-
Bllokohen dy pika karburanti gjatë 130 kontrolleve, Balluku: Përmbushni standardet, ZERO tolerancë për këdo që abuzon (VIDEO)
130 pika karburanti kanë kaluar në sitën e kontrollit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në rajonin e Tiranës gjatë dy ditëve të fundit. Gjatë këtyre kontrolleve, dy prej pikave të tregtimit janë bllokuar duke mos u lejuar të ushtrojnë aktivitetin pasi u konstatuan me shkelje sa i takon cilësisë së produktit që tregtohej por edhe sigurisë.
13 Shtator 2019, 13:37 -
Balluku: Zgjidhje problematikës së shpronësimeve, shumë shpejt nis nga puna Agjencia Shtetërore
Ministrja Belinda Balluku, njoftoi së shpejti do të nis nga puna Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve për Interes Publik teksa shpjegoi edhe rolin që do të ketë kjo Agjenci. Balluku sqaroi se do të jetë Agjencia në fjalë e cila do të menaxhojë të gjithë procedurat e shpronësimeve
10 Shtator 2019, 17:48 -
Balluku takim me ministrat në Greqi: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që prodhon 100% energji të rinovueshme
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum është vlerësuar edhe në një drejtim tjetër, atë të procesit të integrimit europian, për të cilin këto dy vende presin në muajin tetor një vlerësim pozitiv nga BE.
7 Shtator 2019, 15:36 -
Rruga e Kombit/ Balluku: Dorëzojmë një tjetër segment të këtij aksi me parametra europiane të sigurisë rrugore (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, inspektuan nga afër përfundimin e punimeve në Rrugën e Kombit.
5 Shtator 2019, 12:25 -
Tërmeti në Korçë/ Qytetarja: Më thonë se nuk do ma rregulloni shtëpisë se e kam blu! Rama i përgjigjet me batutë
Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në banesat e prekura nga tërmeti në Korçë, ku është zotuar banorët do të futen në shtëpitë e tyre para se të vijë dimri.
30 Gusht 2019, 16:46 -
Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Brenda tetorit zgjidhim problemin e shpronësimeve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan punimet që po bëhen në pjesën Lindore të Unazës së Madhe. Ministrja Balluku bëri të ditur se brenda muajit tetor qeveria pritet t’i japë zgjidhje afatgjatë shqetësimit të shpronësimeve në këtë zonë.
25 Gusht 2019, 21:15 -
PD i drejton 3 pyetje kryeministrit për Agim Kajmakun, por për njërën nuk ka bërë verifikimet e duhura
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të ri të Vorës Agim Kajmaku. Përmes një reagimi publik ku akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku e cila është njëherazi edhe koordinatore politike e Vorës se kanë mbuluar të kaluarën e tij kriminale, Bardhi ngre tre pyetje në lidhje me Kajmakun.
24 Gusht 2019, 17:05 -
Bllokohen 550 ton karburant jo cilësor në Ballsh, do hidhej në treg
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikë, Belinda Balluku, e pranishme në këtë aksion, tha se ishte vetë subjekti që kishte kërkuar kontroll, në mënyrë që të certifikohej produkti që do hidhet në treg, por, rezultatet nuk kanë qenë ato që ne prisnim, - tha ministrja.
21 Gusht 2019, 11:57 -
Rruga e Arbrit/ Balluku: Do jetë e aksesueshme para afatit të parashikuar në kontratë (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në tunelin e Murrizit për t’u njohur nga afër me ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, por edhe me problematikat e hasura në këtë pjesë të rrugës si dhe mënyrën sesi po procedohet nga ana e kompanisë që realizon punimet.
2 Gusht 2019, 13:32 -
Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në Kaninë të Vlorës, Balluku: Rrisim cilësinë e shërbimeve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorës, Dritan Leli inspektuan investimin e realizuar, një investim me vlerë 145 milionë lekë, ku u bë e mundur ndërtimi i 7 kabinave të reja, vendosja e mbi 100 shtyllave dhe shtrimi i 5 km kabull tension i ulët me ABC.
