-
Ekskluzive/ Zbardhen diskutimet, KLP i kërkon Qeverisë një pallat e superpaga për SPAK-un
Shqiptarja.com ka zbardhur diskutimet. Anëtari i KLP-së, Kostaq Beluri ka propozuar që të kërkohet rritja e financave për SPAK-un, me qëllim për të nxitur prokurorët që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posacme. Nga ana tjetër, anëtarja Antoneta Sevdari është revoltuar duke thënë se nuk mund të barazohet prokurori i SPAK-ut me atë që heton shoferët e dehur.
9 Shkurt 2019, 07:25 -
Arta Marku takohet me prokuroren "e hekurt" kroate Tamar Laptosh, diskutime për ngritjen e SPAK
Arta Marku është takuar ditën e sotme me prokuroren “e hekurt" kroate, Tamar Laptosh e cila prangosi ish- kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader. Qëllimi i takimit të Markut me Laptosh ka qenë diskutimi për organin e ri të drejtësisë SPAK.
7 Shkurt 2019, 23:49 -
Kryetari i KLP-së pret në takim prokuroren kroate, Laptosh: Përzgjedhja cilësore e SPAK, themel i paanshmërisë
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka cilësuar praktikat në vendet si Kroacia pika referimi për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.
6 Shkurt 2019, 10:49 -
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kandidon për në SPAK
Besim Hajdarmataj dorëzoi aplikimin pranë KLP-së këtë të martë. Aplikimi i ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda vjen dy ditë përpara se të skadojë afati ligjor. Hajdarmataj e çon në 13 numrin e prokurorëve kandidatë për në SPAK.
5 Shkurt 2019, 16:32 -
Drejtësia e re/ 12 kandidatët për SPAK, dosjet e ‘nxehta’ dhe dritëhijet e tyre
Prokurorët e dosjeve të Remzi Hoxhës, Durrës-Kukës, Dritan Dajtit, Shullazit dhe Lazaratit, kandidatë për në Prokurorinë e Posaçme, nesër afati i fundit i aplikimeve, kandidatja e vetme grua, nesër skadon afati për aplikimet
5 Shkurt 2019, 07:19 -
Izolimi i bandave në burgje nuk nis para ngritjes së SPAK-ut/ Ja si do të funksionojë
Izolimi i krerëve të grupeve mafioze në qelitë e burgjeve pa telefona, pa takime me ushtarët dhe nën monitorimin e kamerave për 24 orë nuk do të nis deri në qershor 2019. Kjo pasi sipas ligjit drejtuesi i SPAK që kërkon izolimet ende nuk është zgjedhur dhe sipas kreut të KLP-s ai do të zgjidhet brenda qershorit 2019.
2 Shkurt 2019, 14:52 -
Soreca thirrje prokurorëve për SPAK: Gati të mbështesim Shqipërinë për reformën, 34 milionë euro investime për tre vite
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë mbledhjes së sotme ku është bërë prezantimi i Shkollës së Magjistraturës theksoi se ndërkombëtarët janë gati të mbështesin Shqipërinë me investime, në zbatimin e reformës në drejtësi , ndërsa u ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për t'u bërë pjesë e SPAK.
1 Shkurt 2019, 12:11 -
Gati prokuroria që heton zyrtarët, zbulohen emrat e prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK
Pak ditë nga skadimi i afatit për garën e SPAK Report Tv mëson se 15 vëndet janë drejt kompletimit. Pranë KLP-s janë tërhequr deri më tani 13 formular aplikimi nga prokuror të interesuar ndërsa zyrtarisht 5 prej tyre kanë depozituar kërkesat. Shumica e prokurorëve që po garojnë në SPAK janë nga Krimet e Rënda.
31 Janar 2019, 12:50 -
Ngritja e SPAK, ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë
Teksa fton prokurorët që të mos hezitojnë të bëhen pjesë e SPAK për të kontribuar për një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional dhe që mishërojnë këto ideale, ambasada e SHBA publikon edhe kriteret e nevojshme për t'u zgjedhur prokuror i kësaj strukture. Tre janë emrat e zyrtarizuar si kandidatë të SPAK, Besnik Muçi, Klodian Braho dhe Anton Martini. SPAK do të ketë 15 anëtarë.
28 Janar 2019, 19:43 -
Aplikimi për SPAK-un, Zef Brozi thirrje prokurorëve: Mos e humbni shansin të futeni në histori
Deri tani kanë aplikuar vetëm dy prokurorë dhe për këtë gjë, Brozi thekson se ka ndikuar edhe fakti se ligji për SPAK ka vënë disa kritere e kërkesa të panevojshme dhe tëpër kufizuese po ndikon negativisht edhe për aplikimet.
26 Janar 2019, 10:57 -
Arta Marku i transferoi, KLP-ja rikthen te Krimet e Rënda dy prokurorët “rebelë” Hajdarmataj dhe Çela
Vendimi i kryeprokurores Arta Marku për transferimin e dy prokurorëve të Krimeve në Berat e Pogradec është rrëzuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nga kjo e hënë, Besim Hajdarmataj dhe Olsian Cela rikthehen tek Krimet ndërsa ky vendim ndau në dy grupe KLP-në, me një votim 6 me 5.
