-
Goditet banda e shqiptarëve që mashtroi italianët me Call Center! U zhvati 4.7 mln euro, 14 urdhërarreste! Operacioni i përbashkët Shqipëri- Itali
Për të arritur fitimet e ëndrrave qindra italianë kanë rënë pre e një grupi shqiptar që përmes call centerit kanë arritur t'i zhvasin miliona euro. Bëhet fjalë për një shumë prej 4.7 milionë euro, ndërsa prokuroria ka administruar 140 kallëzime.
27 Korrik 2023, 09:38 -
Gjirokastër, skema e mashtrimit me TVSh-në, tre llogaritë bankare miliona euroshe në emër të një italiani! Vihen në sekuestro preventive
Prokuroria e Gjirokastrës zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin e zbulimit të skemave të mashtrimit me TVSh-në duke përfituar miliona euro fitime.Tre llogaritë bankare me vlerën e 1.3 milionë eurove dhe 13.5 milio
24 Korrik 2023, 16:57 -
Gjirokastër, skemë mashtrimi me TVSH-në, nën hetim 3 shqiptarë e 3 italianë! Sekuestrohen 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë
Tre shqiptarë dhe tre italianë janë vënë nën hetim, pasi akuzohen se krijuan skema mashtrimi për të përfituar shuma të mëdha nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së, duke krijuar dhe kompani të rreme. Sekuestrohen dhe 19 vula.
24 Korrik 2023, 12:26 -
U premtonte karta të klonuara bankare, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë akuzohet se mashtroi online 100 shqiptarë dhe të vendeve BE! 60 mijë euro fitimi
Një 23 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se nëpërmjet platformave online u premtonte karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare
22 Korrik 2023, 09:00 -
Ranë pre e mashtrimit nga Call Center-at e Shqipërisë, 40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO! Iu vodhën rreth 7 mln euro
Gjykata e Posaçme ka thirrur 40 shtetas gjermanë që të dëshmojnë pas denoncimeve që ata kanë bërë se kanë re pre e mashtrimeve përmes Call Center-ave. Ata janë thirrur që të dëshmojnë në seancën që do të mbahet në GJKKO më 6 korrik 2023.
2 Korrik 2023, 19:35 -
'Hipnotizonte' kuksianët dhe u merrte florinj dhe 500 euro, kush është fallxhorja e ‘famshme’ në Fushë-Krujë? E dënuar edhe në 2013
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të
22 Qershor 2023, 15:00 -
‘Parashikoj të ardhmen’, del FOTO, ja kush është mashtruesja që u arrestua sot në Fushë-Krujë
Në foton e siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema është Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë. 43-vjeçarja është vënë sot në pranga me akuzën e mashtrimit. Ajo gënjente qytetarët s
22 Qershor 2023, 09:21 -
Mashtronte qytetarët duke pretenduar se parashikonte të ardhmen, vihet në pranga 43-vjeçarja në Fushë-Krujë! U zhvaste kuksianëve euro dhe florinj
Një grua 43-vjeçare që mashtronte qytetarët se do u parashikonte fatin, u vu në pranga 6 vite pas dënimit me 2 vite burgim. Gjatë kësaj koje Elena Muhaxheri lëvizte në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe gjente pretë e radhës, derisa policia e gjeti në Fushë-Krujë në shtëpinë e një të afërmi.
22 Qershor 2023, 09:17 -
Dyshohet se i morën 10 mijë euro një personi me premtimin se do e çonin në Kanada, arrestohet 31-vjeçarja! Në kërkim bashkëpunëtori
Një 31-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i mori 10 mijë euro një personi me anë të mashtrimit. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i saj.
