-
Asllani i Interit, zikaltërit mbyllin marrëveshjen me Empolin! Për shqiptarin jepen bonuse dhe lojtarë në huazim
Kristjan Asllani, mesfushori 20-vjeçar i Shqipërisë, mund të konsiderohet futbollist i Interit. Zikaltërit kanë gjetur marrëveshjen me Empolin për 16 milionë euro në total.
16 Qershor 2022, 11:53 -
-
-
-
-
Milan fiton kampionatin pas 11 vitesh! Shpërthen festa edhe në Tiranë, tifozët kuqezinj i vënë ‘flakën’ kryeqytetit (VIDEO)
Milan është kampione e Seria A për sezonin 2021-2022. Në ndeshjen e fundit të kampionatit edhe pse i mjaftonte një pikë kundër Sassuolos "djalli" ka fituar 0-3.
22 Maj 2022, 20:13 -
E dielë drithërimash, tifozët e Milanit 'pushtojnë' stadiumin e Sassuolo-s! Inzaghi: Inter, luaj pa pendesa! Emocione edhe në Premier League
Milan-Inter në Itali dhe Liverpool-Manchester City në Angli do përcaktojnë të dielën se kush fiton titujt kampion në vendet respektive. Në Seria A Milanit i mjafton një pikë kundër Sassuolos për të bërë të pavlefshme Inter-Sampdoria, ndërsa në Premier League City ka një pikë më shumë se Liverpool.
21 Maj 2022, 14:41 -
-
Inter ngrin festën e Milanit, titulli i Seria A vendoset javën e fundit! Në Itali mrekullon goli i Hernandez, Maignan: S'e bën as Messi
Seria A do të kurorëzojë fituesin në javën e fundit. Kjo pasi Interi iu përgjigj Milanit duke mposhtur 1-3 Kaljarin dhe për rrjedhojë diferenca me 2 pikë është ende në fuqi. Sakaq në fitoren 2-0 të ‘djallit’ kundër Atalanta-s bëri përshtypje supergoli i Hernandez që portieri Manjë e krahasoi me Messi-n.
16 Maj 2022, 10:59 -
Ndeshja e sezonit, titulli i Milanit varet nga Atalanta! Pioli: Të dielën shpresoj mos të jetë paraqitja e fundit për Ibrën! Në fushë edhe Inter
Të dielën Seria A mund të kurorëzohet me titull, por për këtë Milan duhet të mposhtë pikësëpari Atalanta-n në atë që mund të jetë edhe ndeshje e fundit e Ibrahimovic në San Siro. Ndërkohë pak orë pas Milanit në fushë do jetë edhe Interi që sfidohet nga Kaljari në transfertë.
14 Maj 2022, 16:15 -
-
120 minuta dhe 2 penallti, pas Superkupës Inter fiton edhe Kupën! Juventus mbetet thatë, akuza ndaj arbitrave
Janë dashur 120 minuta dhe dy penallti që Inter të triumfoi në finalen e Kupës kundër Juventusit. Zikaltërit morën trofeun e tetë në histori, ndërsa në kampin bardhezi nuk munguan akuzat për arbitrin, por edhe trishtimi që mbyllën sezonin me zero trofe.
12 Maj 2022, 11:29 -
-
Finale rekordesh, Juventus-Inter përballë për Kupën e Italisë! Historia favorizon bardhezinjtë, Allegri: Fatkeqësi nëse humbasim
Një finale rekordesh do jetë sonte ajo e kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit. ‘Zonja e vjetër’ përveç trofeut kërkon edhe hakmarrjen ndaj zikaltërve, ndërsa këta të fundit duan kupën e dytë sezonale. Sipas trajnerit të Juventusit, Allegri, do jetë fatkeqësi nëse humbasin ndaj Interit.
11 Maj 2022, 12:39 -
'Dopietë' për ditëlindje, Tonali afron Milanin 4 pikë me titullin! Drejtori Maldini: Kemi shumë presion
Një ‘dopietë’ e Tonalit në ditën e lindjes ka nderuar Milanin që fitoi 1-3 me përmbysje kundër Verona-s dhe për rrjedhojë është rikthyer në vendin e parë kur kanë mbatur dhe dy javë kampionat. Ndërkohë në La Liga Atletico ka fituar derbin e Madridit kundër Real.
