-
Mjeku Xhaxho në Report Tv: Situata e rëndë, në rritje numri i personave që kanë nevojë për intubim! Të sëmurët me zemër të izolohen patjetër
Mjeku Roland Xhaxho tha se situata me COVID-19 është e rëndë dhe se pacientët që shfaqen në gjendje të rënduar apo që kanë nevojë për intubim dhe frymëmarrje të drejtuar janë në një shifër të lartë. në lidhje me persona me sëmundje kardiovaskulare duhet të izolohet patjetër pasi rrezikjnë shumë, të pkatën deri sa të dalë një vaksinë për COVID-19.
25 Nëntor 2020, 17:28 -
Do të na ndryshojë edhe ne shpërfillësve Covid 19
Do të na ndryshojë edhe ne shqiptarëve ky Covid, nuk kemi nga të shkojmë. Nuk i shpëtojmë dot padukshmërisë së tij, sado e përqeshëm dhe e sfiduam atë. E ndërsa largohen e nuk kthehen më në këtë botë njerëz të mirë, ngushëllimet bëhen nga kushdo: mohues e trumbetues të komploteve me 5 G a Bill Gates, para një të vdekuri bëhen të gjithë njësoj.
25 Nëntor 2020, 17:23 -
Lufta ndaj Covid-19: Si po përgatiten evropianët për Krishtlindje?
Me afrimin e Krishtlindjeve, të gjithë duan të festojnë por nëse merret një masë e tillë, qeveritë kanë paralajmëruar se duhet të marrin vendime më të ashpra nëse do të lehtësojnë kufizimet në kohë për periudhën e festave.
25 Nëntor 2020, 17:16 -
Franca njofton lehtësimin e masave kufizuese/ Macron: ‘E keqja kaloi’ (VIDEO)
Franca do të nisë lehtësimin e bllokadës anti-COVID nisur nga kjo fundjavë, në mënyrë që për Krishtlindje, dyqanet, teatrot dhe kinematë të rihapin dyert dhe qytetarët francezë ta kalojnë një sezon festash normal.
25 Nëntor 2020, 09:57 -
Kryemadhi e paqartë për akuzat e Bashës për viktimat me COVID ! Kundër publikimit të fotove të morgut: S'kanë rrjedhur nga ne
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar një akt të turpshëm dhe mungesë respekti ndaj viktimave publikimi i fotove nga brenda morgut të Tiranës. Megjithatë ajo është shfaqur e paqartë në lidhje me akuzat dhe denoncimet e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me shifrat e viktimave të COVID. Ndërsa Basha thotë se ato po fshihen nga qeveria se janë më të larta në realitet, Kryemadhi shprehet se në fakt numri i viktimave me COVID po shtohen më shumë nga sa janë.
24 Nëntor 2020, 23:12 -
Shtimi i numrit të infektuar, Alimehmeti: Situata kritike, spitalet kanë ende kapacitete por duhet ndërgjegjësim, pasi mund të plotësohen shpejt (VIDEO)
Për sa i përket rritje së shtrimeve dhe mbushjes së kapaciteteve të spitaleve, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha në "Repolitix" se situata është kritike, por ka ende vende bosh, megjithatë tha ai duhet kuptuar që të gjithë shtretërit që ndodhen në Tiranë mbulojnë të gjithë Shqipërin&a
24 Nëntor 2020, 22:39 -
Video e tifozëve grumbull në lokal, zv.ministri i Shëndetësisë në 'Repolitix': Rasti po hetohet! Ish-kreu i ISHP: Papërgjegjshmëri nga qytetarët
Denoncimi i zv.kryeministrit Erion Braçe me një video ku shfaqen tifozë të grumbulluar duke parë ndeshjen në një lokal dhe thirrja e tij për ndërgjegjësim të qytetarëve se jeta vlen, është diskutuar edhe në emisionin "Repolitix", ku zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe policia ka bërë hetimet e duhura për të ndëshkuar qytetarët sipas ligjit. Edhe për ish kreun e ISHP-së, Besnik Jakaj, ky rast ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe se organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin.
24 Nëntor 2020, 22:34 -
Nuk besonte te COVID, Kryemadhi: Kam qenë e infektuar! Metën e kam puthur në buzë por nuk e zuri
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi mbrëmjen e sotme gjatë një interviste televizive se ajo ka kaluar koronavirusin. Ajo thotë se këtë ja kanë konfirmuar mjekë italianë kur shkoi për tu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa për Presidentin Meta ajo thotë se nuk e ka prekur koronavirusi pavarësisht se e ka puthur në buzë.
