-
Tetori rozë, vendosen 2 mamografi të lëvizshme nëTiranë! Onkologjiku: Dyfishim rastesh në krahasim me një vit më parë! Ministrja: Manastirliu: Terapi falas për çdo grua
Numri i rasteve me kancer në gji, gjatë vitit të fundit pothuaj është dyfishuar, ndaj mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme. Përveçse në qendrat shëndetësore, gratë kanë mundësi të ekzaminohen edhe në mamografitë e lëvizshme, që do të qarkullojnë në gjithë vendin.
5 Tetor 2022, 10:59 -
Tetori rozë/ 43-vjeçarja me kancer gjiri: Jam më e fortë se kurrë! Mesazhi për gratë: Kontrollohuni, mos lini shëndetin pas dore
Një vit më parë Blerina Reka nga Durrësi mësoi nga mjekët se ishte prekur nga kanceri i gjirit. 43-vjeçarja të cilën Report tv e takoi në dyert e Onkologjikut, rrëfen momentet e vështira të përballjes me sëmundjen, ndërsa u bën thirrje grave e vajzave të kryejnë kontrolle të vazhdueshme çdo 6 muaj.
3 Tetor 2022, 18:02 -
Sociale
Shkodër/ Ekspozitë ‘Unike’ me fotot e heroinave që fituan mbi tumorin! Gruaja që triumfoi: Ne neglizhojmë dhimbjet e trupit dhe përtojmë të ikim tek doktori
Gratë që kanë fituar betejën me kancerin e gjirit dhanë mesazhe të rëndësishme në Shkodër, aty ku u çel një ekspozitë fotografike me 15 portrete të realizuara nga artisja Iden Temali.
1 Nëntor 2021, 18:27 - Sociale
-
Sociale
Armiku i heshtur që 'përgjon' trupin e femrës, humbjet dhe fitoret në luftën kundër kancerit të gjirit! Historia e dy grave të guximshme
Frika ndaj vdekjes dhe shpresa ndaj jetës janë në luftë të vazhdueshme për të gjitha gratë e vajzat e dignostikuara me kancer gjiri. Në tetorin rozë, muajin sensibilizues ndaj kësaj sëmundje që nuk po kursen as grupmoshat e reja, Report TV sjell historitë e Mimoza Groballit dhe Ina Kasimatit. Si u përballën me armikun e heshtur dhe a e kanë fituar sot betejën kundër kancerit të gjirit?
21 Tetor 2021, 21:40 -
Sociale
Me fjongon simbolike, Kim bën bashkë gratë socialiste dhe demokrate në marshimin sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’
Me fjongon simbolike, ambasadorja Yuri Kim ka bërë bashkë deputetet e PS dhe PD në marshimin sensibilizues dedikuar tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
16 Tetor 2021, 12:01 -
Shëndeti
Nëna 31-vjeçare rrëfen në lot betejën me kancerin e gjirit: Po luftoj për 2 fëmijët e mi! Gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle të vazhdueshme
Fati, një 31-vjeçare nga Vlora po përballet me sëmundjen e rëndë të tumorit të gjirit. Forcën për ta mundur e gjen tek dy vajzat e saj të vogla, të cilat do t’i shijojë teksa rriten. Një apel e ndan për të gjitha vajzat në moshën e saj, sesi vetëm një kontroll tek mjeku mund të shpëtojë jetë.
14 Tetor 2021, 19:05 -
Shëndeti
Rritet numri i grave me kancer gjiri, preken moshat e reja, onkologia në Fier: 26 gra të diagnostikuara në 3 muajt e fundit
Numri i grave të diagnostikuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm në qytetin e Fierit. Janë 26 raste vetëm në tre muajt e fundit. Të dhënat i bën të ditura mjekja onkologe, Elona Tola, e cila tha se përpos grupmoshës 44-64 vjeç vihet re se po preken vajzat e reja.
13 Tetor 2021, 15:04 -
Sociale
‘Beteja ime me kancerin e gjirit në moshën 28 vjeçare’, rrëfimi drithërues i poetes shqiptare dhe mesazhi frymëzues për zonjat e vajzat në luftë me sëmundjen e rëndë
Një luftë aspak e lehtë por që tashmë mbetet në të kaluarën për të. Arjana Fetahu nëpërmjet historisë së saj kërkon të frymëzojë dhe të sensibilizojë edhe zonjat e vajzat e tjera për të bërë kontrollohet e duhura.
13 Tetor 2021, 12:56 -
Sociale
'Muaji rozë', mjeku në Fier për Report Tv: Janë rritur rastet me kancerin e gjirit, gratë dhe vajzat të shtojnë kontrollet, zbulimi në kohë shpëton jetën! Shtatzënat të vaksinohen
Informimi dhe ndërgjegjësimi për rrezikun nga kanceri i gjirit, ndikon në uljen e vdekshmërisë së grave dhe vajzave nga kjo sëmundje. Në një intervistë për Report Tv, presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier Besnik Brahimaj, kërkon që gratë të kryejnë më shpesh kontrolle të gjirit, ndërkohë që shprehet se rastet e kurimit janë rritur.
