-
Cakaj në Berlin: Shqipëria e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të AVL-ve
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës franko-gjermane për koordinimin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme të Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në vendet e Ballkanit Perëndimor.
31 Janar 2020, 15:03 -
U dorëzuan në 2017, 9 automatikë 'harrohen' në zyrën e shefit të komisariatit të Elbasanit
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për rastin. Burime për Shqiptarja.com pohojnë se armët janë grumbulluar në kuadër të planit të çarmatimit, dorëzimit vullnetar në vitin 2017.
18 Janar 2020, 17:11 -
Shkodër/ Pasi e priti në shtëpi, 47-vjeçari qëllon me pushkë ndaj mikut dhe largohet, arrestohet në Vaun e Dejës
47 vjeçari, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).
7 Janar 2020, 09:56 -
U vetëplagos në dorë me pistoletë, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Pranga edhe një 55-vjeçari në Durrës për kanosje me thikë
Dy persona janë arrestuar në Fier e Durrës për vepra penale "Armëmbajtje pa leje", "Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Kanosja". I arrestuari në Fier është E.N i cili pasi u vetëplagos në dorë, është arrestuar nga policia. Ndërsa i arrestuari në Durrës është N. M i cili akuzohet se kanosi me thikë K. R., 41 vjeç.
20 Nëntor 2019, 09:33 -
Qytetarët i ‘zbulojnë’ armën në shtëpi 50-vjeçarit nga Kamza, i vihen prangat
Blutë sqarojnë se i arrestuari është 50-vjeçari me iniciale I. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga policia, është sekuestruar një armë armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.
9 Nëntor 2019, 09:17 -
Tiranë/ Arrestohet çifti, burri që dhunonte gruan dhe 37- vjeçarja për armëmbajtje pa leje
Bashkëshorti R. H., ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses 37- vjeçare. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, gruas A.K. iu gjet një armë e tipit pistoletë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
9 Tetor 2019, 10:15 -
Drogë, armë, municione dhe dylbi nate, arrestohen i riu në Kurbin, nën hetim një tjetër
Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë E.H. 25 vjeç, banues në Milot - Kurbin për veprën penale " Armëmbajtje pa leje" , si dhe proceduan penalisht Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot - Kurbin.
5 Tetor 2019, 09:43 -
Korçë/ Sherr me të birin, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje, arrestohet me pushkë 66-vjeçari
Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.
29 Gusht 2019, 10:01 -
Shkodër/ Qëllon pas një sherri pronarin e lavazhit dhe armën e hedh në lumë, arrestohet 38-vjeçari (EMRAT)
Mesditën e sotme, 38-vjeçari i identifikuar si Luan Lugaj ka pasur një sherr, për motive ende të paditura me Klodian Rrokun. Fatmirësisht Rroku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi nuk ka e prekur në asnjë pjesë të trupit.
15 Gusht 2019, 18:10 -
Me karikatorë automatiku plot drejt Italisë, arrestohen i riu dhe shoferi i autobusit në Durrës
Sipas policisë mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në autobusin e drejtuar nga A.F. që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës - Bari në bagazhet e pasagjerit me inicialet R. H. u gjetën fishekë.
11 Gusht 2019, 10:59 -
Pas 19 ditëve në qeli gjykata liron polakun, armën në makinë ia futi bashkëpunëtori i SHISH
Arkadiusz ModrzejeWski në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e krimit, duke këmbëngulur në policinë e Durrësit, gjykatë dhe prokurorisë se arma e sekuestruar në makinën e tij ishte futur qëllimisht nga bashkëpunëtori i tij në biznes Graciano Hidri.
30 Korrik 2019, 20:52 -
Depo armatimi me armë të NATO-s e kallashë në Elbasan, ja kush është personi që kërkohet nga policia (EMRI)
Kontrollin e banesave që policia kishte selektuar u është besuar repartit special RENEA në Tiranë, ku efektivët e këtij reparti gjatë kontrollit në ambjentet e karburantit “Eldio Petrol”, krejt rastësisht kanë zbuluar një bazë armatimi, që besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.
10 Korrik 2019, 18:53 -
200 fidanë kanabis që i ruanin me kallash e pistoletë, kapet 29-vjeçari në Vlorë dhe shpallen në kërkim dy shokët e tij
Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë. Asgjësohen fidanë cannabis sativa, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.
4 Korrik 2019, 10:41 -
Durrës/ Adoleshenti qëllon me armë në ajër në oborrin e shkollës, nxënësit vazhdojnë 'festën' (VIDEO)
Shqiptarja.com kontaktoi me policinë e Durrësit të cilët thanë se pas publikimit të videos kanë nisur verifikimet mbi atë se cfarë ka ndodhur në gjimnazin "Naim Frashëri", pasi për këtë ngjarje nuk ka pasur denoncim.
31 Maj 2019, 19:09 -
SHBA shtrëngon masat për pajisjen me armë, FBI verifikon dosjet
Byroja Federale e Hetimit, FBI, ka tagrin të kontrollojë nëse një person që do të pajiset me armë ka dosje penale të mëparshme apo vuan nga çrregullime mendore. Ligji pritet t’i kalojë senatit për të marrë formën definitive
1 Mars 2019, 22:40 -
Sa armë ilegale janë në duart e qytetarëve të Kosovës dhe sa është çmimi i një arme?
Qytetarët e Kosovës rezulton të jenë merakli të armëve. Ndonëse lufta ka përfunduar prej 20 vitesh, ata mbajnë në shtëpitë e tyre ende armë legale e ilegale. Aktualisht sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi 250 mijë armë ilegale janë në duart e tyre.
22 Shkurt 2019, 14:39