-
Probleme me pasurinë, kryetari i Gjykatës së Kurbinit ‘ngec në sitën’ e Vettingut
Kreu i Gjykatës së Kurbinit është hetuar me rezultatet e verifikimit të tri shtyllave kryesore të KPK. Përveç problemeve me pasurinë, Gjoni ka pasur probleme edhe sa i përket edhe aftësive profesionale.
14 Janar 2019, 12:06 -
U pezullua nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, prokurorja Alma Muça kalon Vettingun
Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Alma Muça është hetuar me rezultatet e verifikimit të tri shtyllave kryesore të KPK. Sipas hetimeve të ILDKP-së dhe DSIK, prokurorja rezulton se nuk ka probleme në deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit si dhe mbart aftësi profesionale.
14 Janar 2019, 09:22 -
Pritej shkarkimi, kryegjyqtari i Shkodrës jep dorëheqjen dy orë përpara mbledhjes së KPK
Kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi, ka dhënë dorëheqjen rreth dy orë përpara se KPK të mblidhej për të vendosur lidhur me Vettingun. Dorëheqja e tij s'e ka penguar KPK-në të vendosë shkarkimin e Zefit.
10 Janar 2019, 12:22 -
Nga pasuria e trashëguar tek denoncimet për aferat korruptive, prokurorja Alma Muça para KPK
Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Alma Muça sot është njohur me rezultatet e verifikimit të tri shtyllave kryesore të KPK. Sipas hetimeve të ILDKP-së dhe DSIK, prokurorja rezulton se nuk ka probleme në deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit si dhe mbart aftësi profesionale. Vendimi për të do të merret më 14 janar.
10 Janar 2019, 08:09 -
Gjykata e Lartë ngre alarmin “Sos”/ Viti 2018 mbyllet me 28.863 dosje që presin të shqyrtohen
Gjykata e lartë në vend ngre sinjalin “SOS”. Duke deklaruar nëpërmjet statistikave se ajo është e bllokuar me 28.863 dosje të mbartura pa një vendim nga dhjetor 2018. Në një kohë ku me ligj kjo gjykatë duhet të ketë 19 gjyqtarë ka mbetur vetëm me 4, ndërsa funksionalë janë tre. Xhezair Zaganjori, kreu i kësaj gjykate dhe gjyqtari Edmond Islamaj janë ende nën ethet e Vetting-ut dhe presin që Kolegji i Apelimit të vendosë nëse do jenë apo jo më pjesë e sistemit.
9 Janar 2019, 14:00 -
Probleme me pasurinë/ Kryetari i Gjykatës së Kurbinit në 'sitën' e Vettingut, rrezikon shkarkimin
Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Alfred Gjonit përbëhet nga: Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Vendimi për gjyqtarin do të jepen në datë 14 janar në orën 12:00.
9 Janar 2019, 11:06 -
Vettingu/ Sot para KPK-së kreu i Gjykatës së Kurbinit Alfred Gjoni
Nga ana tjetër, ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e gjyqtarit Artan Laze, i cili është shkarkuar në korrik të 2017 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme me pasurinë.
9 Janar 2019, 07:51 -
Ekskluzive/ Tritol natën e Vitit të Ri vëllait të kryetares së komisionit të 'Vettingut', policia fsheh ngjarjen
Më 1 janar i është vënë tritol në banesë Vladimir Mulajt pranë Qytetit Studenti. Policia e Tiranës asnjë informacion për ngjarjen. E motra, Natasha Mulaj drejton Kolegjin e Apelimit që vendos përfundimisht për fatin e çdo prokurori dhe gjyqtari.
9 Janar 2019, 07:30 -
U shkarkua nga Vettingu/ Vjen letërporosia nga Italia, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i dënuar për vjedhje në supermarket
Dënimi i Thanzës u zbulua gjatë procesit të Vettingut, nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Thanza ishte dënuar në Itali për vjedhjen e një supermarketi, dënim që tha se e mori përsipër pasi e kishte bërë kunata e tij. Dosja për Thanzën pritet të dërgohet në Gjykatë.