21 Janar 2019, 10:11 -
Profil/ Po heton Llallën, çoi në gjyq Gjikën dhe arrestoi gjyqtarin e Fierit, kush është prokurori Klodian Braho që kandidon për në SPAK
Prokurori i dosjeve të "nxehta" është i pari nga radhët e prokurorisë së Krimeve të Rënda që kandidon për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), strukturë e cila do hetojë zyrtarët e lartë. Braho po heton Adriatik Llallën për pastrim parash, ka çuar në gjyq Shpëtim Gjikën, ndërsa pak ditë më parë firmosi arrestimin e gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi i cili kërkoi favore seksuale për një vendim.
17 Janar 2019, 18:37 -
Një javë nga çelja e garës për SPAK, asnjë prokuror s’ka aplikuar në KLP, i stepen kontrollit të familjarëve
Kontrolli i telefonave, e-maileve, llogarive bankare e rrjeteve sociale që duhet ti nënshtrohen familjarët e prokurorëve ka stepur këta të fundit të aplikojnë për tu bërë pjesë e SPAK. Një javë nga çleja e garës Report Tv është interesuar pranë KLP-s kur rezulton se për 15 vende vakante deri më tani ska aplikuar asnjë prokuror.
12 Janar 2019, 14:06 -
Kërkesa e Hajdarmatajt dhe Çelës, kreu i KLP: Kryeprokurorja Arta Marku ka sjellë material shtesë, vendimi shtyhet me një javë
Është shtyrë për 1 javë dhënia e vendimit për kërkesën e dy prokurorëve, Olsi Çela dhe Besim Hajdarmataj, që kërkojnë rikthimin tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, tha se kryeprokurorja Arta Marku ka sjellë një material shtesë për këtë ç&
7 Janar 2019, 11:13 -
Mbledhja e KLP/ Nuk emërohen përkohësisht 6 magjistratët, do ndihmojnë për krijimin e administratës
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është vendosur që 6 magjistratët e paemëruar në detyrë të mos emërohen përkohësisht. KLP vendosi që meqënëse këta magjistratë marrin pagesë, ata mund të kontribuojnë pranë KLP për t
7 Janar 2019, 10:59 -
Krijimi i SPAK/ KLP iu jep 1 muaj kohë prokurorëve që të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dhënë afat 1 muaj të gjithëve prokurorëve në vend që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK, ose Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion. Sipas ligjit afati për t’u bërë pjesë e SPAK është minimum 2 jav
7 Janar 2019, 10:23 -
Mbledhja për krijimin e SPAK, KLP iu lë 1 muaj kohë prokurorëve që të aplikojnë për 15 vende bosh
Mblidhet sot KLP. Një muaj afat për prokurorët e rretheve dhe Tiranës për t'u bërë pjesë e SPAK. 15 janë vendet bosh për prokurorët. Shtyhet me një javë edhe vendimi për kërkesën e prokurorëve Hajdarmataj-Cela. Gent Ibrahimi tha se kryeprokMarku ka dorëzuar material shtesë. Nuk emërohen as magjistratët e rinj.
7 Janar 2019, 10:13 -
KLP çel nesër garën për ngritjen e SPAK-ut, struktura që tremb politikën
Pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të hënë më 7 Janar i hapet rruga dhe krijimit të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion njohur si SPAK. KLP bënë me dije se të hënën hap garën për krijimin e SPAK si dhe emërimin në detyrë të 6 magjistratëve prokurorë që prej 4 muaj janë të papunë dhe pa pagesë me mbarimin e magjistraturës.
6 Janar 2019, 15:23 -
Gati ngritja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, KLGJ nis përzgjedhjen e kandidatëve
Nis zyrtarisht puna për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion me gjyqtarëtë përkohshëm. KLGJ ka çelur garën për përzgjidhjen e kandidatëve gjyqtarë që do jenë pjesë e strukturës e cila do gjykojë zyrtarët e lartë.
27 Dhjetor 2018, 14:52 -
Nisin procedurat për ngritjen e KLP dhe KLGJ, i hapet rruga ngritjes së SPAK dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri
Procesi i rivlerësimit të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë është përmbyllur, duke i hapur rrugë shumë shpejt ngritjes së KLP dhe KLGJ.
28 Nëntor 2018, 09:30 -
Gjermania kundër nismës së opozitës: Vettingu në Politikë? Humbje kohe, pasi do ta bëjë SPAK-u
Opozita ka shpallur vettingun në politikë kauzën e re, ndërsa shumica ka deklaruar se drafti i dorëzuar në Kuvend më parë duhet të kalojë nga Komisioni i Venecias për opinion, pasi zyrtarët e lartë të shtetit do i hetojë SPAK dhe BKH.
28 Shtator 2018, 09:47