-
Edhe Hajdarmataj në garë për SPAK, KLP e pyet për përgjimet e BILD: I kanë pasur në duar shumë njerëz...
Besim Hajdarmataj, prokurori i njohur për lidhje me të djathtën, ka kryesuar dosje të bujshme si ajo për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ashtu edhe për grupin e gjobvënësve të Emiljano Shullazit.
9 Korrik 2019, 12:56 -
Do merrej në intervistë, kandidati për SPAK mungon në seancë/ ARSYEJA
Prokurori Behar Dibra i cili kandidon për SPAK nuk është paraqitur për intervistën sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Përmes një letre drejtuar KLP-së Dibra ka thotë se nuk mund të paraqitet në intervistë pasi ditën e sotme ka një seancë gjyqësore.
9 Korrik 2019, 10:38 -
KLP merr në pyetje 4 kandidatët e parë për SPAK-un, Ibrahimi: Ja pse u intervistuan me audio dhe video në fshehtësi të plotë
Në pyetje u morën Altin Dumani, që është drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda, Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
8 Korrik 2019, 10:31 -
Dokumenti i qeverisë/ Në 2020 nis konfiskimi i pasurive të zyrtarëve të lartë nga SPAK-u
Në planin e ri, për herë të parë, është përfshirë objektivi për goditjen e korrupsionit në nivele të larta, goditje e cila do të nisë në vitin 2020 nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale.
7 Korrik 2019, 07:21 -
Sulmi i Metës ndaj ndërkombëtarëve, Soreca: Kushtetuesja dhe SPAK-u duhet të fillojnë punën menjëherë
Ambasadori Soreca ka theksuar se Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa si përgjigje ndaj Metës, ambasadori Soreca ka thënë se BE do të jetë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë.
3 Korrik 2019, 09:54 -
U largua pas aksidentit, probleme edhe me pasurinë...por kandidati për SPAK kalon vettingun
Ai është kandidat për SPAK-un, ndërsa është i njohur edhe si prokurori i dosjes së kokainës së Maminasit, teksa seanca e sotme që ishte edhe e para te Krimet e Rënda u shty për këtë shkak, pasi Kondili ishte 'ankthin' e vettingut.
7 Qershor 2019, 14:11 -
Vettingu rrezikon kandidatin e SPAK/ Pas aksidentit braktisi vendngjarjen në 2016
Vettingu ka kaluar në sitë këtë të enjte dy prokuror kandidat për SPAK, ku rezulton se Eneid Nakuci sipas hetimit të KPK-s kishte braktisur vendngjarjen pasi ishte përfshirë në një aksident në vitin 2016. Po sipas KPK ai kishte probleme me pasurinë, ndërsa kolegu i tij Edvin Kondili prokurori i kokainës së Maminasit rezultoi pa probleme.
6 Qershor 2019, 14:01 -
SPAK në vetting/ Prokurorët në filtër për pasuri, profesion e kontakte me krimin
Prokurorët të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e prokurorisë antikorrupsion njohur si SPAK do të dalin para vettingut brenda muajit qershor. Report Tv mëson se duke nisur nga 1 qershor në kalendarin e seancave do të publikohen sipas emrave data dhe ora e paraqitjes së tyre para trupës së vettingut.
28 Maj 2019, 13:12 -
Cutillo në Report Tv: Guardia di Finanza do vijë në Tiranë për të hetuar pasuritë nga kriminaliteti
Ambsadori italian në Tiranë Alberto Cutillo thotë se së shpejti një zyrtar i Guardia di Finanza në ambasadë do të ndihmojë autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë dhe kundër riciklimit.
12 Prill 2019, 22:12 -
Ngritja e SPAK-ut, Ibrahimi takon përfaqësuesit e DASH: S'kemi as staf, as godinë!
Ibrahimi theksoi se mungesa e një godine për Këshillin e Lartë të Prokurorisë sjell mjaft probleme në funksionimin e institucionit dhe zgjidhja duhet imediate në kushtet kur KLP ndodhet para fillimit të procesit të rekrutimit të administratës ndihmëse të saj.
13 Mars 2019, 17:18 -
Kandidatë për SPAK pa vetting! Si do të jetë fati i kryeprokurores së Tiranës dhe 21 kolegëve?!
Vetëm pesë nga 27 aplikues për SPAK, të njohur si Prokuroria kundër krimit dhe korrupsionit, i janë nënshtruar proçesit të vettingut. Ndërsa ReportTv ka mësuar se të hënën lista me 22 aplikues që s'kanë kaluar në vetting do t'i përcillet KPK të nis me kontrollit e tyre. Kjo pasi ligjërisht ata s'mund të emërohen nëse s'marrin dhe konfirmimin në detyrë nga procesi i kontrollit të pasurise e figurës.
23 Shkurt 2019, 10:42 -
SPAK ngrihet para zgjedhjeve, Ibrahimi: Procesi përfundon për 2 ose tre muaj
SPAK do të jetë gati një muaj para zgjedhjeve qershore. Përgjigjur interesit të mediave pak pas mbylljes së afatit ku aplikuan 27 kandidatë, shumica e tyre prokuror të Krimeve të Rënda, Gent Ibrahimi, kryetari i KLP-së, deklaroi se do të nisë pikëzimin e aplikantëve dhe brenda 2 ose tre muajve SPAK do të jetë gati.
