-
Nesër seancë dhe protestë, Rama e Lleshaj - deputetëve: Do hyni e dilni qetësisht
Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00. Opozita: Asnjë hap pas, do të protestojmë para Kuvendit. Policia: Jo tubim tek Parlamenti, u rrezikohet jeta deputetëve. Zgjidhni vend më të përshtatshëm. Mnistri Lleshaj dhe Rama i kanë garantuar deputetët se policia do të ofrojë sigurinë fizike të socialistëve.
4 Mars 2019, 11:07 -
Lefter Maliqi dorëzon formularin e vetëdeklarimit, drejt Kuvendit një deputet i PD-së
Lefter Maliqi kandidat i Partisë Demokratike në listën e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë drejt marrjes së mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.
4 Mars 2019, 10:28 -
Anëtarja e kryesisë së PD kundër Bashës: A mund t'i besoj unë Monës? Kurrë.. kjo ishte loja
Njëra prej anëtarëve të PD-së në Fier, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur edhe pozicionin e anëtares së Kryesisë del hapur kundër vendimeve të lidershipit të djathtë për mënyrën si po bëjnë opozitë, por edhe aleancës me LSI-në.
3 Mars 2019, 17:07 -
Pranuan mandatin, Kryemadhi - kandidatëve: Tradhtarë! S'jua falim
"Nuk ka për t'ju falur asnjëri, tradhtarë". Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sa i përket kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit në bllok të opozitës për të hequr dorë nga mandati i deputetit.
3 Mars 2019, 12:22 -
Xhaçka: Shqiptarët pro integrimit janë më shumë se vandalët që duan një '97 të dytë
Zgjedhjet vendore të këtij viti dhe ato parlamentare në verën e vitit 2021 nuk do të cënohen. Me këtë garanci, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS-së kërkoi nga strukturat e partisë së Qarkut të Dibrës angazhim maksimal për zgjedhjet vendore.
3 Mars 2019, 09:43 -
Fieri në protestë kundër qeverisë Rama, bllokojnë rrugën tek Prefektura (VIDEO)
Banorë të qytetit të Fierit dhe simpatizantë të Partisë Demokratike këtë të shtunë janë ngritur në një protestë kundër qeverisë Rama. Qytetarët u mblodhën para Prefekturës së qytetit, ku bllokuan edhe rrugën.
2 Mars 2019, 18:16 -
I refuzoi ftesën për dialog, Rama i jep përgjigje të 'kamufluar' Lulzim Bashës (FOTO)
Foto e ditës, e ka quajtur kryeministri Edi Rama, imazhin që ka publikuar këtë pasdite në rrjetin social Instagram. I ulur në një stol në sheshin qendror të Tiranës, atë Skënderbej. Pranë tij, në një stol tjetër, shihet një çift të dashuruarish.
2 Mars 2019, 18:02 -
Ambasadori çek: Ftesa e Ramës për dialog me opozitën, sinjal i mirë
Ambasadori çek në vendin tonë, Jaroslav Ludva, e tuan sinjal të mirë ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të opozita jo parlamentare, Lulzim Basha, për tu ulur në dialog për zgjidhjen e krizës, pas vendimit për të djegur në bllok mandatet e deputetëve
2 Mars 2019, 17:45 -
Basha refuzon ftesën e Ramës për dialog: Do vijojmë protestat
Basha deklaroi sot nga selia e PD-së se takimin e vetëm e ka me qytetarët me 16 mars dhe në protestat e tjera përpara Kuvendit sa herë që do të ketë seancë plenare duke refuzuar ftesën e Ramës për dialog, që i bëri dje nga Samiti i Diasporës.
2 Mars 2019, 12:30 -
Negociator për krizën? Meta apel politikës: Reflektoni dhe lini interesat për hir të negociatave
Presidenti Meta u shpreh duhet të jemi pak më të dashur me njëri tjetrin dhe ta gjykojmë më pak, pasi vetëm të bashkuar mund të ecim përpara. Meta iu shmang pyetjes nëse është gati që të marrë rolin e negociatorit mbi palët për t'i ulur në tryezë.
2 Mars 2019, 12:21 -
Kandidati i PD-së: Nëse Basha s'më ndërton selinë do pranoj mandatin, kanë tentuar të më vrasin
Selami Jenisheri gjatë prononcimit nga Shkodra, tregon edhe bisedën që kishte bërë me Bashën. Ai thotë se nëse Bashkia e Shkodrës do i ndërtojë selinë e partisë që i ka prishur, atëherë nuk do ta pranojë mandatin, në të kundërt do ti thotë 'PO' thirrjes së KQZ-së.
2 Mars 2019, 12:04 -
Presidenti i PE-së: Në Shqipëri 'luftë civile' mes qeverisë dhe opozitës
Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e quan shumë të vështirë situatën në Shqipëri, ku ka filluar një "luftë civile”, midis qeverisë dhe opozitës. Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.
