-
Përplasja me Metën/ Këshilli i Karrierës në KLGJ: Dvoranit i mbaroi mandati, por qëndron se s'ka kush e zëvendëson (Relacioni)
KLGJ merr në dorë relacionin e komisionit të karrierës nëse Dvorani duhet apo jo të qëndrojë në detyrë. Sipas këtij materiali siguruar nga ReportTv ky komision i vënë në lëvizje pas letrës së presidentit Meta, thotë se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati por ai mbetet në detyrë pasi nuk ka kush e zëvendëson.
1 Maj 2020, 10:50 -
Në Gjykatën e Lartë presin 35 mijë dosje, SHBA: Ja si do ta zgjidhim shpejt problemin
Ambasada thekson se një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.
29 Prill 2020, 19:54 -
Ekskluzive/ Rikthehet përplasja Meta-Dvorani! kërkesa për KLGJ: I ka mbaruar mandati, të largohet
Presidenti Ilir Meta i rikthehet përplasjeve më kreun e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani duke kërkuar largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. ReportTv mëson ekskluzivisht se me anë të një shkresë z.Meta kërkon nga KLGJ dhe KED të shpallin të përfunduar mandatin e Dvoranit pasi janë dekretuar tre gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Lartë.
24 Prill 2020, 10:50 -
Gjykata e Lartë nis nga puna! Dhuron gjysmën e pagës së bashku me KLP e KQZ
Gjykata e lartë ngre tre kolegjet për shqyrtimin e 35 mijë dosjeve ndërsa vendos të dhurojë dhe gjysmën e pagës së gjyqtarëve për tre muaj. Për përballjen me COVID-19 gjysmën e pagës ka dhuruar edhe Këshilli i lartë i Prokurorisë dhe Komisioni Qendor i Zgjedhjeve.
10 Prill 2020, 15:48 -
Yuri Kim përshëndet emërimin e 3 anëtarë të Gjykatës së Lartë: Koha t'i shërbejnë qytetarëve
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ndërsa shtoi se tashmë është koha që të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit
11 Mars 2020, 20:59 -
Zhbllokohet Gjykata e Lartë, Presidenti Meta dekreton 3 anëtarët juristë! Soreca dhe Yuri KIm: Tani shërbejini qytetarëve
Pas më shumë se 1 viti e gjysmë bllokim dhe mbetjes stok të mbi 35 mijë dosjeve, Gjykatës së Lartë i është hapur rruga e zhbllokimit dhe funksionimit të saj. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, vendim që u përshëndet dhe nga ambasadori i BE, Soreca.
11 Mars 2020, 15:19 -
Procesverbalet EKSKLUZIVE/ Ja si Berisha-Meta emëronin gjyqtarët e Kushtetueses para 2014 mbi preferenca, lobime e besnikëri! Si emërohen sot
Sa të sinqertë janë Berisha dhe Meta sot kur ankohen tek ndërkombëtarët për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë? Disa dokumente që tregojnë se si kanë emëruar vetë anëtarët në këto dy gjykata para 2014, votimi i njëanshëm dhe me vota të trafikuara në Parlament, propozimet politike dhe përjashtim arbitrar i kandidatëve që nuk i bindeshin partisë
7 Mars 2020, 13:56 -
Vettingu dhe dorëheqjet bllokojnë edhe Kolegjin Zgjedhor! Kanë mbetur vetëm 4 gjyqtarë...nuk ka kuorum!
Pas Gjykatës Kushtetuese e të lartës largimet e gjyqtarëve prej vettingut dhe dorëheqjeve bllokojnë edhe Kolegjin Zgjedhor. Nga tetë anëtarë kjo gjykatë aktualisht ka katër duke pamundësuar kuorumin e trupës gjykuese me pesë gjyqtarë.
7 Mars 2020, 13:01 -
Meta asnjë mundësi bllokimi për emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, afati 10 ditor dhe si do bëhet betimi
Sipas Kushtetutës edhe nëse Meta vendos të mos emërojë një nga anëtarët brenda 10 ditëve, dekreti i tij rrëzohet kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, masa e marrë nga Kuvendi për çështjen e betimit.
5 Mars 2020, 17:33 -
Dritë jeshile për 35 mijë dosjet stok/ Këshilli i Lartë Gjyqësor i dërgon tre emrat Metës për Gjykatën e Lartë
Këshilli i Lartë Gjyqësor i dërgon për dekretim Presidentit emrat e tre kandidatëve për Gjykatën e Lartë. Në dokumentin zyrtar bëhet me dije se KLGJ i ka propozuar presidentit emrin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës.
