-
Edhe sot shifra stratosferike/ Ditë e vështirë në Itali, 827 kanë humbur jetën dhe 28,352 raste të reja me COVID-19
Në Itali vijojnë shifrat e larta në përballje me koronavirusin. Sipas raportit te nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28.352 qytetarë pozitiv me virusin dhe 827 persona kanë humbur jetën.
27 Nëntor 2020, 17:59 -
Festat e fundvitit/ Operatorët turistikë për Report Tv: Në 10 vite 3.5 milionë turistë të huaj më pak, s'ka rezervime për Krishtlindje, njerëzit kanë frikë
Nga janari në tetor në vend kanë hyrë 3.5 milionë turistë të huaj më pak krahasuar me vitet e kaluara. Ndërkohë operatorët turistik thonë se humbja është më e madhe dhe qytetarët kanë frikë të rezervojnë jashtë vendit për Krishtlindje.
27 Nëntor 2020, 16:53 -
Shqiptarët 2 vite pa festën e Pavarësisë, Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: Një vit më parë e anuloi tërmeti, sot pandemia! Në një kohë tjetër do ishim në shesh të bashkuar
Shqiptarët prej dy vitesh nuk festojnë ditën e Pavarësisë së vendit, një festë që i bën të gjithë bashkë për të përkujtuar këtë ditë të rëndësishme të lirisë së vendit tonë. Vitin e kaluar për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit nuk pati festë të Pavarësisë, dhe këtë vit për shkak të pandemisë sërish nuk do të ketë organizime të tillë. Për këtë arsye, kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar me një letër qytetarëve.
27 Nëntor 2020, 16:37 -
Sot 645 raste pozitive, 18 viktima me COVID-19! Infektohet presidenti i Federatës së Boksit! Humbin jetën 'Frida Kalo' shqiptare e ish-kryebashkiaku i Pukës
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën nga COVID piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e cila quhej edhe si 'Frida Kahlo' shqiptare. Gjithashtu edhe ish kryebashkiaku i Pukës, Beqir Arifaj ka humbur betejën me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, ndërsa në 3 spitalet COVID po trajtohen 463 pacientë.
27 Nëntor 2020, 16:11 -
COVID i mori jetën ish-kryebashkiakut të Pukës, mesazhi i Bashkisë: Beqir Arifaj ndër intelektualet që pas ka lënë kontribute të shquara
Për ndarjen nga jeta të ish kreut të Bashkisë së Pukës ka reaguar kryebashkiaku aktual Gjon Gjonaj.Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Beqir Arifa
27 Nëntor 2020, 15:53 -
Ishin imazhi i dashurisë së sinqertë dhe të pamoshë, ndahet nga jeta zonja e seranatës
Imazhi i 81 vjeçarit Stefano Bozzini duke luajtur me fizarmonikë përballë dritares së dhomës së spitalit ku ndodhej bashkëshortja e tij, ka prekur zemrat e të gjithë botës, megjithatë dashuria e madhe për të nuk i ka shpëtuar dot jetën të ndjerës.
27 Nëntor 2020, 14:57 -
COVID-i i merr jetën piktores/ Kumbaro: Mossss mi Lumturie mos! Përqeshe vdekjen si di ti dhe ngjitu lart ne qiell te soji yt
Ish- ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është shprehur e pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të piktores Lumturie Blloshmi."Mosss mi Lume Blloshmi mos!! Perqeshe vdekje
27 Nëntor 2020, 14:50 -
Mbi 1 milion të infektuar me COVID-19 në Gjermani
Të mërkurën, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 landeve të Gjermanisë vendosën të zgjasin kufizimet për të mbajtur nën kontroll valën e re të infeksioneve por kjo duket se nuk ka dhënë rezultatet e pritura pasi në vend numri i të infektuarve ka kaluar mbi një milion.
27 Nëntor 2020, 09:47 -
'Mos ejani vonë në spitale', Spahia ironi me Manastirliun: Nuk e di vallë se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private? Mos ia faturoni qytetarëve dështimin tuaj
Deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se "qytetarët e prekur nuk duhet të vijnë me vonesë në spital' nuk është pritur mirë nga ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, i cili me ironi shkruan se vallë Ogerta nuk e di se asnjë qytetar nuk i afrohet dot spitalit në mënyrë private, por vet
26 Nëntor 2020, 19:56 -
Turqi/ Gruaja nxjerr poster në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni sa është covid-i
Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për të njoftuar miqtë, por edhe për të ndërgjegjësuar banorët e qytetit Tokat, ku jeton se gjatë periudhës së Covid-19 nuk pret asnjë njeri në shtëpi dhe nuk do shkojë askund si mysafire.
26 Nëntor 2020, 19:18 -
'S'e njoh COVID', deklarata e Kryemadhit dhe mos-mbajtja e maskës bën jehonë në mediat greke: Duhej të jepte shembullin e mirë për qytetarët
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhit ka bërë jehonë në mediat greke lidhur me deklarata e saj se nuk e njeh COVID dhe se e kishte kaluara atë pa e kuptuar dhe se nuk ia kishte përcjellë infeksionin bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta.
