-
Deklarata se Vangjush Dako vijon të drejtojë Bashkinë e Durrësit, i ka kushtuar vendin e punës, nënkryetarit, Arbër Braho, djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho. Report Tv mëson se Braho është shkarkuar ditën e djeshme nga detyra.
10 Nëntor 2021, 16:51 -
Kapen rreth 70 mijë euro në portin e Durrësit, të fshehura në tavanin e autobusit, arrestohen 2 shoferët! Paratë dyshohet se i përkasin një grupi kriminal që kishte çuar drogë në Itali
10 Nëntor 2021, 16:42Një sasi prej 66 040 euro është sekuestruar në Portin e Durrësit, të fshehur në një autobus të linjës Shqipëri-Itali. Report Tv mëson se lekët ishin të ndara në 7 pako, e ndërsa kanë rënë në pranga edhe 2 shoferët, shoferi i parë dhe ai ndihmës.
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, plagoset shoferi
10 Nëntor 2021, 16:04Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme, pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Durrës - 4 rrugët e Fllakës.
-
E zë korrenti në banesën e tij, humb jetën 65-vjeçari në Shijak
10 Nëntor 2021, 15:32Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
-
Shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit në Itali u vetëvra, 1 vit më parë denoncoi në 'Pa gjurmë' trafikuesit nga Shijaku! Rrëfimi tronditës për torturat (VIDEO)
10 Nëntor 2021, 11:542 ditë më parë mediat italiane njoftuan se 47-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini, e cila bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, u vetëvrarë, duke u hedhur nga ura. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe
-
Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë, gjykata lë pa hekurave njërin prej autorëve Saimir Kuçi, me precedent në vjedhjen e bizneseve në vend
10 Nëntor 2021, 10:19Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën ‘arrest me burg’ për Saimir Kuçin,i cili është një nga autorët e dyshuar për grabitjen dhe dhunuesit e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës. Saimir Kuçi është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve. Sajmir Kuçi së bashku me 6 të tjerë dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangun natën e më 24 tetor 2021 në shtëpinë e tij.
-
Shpërndarja e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, shorti publik nis sot nga Bubqi! 102 familje marrin sot banesat e reja
10 Nëntor 2021, 09:51102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë do të futen sot në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Pas Bubqit, procesi i hedhjes së shortit për ndarjen e banesave do të vijojë me Fushë Krujën dhe Thumanë.
-
Ish-zyrtari iranian akuzohet për krime kundër njerëzimit, gjykata suedeze 'zhvendoset' në Durrës! 7 dëshmitarë kryesorë janë në kampin e muxhahedinëve në Manëz
10 Nëntor 2021, 09:50Durrësi është shndërruar në qendrën e një gjykimi shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Bëhet fjalë për procesin kundër Hamid Noury, një ish-zyrtar i regjimit iranian që akuzohet për krime kundër njerëzimit. Janë prokurorë dhe gjyqtarë suedezë që kanë mbërritur në Durrës për të marrë dëshmitë e anëtarëve të MEK që ndodhen në kampin Ashraf në Manzë.
-
Aksident i rëndë në Durrës, i riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një plep! Ndërron jetë pasagjeri 23 vjeç, shoferi i plagosur rëndë
10 Nëntor 2021, 07:22Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Si pasojë e përplasjes, pasagjeri G. H., 23 vjeç ndërroi jetë në vend, ndërsa shoferi i makinës ndodhet në spital në gjendje të rëndë
-
Rama mbledh rektorët në Durrës, në fokus të takimit ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe buxheti për arsimin e lartë
9 Nëntor 2021, 22:03Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashket të Politikave te Arsimit te Larte me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durres
-
Rama publikon fotot: Nis puna për Hekurudhën e re Tiranë - Durrës me largimin e shinave të vjetra
9 Nëntor 2021, 17:10Prej pak ditësh ka nisur puna për ndërtimin e Hekurudhës së re Tiranë-Durrës, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet. Puna ka nisur me largimin e shinave të vjetra.
