-
Jahti me flamur slloven gjendet i braktisur në zonën e Patokut, ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi! Dyshohet se mund të përdorej për trafik droge
Sipas burimeve jahte të tilla shoqërohen gjithmonë me një gomone dhe mendohet se ajo është larguar që aty para se të mbërrinte policia, çka shton dyshimet se jahti mund të përdorej për trafik droge. Jahti është tip Veliere me flamur slloven me emër TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t'u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit.
17 Tetor 2020, 21:37 -
Plazh në shtator, Shëngjini plot me pushues (VIDEO)
Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës por moti me diell ka bërë që pushuesit të vazhdojnë të frekuentojnë plazhin në Shëngjin. Si edhe gjatë sezonit të verës, pjesa më e madhe e tyre janë pikërisht nga Kosova, çka reflektohet edhe nga fluksi që ndoqëm më herët në pikën kufitare të Morinës.
5 Shtator 2020, 17:50 -
Ndalimi i muzikës ‘venit’ mbrëmjet në Shëngjin! Lokalet me zgjidhje alternative, kthehen në kinema
Mbrëmjet në bregdetin e Shëngjinit kanë rënë në qetësi totale pas vendimit të qeverisë për të ndaluar muzikën në lokale pas orës 20:00. Kjo ka dhënë ndikim mjaft negativ në ekonominë e bizneseve. Për të mbijetuar, lokale të ndryshme kanë gjetur mënyra alternative.
26 Korrik 2020, 15:54 -
Lagjia e harruar në Shëngjin, 220 familje vuajnë mungesën e rrugës dhe ujit! Banorët: Na vjen një herë në javë (VIDEO)
Mungesa e investimeve rrugore në një prej lagjeve të Shëngjinit, ka bërë që gati 220 familje të jetojnë thuajse në izolim. Por, krahas mungesës së rrugës këtyre banorëve u duhet të përballen edhe me mungesën e ujët të pijshëm. Kjo jo vetëm ka vështirësuar jetesën e banorëve, por ka penalizuar edhe zhvillimin e turizmit.
18 Korrik 2020, 17:09 -
Kullat pa roje në plazhin e Shëngjinit, në vendin ku u mbyt 34-vjeçari mungon vrojtuesi
Mungesa e vrojtuesve të plazheve është kthyer në shqetësim për pushuesit në Shëngjin. Vetëm gjatë ditës së djeshme patën një humbje jete. Në vendin ku u mbyt pushuesi nga Kosova nuk ka roje. Ndërsa bashkia thotë se ende nuk ka ushtruar kontrolle, pasi nuk janë lidhur të gjitha kontratat me operatorët turistike që menaxhojnë plazhet private.
11 Korrik 2020, 14:08 -
80% e hoteleve në Shëngjin të boshatisur, kreu i Dhomës së Tregtisë: Strukturat akomoduese punojnë me 20% të kapacitetit
Kjo është kriza më e thellë që ka pësuar ndonjëherë turizmi në Lezhë. Edhe pse është mes-korriku, 80% e hoteleve të Shëngjinit janë të boshatisur. Për shkak të kësaj situate, një numër i madh punonjësish kanë mbetur pa punë, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë.
10 Korrik 2020, 16:37 -
Bilanci tragjik/ Në 6 ditë, 3 pushues kosovarë humbin jetën në plazhet shqiptare!
Në 6 ditë tre pushues kosovarë kanë gjetur vdekjen në bregdetin shqiptar. Viktima më i fundit është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, ku mësohet se është mbytur në Durrës 60-vjeçari. Report Tv mëson se viktima është identifikuar si R.B., 60 vjeç.
6 Korrik 2020, 13:31 -
Pas COVID-it, IVMT rikthehet në Shëngjin për t'u dhënë shtysën e fundit bizneseve drejt humnerës! Pronarja: Nëse do ishte e paligjshme ikja vetë
Atëherë kur operatorët turistik u dukën sikur po merrnin frymë, pas mbylljes për disa muaj si pasojë e COVID-19, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit rikthehet në Shëngjin si për t'u dhënë shtysën e fundit drejt humnerës.
1 Korrik 2020, 10:29 -
Turizmi në ngërç, pa leje dhe me tarifa të rritura (VIDEO)
Procesi për hapjen e stacioneve të plazhit po ecën ngadalë në Shëngjin, për shkak se Ministria e Turizmit po vonon dhënien e lejeve. Nga ana tjetër edhe hoteleritë që janë licencuar ankohen se është rritur tarifa vendore për shfrytëzimin e hapësirës në plazh.
30 Qershor 2020, 17:49 -
Basha premton se nuk do të ndjekë shembullin e Ramës: S'do të financojmë PPP korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me përfaqësues të biznesit në vend. Së fundi është ndalur në plazhin e Shëngjinit. Ai i ka premtuar operatorëve turistikë se nuk do të ndjekë shembullin e qeverisë që i jep kontrata korrupsive koncesioanrëve sipas tij, por do ti fokusojë paratë e taksapaguesëve shqiptarë tek ata që kanë nevojë.
29 Qershor 2020, 15:41 -
Pushuesit lënë bregdetin, fluks automjetesh edhe në Shëngjin (VIDEO)
Kjo e dielë ka sjellë fluks dhe trafik automjetesh edhe në Bregdetin e Shëngjinit. Dalja e menjëhershme e pushuesve nga bregdeti ka sjellë trafik të rënduar, i cili ka nisur prej orës 18:00 duke krijuat shpesh here dhe bllokim te qarkullimit. Për të krijuar lehtësi në lëvizja policia rrugore e ka devijuar qarkullimin në një rrugë dyt&am
28 Qershor 2020, 20:10 -
Mbërrijnë pushuesit e parë nga Kosova në Shëngjin, Operatorët turistikë: E ardhmja e sezonit e zymtë
Pushuesit e parë nga Kosova kanë mbërritur në Shëngjin. Këtë vit ende nuk janë vendosur shezlong, ndërsa qytetarët shprehin pakënaqësi për papastërtinë në rërë. Nga ana tjetër operatorët turistik e shohin të zymtë këtë sezon edhe për shkak se po rriten rastet me covid-19.
