-
Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në 5 qytete, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës, pas ngjarjeve të fundit kriminale.
14 Qershor 2021, 20:31 -
Merr flakë në ecje makina në Vlorë, nuk ka të lënduar në njerëz (VIDEO)
14 Qershor 2021, 14:16Në aksin rrugor Himarë-Sarandë, rreth mesditës, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale
-
I dënuar me 3 vite burg për kultivim kanabisi, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë
14 Qershor 2021, 12:17Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar ditën e sotme pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”
-
Mjeti del nga rruga në Qafën e Llogarasë, 3 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
13 Qershor 2021, 22:36Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur në Qafën e Llogarasë, në Vlorë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona, ndërkohë që raportohet për dy qytetarë në gjendje të rëndë
-
-
Arrestimi i efektivit të ‘Shqiponjave’ në Sarandë, SHÇBA: Shpërndante sistematikisht drogë në ambiente me muzikë! Në shtëpi iu gjetën 165 gramë kokainë
13 Qershor 2021, 09:40Efektivi i Shqiponjave në Sarandë Lavdosh Metaj 38 vjeç është arrestuar si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, bën me dije se gjatë hetimit disa mujor ka rezultuar që efektivi shpërndante drogë në ambiente të populluara argëtimi me muzikë
-
Nuk i ndaloi postbllokut të policisë, makina pëson aksident në Vlorë gjatë ndjekjes, përplas një tjetër mjet dhe përmbyset në rrugë! 2 të plagosur
12 Qershor 2021, 17:22Një situatë e pazakontë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës, ku një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident. Burime bëjnë me dije se shoferi që nuk i ndaloi postbllokut të policisë, pasi mori ndihmën mjekësore është arrestuar.
-
Operacioni 'Bregdeti Ynë', ministri Çuçi bën bilancin e deritanishëm: Shemben 35 objekte, është veçse fillimi i fundit të marrëzisë
12 Qershor 2021, 15:59Që prej fillimit të operacionit 'Bregdeti ynë' institucionet shtetërore kanë rrafshuar 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ndërkohë në 10 raste kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur objektet pa leje.
-
-
Tritol godinës në ndërtim në Vlorë te ‘Uji i ftohtë’, pronari jeton jashtë Shqipërisë prej vitesh (VIDEO)
10 Qershor 2021, 12:49Një pallat në ndërtim ka shpërthyer gjatë natës, pasi persona të paidentifikuar kishin vendosur një sasi lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku ndërtesa ishte në pronësi të D. K..
-
Turistët e huaj në Shqipëri zgjedhin plazhin e virgjër të Porto Nova: Natyra është shumë e bukur, jemi rehat (VIDEO)
10 Qershor 2021, 11:49Një vend i qetë, larg qytetit, plazhi i egër i Porto Nova duke zgjedhje perfekte për turistë nga Gjermania, Anglia, Holanda apo Franca. Ata vlerësojnë jo pak natyrën e mrekullueshme, gjë që shprehen se nuk e gjejnë në vendin e tyre.
-
I vodhi sendet personale dhe një shumë parash stafit pedagogjik të një shkolle në Himare, arrestohet 47-vjeçari
9 Qershor 2021, 10:06Policia bën me dije se 47-vjeçari me inicialet D.Ç., banues në Vlorë, dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë.
-
Me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike bregdetare, Rama nis ditën dhe uron ‘mirëmëngjes’
9 Qershor 2021, 08:39Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bypass i Vlorës dhe bukuritë unike të qytetit bregdetar.
-
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv. ministri i Brendshëm: Vijojmë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie! Gjoba për zyrtarët që shkelën detyrën
8 Qershor 2021, 14:03Operacioni 'bregdeti ynë', për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, do të vijojë deri në zhbërjen totale të çdo paligjshmërie. Kështu u shpreh zv.ministri Brendshëm Besfort Lamallar në 'Report TV'. Ai theksoi se ky aksion do të vijojë edhe me gjobitjen e të gjithë zyrtarëve që shkelën detyrën, duke lejuar ndërtimin e objekteve pa leje.
-
Aktiviteti sensibilizues/ Ambasada greke në Sarandë për luftën kundër kancerit të Gjirit, kryebashkiaku Gurma: Të gjithë bashkë ia dalim
8 Qershor 2021, 13:26Në Sarandë, ambasada greke dhe “Shoqata Greke Kundër Kancerit”, të mbështetur edhe nga Bashkia kanë ndërmarrë një aksion sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit. Në qytet po bëhen ekzaminime mamografike falas për gratë dhe vajzat.
-
-
U fut në ujë për të kapur oktapod, i riu në Karaburun gjen helmetën zhytëse që daton prej Luftës së Dytë Botërore: Ishte rastësi, reflektoi xhami dhe e pashë
8 Qershor 2021, 12:46Një helmetë zhytëse, që dyshohet se daton që prej Luftës së Dytë Botërore, është gjetur mesditën e sotme në Karaburun të Vlorës.
-
Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë! Operacioni 'pastrimin' e bregdetit vijon në ditën e dytë
8 Qershor 2021, 12:103 pronarë biznesesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka ndërtuar pa leje në zonën e bregdetit. Bëhet fjalë për objekte me strukturë druri kryesisht të ndërtuara në bregdetin e Jalës si edhe të Dhërmiut.