24 Nëntor 2020, 22:09 -
Bllofi i Bashës për vdekjen 82-vjeçares me covid nga Shijaku, rasti u raportua nga Shëndetësia! Denoncimi nga eksponenti i PD-së, bëri politikë me vdekjen e mamasë
Qytetari nga Shijaku i identifikuar si Dardan Domi shprehet se i vdiq mamaja 82-vjeçare nga Covid, por Ministria e Shëndetësisë nuk e ka raportuar. Në fakt kjo është e pavërtetë pasi Ministria e Shëndetësisë e ka bërë publike në raportet ditore vdekjen 82-vjeçares L.D, më datë 5 gusht në njoftimin e saj zyrtar. Domi ka qenë kryetar i PD-së në Shijak dhe një nga ish-drejtorët tek legalizimet, në kohën e Shaban Memisë.
24 Nëntor 2020, 20:18 -
Lulzim Basha, 48 orë për të fshirë gabimet e rënda me vdekje dhe morg
Edhe kur përpiqet të justifikohet duke deklaruar se akuzat i ka për qeverinë dhe jo për mjekët, Lulzimi i fotografive nga Morgu, harron se edhe kjo është një akuzë indirekte për mjekët. Sepse sipas tij, i bie që ata shkelin integritetin e tyre, dhe zbatojnë urdhërat që u ardhkan nga lart. Dhe ky mund të jetë autogoli i tretë, i një njeriu që nuk mëson kurrë nga gabimet.
24 Nëntor 2020, 18:44 -
Fatmir Xhafaj fiton betejën me COVID, tregon 'ilaçin' më të mirë! Në fund një apel për të gjithë
Prej disa javësh, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i izoluar për shkak të infektimit me COVID. Vetë Xhafaj, në një postim në rrjetet sociale ka treguar eksperiencën se si e fitoi betejën me Covid-19.
24 Nëntor 2020, 18:02 -
Mjeku Gjata në Report Tv: Situata kritike, 3 muajt e ardhshëm prova më e vështirë për mjekësinë tonë! Mos merrni antibiotikë për simptomat e lehta, dëmtoheni
Mjeku Arben Gjata tha se vendi është në një situatë kritike dhe se 3 muajt e ardhshëm do të jetë periudha më sfiduese në historinë e mjekësisë shqiptare. Gjata tha se pacientët me simptoma të lehta nuk duhet të përdorin antibiotikë pasi dëmtohen, por vetëm vitamina dhe ushqim të shëndetshëm, ndërsa tha se patjetër duhet të komunikoni me mjekun e familjes.
24 Nëntor 2020, 17:31 -
COVID/ Situatë e rënduar në Elbasan, një tjetër i sëmurë mendor, i dyshuar pozitiv në Spitalin Psikiatrik
Prej javësh situata me të infektuarit me COVID në Spitalin Psikiatrik 'Sadik Dinçi' të Elbasanit është shumë shqetësuese. Shumë pacientë në këtë spital por edhe personel shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID.
24 Nëntor 2020, 11:34 -
Festa e Falënderimeve, amerikanët planifikojnë udhëtime dhe darka festive pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve
Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë fundjavë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një valë të re infeksionesh në vend, ndërkohë që çdo regjistrohen të paktën 178.000 raste të reja dhe mbi 1500 viktima.
24 Nëntor 2020, 10:55 -
COVID-19 në Evropë, Britania gati planin dimëror, përkeqësohet situata në spitalet greke
Në një kohë kur Evropa po përballet me një rritje të madhe të infeksioneve me Covid-19, testimi dhe vaksina, duke se janë masat e duhura për ta luftuar pandeminë dhe krizën e shkaktuar nga ajo. Britania ka bërë publik planin e saj dimëror ndërsa Greqia po përballe me vështirësi të shumta në spitale, pasi ato pothuajse kanë arritur në kapacitetet maksimale.