-
SPAK 'zbarkon' në Durrës, hetohen ish-punonjës për tjetërsim prone në Gjirin e Lalëzit, nën sekuestro190 mijë m2 tokë në Hamallaj
9 Nëntor 2021, 11:094 zyrtarë të Kadastrës së Durrësit u arrestuan pas një operacioni që SPAK ndërmorri për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit. Nën sekuestro u vunë 190 mijë m2 tokë në Hamallaj.
-
Skemë mashtrimi me TVSH-në, në pranga 5 persona, krijuan 5 subjekte dhe i shkaktuan 6 mln euro dëm shtetit! Sekuestrohen asete me vlerë 2 mln euro, mes tyre firmë minerare
9 Nëntor 2021, 10:56Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi disa arrestuar në Durrës. Disa persona janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas hetimeve për një skemë mashtrimi me TVSH-në. Mësohet se gjykata ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me 'arrest me burg', dhe 3 masa 'detyrim paraqitje'.
-
Rindërtimi, KLSH: 11 objekte në Durrës u shemben pa respektuar procedurat
9 Nëntor 2021, 10:48Në Durrës u shemben 11 objekte që ishin dëmtuar nga tërmeti pa respektuar procedurat dhe rregullat strikte. Pra, shembja ishte e pabazuar. Ky është përfundimi i një raporti të fundit të Këshillit të Lartë i Shtetit. Sipas raportit procedurat janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor.
-
Me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa rrip sigurimi, makina inteligjente zhvendoset në Durrës, 'kap mat' qindra shoferë
7 Nëntor 2021, 21:08Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Durrës, nëpërmjet makinës inteligjente, kanë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.
-
Aksident në Durrës, plagoset shoferi me fëmijën
7 Nëntor 2021, 18:25Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i një prej mjeteve së bashku me fëmijën. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
-
Përplasi qëllimisht një efektiv me makinë, në pranga shoferi 21-vjeçari, në pranga edhe 2 pasagjerët nuk iu bindën policisë
7 Nëntor 2021, 13:56Policia e Durrësit ka arrestuar tre të rinj, pasi njeri prej tyre përplasi me makinë një efektiv, ndërsa 2 të tjerët nuk iu bindën urdhrave të tij.
-
Baste sportive me celularë, arrestohen 2 persona, nisin hetimet për 3 të tjerë në Durrës
7 Nëntor 2021, 12:13Policia e Durrësit arrestoi 2 persona dhe procedoi penalisht 3 të tjerë, pasi nëpërmjet aparateve të tyre celularë, organizonin baste sportive online.
-
-
-
Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë, arrestohet Saimir Kuçi, në kërkim autori tjetër Artan Prenga! Të dy me precedent në vjedhjen e kasafortave dhe bizneseve në vend
6 Nëntor 2021, 08:21Saimir Kuçi nga Tirana u arrestua gjatë operacionit “Kasaforta” kurse Artan Prenga kreu i një bande kriminale në zonën e Krujës është shpallur në kërkim. Kuçi dhe Prenga akuzohen për grabitjen dhe dhunën ndaj biznesmenit Nazmi Cangu ku ata i morën bizhuteri dhe para që kapnin vlerën mbi 100 mijë eurove.
-
Krujë/ Përplasen dy automjete në aksin Fushë-Tapizë, humb jetën pasagjerja, plagoset një shofer
6 Nëntor 2021, 00:32Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:25 ku dy automjete tip Audi me drejtues shoferët me iniciale A.Ç., dhe Volkswagen P.Ç., janë përplasur me njëri-tjetrin.
-
Tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë dy afganë me dokumente false, arrestohet në Portin e Durrësit i riu, banues në Suedi
5 Nëntor 2021, 13:58Një 25-vjeçar, banues në Suedi, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Portin e Durrësit, pasi tentoi të ndihmojë 2 afganë të dalin nga vendi ynë, me dokumente false.
