-
FNSH vijon kontrollet në hyrje të Shkodrës ndaj makinave luksoze (VIDEO)
Policia e Shkodrës vijon kontrollet ndaj mjeteve luksoze. Forcat e FNSH dhe Forcat e rendit janë vendosur në hyrje të Shkodrës duke kontrolluar mjete pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim që lëvizin në Shkodër. Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, rezultate të cilat pritet t&eu
9 Shkurt 2020, 19:05 -
Makina superluksoze ndalohet nga policia në Kukës (VIDEO)
Një makinë luksoze, tip Hummer është ndaluar në Kukës gjatë kontrolleve të policisë të zhvilluara ditën e sotme. Automjetet luksoze kanë qenë nën lupën e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë përgjatë kontrolleve të ushtruara në ditët e fundit.
9 Shkurt 2020, 14:28 -
Kontrolle në Fier, 10 makina luksoze të sekuestruara në 4 ditët e fundit (VIDEO)
Në qendër të kontrolleve kanë qenë edhe makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja në qytetin e Fierit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se përgjatë katër ditëve të fundit janë sekuestruar për verifikime 10 automjete luksoze.
9 Shkurt 2020, 13:04 -
Elbasan- Automjetet kalojnë në 'sitën' e policisë, 300 makina të kontrolluara brenda 72 orëve (VIDEO)
Vijojnë kontrollet edhe në qytetin e Elbasanit për persona të shpallur në kërkim, armë apo drogë. Prezencë të madhe të forcave të policisë ka pasur në Peqin, rrethrrotullimin pranë postës, tek Ura e Shkumbinit. Në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja.
9 Shkurt 2020, 12:51 -
Saimir Taullau dorëzon pranë OFL auto-deklaratën për pasuritë e tij! SPAK 15 ditë kohë për të kërkuar sekuestro
Me dorëzimin e autodeklaratës për pasuritë, OFL kryen sërish verifikime dhe të gjithë dosjen ia kalon SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka 15 ditë kohë për t;i dërguar kërkesë gjykatës së posaçme për të marrë ose jo masë sekuestroje ndaj pasurive të dyshimta të Saimir Taullës
9 Shkurt 2020, 12:26 -
Postbllok policie tek rrethrrotullimi i TEG-ut, kontroll të gjitha makinave luksoze (VIDEO)
Postblloqe policie janë vënë edhe tek rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Efektivë të policisë rrugore, të komisariateve dhe të sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë kryer kontrolle ndaj automjeteve luksoze. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në një panoramë të situatë
9 Shkurt 2020, 12:08 -
Kontrolle të shumta në Korçë, në 'sitë' makinat luksoze dhe ato me targa të huaja (VIDEO)
Që prej mëngjesit të djeshëm po vijojnë kontrollet e imtësishme në qarkun e Korçës. Forca të shumta policie janë vendosur në 6 bashkitë e qarkut Korçë duke ushtruar kontrolle, mbi persona të dyshuar, automjete luksoze si dhe automjete me targa të huaja.
9 Shkurt 2020, 11:59 -
Kontrolle të shumta në Krujë, Kurbin dhe Shkodër, policia dhe FNSH 'skanojnë' makinat luksoze (VIDEO)
Policia dhe FNSH kanë vijuar kontrollet edhe në akset kombëtare në rrethin e Krujës. Gazetari Julian Shota raporton se objektiv janë makinat luksoze të cilat i nënshtrohen kontrolleve për dokumentacion, armë apo sende të kundraligjshme. Kontrolle të imtësishme ka pasur edhe në Kurbin dhe Shkodër.
9 Shkurt 2020, 11:34 -
Postblloqe në gjithë vendin/ 37 automjete luksoze të sekuestruara! Pronarët do të justifikojnë blerjet 40-250 mijë euro (VIDEO)
Policia e Shteti ka vijuar me kontrolle të shumta në të gjithë vendin në një operacion kombëtar për bllokimin e makinave luksoze, në rastet kur kanë parregullsi me dokumentacionit apo kur i gjenden sende të jashtëligjshme. Në rastet kur ka mangësi në dokumentacion automjeti bllokohet dhe dokumentacioni I kalon Operacionit Forca e Ligjit.