22 Shkurt 2019, 13:48 -
Përmbyllet gara e SPAK/ Balla: PD-LSI sjellje tipike të një organizate terroriste
Kreu i Grupit Parlametar të PS-së Taulant Balla ka përshëndetur përmbylljen e garës së Prokurorisë Speciale e njohur ndryshe me emrin Struktuara e Posaçme Anti-Korrupsion. Sipas Ballës përfaqësuesit e opozitës pavarsisht sjelljes tipike terroriste me lënien e mandateve nuk arritën dot ta pengojnë, krijimin e garës për SPAK për krijimin e institucioneve të drejtësisë në vend.
21 Shkurt 2019, 17:39 -
Ekskluzive/ Zbardhen diskutimet, KLP i kërkon Qeverisë një pallat e superpaga për SPAK-un
Shqiptarja.com ka zbardhur diskutimet. Anëtari i KLP-së, Kostaq Beluri ka propozuar që të kërkohet rritja e financave për SPAK-un, me qëllim për të nxitur prokurorët që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posacme. Nga ana tjetër, anëtarja Antoneta Sevdari është revoltuar duke thënë se nuk mund të barazohet prokurori i SPAK-ut me atë që heton shoferët e dehur.
9 Shkurt 2019, 07:25 -
Arta Marku takohet me prokuroren "e hekurt" kroate Tamar Laptosh, diskutime për ngritjen e SPAK
Arta Marku është takuar ditën e sotme me prokuroren “e hekurt" kroate, Tamar Laptosh e cila prangosi ish- kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader. Qëllimi i takimit të Markut me Laptosh ka qenë diskutimi për organin e ri të drejtësisë SPAK.
7 Shkurt 2019, 23:49 -
Kryetari i KLP-së pret në takim prokuroren kroate, Laptosh: Përzgjedhja cilësore e SPAK, themel i paanshmërisë
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka cilësuar praktikat në vendet si Kroacia pika referimi për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.
6 Shkurt 2019, 10:49 -
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kandidon për në SPAK
Besim Hajdarmataj dorëzoi aplikimin pranë KLP-së këtë të martë. Aplikimi i ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda vjen dy ditë përpara se të skadojë afati ligjor. Hajdarmataj e çon në 13 numrin e prokurorëve kandidatë për në SPAK.
5 Shkurt 2019, 16:32 -
Drejtësia e re/ 12 kandidatët për SPAK, dosjet e ‘nxehta’ dhe dritëhijet e tyre
Prokurorët e dosjeve të Remzi Hoxhës, Durrës-Kukës, Dritan Dajtit, Shullazit dhe Lazaratit, kandidatë për në Prokurorinë e Posaçme, nesër afati i fundit i aplikimeve, kandidatja e vetme grua, nesër skadon afati për aplikimet
5 Shkurt 2019, 07:19 -
Izolimi i bandave në burgje nuk nis para ngritjes së SPAK-ut/ Ja si do të funksionojë
Izolimi i krerëve të grupeve mafioze në qelitë e burgjeve pa telefona, pa takime me ushtarët dhe nën monitorimin e kamerave për 24 orë nuk do të nis deri në qershor 2019. Kjo pasi sipas ligjit drejtuesi i SPAK që kërkon izolimet ende nuk është zgjedhur dhe sipas kreut të KLP-s ai do të zgjidhet brenda qershorit 2019.
2 Shkurt 2019, 14:52 -
Soreca thirrje prokurorëve për SPAK: Gati të mbështesim Shqipërinë për reformën, 34 milionë euro investime për tre vite
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë mbledhjes së sotme ku është bërë prezantimi i Shkollës së Magjistraturës theksoi se ndërkombëtarët janë gati të mbështesin Shqipërinë me investime, në zbatimin e reformës në drejtësi , ndërsa u ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për t'u bërë pjesë e SPAK.
1 Shkurt 2019, 12:11 -
Gati prokuroria që heton zyrtarët, zbulohen emrat e prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK
Pak ditë nga skadimi i afatit për garën e SPAK Report Tv mëson se 15 vëndet janë drejt kompletimit. Pranë KLP-s janë tërhequr deri më tani 13 formular aplikimi nga prokuror të interesuar ndërsa zyrtarisht 5 prej tyre kanë depozituar kërkesat. Shumica e prokurorëve që po garojnë në SPAK janë nga Krimet e Rënda.
31 Janar 2019, 12:50 -
Ngritja e SPAK, ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë
Teksa fton prokurorët që të mos hezitojnë të bëhen pjesë e SPAK për të kontribuar për një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional dhe që mishërojnë këto ideale, ambasada e SHBA publikon edhe kriteret e nevojshme për t'u zgjedhur prokuror i kësaj strukture. Tre janë emrat e zyrtarizuar si kandidatë të SPAK, Besnik Muçi, Klodian Braho dhe Anton Martini. SPAK do të ketë 15 anëtarë.
28 Janar 2019, 19:43