10 Tetor 2021, 10:52 -
Shëndeti
‘Tetori rozë’, gjatë gjithë muajit mamografitë do të kryhen deri në 8-të të mbrëmjes për 6-të ditë të javës
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka vizituar Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku është instaluar mamografia e re. Për të rritur ndërgjegjësimin dhe aksesin në shërbimin e mamografisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se gjatë muajit tetor, do të ofrohet shërbimi me orar të zgjatur.
4 Tetor 2021, 14:42 -
Shëndeti
Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë: Mamografi falas në çdo spital rajonal për të gjitha gratë
Tetori është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur tek gratë, kanceri i gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave për këtë tumor.
1 Tetor 2021, 10:17 -
Sociale
Aktiviteti sensibilizues/ Ambasada greke në Sarandë për luftën kundër kancerit të Gjirit, kryebashkiaku Gurma: Të gjithë bashkë ia dalim
Në Sarandë, ambasada greke dhe “Shoqata Greke Kundër Kancerit”, të mbështetur edhe nga Bashkia kanë ndërmarrë një aksion sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit. Në qytet po bëhen ekzaminime mamografike falas për gratë dhe vajzat.
8 Qershor 2021, 13:26 -
“Më rrahu zemra kur e pashë, por më mohoi”/Gjen pas 48-vitesh nënën që e braktisi, rrëfehet dhimbshëm jetimja e diagnostikuar me kancer
E braktisur nga prindërit që foshnjë, por e rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, sot Miranda Koçi lufton për të fituar betejën me kancerin. 57-vjecarja e ftuar në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ në ditët e tetorit rozë, rrëfen historinë e saj të trishtë, por jo vetëm, jep mesazhe të forta si një leksion për jetën, mbi dashurinë me motivin për t’ia dalë.
29 Tetor 2020, 17:23 -
Futbolli sensibilizohet me derbi për Ditën Kombëtare të Kancerit të Gjirit: Për kauzën që prek shumë femra
Në mungesë të një ndeshje zyrtare për shkak të bojkotit, ekipet e femrave të Tiranës dhe Partizanit zhvilluan një ndeshje miqësore për të rritur sensibilizimin ndaj kancerit të gjirit.
21 Tetor 2020, 17:16 -
Tetori rozë/ Historia e çiftit nga Devolli që e mposhtën bashkë kancerin! Gruaja: S'u mërzita, çdo gjë e ka Zoti në dorë! Burri: I kam ndenjur pranë çdo ditë
Tetori i sensibilizimit ka motivuar gratë që të kujdesen më tepër për trupin e tyre. Report TV sjell rastin e Manushaqes Gora e cila megjithese ka hequr njerin gji, gjen guxim dhe kurajo për të luftuar më sëmundjen
18 Tetor 2020, 22:11 -
Tetori rozë/ Mjekja: Vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi i grave për kontrolle! Diagnoza e hershme rrit mbijetesën
1 tetori shënon fillimin e fushatës sensibilizuese për ndërgjegjësimin e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, fushatë që zgjatë deri në fund të muajit tetor. Mjekja onkologe Dhurata Tarifa thotë se diagnostikimi i hershëm i sëmundjes shton shanset për kurim. Për 8 vite merradhë Report Tv është pjesë e kësaj fushatë sensibilizuese për të kujtuar çdo grua që kontrollet tek mjeku shpëtojnë jetë!
1 Tetor 2020, 15:51 -
Periferi
Tetori ynë i tetë në vëmendje të nënave dhe vajzave
Reparti i kimioterapisë në vitin 2012 ishte një mjerim, më shumë se një vend ku gra, vajza, bashkë me të gjithë pacientët e tjerë onkologjikë duhet të merrnin shpresën e jetës, dukej një repart i spitaleve psikiatrike të fillim viteve ’90: krevatë hekuri me susta të çjerra dhe dyshekë me gjurmët e një dekadave të mjerimeve, dhimbjeve, vdekjeve mbi to.
1 Tetor 2020, 10:33 -
10 vite betejë me kancerin e gjirit! Ndërron jetë mësuesja shkodrane, u kthye në simbol të forcës njerëzore
10 vite në luftë me kancerin e gjirit, por që fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte këtë betejë! Kjo është historia e trishtë e mësueses Sonela Totrakut, e cila ka ndërruar jetën dy ditë më parë.
16 Prill 2020, 22:52 -
Studimi: Ngrënia e ushqimeve me yndyrë rrit rrezikun e kancerit të gjirit
Ngrënia e ushqimeve me yndyrë të lartë rrisin rrezikun e kancerit të gjirit dhe përkeqësojnë rezultatet e pacientëve. Një ekip studiuesish nga Dartmouth dhe Dartmouth-Hitchcock Norris Cotton Cancer Center, i udhëhequr nga William Kinlaë III, kërkoi të dinte se si dhjami mund të ndikojë në qelizat e kancerit të gjirit.
