-
20 mësues e 3 prokurorë me COVID në Tiranë! 125 raste të reja e 5 persona ndërrojnë jetë në 24 orë (VIDEO)
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 125 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 persona, nga 833 testime në 24 orë. 43 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-in, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i pandemisë.
18 Shtator 2020, 16:19 -
Fillimi i vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë: Strukturat e shëndetit janë gati, respektoni rregullat anticovid
Dy ditë nga nisja e e vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për nxënësit dhe prindërit që strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri. Përmes një videomesazhi, ministrja Ogerta Manastirliu i bëri apel mësuesve dhe nxënësve që të respektojnë sa më shumë masat mbrojtëse nga koronavirusi në ambientet e shkollës.
12 Shtator 2020, 11:32 -
'63 raste për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit'/ Ministria e Shëndetësisë: Shifrat kanë pësuar një ulje të lehtë! Sot 161 të infektuar dhe 3 viktima (VIDEO)
Në dy javën e fundit, kurba e të infektuarve me COVID në vendin tonë ka pësuar një ulje të ndjeshme, por kjo nuk duhet të çojë në neglizhimin e respektimit të rregullave, aq më tepër që përpara është një sfidë e vështirë pasi do të hapen shkollat. Vetëm sot janë konfirmuar në total 161 raste të reja, teksa fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën. Duke bërë një bilanc në plan më të gjerë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Shqipëri ka 62.9 raste për 100,000 banorë.
11 Shtator 2020, 16:19 -
Tamponi negativ, skaneri pozitiv/ Mbyllet reparti i kirurgjisë, infermieri dyshohet me COVID, mjeku: Kemi dezinfektuar sallën, puna do vijojë
Kirurgjia e spitalit rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër është mbyllur. Shkak për mbylljen e tij janë bërë dyshimet se infermierët e sallës janë të prekur nga koronavirusi. Ata kanë kryer tamponet por nuk kanë marrë ende përgjigje.
11 Shtator 2020, 10:23 -
Ulet ndjeshëm numri i viktimave/ Sot një humbje jete nga COVID-i dhe 151 raste të reja
Kjo e mërkurë ka regjistruar një viktimë me COVID-19 dhe 151 raste të reja ditore. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 852 testeve të kryera në shtet edhe në privat. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është një 61-vjeçare nga qyteti i Korçës.
9 Shtator 2020, 16:04 -
Ulet numri i të shëruarve në 24 orë/ 147 raste të reja dhe 2 viktima! 8 fëmijë të shtruar te infektivi i Pediatrisë (VIDEO)
8 fëmijë të prekur me COVID-19 janë të shtruar te spitali Infektiv i Pediatrisë! Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, teksa në total që nga fillimi i pandemisë 276 fëmijë janë infektuar. Ndërkohë në bilancin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije janë konfirmuar pozitiv 147 qytetarë, teksa 2 pacientë kanë humbur jetën.
8 Shtator 2020, 16:09 -
Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me COVID, ndërrojnë jetë 4 persona dhe preken 153 gjatë 24 orëve (VIDEO)
Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193 persona, ku 13 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. 153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130 persona, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833 të infektuar.
6 Shtator 2020, 16:07 -
COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
5 Shtator 2020, 16:07 -
123 raste të reja dhe 5 viktima me COVID/ Ulet numri i pacientëve në spital që virusi i la me pasoja! MSH: Mbani maskën në ambientet e mbyllura (VIDEO)
Kjo e premte (4 shtator) ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa për më shumë se një javë ka një bilanc pozitiv të të shëruarve. Duke folur me gjuhën e shifrave, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, pra prej 6 muajsh, janë konfirmuar pozitiv 9967 pacientë dhe 306 viktima.
4 Shtator 2020, 16:10 -
S'ka vetëshërbim, tavolinat me distancë 2 m/ Nga sot hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave! (Protokollet e sigurisë)
Nga dita e sotme qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të konsumojnë një kafe në ambientet e brendshme të lokale! 1 tetori shënon hapjen e ambienteve të mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muaj të mbyllura. Megjithatë, hapja e tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.