5 Mars 2020, 16:51 -
Relatori i vëllezërve Aliko në Gjykatën e Lartë, reagon Ardian Dvorani: Henri Çilin e njoh, por nuk jemi miq...s'jam ulur asnjëherë me të (VIDEO)
"Çilin e njoh, nuk jemi miq. Salutohemi nëpër evente por vetëm kaq. Jam shumë i sgurt që nuk jam ulur asnjëherë me Çilin", u shpreh Dvorani.
28 Shkurt 2020, 15:22 -
Pas Kushtetueses, drejt ngritjes edhe Gjykata e Lartë, 3 kandidatë kalojnë fazën e parë (EMRAT)
Plotësimi i Gjykatës së Lartë, 3 kandidatë kalojnë fazën e parë. Report Tv zbulon emrat. Pas kalimit të fazës së parë nga tre kandidatët, ka filluar faza e dytë e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes.
9 Janar 2020, 11:01 -
Arjana Fullani nuk i ndahet drejtësisë, bëhet avokate me ‘lëvizjen taktike’ të dorëheqjes para se të përballej me Vetingun
Beteja e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë për të braktisur drejtësinë për profesionin e avokates: ‘Nuk dëshiroj të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli as tani dhe as në të ardhmen’
3 Janar 2020, 17:09 -
Gjykata në Bolivi: Urdhër arresti për Evo Morales, akuzohet për terrorizëm dhe vrasje shtetërore
Morales gjithashtu akuzohet se ka urdhëruar të qëllohet mbi protestuesit pas rebelimit që nisi pas zgjedhjeve të mbajtura në fund të muajit nëntor, të cilat u karakterizuan nga mashtrimi dhe korrupsioni dhe ku Evo Morales u shpall fitues
19 Dhjetor 2019, 12:00 -
Padia e Metës/ Pas Kushtetueses në rrezik kolapsi edhe KED-ja nëse nis hetimi kundër Dvoranit
Shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED do të hidhet në datë 5 Dhjetor, ndërsa funksionimin ky institucion e nis më pas në fillim të vitit 2020 me mandat një vjeçar. Por ligji e përcakton se një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së. Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria duke e futur në kolaps institucionin.
20 Nëntor 2019, 07:54 -
Ardian Dvorani sërish anëtar dhe kryetar i KED deri në dhjetor 2020, Meta vetëm 5 ditë kohë për ta zgjedhur
Anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani do zgjidhet automatikisht anëtar dhe më pas kryetar i i Këshillit të ri për Emërimet në Drejtësi, pritet përplasje për zgjedhjen e dy anëtarëve nga radhët e Kushtetueses. Dvorani do të konfirmohet si pjesë e KED-së re, me mandat deri në fund të vitit 2020, brenda datës 10 dhjetor të këtij viti.
18 Nëntor 2019, 15:23 -
Hap pas hapi, si do zgjidhen anëtarët e Gjykatës së Lartë, roli si ‘noter’ i Metës dhe dosjet që do gjykojnë
Këshilli i Lartë Gjyqësor rol vendimtar në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, presidenti afat 10 ditë, më pas kandidatët konsiderohen të zgjedhur, dekreti i kreut të shtetit për mos emërim humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të KED
16 Nëntor 2019, 10:20 -
50 mijë euro për të nxjerrë nga burgu të dënuarin me 30 vjet për vrasje, arrestohet 'juristja' mashtruese e Gjykatës së Lartë
Operacioni policor i koduar "Bënça", i ndjekur prej një viti me metoda proaktive, arrestoi me vendim gjykate 'arerst me burg' dhënë në mungesë më 13 nëntor 2019, 33-vjeçaren Amarilda Leka, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë.
15 Nëntor 2019, 13:58 -
Drejt ngritjes Gjykata e Lartë/ KLGj-ja cakton relatorët për kandidatët nga radhët e juristëve
Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi fillimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jo-gjyqtarë), për pozicionet e lira
13 Nëntor 2019, 22:31 -
Drejt ngritjes edhe Gjykata e Lartë/ KLGj kualifikon tre emrat nga juristët!
KLGJ-ja njofton se Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e tre kandidatëve.