9 Shkurt 2020, 11:02 -
FNSH aksion në Vlorë, tre automjete të sekuestruara (VIDEO)
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Vlorës. Gjatë aksionit i cili ka vazhduar prej mbrëmjes së djeshme janë sekuestruar tre makina të cilat janë dërguar në Komisariatin e Vlorës për verifikim.
9 Shkurt 2020, 10:24 -
Sekuestrohet blindi i Landi Muharremit, ishte në makinë me prokurorin që iu bë atentat
Prokurori Arjan Ndoja Landi MuharremiBurime për Report Tv pohojnë se Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit ësht
8 Shkurt 2020, 10:43 -
Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit' të Shijakut, që iu bë atentat me prokurorin
Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinat e blinduara të Landi Muharremit, të njohur edhe me emrin Aleksandër Laho, por edhe pseudonimin 'Rrumi' i Shijakut, i cili ishte në nëntor të vitit të kaluar në makinë me prokurorin Arjan Ndoja kur iu zu pritë në Shkozet. Durim Bami nga Kruja i dënuar më parë për vjedhje me armë është emri i dytë që i është sekuestruar makina e blinduar dhe i treti Saimir Taullau nga Lushnja, që dje iu dërgua formulari për të justifikuar pasurinë.
8 Shkurt 2020, 10:22 -
OFL/ Avokati Daçi: Nuk sjellë asgjë veç shtyrjeve të zgjedhjeve të parakohshme! Muço: Është show
Operacioni Forca e Ligjit dhe ajo që pritet të sjellë ky akt normativ është diskutuar në emisionin 'Pa protokoll', ku avokati Jordan Daci tha se ky akt normativ është mbivendosje e ligjeve ekzistuese dhe nuk do të sjellë asgjë.Edhe për ekspertin e Ekonomisë, Klodian Muço OFL është vetëm për show dhe nuk ka për të shkuar asgjëkund.
7 Shkurt 2020, 22:10 -
Rama paralajmëron hapin e radhës të paketës Anti-KÇK: Nëse pasuria e sekuestuar është produkt i punës, paguan taksat e munguara
Bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave "të mbyllura në sirtarë" nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës.
7 Shkurt 2020, 21:46 -
OFL sekuestron fuoristradën e blinduar të biznesmenit Dashamir Gjoka
Mësohet se biznesmeni Gjoka nuk ka kundërshtuar forcat e policisë, por i ka dorëzuar automjetin në pronësi të tij, Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, është ndaluar dhe është shoqëruar në drejtim të Policisë së Durrësit ku janë kryer procedurat. Në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK ky vendim sekuestroje është marrë si masë emergjente me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas kërkesës së OFL-së.
7 Shkurt 2020, 19:50 -
Meta reagon për herë të parë për OFL: Mbivendosje ligjore, krimi nuk luftohet me fushata
Kreu i shtetit Ilir Meta komentoi për herë të parë aktin Normativ të qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit duke e cilësuar si një fushatë të kryeministrit Rama dhe jo një objektiv real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion, pasi sipas tij vendi zotëronte legjislacionin për të vepruar ndaj pasurive të krimit.
7 Shkurt 2020, 18:30 -
Sekuestrot e gjykuara, juristi Doja: OFL mund të rishikojë vendimet e shkuara
A mundet operacioni Forca e Ligjit të verifikojë pasuri të gjykuara më herët nga drejtësia të cilat pas sekuestrove u janë kthyer pronarëve? Në një intervistë për ReportTv avokati Ferdiand Doja shprehet se me anë të rishikimit të vendimeve OFL mund të kontrollojë ndërsa ajo duhet të fokusohet më shumë tek pasuritë të cilat nuk janë hetuar asnjëherë ose janë anashkaluar me qëllim.