30 Shtator 2020, 21:45 -
Dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve në 24 orë! 112 raste të reja, 5 viktima
Kjo e premte është dita e dytë ku numri i të shëruarve është më i lartë se rasteve të reja në 24 orë. Më konkretisht, gjatë 24 orëve të fundit, kanë fituar betejën me COVID-in 132 qytetarë, teksa janë konfirmuar pozitiv 112 persona të cilat kanë ardhur si rezultat i 801 testeve të kryera, në privat dhe shtet.
28 Gusht 2020, 16:54 -
Infektohen me koronavirus 4 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër
Katër punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.Si pasojë punonjësit janë vetëkarantinuar, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid19.
25 Gusht 2020, 19:44 -
'Ilaçe, kite dhe pajisje mbrojtëse'/ 'Shëndetësia' kontrata për COVID-in rreth 231 mln lekë
Rreth 231 milionë lekë janë kontratat e reja të lidhura për blerje ilaçesh, kitesh e pajisjesh mbrojtëse për COVID-19. Dy prej kontratave kanë të lidhura kanë qenë pa shpallje paraprake. Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike vijon akuzat për Ministrinë e Shëndetësisë se fituesit e tenderëve janë të paracaktuar.
24 Gusht 2020, 13:12 -
Skenari për vjeshtën/ Hapja e spitaleve të reja COVID! Rekrutohen 48 infermierë të rinjtë te 'Infektivi' (VIDEO)
Hapja e dy spitaleve të tjera COVID, ai te ish- kirurgjia dhe te ish- godina e universitetit privat, është një nga skenaret e përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e situatës së pandemisë, në rast se do të ketë një shtim të rasteve në sezonin e vjeshtës. Për këtë arsye, ka nisur rekrutimi i bluzave të bardha, ku gjatë ditës së sotme personelit te spitali Infektiv iu shtuan dhe një ekip i ri prej 48 infermierësh.
24 Gusht 2020, 12:56 -
158 raste të reja dhe 2 viktima/ Rritet numri i personave që COVID-i i ka lënë me pasoja! Sot më shumë pacientë të shtruar në 2 spitalet se dje (VIDEO)
158 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, 2 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.
19 Gusht 2020, 17:08 -
10 punonjës të burgut të Peqinit me COVID/ Karantinohet një pjesë e madhe e stafit
10 punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mes tyre dhe shefi i regjimit të Brendshëm. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv. Ndërkohë, mësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtij stafi janë karantinuar në banesat e tyre.
18 Gusht 2020, 17:01 -
Numri më i lartë i testeve që nga fillimi i pandemisë/ 155 raste të reja dhe 2 viktima! Më pak pacientë të shtruar në spitale, më shumë të shëruar në 24 orë (VIDEO)
Kjo e martë ka shënuar numrin më të lartë të pacientëve të dyshuar me COVID- 19 që janë testuar, ku kanë rezultuar pozitiv 155 persona. 932 teste janë kryer në total gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
18 Gusht 2020, 16:27 -
Për të dytën ditë radhazi ulet bilanci i të prekurve/ 119 raste të reja me COVID dhe 2 viktima! Mbyllet materniteti në Lushnje dhe 'Apeli' në Vlorë (VIDEO)
Për të dytën ditë radhazi, bilanci i koronavirusit në vendin tonë ka pësuar një rënie të lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 501 testeve të bëra, janë konfirmuar pozitiv 119 raste të reja, (1 më pak se dje) dhe 2 humbje jete. Viktimat ishin nga Durrësi dhe Korça.
17 Gusht 2020, 16:53 -
Rekord shifrash me COVID-19/ 154 raste pozitive, 5 viktima! Infektohet mjekja në Berat dhe drejtori në Bashkinë e Elbasanit
Dita e sotme ka shënuar rekord të shifrave të të infektuarish, ku nga 643 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 154 persona. Gjithashtu nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me koronavirusin 5 persona.
13 Gusht 2020, 16:12