9 Maj 2022, 11:37 -
Asllani tentoi ta 'groposte', Interin e nderon Lautaro! Juventus bie me përmbysje kundër Genoa-s
Falë përmbysjes me shifrat 4-2 kundër Empolit Inter ka marrë përkohësisht kryesimin e Seria A. Në këtë ndeshje realizoi për herë të parë në kampionat edhe mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani. Ndërkohë Juventus është mposhtur nga Xhenoa me shifrat 2-1.
7 Maj 2022, 11:43 -
Depay dhe Busquets nderojnë Barçën! Milan dhe Inter vijojnë 'luftën', ngec Roma e Mourinho-s
Depay dhe Buskets ishin autorët e golave që rikthyern Barcelonën te fitoret në javën e 34 të La Ligas. Ndërkohë në Seria A vijon lufta e fortë për titull mes Milanit dhe Interit, ndërsa Roma e Mourinhos nuk ka shkuar më shumë se një barazim kundër Bolonjës.
2 Maj 2022, 10:47 -
-
-
Fiorentina pa histori, finalja e Kupës së Italisë vë përballë Interin me Juventusin! Arsenal shtang Chelsea-n, Benzema gabon dy penallti
Juventus ka kaluar pa problem Fiorentinën dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë atje ku e pret derbi me Interin. Ndërkohë në Premier League City është kthyer në vendin e parë, ndërsa Arsenal ka shtangur Chelsea-n në derbin e Londrës.
21 Prill 2022, 11:03 -
Goli i anuluar në derbi, Pioli braktis intervistën pas humbjes me Inter! Sonte gjysmëfinalja e kthimit Juventus-Fiorentina
Një fitore e pastër 3-0 falë dopietës së Martinez në derbin e Milanos i ka dhënë mundësinë Interit për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë. Nëse te zikaltërit ka festë pas shumë vitesh, te Milan akuzojnë ashpër arbitrin për një gol që mund të kishte rihapur llogaritë në gjysmëfinale.
20 Prill 2022, 10:12 -
-
Inter ‘mbreti’ i Milanos, shkatërron ‘kushurinjtë’ kuqezinj dhe i 'flak' nga Kupa! VAR u anulon golin ‘djajve’! Tanimë lufta mes të dyjave në Seria A
Inter fiton derbin e ‘Madoninës’ dhe kalon në finalen e Kupës së Italisë duke eliminuar ‘kushurinjtë’ e Milanit, teksa lufta mes të dyjave tashmë do të përqendrohet në garën e ashpër për kampionatin në Seria A.
19 Prill 2022, 21:33 -
-
Goli në fushë kundërshtare acaron Interin, sonte Milan kërkon finalen në derbin e Madoninës! Ndeshja futet në histori
Një gjysmëfinale për t’u mbajtur mend për Kupën e Italisë pritet të jetë sonte mes Interit dhe Milanit, dy skuadra që luftojnë gjithashtu për Seria A. Te Inter nuk ka asnjë mungesë, ndërsa trajneri i Milanit thotë se kjo sfidë nuk do ketë ndikim në garën për titull në kampionat. Biletat e shitura do ta fusin në histori këtë ndeshje si më fitimprurësen e Kupës së Italisë.
19 Prill 2022, 11:24 -
Interi shpreson ende për titull, mposht lehtësisht Spezian e Rey Manajt
Zikaltërit kanë arritur të fitojnë 1-3 përballë Sezias së Rey Manajt. Golat u shënuan nga Brozovic, Lautaro Martinez dhe Sanchez, respektivisht në minutat 31, 73 dhe 92 të sfidës, e ndërsa golin e nderit për vendasit e Spezia, e shënoi Maggiore në minutën e 88 të sfidës.