2 Mars 2019, 09:59 -
'Kur do flasim?!' Mediu i përgjigjet Ramës: Nuk je i sinqertë! Duhet të ulemi, PD të dëgjojë të huajt
Kryedemokrati ende nuk është përgjigjur, Kryemadhi u shpreh se beson se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të majit, ndëra kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në 'Repolitix' tha se ftesa e Ramës nuk ishte e sinqertë.
1 Mars 2019, 21:16 -
Një këshillë falas për filozofët e revolucionit
Mos kërkoni, as heronj dhe, as tradhtarë, tek të dy kategoritë, sepse nuk ka të tillë. Aq më e theksuar është kjo tek Lista e Lulit, për të cilën, ngaqë është edhe de jure e gjitha personale, dhe po të duash, nuk ke kë bën përgjegjës tjetër.
1 Mars 2019, 20:56 -
Përgjegjësitë e Bashës, për dezintegrimin e listës pritëse
Në atë histori nuk kanë rëndësi teknikalitetet dhe Basha apo kushdo tjetër nuk mund ta mbajë listën në këmbë me truke administrative apo deklarata pa vlerë. Lista e opozitës mbahet në këmbë me integritetin e vendimit politik, dhe plasaritja e saj reflekton problemet e lidershipit të opozitës.
1 Mars 2019, 20:29 -
Mandati nuk është i djegshëm, i takon popullit jo partisë
Kjo situatë, vërteton që ky sistem që i shërben shitjes së mandateve dhe kontrollit absolut të kryetarëve dhe zhbën të drejtën e qytetarit për të zgjedhur duhet shembur nga themeli, por a mund të bëhet kjo gjë kur opozita nuk është më në parlament dhe s’merr pjesë as në procesin ligjvënës?!
1 Mars 2019, 20:18 -
Dorëheqja e opozitës/ Kryemadhi: Në fund të majit kemi zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri Edi Rama i ka mohuar kategorikisht zgjedhjet e parakohshme duke deklaruar se mandatin e marrë vitin e kaluar do ta dërgojë deri në fund. Por Monika Kryemadhi deklaroi pasditen e sotme se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të majit, para atyre lokale.
1 Mars 2019, 19:45 -
Majko zbulon cakun që nuk duhet të prekë Lulzim Basha nëse pranon dialogun me Ramën. A do jetë Meta negociator?!
Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka dhënë detaje se çfarë mund të diskutohet në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, nëse lideri demokrat Lulzim Basha do të pranojë ftesën që i bëri sot kryeministri Edi Rama për tu ulur në bisedime.
1 Mars 2019, 12:54 -
Opozita e re! 4 kandidatë të LSI drejt karrigeve të deputetit
Dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit në KQZ 4 kandidatë të LSI, duke hedhur kështu hapin kryesorë për tu bërë deputetët e rinj të LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë. Tre kandidatët janë, Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi.
1 Mars 2019, 12:43 -
'Kur do flasim?!' Rama ftesë publike Bashës për zgjidhjen e krizës (VIDEO)
Nga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Edhe kryedemokrati Basha ishte i ftuar në këtë samit, por kishte zgjedhur të mos vinte. Rama ju drejtua vetëm me një pyetje: I them kur do flasim?!
1 Mars 2019, 12:05 -
'Do të përjashtojmë nga partia!' Rudina Hajdari 'denoncon' Gert Bogdanin tek ndërkombëtarët
Rudina Hajdari ka paralajmëruar në një postim në Twitter se mund të përjashtohet nga partia. Deputetja rebele e së djathtës, vajza e Azem Hajdarit, ka shpërndarë një deklaratë të ish-deputetit Gert Bogdani i cili ka thënë se nëse Hajdari nuk do të dorëzojë mandatin do të përjashtohet nga Partia Demokratike.
28 Shkurt 2019, 23:04 -
Berisha: I ke minutat e numëruara! Rama: Krizë artificiale, s'ka zgjedhje të parakohshme
Italia vijon që ti kushtojë një vëmendje të veçantë situatës politike në Shqipëri pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave. Në një intervistë për 'TG2 Post' në 'RAI 2', Berisha thotë se ajo që po ndodh në Shqipëri është revolucion, ndërsa Rama e cilëson si krizë artificiale.
28 Shkurt 2019, 21:13 -
Nishani i ashpër me ndërkombëtarët: Na zhgënjyet, mos na fyeni, ju nuk jeni me shqiptarët
Bujar Nishani duke iu referuar qëndrimit të ndërkombëtarëve sot në Tiranë thotë se ata që nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë këtë lëvizje të madhe qytetare, nuk janë në krah të shqiptarëve në përpjekjen për projektin e tyre evropian.
28 Shkurt 2019, 19:21 -
Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!
Ajo për të cilën duket se opozita është gjendur e papërgatitur, është Deklarata zyrtare në emër të Misionit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, i përbërë nga shtatë anëtarë të PE-së, nga grupe të ndryshme politike, të cilët rekomanduan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se kushtet janë plotësuar.
28 Shkurt 2019, 19:05