8 Janar 2019, 13:17 -
S’justifikonte pasurinë dhe me kontakte të papërshtatshme, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Sarandës
Drejtonte prej një dekade gjykatën e Sarandës, Alltun Çela shkarkohet nga Vettingu për shkak të problemeve në të tre shtylla e vlerësimit. Gjatë seancës dëgjimore, Çela kundërshtoi vendimin e DSIK për papërshtatshmërinë e tij.
8 Janar 2019, 09:36 -
Çudit prokurori i Tiranës: ‘Fala’ trafikantin 47-vjeçar se ishte i ri
Vettingu nxjerr ‘të palarat’ e drejtësisë, ja si i shpëtojnë prokurorët trafikantët e qenieve njerëzore. KPK shkarkoi prokurorin Shpëtim Kurti, kolegu i tij kërkoi minimumin e dënimit ndaj një trafikanti pasi bazohej edhe në moshën e re e të akuzuarve, në një kohë kur katër prej të akuzuarve ishin midis 38-47 vjeç, dhe vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeç.
6 Janar 2019, 07:44 -
Kryetari i Gjykatës së Sarandës rrezikon shkarkimin, vettingu: S’justifikon pasurinë, i papërshtatshëm, ja si i dështonte gjyqet
Drejton prej një dekade gjykatën e Sarandës, Alltun Cela rrezikon shkarkimin nga komisioni i vettingut për shkak se ka probleme me pasurinë. Ndërsa për drejtorinë e informacionit të klasifikuar ai është klasifikuar si gjyqtar i papërshtatshëm për të vazhduar karrierën në sistemin e drejtësisë.
4 Janar 2019, 12:01 -
Viti 2018/ Hidhen themelet e drejtësisë së re, burg për bandat, pafajësi për politikanët. Vetting-u djeg prokurorë dhe gjyqtarë
Viti 2018 i hapi rrugën krijimit të një drejtësie të Re. Gjatë 2018, u ngritën Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor. Nga Vettingu u shkarkuan 40 prokurorë dhe Gjyqëtarë. Vendi ngeli pa Gjykatë Kushtetuese pas shkarkimit nga Vettingu të ish-kryetarit Bashkim Dedja. Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori është ende në ethet e këtij procesi, ndërsa 2018-ta nxorri nga sistemi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
31 Dhjetor 2018, 16:22 -
Vettingu rikthehet në 4 janar, ja kush është gjyqtari që do kalojë në 'filtrat' e KPK-së
Vettingu do të nisë intensivisht në ditëte para të janarit. Seanca e parë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të nisë më 4 janar më kreun e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela, për të vijuar me dy kolegë të tij magjistratë në datat 8 dhe 9.
31 Dhjetor 2018, 08:04 -
Koha për ndryshim në gjyqësorin shqiptar: Një vështrim pas një viti të procesit të vetingut
Në të njëjtën kohë, janë hedhur bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo kanë mbajtur seancat e tyre përkatëse konstitutive.
28 Dhjetor 2018, 21:51 -
Bilanci i Vettingut/ Në 8 muaj, 31 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 15 u dorëhoqën (EMRAT)
Në tetë muaj proces Vettingu, 31 subjete u shkarkuan për mosjustifikim pasurie, kontakte me botën e krimit si dhe anën profesionale. Ndërsa me të dorëhequrit që për 15 vite mbeten jashtë sistemit numri i tyre arrin mbi 40 më shumë se gjysma e subjekteve të kaluara deri më tani në filtër.
