-
KQZ i jep mandatin 2 deputetëve të PD, regjistohen dhe 2 parti të reja për zgjedhjet e 30 qershorit
Dy deputetë të tjerë në radhë e PD kanë marrë ditën e sotme mandatin nga KQZ. Sot regjistruan si subjekte zgjedhore Partia për Liri dhe Demokraci dhe Etikë dhe Partia Socialdemokrate. Deri më tanë mësohet se 324 shtetas kanë aplikuar për sekretarë dhe anëtarë të KZAZ në rrethe, ndërsa ka ende vende vakante në 6 bashki të ndryshme.
9 Prill 2019, 13:22 -
Pak para zgjedhjeve lokale, PD publikon skemën e përzgjedhjes së kandidatëve
Partia Demokratike ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik, rreth tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale ndonëse nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në to.
6 Prill 2019, 16:31 -
Basha bën gati kandidatët për kryebashkiakë? ''Qe neser formularet online per seleksionimet''
Lideri demokrat deri tani ka lënë të kuptohet se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me Edi Ramën kryeministër duke kërkuar më parë zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare. Por, sot Lulzim Basha ka dhënë sinjale se opozita po përgatitet për zgjedhjet lokale, pavarësisht deklaratave.
5 Prill 2019, 18:36 -
Rama: S'na mundi Saliu me shtetin, do na mundë Luli me fallxhoren! (Kryemadhin)
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Librazhdi se nuk do të ketë asnjë ulje në tryezë me opozitën që mund të negociohen mbajtja e zgjedhjeve apo dhënia e ministrive, siç ndodhi pas marrëveshjes politike të prillit 2019, që rrodhi pasi opozita u "mbyll" në çadër para kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë.
2 Prill 2019, 13:15 -
Nikollaq Neranxi: Pse Fredi Beleri nuk duhet të kandidojë për në krye të Bashkisë së Himarës
Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Kulturës dhe Historisë Himarë, radhit një sërë arsyesh përse sipas tij, Fredi Beleri, kryetari i Omonias, nuk duhet të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Himarës, Neranxi thotë se Beleri ka vënë firmën e tij për të vjedhur pronat e himariotëve, dhe këtë, ai shprehet se nuk do ta lejojë.
2 Prill 2019, 13:04 -
Zgjedhjet lokale në 'sitën' e Prokurorisë! Verifikim kandidatëve...në filtër edhe shit-blerja e votës
Financimi i fushatës zgjedhore për lokalet 2019, pastëria e figurave për kandidatët si dhe parandalimi i krimeve elektorale përfshi shitblerjen e votës kanë ulur në tryezë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qqendror të Zgjedhjeve. Report TVv ka siguruar marrëveshjen e nënshkruar nga Arta Marku e Klement Zguri të cilët angazhohen për të ndërtuar grupe pune të cilat do të monitorojnë zgjedhjet për të goditur e parandaluar çdo shkelje të ligjit zgjedhor.
30 Mars 2019, 13:26 -
Zbulohet kandidati i socialistëve për Bashkinë e Shkodrës
Valdrin Pejtri pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak të Shkodrës për zgjedhjet lokale. Burime për Report Televizion e konfirmojnë këtë fakt. Sot, Pjetri, i cili mbante detyrën e Kryeregjistruesit, mori detyrën e Prefektit të Shkodrës, në një vendim të marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
27 Mars 2019, 15:47 -
Zgjedhjet lokale/ KQZ sfidon opozitën! Apel qytetarëve për të aplikuar për komisionerë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka paraprirë një ngërçi të mundshëm që mund të penalizonte procesin zgjedhor, duke i bërë thirrje vetë qytetarëve për të aplikuar për komisionerë të KZAZ-ve të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019
27 Mars 2019, 13:04 -
Sulmet nga opozita/ Ambasadori i OSBE-së: Puna e policisë në zgjedhjet e 2017, e lavdërueshme
Gjatë aktivitetit 'Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor' ai theksoi se puna e efektivëve gjatë procesit zgjedhor të 2017 ishte e kënaqshme, ndërkohë që opozita e ka sulmuar.
26 Mars 2019, 09:10 -
Deputeti britanik rrëfen takimin me Voltana Ademin, a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale?!
Kreu i grupit të miqësisë Britani-Shqipëri, deputeti britanik John Gorgan, nga Tirana ku mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste, apeloi një opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Ai tha se një natë më parë ka pasur një takim me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, të cilën thotë se e ka inkurajuar për të marrë pjesë në zgjedhje.
23 Mars 2019, 11:27 -
PS mbledh sot Kongresin. Rama tregon forcën në shesh, miting për Veliajn
Partia Socialiste do të tregojë sot forcën në shesh në një miting për rikandidimin e Erjon Veliajt gjatë Kongresit Kombëtar. Në takimin e forumit më të lartë, do të rikonfirmohen dhe 4 kryebashkiakë të tjerë si dhe do të prezantohet kandidati për Lezhën dhe Elbasanin. Rikonfirmohen Filo, Subashi, Leli e Bufi, vijnë Llatja e Ndreu. Rama do të përsërisë thirrjen për dialog ndaj Lulzim Bashës
22 Mars 2019, 14:19 -
Gjermania: Opozita të futet në zgjedhje, akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë
Dy zyrtarë gjermanë kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku kanë takuar krerët më të lartë të shtetit nga Presidenti, te kryeministri, kreu i opozitës dhe ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm. Qëllimi i vizitës ishte situata politike, ndërsa pasi dëgjuan palët dolën me një qëndrim ku i kërkojnë opozitës që të futet në zgjedhje, të miratohet reforma zgjedhore dhe akuzat për fenomenin e blerjes së votave t'ia lerë drejtësisë.