15 Prill 2022, 23:33 -
Interi mendon për merkaton e verës, shfaq interesimin për dyshen e Real Madrid
Teksa pak kohë na ndajnë nga merkaroja e verës, klubet kanë filluar të bëjnë llogaritë e tyre për blerjet e shitjet e rradhës nëpër ekipe. Kampionët e Italisë, Interi, sipas 'Calciomercato', janë të interesuar për dyshen e Real Madrid, Dani Ceballos dhe Luka Joviç.
14 Prill 2022, 04:00 -
-
-
-
'E vështirë të luash 11 kundër 12', Rabiot shpërthen me polemika pas humbjes në derbi! Allegri: Inter favorit për titull pas fitores me Juven
Një derbi mes shumë polemikash ka fituar Inter kundër Juventusit, duke u rifutur edhe njëherë fuqishëm në luftën për titull. Allegri i cilëson zikaltërit pretendentët kryesor, pasi mposhtën Juven e tij.
4 Prill 2022, 11:42 -
-
-
'Demi' me mision special ndaj Juves, 10 vite pa fitore për Interin dhe asnjë gol për Lautaro Martinez në 'Allianz 'Stadium'
Interi përballë Juventusit ka vetëm një opsion, fitoren, për për të dalë nga tuneli i errët ku është futur. Por problematik është fakti se në “Allianz Stadium”, Interi ka 10 vite pa fituar, ku e fundit daton në 3 nëntor të vitit 2012. Derbi midis Juventusit dhe Interit do të tregojë po ashtu edhe ekipin që do të dalë jashtë garës për titull.
2 Prill 2022, 04:30 -
-
Milan i komplikon 'jetën', titulli i Interit 'peng' i Torino-s! Sonte Barcelona llogarit 3 pikë për Champions-in
Pas fitores së Milanit Interin e pret sonte një përballje delikate kundër Torinos, pasi zikaltërit janë shkëputur 5 pikë nga kreu. Ndërkohë në La Liga Barcelona kërkon fitoren e katërt radhazi për t’u konsoliduar në katër vendet e para në kampionat, me objekivin përfundimtar për t’u kualifikuar në Champions League.
13 Mars 2022, 15:05 -
Champions League/ E marta ëndrrimtare për Interin, trajneri i Liverpool: Italianët s'janë në Angli për pushime
Limitet në Champions League nuk mund të parashikohen dhe për këtë arsye Inter do tentojë sonte surprizën kundër një Liverpoli që duket një makineri perfekte. Në Anfield italianët synojnë të përmbysin humbjen 2-0, ndërsa në Gjermani Bayern kërkon kualifikimin me Salzburg, pasi ndeshja e parë u mbyll 1-1.
8 Mars 2022, 12:18 -
Inter shkëlqen me lojë, por Liverpool-i europian s'i fal mungesën e golave! Kloop: Kualifikimi ende s'është mbyllur (VIDEO)
Rikthimi pas shumë vitesh në fazën me eliminim direkt në Champions League për Interin ka rezultuar pafat. Zikaltërit janë mposhtur me rezultatin 0-2 nga Liverpool, por pavarësisht kësaj trajneri i anglezëve Jurgen Kloop është shprehur se çështja e kualifikimit nuk është mbyllur ende.
17 Shkurt 2022, 10:44 -
Dzeko i përgjigjet Insigne-s, Napoli-Inter mbyllet pa fitues
Dy gola në fillimet e dy pjesëve të lojës kanë vendosur ndeshjen, me Insigne-n që ka kaluar në avantazh Napoli-n në minutën e shtatë të takimit pas një penalltie të fituar nga Osimhen dhe me Dzeko-n që ka fiksuar barazimin me një gol dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
12 Shkurt 2022, 20:41 -
Broja mahnit 'Premier League' dhe tërbon Conte-n, Milan pa mëshirë me Lazio-n! Në gjysmëfinale kundër Interit
Armando Broja ka mrekulluar edhe njëherë Premier League pasi shqiptari falë një goli dhe lojës spektakolare ka mposhtur me Southampton-in Tottenham-in e Antonio Conte-s. Ndërkohë Milan ka poshtëruar 4-0 Lazio në Kupën e Italisë dhe për rrjedhojë gjysmëfinalja i rezervon derbin me Interin.
10 Shkurt 2022, 10:06