17 Qershor 2020, 17:38 -
COVID-19 ndikon në turizëm, Shengjini i boshatisur në muajin e përgatitjeve për turistët
Në këtë periudhë bizneset në Shëngjin nisnin përgatitjet për sezonin turistik. Por këtë vit situata është krejt ndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Këtë vit prishtshmëritë për vizitorë janë të uleta, e kjo pritet të japë efekt mjaft negativ për biznesin.
2 Prill 2020, 15:17 -
Shëngjin- Hiqen nga lista e trajtimit ushqimor dhe duhet të lënë hotelet/Banorët: Ku të shkojmë vetëm të dalim para makinave
Banorët e Kurbinit të cilët janë të strehuar prej 2 muajsh në hotelet e Shëngjinit pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi banesat janë hequr nga lista e trajtimit ushqimor si dhe duhet të lirojnë hotelet ku janë strehuar pasi bashkia e Kurbinit e ka mbyllur kontratën me këto subjekte.
5 Shkurt 2020, 19:51 -
Zjarri 'zhduk' kurora e gjelbër e Shëngjinit, specialisti i pyjeve: S'mund të kthehet më si më parë (VIDEO)
Zjarret e rëna gjatë viteve të fundit kanë shkatërruar Malin e Shëngjinit. Dëmet e shkaktuara janë kolosale dhe rikuperimi i pyllit të dëmtuar duket mjaft i vështirë. Sipas specialistit të pyjeve Zef Imeraj kjo situatë ka ardhur nga keqmenaxhimi që i është bërë pyjeve.
25 Janar 2020, 22:18 -
Mina nënujore i mori jetën 400 emigrantëve në Shëngjin/ Kreu i komunitetit të Malit të Zi në vendin tonë: Të ngrihet një pllakë përkujtimore (VIDEO)
Është përkujtuar në Shëngjin gjatë ditës së sotme 6 janari i 1916 ku humbën jetën 400 emigrantë nga Mali i Zi që po vinin nga Amerika. Anija ku po udhëtonin u ndesh me një minë nënujore dhe u fundos në afëri të portit të Shëngjinit
6 Janar 2020, 17:19 -
PD letër Ramës dhe kryebashkiakut të Krujës: Katër kërkesa nga banorët e Thumanës në Shëngjin që të mos nisin grevën e urisë
Sipas PD, Bardhi u autorizua prej tyre t’u drejtohet autoriteteve shtetërore për plotësimin e disa kërkesave. Siç u premtoi banorëve të strehuar në një nga hotelet e Shëngjinit, Bardhi i ka dërguar një letër qeverisë dhe Bashksië Krujë, duke listuar 4 kërkesa të banorëve të Thumanës.
2 Janar 2020, 17:58 -
'Nuk kemi ku të gjejmë shtëpi me qira...' Banorët e Thumanës të strehuar në Shëngjin në grevë urie: Bashkia të na gjejë strehim (VIDEO)
Banorët e strehuar në Shëngjin i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos u japë bonusin por tu gjejë shtëpi dhe marrëveshjet me qiradhënësin ta bëjë vetë bashkia.
28 Dhjetor 2019, 16:56 -
Në kërkim të jetës së re, shumë larg Thumanës! 'Na çoni edhe në një ferr, vetëm në ato pallate jo! S'na i mban të shkojmë...Të mbysim fëmijët me duart tona'?!
Thumana nuk po mundet të gjejë qetësinë dhe sigurinë për të jetuar në shtëpitë që i rezistuan me dëme të vogla tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la 51 viktima, 24 prej të cilëve nën rrënojat e pallateve të shembura në Thumanën e varfër të Fushë-Krujës.
7 Dhjetor 2019, 12:22 -
Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti turk i braktisur në shtator...s'ka ende asnjë gjurmë nga kapiteni i zhdukur
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Lezhës dhe Autoriteti Portual kanë dhënë autorizimin që Akyuz të tërhiqte jahtin në pronësi të tij, e ndërsa mësohet se kanë qenë dy persona të cilët ditën e sotme me prokurën nga pronari Nedim Akyuz e kanë tërhequr atë dhe nisur drejt Turqisë.
24 Nëntor 2019, 20:59 -
Artistja vlonjate sjell Shëngjinin e bukur nëpërmjet fotove
Artistja Majlinda Zenelaj prezanton bukuritë e zonës së Shëngjinit në 60 foto të realizuara gjatë sezonit veror 2019. Artistja tregon se cilat janë elementët që e kanë tërhequr në këtë zonë duke evidentuar edhe pikat atraktive të Shëngjinit.
24 Nëntor 2019, 19:24 -
Vijon plazhi në vjeshtë në Shëngjin dhe Vlorë, pushuesi: E çuditshme! Vjet në këto kohë ndeza sobën
E pazakontë për sytë tanë, por kjo fund vjeshte shumë qytetarë i ka gjetur i ka gjetur pranë detit. Temperaturat ende të nxehta ka ftuar pushuesit në plazhin e Shëngjinit dhe të Vlorës të shijojnë rrezet e diellit, ndonëse shumë vite më parë ata ishin duke pritur dëborën e parë.
27 Tetor 2019, 16:00