-
-
-
Fushë Krujë/ Shpërthim tritoli në portën e jashtme të një banese në fshatin Zallë
5 Nëntor 2021, 07:42Policia bën me dije se një sasi e vogël tritoli iu vendos para portës së banesës në pronësi të personit me inicialet E.H., ndërsa shpërthimi u regjistruara rreth orës 00:56, ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
-
Durrës/ Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
4 Nëntor 2021, 14:551 person i shpallur në kërkim për shkak të3 largimit nga vendi i aksidentit është ndaluar nga policia e Durrësit. Ndërkohë që ka nisur hetimi për 2 të tjerë pasi njëri është kapur me mall kontrabandë ndërsa tjetri me kanabis.
-
Çfarë po ndodh me ujin e pijshëm?
4 Nëntor 2021, 13:04 -
U përfshi në një sherr 1 vit më parë në Durrës, arrestohet 18-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje
4 Nëntor 2021, 08:39Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
-
Helmimi i më shumë se 600 personave nga uji i pijshëm në Krujë, pezullohen dhe vihen nën hetim tre zyrtarë
3 Nëntor 2021, 16:52Ledio Çela, Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa, Drejtues teknik, Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës Krujë, janë pezulluar dhe janë nën hetim nga Prokuroria e Krujës, pas helmimit të qytetarëve nga uji i pijshëm.
-
Dëmet nga tërmeti, banorët protestë para bashkisë së Durrësit: Të rikonstruktohet pallati
3 Nëntor 2021, 12:41Për të tretën herë radhazi banorët e pallatit nr.7 në rrugën “3 vëllezërit Thanasi”, në zonën e plazhit, kanë protestuar para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar rikonstruksionin e pallatit të tyre me dëmtime DS3.
-
-
Durrës/ Zvarriten punimet për tregun agro-ushqimor, tregtarët shesin pa kushte higjieno-sanitare: Kemi 4 muaj në rrugë, duhet të ishim futur brenda tetorit
2 Nëntor 2021, 19:30Punimet për rikonstruksionin e tregut agro-ushqimor në Durrës ende nuk kanë përfunduar, ndërsa 227 tregtarë po zhvillojnë aktivitetin në kushte të vështira prej 4 muajsh. Sipas projektit të Bashkisë së Durrësit, punimet duhet të përfundonin më 1 nëntor, por nga vëzhgimi i Report tv rezulton se janë larg këtij afati.
-
Zbulohet emri/ Kush është e plagosura nga aksidenti në aksin Fushë Krujë-Krujë
2 Nëntor 2021, 18:43 -
Aksident në aksin Fushë Krujë-Krujë, përplasen dy makina, një e plagosur (EMRI)
2 Nëntor 2021, 18:10Sipas raportimeve, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
-
-
I arratisur nga Kosova dhe i dënuar për disa vepra penale, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
2 Nëntor 2021, 10:07Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për disa vepra të ndryshme penale
-
Pallati në Durrës u shemb nga tërmeti, asnjë tullë për rindërtimin! Banorët me qira para bashkisë: 3 muaj pa bonus
1 Nëntor 2021, 18:5520 familje në Durrës jetojnë me qira, pasi për pallatin e tyre të dëmtuar nga tërmeti, ende nuk ka nisur rindërtimi pas shembjes. Në një protestë paqësore para bashkisë së Durrësit, ata denoncuan ndërprerjen e bonusit të qirasë prej 3 muajsh, dhe thonë se nuk kanë një përgjigje nga autoritetet.
-
Durrës/Nuk pranoi dot se i la të birin, vjehrra rreh dhe bën për spital ish gruan e djalit, në ndihmë i vjen edhe e bija! Arrestohen
1 Nëntor 2021, 12:59Vjehrra e 25-vjeçares nuk ka pranua dot që ajo të ndahej nga i biri dhe së bashku me të bijën e ka dhunuar fizikisht.
-
Kush është hebreja e fundit në Afganistan, ardhur në Shqipëri
31 Tetor 2021, 22:01Tova Moradi, një hebreje e lindur dhe rritur në Kabul dhe ku jetoi atje deri javën e kaluar, u largua nga Afganistani për në Shqipëri nga frika e sigurisë, së bashku me fëmijët dhe afërsisht 20 nipërit e saj, falë ndihmës së një organizate izraelite, aktivistëve dhe hebrenjve filantropistë