25 Dhjetor 2018, 13:46 -
U shkarkua sepse nuk justifikonte pasurinë, Kuvendi nis procedurat për zëvendësimin e Dedjas në Kushtetuese
Kërkesa për aplikim nga ana e gjyqtarëve për postin duhet të paraqitet brenda datës 23 janar 2019 më pas lista e tyre do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
24 Dhjetor 2018, 17:00 -
Vendimi i parë i KLGJ, kërkesë Euralius-it për Inspektoriatin e ish KLD-së
Në mbledhjen e parë të KLGJ-së i është kërkuar mendim misionit të Euralius-it për të ardhmen e Inspektoriatit të ish-KLD-së, pasi deri më tani ka qenë pikërisht ky institucion që ka vlerësuar gjyqtarët për anën profesionale në kuadër të Vettingut. Sa i takon cështjes së zëvendësimit të tre kryetarëve të shkarkuar të Gjykatave Pukë, Berat ,Korcë, ka marrë zgjidhje përkohësisht duke ia kaluar kompetencat zëvendës kryetarëve, të cilët janë ende në proces zgjedhjeje.
21 Dhjetor 2018, 14:33 -
Kalojnë vettingun, konfirmohen në detyrë drejtuesja e prokurorisë së Beratit dhe Adnan Kosova
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë dy prokurorë, Eloida Goxhi dhe Adnan Kosova. Eloida Goxhi është prokurore dhe drejtuese në prokurorinë pranë gjykatës së Shkallës së Parë në Berat.
20 Dhjetor 2018, 09:49 -
Kryetari i gjykatës së Korçës Admir Belishta, probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës
Kryetari i gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë, Admir Belishta doli ditën e djeshme përpara Komisionit të Kualifikimit, ku u deklarua se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.
20 Dhjetor 2018, 07:49 -
19 mesazhe kërcënuese qytetares/ ONM 'djeg' kryegjyqtarin e Pukës përpara KPK-së
Radha për të dalë përpara KPK-së për t'iu nënshtruar Vettingut ishte e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana. KPK gjeti ankesa nga një qytetare e cila kishte denoncuar gjyqtarin për 19 mesazhe kanosëse, gjë e cila solli edhe reagimin e ashpër të përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs.
18 Dhjetor 2018, 20:13 -
Dyshime për pasurinë, KPA rihap hetimin për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati
Vendimi u mor 5 ditë pas seancës në KPA, më 13 dhjetor, ku Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj dhe ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren që kaloi vettingun në KPK
18 Dhjetor 2018, 17:00 -
Vettingu/ Nis seanca për prokurorin Alfred Progonati, KPK: Përmbush kriteret
ILDKPKI tha se subjektika bërë deklarim të saktë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Hetimi për Progonatin ështe bërë në të tre kriteret: Pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale
18 Dhjetor 2018, 12:55 -
Prokurorja e Beratit Eloida Goxhi në sitën e vettingut
Drejtuesja e prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku pritet të gjykohet në tre shtyllat e vlerësimit të vettingut për ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe verifikimin etik e profesional.
18 Dhjetor 2018, 10:31 -
Vendimi i shkarkimit, prokurori me televizor 20 mijë € e sistem ngrohje 70 mijë €
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, i njohur edhe si prokurori i 'VIP-ave', është fundosur nga shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar. Ja cilat janë këto gjetje në të cilat përmendet fshehja e ndërtesave dhe e parave...
18 Dhjetor 2018, 07:34 -
Nuk justifikoi pasurinë, Vettingu shkarkon nga detyra Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja
Kolegji i Apelimit ka shkarkuar nga detyra sot Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja. E ndërsa KPK e konfirmoi në detyrë në muajin qershor, Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pasi nuk justifikonte pasurinë.
17 Dhjetor 2018, 10:07 -
Hetoi Bashën për abuzimet e rrugës Durrës-Kukës, konfirmohet në detyrë prokurori Kraja
KPK bëri me dije në seancën e kaluar se sipas relacionit të ILDKPKI, prokurori Arben Kraja, ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e saj Ndërkohë që sot është konfirmuar në detyrë edhe kryetarja e gjykatës së rrethit gjyqësor të Krujës, Alma Kolegjokaj.
17 Dhjetor 2018, 09:41