12 Qershor 2023, 15:03 -
Mori 340 mijë euro për gjyqin e masakrës së Velipojës, Apeli lë në burg Milena Deraj! 30 vjeçarja njeh borxhin e Ferracakëve: Duhet tu kthej 225 mijë euro
Gjykata e Apelit la në burg pa afat 30-vjeçaren Milena Deraj për mashtrim me marrjen e shumës 340 mijë euro nga familja Ferracaku për gjyqin e masakrës së Velipojës. Ish punonjësja e Kuvendit dorëzoi një deklaratë noteriale ku njeh borxhin dhe premton kthimin e shumës, por kjo nuk e bindi trupën gjykuese për ndryshimin e masës
12 Qershor 2023, 09:37 -
U arrestua për mashtrim, Milena Deraj përdori shoqen për të zhvatur familjen Verracaku në Shkodër! Kërcënimet në 'Signal': Mos dil nga Shqipëria, na jep lekët
Milena Deraj, mashtruesja e arrestuar të mërkurën nga Policinë e Tiranës, e cila u mori gati 600 mijë euro familjes Verracaku në Shkodër dhe mikeshës së saj, fillimisht mashtroi këtë të fundit.
25 Maj 2023, 11:42 -
Hiqej si zyrtar i lartë dhe mashtronte biznesmenët në Tiranë duke u marrë para, Report TV siguron foto të Florian Gjergjit
Publikohet fotoja e 39-vjeçarit Florian Gjergji, i shpallur në kërkim prej 10 janarit si koka e mashtrimit të biznesmenëve, të cilëve u kërkon shuma të mëdha monetare duke u fshehur pas emrave të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve. I kërkuari dyshohet se ndodhet në Gjermani ku i kryen mashtrimet me numra me prefiks anglezë.
21 Maj 2023, 14:05 -
Hiqej si zyrtar i lartë dhe i kërkoi 70 mijë euro biznesmenit në Tiranë, kapet në flagrancë 52-vjeçari! Mashtroi edhe të tjerë në rrjete sociale
Shpëtim Hidra, pjesë e grupit që hiqeshin si zyrtarë të lartë në rrjetet sociale, është kapur në flagrancë duke i marrë 70 mijë euro një biznesmeni në Tiranë. 52-vjeçari Shpëtim Hida përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.
16 Maj 2023, 09:24 -
‘Jam e sëmurë’ , i zhvati 10 mijë euro përmes mashtrimit të riut nga Maqedonia, arrestohet 46-vjeçarja në Elbasan
Një 46-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, nga i cili përfitoi rreth 10 mijë euro.
13 Maj 2023, 11:10 -
Mashtrimi i biznesmenëve, në tri raste ‘ideatori’ i njëjtë! Zbulohet skema e Florian Gjergjit, dërgonte mesazhe në emër të zyrtarëve
Biznesmenë nga më të mëdhenjtë që veprojnë në Tiranë, kanë qenë objektiv i mashtrimit nga një grup personash që kërkonin shuma të mëdha monetare me anë të mashtrimit duke u hequr si zyrtarë të lartë. Në tri nga katër rastet e ndodhura nga janari, ideator është Florian Gjergji, i shpallur në kërkim. Report TV ka zbardhur detaje nga mënyra si vepronte grupi.
11 Maj 2023, 16:29 -
Si u zbulua mashtruesja në Tiranë, e denoncoi shoqja që i kërkoi çanta origjinale 'Chanel' për dyqanin e saj, ekspertët kuptuan se ishin false
Erlinda Metaliaj, 30 vjeçe, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi mashtroi një tjetër vajzë duke i shitur 9 çanta false, sikur të ishin origjinale, të markave të njohura në një vlerë totale prej 36 mijë euro. Report Tv m
11 Maj 2023, 15:47 -
Shiti 9 çanta 'Chanel' për 36 mijë euro, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë! E nxori zbuluar shoqja, porositi mall për dyqanin me qira, ekspertët kuptuan mashtrimin
Duket si trillim, por një grua ka shpenzuar 36 mijë euro për të blerë 9 çanta origjinale në Tiranë. Por e gjitha rezultoi një mashtrim i një faqeje online e menaxhuar nga një 30-vjeçare e cila fuste mallra kontrabandë dhe i shiste me pretendimin se ishin origjinale.