7 Shkurt 2020, 17:06 -
Përmeti: Basha nuk do zgjedhje të parakohshme! Ndryshe kur e thua në Facebook dhe kur e kërkon me protesta
Deputeti Andi Përmeti deklaroi në studion e emisionit 45 Minuta se me qëndrimin e saj opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike kanë treguar se nuk duan zgjedhje të parakohshme."Hajdari ka treguar se di të përballojë presio
7 Shkurt 2020, 17:02 -
Aksioni i OFL/ Deputeti i BD: Nuk është fare në axhendën e Kuvendit! Pa hequr syzet 'zonja' kemi vetëm propagandë
Përmeti tha se në kushtet kur ky aksion nuk mund të prodhojë ende një rezultat konkret, propaganda është shumë e madhe se ky i fundit. Përmeti theksoi se Rama zgjodhi ta miratojë ligjin përmes një akti normativ, pasi sipas tij kishte qëllim të shmangte debatin në Kuvend.
7 Shkurt 2020, 16:58 -
Bizneset zyrtare, Suel Çela 'fukara', Plaurent Dervishaj me super lokal në qendër të Durrësit
Nga një kërkim i thjeshtë në QKR, rezulton se Plaurent Dervishaj, të cilit sot OFL i kërkoi të deklarojë burimin e pasurisë, është pronar i një biznesi bar kafe dhe lokal nate "Zodiac" në qytetin e Durrësit. Ky biznes është i regjistruar në QKR në 2016 në emër të Dervishaj dhe njihet
6 Shkurt 2020, 21:07 -
Bilanci/ 14 persona të botës së krimit në 'shënjestrën' e OFL -së në 4 ditë pune!
14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm 4 ditët e para të punës në terren. 7 prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit. Kësaj liste nuk i kanë shpëtuar as të afërmit e këtyre personave të cilët dyshohet të kenë vënë pasuritë të dyshimta të vëna nga burime të paligjshme.
6 Shkurt 2020, 20:31 -
Anti-KÇK-ja në drejtësi, nga dhuratat tek shoqërimi me kriminelë, 40 shkeljet që do ‘djegin’ gjyqtarët e prokurorët
Nisma ligjore që ka nisur të shqyrtohet në Kuvend kalon për një periudhë gjashtëmujore në kompetencë të KLG-KLP hetimin e magjistratëve KÇK, si bëhet ankesa dhe çfarë duhet të përmbajë
6 Shkurt 2020, 19:25 -
Konferenca e donatorëve për tërmetin/ Soreca: Do të marrin pjesë rreth 100 shtete! Shqipëria po trajtohet si vend anëtar i BE
Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca tha se do të jenë rreth 100 shtete të pranishme në konferencën e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Soreca theksoi se në këtë konferencë Shqipëria po trajtohet si të ishte vend an&e
6 Shkurt 2020, 17:12 -
Soreca: Shqipëria ka shanse të hapë negociatat para Samitit të Zagrebit! Metodologjia e re e ndihmon të prezantojë veten siç duhet
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca nga Vlora tha se Shqipëria ka shanse të hapë negociatat përpara samitit të Zagrebit. Soreca tha se metodologji e re e vlerësimit që po implementohet do i krijojë mundësinë Shqipërisë që të prezantojë veten në mënyr&
6 Shkurt 2020, 17:06 -
Soreca: 'Ndiq paratë' mënyra e duhur për të luftuar krimin, ka vullnet politik! OFL të punojë nën udhëheqjen e SPAK
Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka komentuar nga Vlora Operacionin Forca e Ligjit. Ai tha se motoja "Ndiq paranë" është mënurë e më e mirë të luftuar krimin e organizuar, ndërsa theksoi se ka vullnet politik për ta bërë këtë gjë. Ai shtoi se aksioni i OFL duhet të jetë nën udhëheqjen e SPAK.
6 Shkurt 2020, 16:58 -
I shpëtuan drejtësisë duke marrë pafajësi/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali (VIDEO)
Plarent Dervishaj dhe Suel Çela, edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 nga Gjykata e Lartë ndërsa Çela në vitin 2019 mori pafajësinë nga Krimet e Rënda edhe pse në mungesë. OFL i dorëzon formularin për burimin e pasurive të tyre, duhet ta plotësojnë dhe dorëzojnë brenda 48 orëve.