22 Mars 2019, 17:59 -
Veliaj 'thumbon' Berishën e Bashën: Ankth, dëshpërim, dikush s'merr vizën, tjetri në gjumë
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si hallin e Berishës dhe Bashës protestën dhe djegien e mandateve. Referuar aksionit opozitar, ai tha se është një ngërç i vogël, por nuk ka krizë. "Është ankthi i dikujt që është i dëshpëruar. Për shembull nj&eum
21 Mars 2019, 17:05 -
Protesta te Unaza e Re/ Veliaj: Nuk ka kthim pas, të vendosur kundër cdo rrugaçi
Veliaj u shpreh i vendosur për vijimin e projektit të Unaza e Re, pavarësisht protestave të një grupi banorësh që kanë banesat pa leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë. "Ajo që besoj është që mund të kemi mënyra sesi të implementojmë më shumë kalime k&am
21 Mars 2019, 16:54 -
Opozita bojkot? Veliaj: Nuk pres Moskën, jam gati edhe për një mandat të tretë
Me apo pa opozitën, Veliaj u shpreh se Partia Socialiste do të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. "Me punët që kemi bërë, dhe çfarë duhet të bëjmë më tej. Unë nuk mund t’ju them qytetarëve, meqë rusët nuk na sollën kandidat në këto zgjedhje, ne do ta lëm
21 Mars 2019, 16:50 -
Veliaj: Opozita më dhimbset! Unë dhe Rama jemi argëtuar me radio Moskën
Erion Veliaj theksoi gjatë intervistës për Report Tv se marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira. "Në 30 vitet e fundit pluralizëm, unë nuk e di vallë a ka patur një kryetar bashkie që ka pasur më shumë mbështetje, më shumë përkrahje, më shumë kont
21 Mars 2019, 16:48 -
Veliaj në '45 Minuta': PD-ja do të futet në zgjedhje nëse do të vendosë Moska
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nëse opozita do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të vendosë Moska, pasi është një parti që financohet nga Rusia. "Kjo është e vërteta që po ndodh përditë, për sa kohë që Moth
21 Mars 2019, 16:43 -
Opozita bojkot zgjedhjeve lokale? Veliaj: Shpresoj ti thërrasin mendjes...do të vijnë
Për Erion Veliajn opozita do të futet në zgjedhjet lokale, pavarësisht aksionit opozitar dhe paralajmërimeve. "Kemi zgjedhje në 30 qershor, është mundësi për opozitën të tregojë sa vota ka, nëse fiton masivisht zgjedhjet lokale ka një argument për kërkesa të tjerë, por sa kohë t&
21 Mars 2019, 16:40 -
PD në zgjedhjet vendore? Veliaj: Të shohim se ç'do t'i thotë Moska
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv foli për zgjedhjet lokale, rikandidimin, marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe protestat e opozitës pas djegies së mandateve.
21 Mars 2019, 16:33 -
OSBE: Zgjedhjet në rrezik! Opozita të dorëzojë listat e komisionerëve në KQZ
Në kushtet kur PS-ja e dorëzoi sot listën e komisionerëve, apeli i OSBE-së shkon për opozitën shqiptare, e cila ka vendosur që të mos dërgojë në KQZ asnjë komisionerë për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.
18 Mars 2019, 16:01 -
PD-LSI nuk dorëzojnë komisionerët! Hapi i parë drejt bojkotit të zgjedhjeve
Partia Socialiste ka dorëzuar emrat e komisionerëve të saj për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Nga ana tjetër PD dhe LSI kanë vendosur të mos i bashkohet thirrjes së KQZ-së poër dorëzimin e kësaj liste.
18 Mars 2019, 14:48 -
Më 23 mars Kongresi i PS! Shtrihet dora e dialogut për Bashën, Rama ftesë edhe Fatos Nanos /AXHENDA
Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën forumin e saj më të lartë, Kongresin, për të shpalosur vizionin e saj për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për këtë arsye kryeministri Edi Rama mblodhi sot Kryesinë e Partisë, nga ku u dakordësua që në Kongres të ftohen të gjithë ish-kryeministrat socialiste, si dhe Fatos Nano.
18 Mars 2019, 10:31 -
Kodheli në Report Tv: PS nuk 'strehon' deputetë nga opozita! Lideri demokrat do dhunë në protestë
Mimi Kodheli ishte në studion e Report Tv ku foli për situatën politike në vend, protestën e opozitës dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke komentuar edhe rezulatin e sondazhit të publikuar një emisionin Repolitix një ditë më parë.
14 Mars 2019, 14:53 -
Zbardhen emrat e rinj të PS për zgjedhjet lokale, deputetët dhe gjyqtari që aspirojnë bashkitë
Partia Socialiste është duke mbledhur në çdo bashki të vendit asambletë socialiste në të cilat mbledh propozimet dhe hedh për diskutim kandidaturat për kryetarë bashkish për zgjedhjet e 30 qershorit.
11 Mars 2019, 16:05 -
Zgjedhjet/ Rama konfirmon rikandidimin e Subashit për mandatin e dytë në Fier
Nga Libofsha ku mori pjesë në një aktivitet në kuadër të programit të "100 fshatrave" kryeministri Edi Rama tha se vota e qershorit për kandidatët e PS, do të jetë një shtysë e re për Rilindjen Rurale, ndërsa shtoi se do të çojmë përpara me Subashin projektet e nisura.
8 Mars 2019, 16:05