-
-
Deputetët e PS në Vlorë sulmojnë Dritan Lelin: Pa dinjitet, nuk përligj besimin që i është dhënë! Erdhi si kaçak me thikë për të na gjakosur dhe do të iki si tinëzar
7 Qershor 2021, 22:30Deputetja Vilma Bello si dhe deputeti Fate Velaj e kanë cilësuar kreun e bashkisë së Vlorës si një njeri pa dinjitet dhe që nuk përligj besimin që i kanë dhënë qytetarët
-
-
-
-
Shembet objekti i parë në Velipojë, asnjë kundërshti nga pronarët deri tani (VIDEO)
7 Qershor 2021, 09:56 -
-
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Ksamil, autorët e pritën përpara shtëpisë! Ngjarja u regjistrua nga kamerat e një hoteli përballë banesës
7 Qershor 2021, 08:21Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti në të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.
-
Shemben objektet e para pa leje në Ksamil dhe Velipojë, Çuçi: Përgjegjësit para ligjit! Lamallari: Ligji do zbatohet çdo ditë, përfshirë dhe sezonin e verës
7 Qershor 2021, 07:28Nga sot, duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në jug, filloi operacioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare 'rrëzoi sot' në zonën e Velipojës dhe Ksamilit objektet e para. Në velipojë parashikohet prishja e 15 objekteve të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30.
-
Vrasja e Gramoz Memajt në Ksamil, 4 persona kanë qëlluar në drejtim të tij
6 Qershor 2021, 23:30 -
U vra pranë shtëpisë në Ksamil, del fotoja e 40 vjeçarit
6 Qershor 2021, 22:52 -
Vritet me armë zjarri biznesmeni 40 vjeçar në Ksamil! Qëllohet pranë shtëpisë nga 4 persona, ndërron jetë rrugës për në spital
6 Qershor 2021, 22:36Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Ksamil të Sarandës. Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë
-
Rikthehet Mihal Kokëdhima, bllokon rrugën që të çon në plazh në Porto Palermo! Denoncimi: Pasi qeveria i shembi lokalin, ai vendosi t'i shembë malin
6 Qershor 2021, 21:22Mihal Kokëdhima i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë vijon të jetë problematik edhe këtë sezon turistik. Në një video të publikuar në rrjete sociale analisti Dritan Hila tregon se Kokëdhima ka bllokuar rrugën që të çon te plazhi afër tij në Porto Palermo të Himarës. Më parë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur resortin që ishte pa leje 'Panorma' në pronësi Kokëdhimës ndërtuar buzë detit në Porto Palermo.
-
Vatër zjarri në Karaburun, dyshohet se është vënë qëllimisht nga barinjtë
6 Qershor 2021, 21:23Mbrëmjen e sotme është konstatuar një vatër zjarri në gadishullin e Karaburunit. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës aty pranë.
-
‘Rally Albania’ zbret në Vlorë, Blendi Gonxhe: Promovon turizmin në vendin tonë
6 Qershor 2021, 17:46Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe shkruan se 'Rally Albania 2021' promovon kulturën e motorsportit dhe turizmin në vendin tonë.
-
Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, rradhë e gjatë makinash në Orikum-Vlorë
6 Qershor 2021, 15:31Kjo fundjavë ka shënuar fluks të lartë pushuesish edhe në Vlorë. Rradhë të gjata makinash ka pasur në aksin Orikum-Vlorë gjatë diës së sotme.
-
-
Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë, ndihmonin emigrantët e paligjshëm për të kaluar kufirin
6 Qershor 2021, 11:00Dy persona, të shpallur në kërkim kombëtar, janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm për të kaluar kufirin.
-
'Rally Albania 2021' spektakël e bukuri shqiptare! 300 të huaj mblidhen në Vlorë, sinjal pozitiv për turizmin! Pilotët: Shqipëria një vend fantastik
5 Qershor 2021, 18:03Këtë fundjavë (5-6 qershor) ka një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës. Përveç plazhit dhe temperaturave perfekte, çdo qytetarë do ketë mundësi për të shijuar spektaklin e makinave sportive, "Rally Albania 2020". Një garë e vërtetë sportive që në fund do të finalizohet edhe më një fitues, por që është edhe një tregues shumë pozitiv për turizmin në vend, pas pandemisë së COVID-19.
-
Do të kultivonin 580 fara kanabis, dy të arrestuar në Himarë
5 Qershor 2021, 10:00Dy shtetas përkatësisht, Alfred Mbole, 33 vjeç dhe Buletin Yzeiraj, po 33-vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, janë vënë në pranga të policisë për tentative të kultivimit të lëndëve narkotike
-
Sezoni turistik dhe prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, Gurma: Në Sarandë janë sporadike, s'do ndikojnë te turistët! Ademi:Velipoja, ndër brigjet më të pastra
4 Qershor 2021, 22:36Në Sarandë dhe Shkodër, ndërtimet pa laje nuk përbëjnë problem madhor dhe se nuk do të ndikojnë në sezoni turistik, pasi duket se ’ligjshmëria mbizotëron mbi paligjshmërinë’.
-
Vrasjet në vend, eksperti i sigurisë: Armët e '97 ende nëpër shtëpitë e shqiptarëve, kontrolli dhe grumbullimi i tyre problem masiv! Vlora kryeqendër e ekzekutimeve
4 Qershor 2021, 18:53Sipas ekspertit të sigurisë,Fatjon Softa, ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë Xhandarmëri, një forcë që do të vepronte paralelisht me Policinë që, sipas tij, është një praktikë që ndiqet nga shumë shtetet të tjera.