24 Nëntor 2020, 10:17 -
Shkeli të gjitha rregullat anti-COVID në ditëlindjen e Bes Kallakut, Meta flet pas gjobës: Marrëzi, unë jam shembull i përgjegjshmërisë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për gjobën që vendosi policia në lidhje me organizmin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, duke i konsideruar si marrëzi dhe lojëra pasi ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
23 Nëntor 2020, 23:08 -
Spahia akuzon: Në dy spitalet COVID, vetëm 6 anestezistë-reanimator! Vendimet për masat i merr Rama, fshihet kot pas komitetit të ekspertëve
Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në të dy spitalet COVID1 dhe COVID2 janë gjithsej 6 mjekë anestezitë-reanimator, një numër shumë i ulët për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve të shkruar, në një kohë siç thekson Bardhi pacientët që shtrohen kanë nevojë për oksigjen dhe se duhet një mjek anestezist që të bëjë këtë proces.
23 Nëntor 2020, 22:31 -
Mediu-qeverisë: Përdor pandeminë për interesa politike, situata kërkon transparencë e përgjegjësi
Në takimin me një pjesë të Koordinatorëve të Njësisë numër 10 në Tiranë, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka akuzuar qeverinë se po e përdor pandeminë për luftë dhe interesa politike. Ai thekson se kjo situatë kërkon transparencë e përgjegjësi.
23 Nëntor 2020, 21:05 -
Ju vishen syzet nga maska mbrojtëse? Zgjidhja vjen vetëm me një leukoplast
Që kur maskat u bën pjesë e përditshmërisë tonë pas shpërthimit të pandemisë adaptimi me të nuk është i lehtë. Një nga problemet është mjegullimi apo veshja e syzeve, dhe ato që mbajnë të tilla gjatë gjithë kohës e kanë të qartë për problemi bezdisës për të cilin po flasim.
23 Nëntor 2020, 19:48 -
Rekord viktimash me COVID, zv.kryeministri apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare, sot dita më e rëndë në 9 muaj pandemi! Të shmangim një mbyllje të re
Ditën e sotme vendi ka regjistruar një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët.
23 Nëntor 2020, 19:16 -
Berat, 2 edukatore me COVID, tri të tjera me simptoma, mbyllet kopshti 'Çlirim'
Mbyllet kopshti "Çlirim " në Berat. 5 edukatore janë futur në karantinë pasi kanë shenja të dukshme të COVID-19.2 prej tyre janë konfirmuar "pozitive" nga tamponi, ndërsa 3 të tjerat janë në pritje të përgjigjeve të tamponëve që u janë bërë dje.
23 Nëntor 2020, 17:05 -
EKSKLUZIVE/ Pandemia po shfrytëzohet për pastrim parash, Report Tv zbardh dokumentin: Janë rritur mashtrimet, paratë e krimit do të investohen në prona
Report Tv siguron dokumentin që Drejtoria e Pastrimit të parave i ka dërguar qeverisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, përmes të cilit ngre shqetësimin se situata e pandemisë po shfrytëzohet nga kriminelë e terroristë të pastrojnë para përmes blerjes së pronave
23 Nëntor 2020, 16:55 -
COVID-19/ Rekord viktimash sot, 17 humbje jete, 795 raste të reja! Infektohet kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani, mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat
Një shifër e lartë është regjistruar gjatë ditës së sotme në vendin tonë me rastet e reja të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19, ku 795 persona kanë rezultuar pozitiv , ndërsa 17 persona kanë humbur jetën. Gjatë ditës së sotme për shkak të infektimeve me COVID janë mbyllur dy çerdhe , një në Berat dhe një në Vlorë si dhe disa banka të nivelit të dytë në Gjirokastër.
23 Nëntor 2020, 16:42 -
Mesazhi i Janullatos pas daljes nga spitali: Dashuria, gjëja më e vyer në botë!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos pas qëndrimit disa ditor në një spital të Athinës, do të vijojë trajtimin e tij në shtëpi, pas disa ditësh i shtruar në një spital të Athinës.Kisha Autoqefale në mesazhin e tyre në “Facebook” falënderuan të gjitha personat për urimet e tyr
23 Nëntor 2020, 16:48 -
Lufta kundër COVID-19: Kur do të jetë gati vaksina e parë?
Gjatë javëve të fundit ka pasur lajme inkurajuese në lidhje me vaksinat e korona virusit, ku disa prej tyre kanë treguar shkallë të lartë efikasiteti, por akoma nuk ka një datë të saktë se kur njerëzit mund të vaksinohen dhe pandemia të vihet nën kontroll.
23 Nëntor 2020, 15:24