-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, PD akuza: Fondet për rindërtim po shpërndahen në këmbim të votës në Durrës, Bashkia e Rrogozhinës po kryen punësime të përkohshme
Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu ka akuzuar Partinë Socialiste se po shpërndajnë fondet e rindërtimit dhe po bëjnë punësime të përkohshme në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore. Në një deklaratë për mediat, Logu tha se kjo skemë po përdoret në Durrës dhe Rrogozhinë, dy prej 6 bashkive ku do të mbahen zgjedhjet më 6 mars.
17 Shkurt 2022, 10:12 -
Habit Spartak Ngjela: Rama i trembet Bashës se ka mbështetjen e SHBA, më 6 mars ndihmon Berishën! Shtëpia e Lirisë? Tre të korruptuar me damkë ndërkombëtare
Avokati Saprtak Ngjela thotë se më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama do mbështesë Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën. Në një intervistë në Report TV, Ngjela thotë se Rama do të bëjë këtë zgjedhje pasi është i trembur nga mbështetja e amerikanëve për kryedemokratin Lulzim Basha.
16 Shkurt 2022, 23:02 -
Ylli Pata: Kandidatët e importuar në bashkitë e 6 marsit
Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve nga partitë politike nga lart poshtë, si për deputetë, ashtu edhe për kryetar bashkie, ka sjellë tashmë një traditë që ka thyer logjikën e përfaqësimin. Ka prekur, madje mund të thuhet hapur që ka fyer komunitetin që jeton në territorin, ku delegohet nga partia autoriteti përkatës.
16 Shkurt 2022, 19:30 -
Sula në Report Tv: Priten arrestime nga kampi i mazhorancës për aferat e inceneratorëve! Distancohem nga kreu i PD po u shpall 'non grata'! Hajdarmataj: Basha bën takime të fshehta
Sula bëri një deklaratë të fortë kur tha se këto ditë, priten arrestime nga kampi i mazhorancës për aferën e inceneratorëve. Ndër të tjera deputeti shprehu keqardhje për gjendjen ku ndodhet sot PD ndërsa theksoi se nuk i vjen keq as për Bashën dhe as për Berishën, por për demokratët. Sula theksoi se situata në kampin blu favorizon vetëm Edi Ramën.
16 Shkurt 2022, 17:55 -
Berisha-Meta, fushatë si në një film të Felinit
Ilir Meta është një politikan pragmatist dhe i zgjuar. Rreth një çerek shekulli më i ri se miku i tij i vjetër e i papunë Sali Berisha, ende-presidenti Meta duket se i ka hapur krahun krahun tërësisht Doktorit në këto zgjedhje të pjesshme të 6 marsit.
15 Shkurt 2022, 20:44 -
'Je shumë vonë doktor', aktorja i drejtohet Berishës në Shkodër: Djemtë s'kanë lekë për tu martuar
Aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Rita Gjeka, ka qenë në një takim të zhvilluar këtë të martë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kandidatin për kryebashkiak Bardh Spahia dhe intelektualë të tjerë të qytetit. Duke iu drejtuar Berishës, që synoi të marrë PD-në, aktorja tha se a
15 Shkurt 2022, 18:29 -
Berisha: Tom Doshi është lule para Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në Shkodër ku prezantoi Bardh Spahinë si kandidat i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme vendore, nuk la pa përmendur edhe Tom Doshin. Edhe pse më parë Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij, sot e zbuti qëndrimin, teksa u shpreh se ai është 'lule' po ta krahasosh me Ram&eu
15 Shkurt 2022, 15:12 -
PD i përgjigjet akuzave të Berishës: Mashtrime! Po përdor kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij! Qëllimi, shkatërrimi i Partisë Demokratike
Për PD, akuzat e Bashës janë vetëm mashtrime dhe se 'vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij'. Sipas selisë blu, qëllimi i Berishës është shkatërrimi i Partisë Demokratike.
15 Shkurt 2022, 13:13 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
Në krah të Bardh Spahisë dhe Voltana Ademit, i bëri thirrje qytetarëve në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale më 6 mars, që të mos votojnë në logon e PD, pasi do të jetë "një votë e hedhur kot". Sipas Berishës, vulën dhe logon e PD, Bashës ja ka dhënë Rama, ndërsa thotë se 'beteja' e tij është me të dy.
15 Shkurt 2022, 12:07 -
‘Lindja çezariane’ e ‘binjakeve’ nga PD dhe loja me dy porta e aleatëve të Bashës
Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar në vend ka hyrë tashmë në një fazë të rëndësishme, teksa “amplituda” e akuzave ndaj partive si dhe kandidatëve respektivë, është ngritur në nivelin më të lartë.
14 Shkurt 2022, 21:47 -
PD denoncon: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje! Në Rrogozhinë punësoi 29 persona, 5 ditë pa dekretimit të 6 marsit
Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë Durrës dhe atë të Rrogozhinës për manipulim të vullnetit të qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit në këto bashki. Sipas PD, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje, ndërsa ajo e Rrogozhinës ka punësuar 29 persona vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit
14 Shkurt 2022, 20:26 -
Salianji në Report Tv: Nuk kemi hequr dorë nga vettingu i politikanëve, ndonëse mungon vullneti nga ana e PS-së! Do propozojmë një hartë të re territoriale
Në seancën e kaluar të Kuvendit, me votën që opozita dha për zgjatjen e afateve të vettingut përfitoi ngritjen e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, por Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kaq. Deputeti Demokrat, Ervin Salianji tha në Report Tv se do këmbëngulin për vettingun e politikanëve, ndonëse Partia Socialiste nuk ka shprehur vullnetin e duhur për ta vazhduar këtë nismë.