12 Nëntor 2019, 20:06 -
Shkarkimi në 2007-ën/ KLGJ përjashton nga gara për Gjykatën e Lartë Theodhori Sollakun
Theodhori Sollaku përjashtohet nga gara për Gjykatën e Lartë, shkak shkarkimi në vitin 2007 nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm. Ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ
23 Tetor 2019, 08:02 -
Ambasadori gjerman: Palët të ulen në dialog për të zgjidhur bllokadën! Vendi pa gjykata për shkak të reformave
Palët në Shqipëri duhet të shkojnë drejt një dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për të zgjidhur bllokadën ku ndodhet tashmë vendi ynë. Ka qenë kjo deklarata e ambasadorit gjerman Peter Zingraf gjatë një vizite në veri të vendit. Lidhur me mungesën e gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë, ambasadori gjerman vuri në dukje se kjo është pasojë e reformave pozitive dhe për mbylljen e këtyre reformave duhet durim.
7 Tetor 2019, 20:47 -
LISTA/ 78 gjyqtarët dhe prokurorët që Gjermania kërkon të ndiqen penalisht
Bundestagu gjerman ka miratuar disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin.
6 Tetor 2019, 08:04 -
Gara për Gjykatën e Lartë/ Kandidon Dariel Sina, tërhiqet Arjana Mallkuçi
Dariel Sina ka kandiduar sot në garën për në Gjykatën e Lartë, duke çuar në 5 numrin e kandidaturave për vendin e krijuar pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit nga vettingu. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton nga gara është tërhequr gjyqtarja Arjan Mallkuci.
2 Tetor 2019, 11:37 -
'Stoku i dosjeve dhe vetingu bllokojnë Gjykatën e Lartë'
Në Gjykatën e Lartë presin shqyrtimin gjyqësor rreth 30 mijë dosje (28 mijë e 863 deri në fund të vitit 2018), ndaj për ta përballuar këtë mbingarkesë për 10 vjet duhen marë 3 mijë vendime në vit, ose 10 vendime në ditë, pa pranuar rekurse të reja gjatë kësaj dekade.
21 Shtator 2019, 13:47 -
Sekretari Parlamentar i Gjermanisë: I bindur se shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet
Lange është shprehur se është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në fund Lange është shprehur se është plotësisht i bindur që shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet në mënyrë afatgjatë nëpërmjet reformës në drejtësi – me gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe të pavarur.
16 Shtator 2019, 12:45 -
Bllokimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ ngre alarmin: Duhen 17 vite për të shqyrtuar dosjet e mbledhura!
Deri në vitin 2036 qytetarët shqiptarë që presin të marrin një vendim nga Gjykata e Lartë do të presin me shpresë. Alarmin e ngre Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili thotë se në këtë gjykatë 22.000 dosje janë të bllokuara ndërsa pritet që edhe 31.000 të tjera të shtohen. Ndalur tek moszbardhja e vendimeve të arsyetuara sipas KLGj-së gjyqësori në Vlorë dhe Lushnje kanë rekordet negative duke vonuar drejtësinë.
15 Shtator 2019, 11:28 -
Pendohen gjyqtarët e Lartë/ Fullani, Qirjako dhe Musakaj kërkojnë të kthehen në drejtësi pas 15 vitesh
Tre ish-gjyqtarë të Lartë mes tyre Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Aleksnadër Muskaj ndërrojnë mëndje dhe pas dorëheqjes për të mos iu nënshtruar vettingut, kërkojnë nga Kolegji Apelimit t'i njohë atyre statusin e magjistratit për t'u rikthyer në detyrë edhe pas 15 viteve.
12 Shtator 2019, 15:40 -
Gara në Gjykatën e Lartë, zbardhen emrat e 8 juristëve që plotësojnë kushtet
Gjykata e Lartë drejt ngritjes. Tetë kandidatë kanë kaluar filtrin e parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vijuar garën për vendet vakante. Nga 22 kandidatë që aplikuan, 13 nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr dhe vetëm 8 kanë mundur që të kalojnë këtë fazë për të vijuar garën. Report Tv siguron listën e plotë.
11 Shtator 2019, 12:27 -
Gjykata e Lartë drejt funksionimit/ Përfundon hetimi për 22 kandidatët
Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin për 22 kandidatët që garojnë për 3 vende për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Garuesit vijnë jo nga radhët e sistemit të drejtësisë, ndërsa dokumentet e zbardhura për secilin prej tyre i janë dorëzuar tashmë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mësohet se gjatë viteve të fundit, për ta nuk ka pasur hetim apo ndjekje penale.
4 Shtator 2019, 09:55