26 Nëntor 2020, 17:56 -
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
10 humbje jete dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit me covid-19 në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier. Në 3 spitalet COVID janë shtruar 469 pacientë duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre.
26 Nëntor 2020, 16:15 -
Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 755 raste të reja dhe 15 humbje jete
Vazhdon situata kritike në Kosovë për sa i përket COVID-19, ku gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 755 persona, sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar 15 viktima.
26 Nëntor 2020, 15:21 -
Fieri vatër e nxehtë e koronavirusit, mbyllen për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe, shtim rastesh dhe mes pensionistëve
Sipas gazetarit të Report Tv, Kristaq Thano vihet re një numër i madh i të moshuarve të prekur me COVID, nga ku vetëm ditën e djeshme kanë rezultuar 19 pensionistë të infektuar.
26 Nëntor 2020, 14:57 -
Grupet e gjakut më rezistentë ndaj COVID-19
Sipas një studimi të ri shkencor kanadez, grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus. Në bazë të të dhënave të studimit të fundit, njerëzit me grupin e gjakut O kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus në krahasim me grupet e tjera të gjakut.
26 Nëntor 2020, 14:24 -
COVID-19 në Greqi, izolimi kombëtar shtyhet deri më 7 dhjetor
Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ka njoftuar ditën e sotme zgjatjen e masave kufizuese për mbrojtjen ndaj COVID-19. Ai tha shprehimisht se “masat do të jenë të vlefshme, nga ky moment, deri në orën 06:00 të mëngjesit të 7 dhjetorit".
26 Nëntor 2020, 13:59 -
Sondazhi: Italianët skeptikë për vaksinimin, 40% e pjesëmarrësve shprehen se nuk do të rrezikojnë
Në një sondazh të publikuar nga instituti italian SWG, tregon së në vend është rritur ndjeshëm shkallë e personave të cilët besojnë se virusi është krijuar për të manipuluar qytetarët dhe për të fituar pushtet.
26 Nëntor 2020, 13:41 -
Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos ejani vonë në spital! Spahia: Nuk e di vallë ministrja se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private?
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale nëse janë në gjendje jo të mirë shëndetësore prej infektimit me COVID. Për këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili tha se nuk e di vallë Manastirliu se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, ndërsa ka thënë që dështimin e qeverisë të mos u faturohet qytetarëve.
26 Nëntor 2020, 10:40 -
Gjermania vendos kufizime deri në 20 dhjetor, lehtësohen masat gjatë festave
Në përpjekje për të vënën nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve ranë dakord që të zgjasin masat kufizuese të paktën deri më 20 dhjetor dhe me shumë mundësi mund të vijojnë deri në janar.
26 Nëntor 2020, 09:35 -
39 viktima dhe 1.288 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3 349 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 288 kanë rezultuar pozitivë si dhe janë regjistruar 39 humbje jete, ndërsa janë shëruar edhe 1 078 persona.
25 Nëntor 2020, 21:36 -
Ish myftiu i Tiranës në Report Tv: Nuk jam dakord të ndryshohet tradita e ceremonive mortore, por të shmangen grumbullimet në to
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se nuk është e nevojshme që të ndryshohet traditat qindra vjeçare në ceremonive mortor, por të shmangen grumbullimet e panevojshme në takimit të familjarëve që sipas Gurrës nuk cenojnë as konceptin fetar dhe as atë shoqëror.
25 Nëntor 2020, 20:05 -
Leksione nga 'udhëheqësit paralelë' të Pandemisë
Shqipëria ende nuk ka thyer ndonjë rekord të frikshëm sa i përket bilancit të pandemisë, por ka thyer një rekord botëror sa i takon qëndrimit të politikës ndaj pandemisë. Sot Presidenti i vendit, formalizoi një Komitet paralel antiqeveritar, që merret me COVID, në të cilën bëjnë pjesë Ilir Meta dhe dy vartës të tij në LSI dhe Tritani që hynë në çdo komitet.
25 Nëntor 2020, 19:45 -
Conte: Masa shtesë gjatë Krishtlindjeve, shkollat duhet të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur!
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte bëri të ditur se do të ketë masa shtesë gjatë festimit të Krishtlindjeve ndërsa lajmëroi që shkollat do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.
25 Nëntor 2020, 19:36 -
Edhe kryebashkiaku i PS pa maskë në festën e Bes Kallakut ku u shkelën rregullat anti-covid! Erion Isai nuk prononcohet për skandalin
Jo vetëm presidenti Meta e kryetarja e LSI, Kryemadhi, por edhe kryebashkiaku socialist i Ersekës, Erion Isai ka marrë pjesë në ditëlindjen e organizuar në mes të pandemisë nga aktori Bes Kallaku, në shkelje të plotë me rregullat.
25 Nëntor 2020, 18:25