11 Maj 2023, 13:31 -
‘Lali jam, a ke mundësi për 100’, mesazhi në celularin e biznesmenit! Ram Geci zbuloi mashtruesit, i kërkuan 100 mijë euro! Agjentët ‘karrem’ zyrtarëve të rremë
Një grup zyrtarësh të rremë që po hetohet nga prokuroria e Tiranës, u zbulua nga një denoncim i biznesmenit të njohur Ram Geci. Mashtruesit i shkruan në Telegram duke u prezantuar si Erion Veliaj, por biznesmeni raportoi te autoritetet kur i kërkuan 100 mijë euro. Mashtruesit u arrestuan në flagrancë pasi në lojë hynë agjentët e infiltruar
8 Maj 2023, 15:01 -
Tiranë/ Tentuan t’i merrnin një biznesmeni 100 mijë € duke u hequr si zyrtarë të lartë, arrest në burg për babë e bir! Ende në kërkim organizatori
Bedri dhe Albert Vodha dy mashtruesit të cilët u shtirën si zyrtarë të lartë me qëllim zhvatjen e 100 mijë eurove të një biznesmeni janë lënë në burg
8 Maj 2023, 14:35 -
Skandali në Greqi, futbollisti shqiptar bie pre e mashtrimit, paguan 20 mijë euro për makinën luksoze që nuk i erdhi kurrë
Një futbollist shqiptar ishte pre e një mashtrimi në Greqi. Ergys Kace pagoi 20 mijë euro për një makinë por nuk erdhi kurrë. Kompania e doganierëve me seli në Patra që e mashtroi do i shiste një makinë për 130 mijë ndërsa shifra e saj reale është 70 mijë euro.
7 Maj 2023, 21:51 -
Mashtronin të huaj përmes ‘Call Center’, 3 të arrestuar! Njëri prej tyre doli garant t’i ndihmonte me policinë
Dy persona u arrestuan nga policia në kuadër të operacionit “Last Call”, pasi mashtronin të huaj përmes call center në bursa fiktive, pasi i telefonin dhe i bindnin për të investuar në “Forex”. Eduart Spasari, Fatmir Qershori ishin të punësuar në këtë call center, ndërsa kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm/
15 Prill 2023, 13:02 -
Akuzohej për mashtrim, arrestohet kushëriri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj! Me precedent të theksuar kriminal
Kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinaj, Emiljano Tasho (Nina) është arrestuar nga policia një ditë më parë më Rrugën e Barrikadave për llogari të Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
13 Prill 2023, 14:46 -
Mashtronin të huajt përmes Call Center, arrestohet administratori në Elbasan! Nën hetim edhe 4 operatorë
1 në pranga dhe 4 nënë hetim ka qenë bilanci një operacioni policor për mashtrimin nëpërmjet call centerave. Në pranga ra administratori i Call Center-it, Mirsad Nokiçi 26-vjeç si dhe nisi hetimi për 4 operatorët.
13 Prill 2023, 11:04 -
Zhvatën miliarda dollarë, hetimi i BBC për rrjetin ndërkombëtar të Amant Josifit: Ministra e biznesmenë qëndruan pas mashtrimit
Prej më shumë se një viti, prestigjiozja BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë mashtrimit të dhjetëra qytetarëve në mbarë Europën, duke u zhvatur miliarda euro përmes disa kompanive Call Center-at, të lokalizuara edhe në Shqipëri. Në artikull, edhe pse nuk përmendet me emër, është rrjeti i Josifit, ku përmenden biznesmenë e ministra
12 Prill 2023, 14:35 -
Çifti shqiptar tentuan të mashtronin autoritetet italiane, inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur që të strehohej në Pisa! Zbulohen nga policia
Dy prindër nga Shqipëria, “braktisën” fëmijën e tyre 17-vjeçar në Itali me qëllim strehimin e tij. Në Itali të miturit e pashoqëruar marrin mbështetje nga shteti dhe me këtë rast, shqiptarët kishin inskenuar braktisjen e të birit në Pisa të Italisë.
12 Mars 2023, 16:15 -
I zhvatën 800 € qytetarit në Fier për ‘punësim’ në Gjermani! Në pranga dy të rejat, i mashtronin përmes telefonit
Veriana Gega (Ziu) dhe Besime Agush (Dida), kanë rënë në prangat e policisë pasi i zhvatën një qytetari në Fier 800 euro me pretendimin se do i ofronin punësim në Gjermani.