6 Shkurt 2020, 11:35 -
Periferi
Po qëlloni si talebanët vajzën e OFL-së
Pa pritur as 10 ditë për të parë të paktën se si do të punojë e funksionojë OFL e SPAK, pa u thënë punë të mbarë, pasi qëllimi, të paktën, duket të jetë ai që për 30 vite pjesa e shëndoshë e shoqërisë shqiptare ka dëshiruar, janë hedhur në një sulm të paprecedentë antishtet por sidomos antiindividë, sikur nuk janë hedhur kurrë më parë për çështje të tjera të një rëndësie mbarëkombëtare.
6 Shkurt 2020, 00:14 -
Hoxha në Report TV: OFL, makijazh i realiteti! I bindur që në fund krimi do forcohet më shumë...krahasimi me virusin
Gazetari Poli Hoxha i ftuar në studion e Report Tv është rreshtuar në krahun e njerëzve që janë renditur kundër Operacioni Forca e Ligjit (OFL), mekanizmi me anë të së cilit do të vihet në zbatim ligji special Anti- KÇK.
5 Shkurt 2020, 22:08 -
Bilanci/ Dështimi spektakolar i ligjit antimafia 2011-2018! Nga 774 verifikime pasurie në vit, vetëm 11 kërkesa janë pranuar nga gjykata
Ligji antimafia i miratuar nga PD në 2009 përjashton përfshirjen e Policisë e Shtetit në mbledhjen e informacionit për kriminelët, nuk mundëson bashkëpunim institucional, nga 744 raste në vit, vetëm 11 kërkesa janë pranuar nga gjykata për sekuestrim dhe konfiskim pasurish. Të dhënat nga arkivat e Prokurorisë që konfirmojmë dështimin në zbatimin e ligjit antimafia për sekuestrimin e pasurive të krimit, pse është i domosdoshëm ligji i ri special.
5 Shkurt 2020, 16:40 -
'Një lokal me qira, një BMW, 2 bote nafte..." Lulzim Berisha deklaron pasurinë në OFL: 'S'kam prona në emrin tim'. Spak do t'i verifikojë
Në formular, Berisha deklaron se nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme të regjistruar në emrin e tij, për shkak se ato i janë konfiskuar nga shteti me vendim gjykate në 2010, por deklaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburantë anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij.
5 Shkurt 2020, 12:39 -
I shpëtoi anti-mafies! Anti-KÇK 'i vihet pas' për kompleksin në Shijak, Dashamir Gjoka: I ngrita bizneset me borxhe /VD
Sot, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni "Forca e Ligjit", në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Dashamir Gjokës. Bashkë me të, edhe Emiljano Hysenit, të arrestuar dhe të dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.
5 Shkurt 2020, 11:12 -
Ekskluzive/ OFL i sekuestroi pasurinë në Shkodër, reagon ne Report Tv nga përtej kufirit Doçaj: Nuk e njoh Hajrin dhe as nuk e di ku i bie Shijaku
Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Ardian Doçaj, të cilit sot, në ditën e dytë në terren, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një sërë pasurish, thotë se ndodhet jashtë Shqipërie, dhe me të lexuar emrin e tij në media, është nisur drejt atdheut.
4 Shkurt 2020, 21:07 -
VIDEO nga aksioni i OFL-së në ditën e dytë të punës! Urdhrat e sekuestros së pasurive në Shkodër
Në ditën e dytë të punës, Operacioni "Forca e Ligjit" ka sekuestruar një sërë pasurish të personave të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Me kërkesë të OFL-së, drejtori i P&e
4 Shkurt 2020, 17:57 -
Vila me pishina, toka dhe makina, OFL e Anti-KÇK-së sekuestron pasuritë në emër të familjarëve të të kërkuarit për pengmarrjen e Prengës (VIDEO)
Në ditën e dytë të aksionit anti-KÇK, Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur pas Shijakut në Shkodër për të goditur pasurinë e pjesës tjetër të grupit të pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar. Sekuestrohet pasuria e të afërmve të Gentian Doçit të cilët duhet të provojnë në gjyaktë se i justifikojnë pasuritë në emër të tyre. Nesër sipas burimeve të Report Tv, OFL-ja do të jetë në Vlorë, ndërsa në mesjavë në kryeqytet.
4 Shkurt 2020, 08:18