17 Dhjetor 2019, 19:27 -
Ermonela Jaho koncert bamirësie për kancerin në gji: Nëse jemi humanë, nuk zhdukemi si komb
Katër artiste shqiptare u bënë bashkë në një koncert bamirësie, në kuadër të “Fjongos Rozë” në Tiranë. Sopranoja Ermonela Jaho me artin e saj dha mesazhin, se si mund të jemi më human, duke mbështetur gratë e prekura nga kanceri i gjirit
23 Tetor 2019, 10:28 -
Tetori rozë/ Historia e kuksianes triumfatore: Frika se mund të jesh me kancer të ndalon të bësh kontrollin, luftojeni!
Duke theksuar se gjatë 2018 në 5 spitale rajonale janë instaluar mamografitë përfshirë dhe atë të Durrësit, ku gratë e Krujës mund të kryejnë mamografinë, Manastirliu tha se po investojnë shumë në parandalimin e kancerit të gjirit.
21 Tetor 2019, 13:37 -
Tetori rozë/ Koncert në sheshin 'Skëndërbej', Manastirliu: Në 3 javë, 3000 gra kanë bërë mamografisë (VIDEO)
Festivali rozë titullohej koncerti i organizuar nga ministria e shëndetësisë mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin "Skënderbej". Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se falë fushatës ndërgjegjësuese të 3 javëve të fundit ekzaminimi i mamografisë është kryer nga 3000 gra.
20 Tetor 2019, 22:34 -
Mesazhi i FORTË: Vajzat presin flokët, dhuratë për paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Në mbështetje të grave që kanë kaluar kancerin e gjirit, dhe për ti ndihmuar sapo pak që munden, një grup vajzash kanë dhuruar flokët e tyre. Disa prej tyre kanë marrë shkas prej rasteve të ngjashme që të afërm kanë kaluar në familje.
19 Tetor 2019, 16:03 -
Ermonela Jaho vjen për koncertin e bamirësisë në Tiranë, në skenë me artistët shqiptarë Kamenica, Hoxha e Laro
-Sopranoja e madhe kthehet në Tiranë për t'iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Fitimet e koncertit, që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur femrat me kancer gjiri.
18 Tetor 2019, 20:32 -
'E dallova vet gjendrën në gji tre vite pasi isha prekur nga sëmundja!' Zymreta, tjetër triumf kundër kancerit të gjirit
Zymreta Binoshaj , një grua e cila ka fituar betejën me kancerin e gjirit rrëfen historinë e saj personale për të përçuar një mesazh ndaj grave,të kryejnë mamografine që të parandalojnë sëmundjen’
18 Tetor 2019, 17:04 -
Tetori rozë/ Rrëfimi prekës i dy pacienteve: Djalit i thash se gjirit të mamit i ka rënë gripi...duhet mposhtur frika
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe ka ardhur në rritje vit pas viti. Gjatë vitit 2018 janë 708 raste të reja të kancerit të gjirit. Të dhënat e regjistrit kombëtar të kancereve, tregojnë se në Shqipëri shënohen rreth 6 mijë raste të reja ne vit të të gjitha llojeve të tumoreve.
15 Tetor 2019, 16:52 -
Forumi i Shëndetësisë, Manastirliu: Mamografia e detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç
Një Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç është bërë nga ministrja Manastirliu në Forumin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik “Le të veprojmë së bashku për të mposhtur kancerin e gjirit”.
15 Tetor 2019, 13:26 -
Kanceri i gjirit, ambasadori i BE: Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën! (VIDEO)
“Lufta kundër kancerit të gjirit mund të fitohet. Zbulimi i hershëm, teknologjitë e reja dhe trajtime më të mira janë në dispozicion të grave për t'i mbështetur në këtë luftë”, është shprehur Soreca
11 Tetor 2019, 12:07 -
Fushata për tetorin rozë/ Historia e rrallë: Edhe djemtë nga Kosova dhurojnë flokë për gratë me kancer në gji (VIDEO)
Të ftuara në “Rreze Dielli” aktivistja Sonila Dubare dhe përfaqësuesja e organizatës “Europa Donna Albania” Donjeta Zeqa thonë se trajtimi i kësaj sëmundje nis së pari nga vetja, pasi zhytja në pesimizëm vetëm sa e vështirëson fitimin e betejës me kancerin e gjirit. Ato flasin edhe për nismën e dhurimit të flokëve.
9 Tetor 2019, 13:50 -
Kanceri i gjirit prek edhe burrat (FOTO)
Shumica e meshkujve i neglizhojnë shenjat e sëmundjes.
23 Shtator 2019, 17:06