-
Kurti i kthen letrën Thaçit: Mos bëj presion, jemi afër marrëveshjes me LDK
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi që të mos bëjë presion për krijimin e qeverisë së re. Në fund të letrës Kurti shkruan se është shumë pranë një marrëveshje politike me LDK për krijimin e qeverisë së re kosovare, megjithatë shprehet se ende nuk e kanë gati propozimin për ndarjen e mandateve.
13 Janar 2020, 08:44 -
LDK reagon pas propozimit të Kurtit: Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet me Vetëvendosjen
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjeve që Isa Mustafa ka mbajtur me strukturat janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me LVV-në për të krijuar institucionet e reja.Në komunikat&
6 Janar 2020, 18:37 -
Oferta publike e Albin Kurtit për LDK-në: Këta janë 5 ministrat e VV’së, LDK t’i propozojë 5 emra
Kurti ka thënë se sot do të shkojë në takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçin pa pasur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se nuk ka kohë për të humbur, derisa, ju bën thirrje LDK-së që të propozojë emrat e ministrive, ndërsa, ka publikuar edhe emrat të cilët i ka propozuar ai.
6 Janar 2020, 13:02 -
Hashim Thaçi: Takimi me Kurtin më 6 janar, të gatshëm të heqim kufirin dhe doganën me Shqipërinë
I pyetur për iniciativën e Mini Shengenit, Thaçi tha se ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Ohrit dhe Tiranës për shkak se Kosova është injoruar në samitin e Novi-Sadit. E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00
31 Dhjetor 2019, 14:55 -
Vazhdon ping-pongu mes Thaçit dhe Kurtit, Lideri i Vetëvendosjes: Takohemi në datën 6 janar, Philip Kosnett takon Kurtin e Mustafën (VIDEO)
“Me qëllim konsultimin për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsulativ, me datën 31 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit
30 Dhjetor 2019, 12:41 -
Refuzoi dy herë ftesën e Thaçit sikur nuk ishte në Kosovë, Kurti shfaqet në festën e partisë
Albin Kurti ka refuzuar dy ftesa të bëra nga Presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë me arsyetimin se nuk ishte në Kosovë. Megjithatë, Kurti është parë ,mbrëmjen e sotme në Kosovë n&
27 Dhjetor 2019, 20:52 -
Thaçi kërkon Kurtin për ta mandatuar si kryeministër por lideri i VV ka refuzuar të dy ftesat: S'jemi në fatkeqësi natyrore që të takohemi sot për sot
“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.
27 Dhjetor 2019, 07:29 -
'Kosova po izolohet', Kryemadhi i përgjigjet Ramës me 6 pyetje: Mini Schengeni po përdoret për presion ndaj BE
Sipas Kryemadhit LSI është në mbështetje të çdo marrëveshje bashkëpunimi në Rajon, por që të jetë transparent. Ndërkohë ajo drejton dhe disa pyetje rreth marrëveshjesh trepalëshe të ‘Mini-Schengen’.
20 Dhjetor 2019, 11:11 -
Hashim Thaçi refuzon pjesëmarrjen në samitin e 'Mini-Shengenit': Nuk bëhemi pjesë e eksperimenteve rajonale
"Rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë".
18 Dhjetor 2019, 13:37 -
LDK-LVV kërcënojnë me zgjedhje të reja, ‘Nyja Gordiane’ mbetet posti i Presidentit
Për postin e spikerit të Parlamentit, Kurti është shprehur se është i hapur për ta diskutuar ndërsa posti i Presidentit sipas tij, është një figurë që përfaqëson unitetin e popullit”, emër që nuk duhet të jetë nga rradhët e partive dhe se është ende herët për të paracaktuar emrin e tij
16 Dhjetor 2019, 16:19 -
Thaçi: Merkel foli me turp për krimet në Auschwitz, udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviçit (VIDEO)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka krahasuar veprimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që dje vizitoi kampin e Auschwitz për herë të parë dhe me turp foli për krimet që ndodhën aty, me deklaratat e zyrtarëve serbë që po mohojnë Masakrën e Reçakut.
7 Dhjetor 2019, 12:49 -
Thaçi takohet me Ramën në Tiranë: Biseduam për hapat në zhvillimet e reja ndërkombëtare
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi i cili shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale se në takimin me Ramën u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve.
18 Nëntor 2019, 15:43 -
Shengeni Ballkanik/ Bregu: Histori në zhvillim për bashkëpunimin rajonal, synohet integrimi në BE
Ish-ministrja e jashtme, Majlinda Bregu e ka vlerësuar Shengenin Ballkanik si një vendim pozitin, një histori në zhvillim. Tashmë në rolin e Sekretares të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu thekson se qëllimi i saj është bashkëpunimin rajonal, me anë të së cilit synohet integrimi në Bashkimin Europian.
12 Nëntor 2019, 18:34 -
Marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë, temë e takimit Thaçi – Palmer (VIDEO)
Presidenti Thaçi gjatë takimit tha se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për rend dhe ligj, për forcimin e të ardhmes euroatlantike, për reformat demokratike dhe do të angazhohet maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila forcon paqen jo vetëm brenda dy vendeve, por në tërë Ballkanin Perëndimor.
1 Nëntor 2019, 15:50 -
Hashim Thaçi: Ka video-inçizim! Azem Hajdari dhe gazetari (të dy të vrarë) shantazhonin Berishën për takimin sekret me Millosheviçin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha. Ai lëshon akuza të forta ndaj ish – presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.
22 Tetor 2019, 21:53 -
Ekspertë vendas e ndërkombëtarë do të ekzaminojnë zarfet nga Serbia
Ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi kanë rënë në kontakt me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja e pacientëve, sipas mjekëve në Klinikën Infektive është e qëndruehme.&l
15 Tetor 2019, 17:05 -
Shtohen zërat kundër Nobel-it për Handke. Shkrimtari Salman Rushdie: Kam shkruar për idiotësirat e Handkes. Handke, serbëve: Do pimë raki dhe verë të bardhë
Shkrimtari Salman Rushdie, autor i Vargjeve Satanike, tha se e kishte denoncuar Handken që në vitin 1999 për qëndrimet e tij ndaj fushatave të Millosheviçit. Në vazhdim të reagimit të Vlora Çitaku-t, ai tha se “Unë kam shkruar për idiotësirat e Handkes para 20 vjetësh dhe jam dakord me përfaqësuesen e Kosovës në OKB”.
11 Tetor 2019, 11:18 -
SHBA rikthehen në Kosovë me Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Trump takon Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin
I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka mbërritur sot në kryeqytetin Prishtinë ku është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe Liderin e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, por nuk janë dhënë hollësi rreth diskutimeve që janë zhvilluan me dyer të mbyllura.
9 Tetor 2019, 16:58 -
Kush është Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë?
Emërimi i ambasadorit Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit special nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të qenë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi në procesin që pritet të fillojë së shpejti duket se është një përpjekje e SHBA për të për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e një marrëveshje zyrtare e cila mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga Serbia.
9 Tetor 2019, 09:40 -
Buzhala: Albin Kurti kryeministër, çdo skenar tjetër e çon vendin në dhunë
Deri tash Presidenti Thaçi ka qëndruar në heshtje të plotë. Tash është momenti kur ai fillon të punojë vullnetarisht, jashtë orarit të punës, dhe çka është edhe më befasuese edhe pa pagesë. LDK duhet të dalë shpejt dhe qartë kundër çdo koalicioni tjetër, përveç me LVV. Këta të fundit duhet të sillen me modestinë e fituesit .
8 Tetor 2019, 20:00