rreth 15% frutat dhe perimet! INSTAT: Ndikuan në rritjen e inflacionit, në tetor arriti në 2%
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në muajin tetor janë shtrenjtuar dhe kjo ka rritur edhe inflacionin që sipas Bankës është pozitive. Shtrenjtimi më i madh në çmime është konstatuar tek zarzavatet dhe frutat në një kohë që kostot e shëndetit dhe të transportit janë ulur.
9 Nëntor 2020, 17:23 -
Krizë konsumi/ Qytetarët blejnë vetëm për të ngrënë: Bukë e djathë, ndoshta edhe domate (VIDEO)
Kriza e konsumit në vend në muajin gusht është thelluar. Qytetarët kanë ulur edhe më shumë blerjet dhe për tregtarët kjo situatë nuk është parë prej 15 vitesh. Ndërsa qytetarët shprehen se blejnë vetëm për të ngrënë, ushqimet e nevojshme.
8 Shtator 2020, 15:23 -
Konsumi nuk përmirësohet, bie inflacioni në 1.4%! INSTAT: Çmimet e ushqimeve në korrik u ulën me 1.3%
Konsumi në vend nuk po njeh gjallërim. Shkak për këtë është bërë pasiguria për të ardhmen dhe frika për një izolim të dytë. Tashmë qytetarët janë orientuar drejt kursimit, dhe si pasojë inflacioni ka rënë në 1.4% në muajin korrik.
10 Gusht 2020, 17:41 -
INSTAT: Çmimet e ushqimeve dhe qirave rrisin inflacionin
Rritja e çmimit të ushqimeve dhe të qirave të apartamenteve ka ndikuar në rritjen e inflacionit gjatë muajit janar 2020. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni arriti në 1.5%, nga 1.1% në dhjetor, duke mbetur ende shumë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, që synon një inflacion 3%. Shkak për këtë nivel të ulët të tij është bërë kryesisht konsumi i ulët.
7 Shkurt 2020, 14:36