3 Mars 2023, 14:42 -
Shtireshin si zyrtarë të lartë dhe u vendosnin gjoba bizneseve, në pranga 3 të rinjtë në Tiranë! U sekuestrohen 89 mijë euro
Tri persona kanë rënë në pranga në Tiranë pasi shtriheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe u vendosnin gjoba biznese. Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi 21, 18 dhe 19 vjeç mashtronin bizneset duke u prezantuar si zyrtarë të institucioneve shtetërore për t’iu marrë para. Policia arriti të sekuestrojë 89 400 euro në banesat e tyre dhe aparatet celularë.
13 Shkurt 2023, 09:03 -
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, kapet në Greqi 63-vjeçari! I dënuar me 15 vite burg, pritet ekstradimi i tij
Pëllumb Braçe, 63 vjeç ka rënë në pranga në Greqi pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. 63-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burg pasi ka marrë me anë të mashtrimit 72 mijë euro me pretendimin se po shiste një dyqan në një pallat të ri.
8 Shkurt 2023, 10:56 -
VIDEO/ Shtirej si avokat dhe i 'zhvati' 1.2 mln lekë një qytetareje me pretendimin se do i nxirrte burrin nga burgu, në pranga 54-vjeçari në Elbasan
1.2 milionë lekë ka qenë dëmi i një qytetareje të mashtruar nga Mendo Kame, 54 vjeç i cili shtirej se ushtronte profesionin e avokatit në qytetin e Elbasanit. Me premtimin se i përfaqësonte bashkëshortin e saj i cili është i burgosur në burgun e Drenovës, Mendo Kume ka zhvatur qytetaren në Elbasan duke i marrë shifrën e majme e më pas është arrestuar
25 Janar 2023, 09:06 -
Përvetësonin mjete të qytetarëve duke i mashtruar dhe i shisnin me kontrata false, në pranga 38-vjeçari në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
Elton Rushi, 38 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi nga persona të ndryshëm ka përvetësuar automjet dhe i shiste nëpërmjet kontratave noteriale false. Në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij.
21 Janar 2023, 11:02 -
Gjoba bizneseve, si tentuan 3 mashtruesit t'i merrnin biznesmenit Pëllumb Salillari 130 mijë euro: U dha lekët nën mbikqyrjen e policisë
Rasti i parë i datës 7 janar në operacionin "Signal" ka qenë për biznesmenin Pëllumb Salillari, i cili ka pranuar që të japë paratë ndaj personave që ia kërkonin nën mbikëqyrjen e policisë, e cila i arrestoi në flagrancë. Dy operacionet, si ai "Signal" edhe i sotmi "Subjekti" nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin për personat e arrestuar, por e kanë skemën krejtësisht të ngjashme
10 Janar 2023, 13:26 -
Përfituan rreth 25 mijë euro duke u vënë gjobë bizneseve në Kamëz, kush janë 3 të arresturit
Një tjetër grup kriminal që mashtronin dhe u bënin presion bizneseve duke u hequr si zyrtarë të shtetit, me qëllim përfitimin e shumave monetare, është goditur nga policia e Shtetit.N&am
10 Janar 2023, 12:08 -
Paraqiteshin si zyrtare dhe vendosnin gjoba në biznese, në pranga 3 mashtrues: I duam për kryebashkiakët! U kapën duke i marrë 13 mijë euro biznesmenit në Kamëz
Dy grupe kriminale u shkatërruan nga Policia dhe të tjerë bashkëpunëtorë pritet të zbulohen, të cilët akuzohen se hiqeshin si zyrtarë të rëndësishëm në institucione shtetërore, dhe përmes mashtrimit u vinin gjoba në vlera të konsiderueshme. Në disa raste, rrjeti u kërkonte bizneseve edhe donacione në emër të kryebashkiakëve dhe vlera e sekuestruar në total në 2 operacione policore arrin në 167 mijë euro
10 Janar 2023, 11:51 -
Kishte krijuar një kompani të rreme kondicionerësh dhe i mori një të moshuareje përmes mashtrimit 14 mijë dollarë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në SHBA
Një 24-vjeçar shqiptar, Marian Kola është arrestuar në North Napels të Floridas nën akuzën e mashtrimit, ku viktimë ka rënë një e moshuar, nga e cila ka përfituar 14 mijë dollarë.
8 Janar 2023, 14:26