30 Korrik 2019, 20:38 -
Ngrihet Fondi i Solidaritetit për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit të Gjeologjisë
Prezantohet nisma për rikonstruktimin e plotë të godinës së Fakultetit të Gjeologjisë. E pranishme në këtë prezantim ministrja Belinda Balluku ftoi kompanitë minerare të bëhen pjesë ngritjen e fondit të solidaritetit që do të mundësoi rinkostriktimin.
19 Korrik 2019, 19:49 -
45 ditë nga tërmeti, nis ndërtimi i banesave në Korçë, Balluku: Fillimisht familjet në vështirësi
Si pasojë e lëkundjeve të shumta që pasuan tërmetin në juglindje në 1 qershor u dëmtuan shumë banesa në fshatrat Floq, Qafzez e në Vidohovë, ndërsa banorët janë strehuar në shkollën e fshatit.
16 Korrik 2019, 19:31 -
Klosi i ashpër me bizneset e turizmit në Shkodër: Kemi një jetë të humbur, subjektet nuk kanë leje
Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte sot në Velipojë bashkë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj, të deleguar të kryeministrit Rama për turizmin në Shkodër.
16 Korrik 2019, 16:02 -
PD vijon akuzat: Rama dhe Balluku gënjyen, çmimi i naftës do të rritet
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka rritur çmimin e karburantit duke zhvatur miliona euro nga xhepat e qytetarëve të Shqipërisë. Spaho deklaroi se Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.
14 Korrik 2019, 15:11 -
Balluku në Korçë: Më shumë mundësi punësimi dhe investime të huaja (VIDEO)
Qarku i Korçës ishte ndalesa e radhës e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në kuadër të ditës së punës në qark. Ministrja Balluku inspektoi disa prej institucioneve të cilat ofrojnë shërbim për qytetarët ku u njoh me ecurinë e punës dhe problematikat që hasin ndërsa vizitoi edhe një biznes fason i cili ushtron aktivitetin e tij në qytetin e Korçës.
14 Korrik 2019, 12:43 -
Ujësjellës i ri në Ersekë, në inspektim me Ballukun e Spiropalin edhe kryebashkiaku Erion Isai
Me ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit bëhet e mundur eliminimi i humbjeve dhe ndotjeve, shmangen lidhjet e paligjshme ndërsa projekti parashikon gjithashtu lidhjen e kontratave të reja dhe pajisjen me matësa të të gjithë abonentëve.
13 Korrik 2019, 10:58 -
OSHEE investim 10 milionë euro në Pogradec, Balluku: Rrit sigurinë e shpërndarjes së energjisë, ofron garanci për disa dekada
Ministrja Belinda Balluku theksoi se ky investim garanton rritjen e sigurisë së shpërndarjes së energjisë elektrike duke ulur humbjet teksa shtoi se ajo që është më e rëndësishme është që ky projekt mbulon nevojat e qytetit për 35 vitet e ardhshme.
10 Korrik 2019, 13:17 -
Bypass-i i Tepelenës/ Balluku: Të kompensojmë humbjet e kohës në të shkuarën dhe t’a përfundojmë para afatit
Bypass-i i Tepelenës, i cili lidh autostradën Levan-Tepelenë me atë Tepelenë-Kakavijë mesa duket do përfundojë përpara afatit të përcaktuar, së paku kështu ka bërë me dije Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
24 Qershor 2019, 11:33 -
Balluku tek 'Gjeologjia': Zgjidhet çështja e godinës së fakultetit, prioritet rikonstruksioni
Fakulteti i Gjeologjisë do ti nënshtrohet rikonstruksionit, kështu ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku teksa zhvilloi një bashkëbisedim sot me studentë të këtij fakulteti.
22 Qershor 2019, 14:12 -
Miratohet udhëzimi për lidhjen në sistemin e shpërndarjes për vetëprodhuesit fotovoltatik
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka firmosur udhëzimin për miratimin e procedurës së lehtësuar të autorizimit për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të rinovueshme për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga dielli.
21 Qershor 2019, 12:56 -
Balluku interpelancë me banorët e Krujës: Në shtator nisim investimin për ujësjellësin e ri
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, sqaroi gjithashtu se projekti për ndërtimin e rrjetit të ri ujësjellës në Krujës është pjesë e projektit madhor që brenda vitit 2023, i gjithë vendit të ketë furnizimi të pandërprerë me ujë të pijshëm.
20 Qershor 2019, 12:05 -
Forumi i Kartës Ndërkombëtare të Energjisë, Balluku: Prioritet diversifikimi i burimeve për prodhimin e energjisë
"Diversifikimi i Energjisë, Burimeve të Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë", ishte tema e Forumit të Kartës Ndërkombëtare të Energjisë, presidencën e së cilës për këtë vit e mban Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare.
13 Qershor 2019, 18:10 -
Balluku dhe Qato: Rrethrrotullimi tek Shqiponja gati brenda 24 muajve, hapet gara
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar njoftuan ditën e sotme se projekti për rrethrrotullimin e Shqiponjës do përfundojë brenda 24 muajve. Pas rishikimit të projektit fillestar, që solli zëvendësimin e mbikalimit me nënkalim, fondi limit i vënë në dispozicion për kompanitë e interesuara do të jetë 2.69 miliardë lekë me TVSH.
10 Qershor 2019, 13:19 -
Rama batuta në Rrugën e Arbrit: PD është si ajo ura që nuk është lidhur akoma, ka ngelur në ajër (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan ditën e sotme kantieret e Rrugës së Arbrit, ku po ecet me ritme mjaft të kënaqshme, për të kapur afatin e premtuar, pranverën e vitit 2021.
9 Qershor 2019, 14:56 -
OSHEE investim në nënstacionin elektrik të Uznovës/ Balluku: Ndikon në jetën e 500 banorëve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në nënstacionin elektrik të Uznovës ku u njoh nga afër me investimin e realizuar. Balluku tha se edhe ky investim është në vazhdën e atyre të mëparshëm të kryer nga ana e OSHEE-së me qëllim nxitjen e turizmit në zonat turistike apo në zonat e planifikuara për të qenë të tilla në të ardhmen.
8 Qershor 2019, 18:03 -
Balluku në Berat: Spitali është tjetërsuar, do nisim edhe transformimin e maternitetit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në qytetin e Beratit ku ka inspektuar nga afër Spitalin Rajonal, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe një biznes fason në Berat, si dhe zyrën e DRSHTRR në Çorodovë.
2 Qershor 2019, 17:33 -
Rrjet i ri ujësjellës në Rrëshen, përfitojnë 16 mijë banorë/ Balluku: Garanton furnizim 24 orë me ujë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako dhe kryetarin e Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.
31 Maj 2019, 12:40 -
Balluku inspekton terminalin e ri në Portin e Vlorës
Ministrja Balluku duke e cilësuar investimin e bërë në Portin e Vlorës si pjesë të strategjisë së Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e transportit, theksoi se përmes këtyre investimeve synohet ofrimi i shërbimeve në një kohë më shpejtë dhe më me cilësi për të gjithë udhëtarët dhe turistët të cilët vizitojnë Shqipërinë.
28 Maj 2019, 15:24 -
Nafta në Shpirag, Balluku jep detajet: Lajm i mirë për ekonominë e vendit! Çfarë përfiton Shqipëria
Një ditë e shënuar për industrinë e naftës dhe gazit, por edhe dhe një ditë e shënuar për rritjen ekonomike të vendit! Kështu e ka nisur konferencën përbashkët për shtyp ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e SHELL, Rohan D’Souza.
27 Maj 2019, 16:33