14 Shkurt 2022, 17:59 -
'Salë k*rva ka përzënë shqiptarët, edhe Serbi na ka zili', e shante 5 vite më parë, kandidati i Berishës për Rrogozhinën: E thash mes miqsh
Hekuran Xhanin justifikohet duke thënë se ato që ai dëgjohet duke thënë në video, janë nxjerrë jashtë kontekstit. Sipas tij, ai ka qenë në një takim me një grup miqsh dhe po përgatiste një fjalim për shpopullimin e vendit, për të cilën thotë se bënte përgjegjës 'klasën time politike".
14 Shkurt 2022, 14:07 -
Ylli Pata: Aleanca e çuditshme! Pse LSI e PDK janë zhdukur nga 'Shtëpia e Lirisë'
Përpara se “Shtëpia e Lirisë” të regjistrohej si një subjekt electoral për zgjedhjet e 6 marsit, të dekretuara me vrap nga Ilir Meta, “kolonelët” e Berishës bënë të ditur në media, se ata do të garonin si koalicion.
14 Shkurt 2022, 09:52 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Kryemadhi mbështet kandidatin e Berishës për Dibrën: Alternativa më e mirë
Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', nga ku ai u përjashtua nga KQZ, Premtim Kryemadhin, kandidaturë e cila është mbështetur edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me një postim në facebook, Kryemadhi u bën thirrje zgjedhësve të votojnë Premtim Kryemadhin për t'u shkëputur, si&am
13 Shkurt 2022, 15:47 -
Balla prezanton kandidaten e Lushnjes: Vota juaj, një votë për të ardhmen e qytetit! Berisha dhe Meta kërkojnë të përzënë Bashën
Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë takimit që pati me banorët e qytetit të Lushnjes u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë të përzënë Lulzim Bashën.
13 Shkurt 2022, 15:02 -
Veliaj prezanton kandidatin për Vorën: Luli dhe Berisha janë dy anët e së njëjtës medalje, kanë falimentuar dhe votën e duan për sherre
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Vorë ku prezantoi kandidatin socialist për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e 6 Marsit, Blerim Shera, ku tha se ka vetëm një parti fituese dhe ajo është Partia Socialiste. Ai nënvizoi se në Partinë Demokratike askush nuk e ka mendjen te populli, por te sherret për karriget e tyre.
13 Shkurt 2022, 14:20 -
Berisha nga Dibra i del në krah Armand Dukës: Narko-shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF! Bashën narkoshteti e ka fut në qerre
Nga Dibra, ku u prezantua kandidati i kësaj bashkie për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, ish-Kryeministri Sali Berisha Berisha i ka dalë në krah Armand Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Teksa i referohet shpërthimit me tritol në banesën e Dukës, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se zëvendësoi topin me tritol.
13 Shkurt 2022, 12:46 -
Prezantohet kandidati i PS për Rrogozhinën, Veliaj thirrje demokratëve: Mendoni për bravën e shtëpisë tuaj, jo për bravën e kasolles së sherrit në PD
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, e kishte një mesazh për të gjithë demokratët teksa prezantoi kandidatin socialist për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili do të garojë në zgjedhjet e 6 Marsit.
13 Shkurt 2022, 11:09 -
PD i përgjigjet Berishës: Në Shkodër u shfaq aleanca e 'non gratave'! Berisha s'tha asnjë fjalë për Tom Doshin! Vrerë e mllef ndaj demokratëve
Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër, si kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhje te pjesshme të 6 marsit. PD shprehet se sot në këtë qytet u shfaq aleanca e ‘non gratave’ ndërsa shtojnë se Berisha nuk tha asnjë fjalë për Tom Doshin. PD më tej thekson se kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ kanë vetëm një mission, të bëhen mburojë e ‘non gratës’ dhe të dëmtojnë PD-në.
12 Shkurt 2022, 20:04 -
Dalin fotot nga KQZ, ja si do të duken fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme njofton se kanë miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, përmes një statusi në ‘Tëitter’ ka publikuar me foto si do të
12 Shkurt 2022, 19:49 -
Strategjitë e rivalëve 'blu', 'lufta' Berisha-Basha për 6 marsin! PD në terren, sërish ‘derë më derë’! 'Rithemelimi' rikthen 'të vjetrit'
PD nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër po angazhohen maksimalisht për fushatën e 6 marsit, që më shumë se një garë elektorale, po shihet edhe si një betejë mes tyre. Demokratët kanë zbritur në terren bashkë me ekipin drejtues ende pa nisur zyrtarisht fushata, ndërsa Sali Berisha ka rikthyer një sërë figurash të vjetra.
12 Shkurt 2022, 19:00 -
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Berisha thirrje kandidatit të Bashës: Hiq dorë nga kjo fushatë! 6 marsi është i Bardh Spahisë
Ish-kryeministri Berisha, i bëri thirrje kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushatit. Berisha i bëri thirrje këtij të fundit ta lërë këtë fushatë, të bëjë disa ditë pushim dhe të takohen më vonë përsëri, se gabime bëjnë të gjithë.
12 Shkurt 2022, 16:19 -
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Spahia sulmon Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët! Më votoni për t'i treguar atyre që mbajnë zyrat se partia është e jona
Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e "Shtëpia e lirisë", ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre për qëllime personale dhe për t'u pasuruar.
12 Shkurt 2022, 16:01 -
Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati: Nuk do merrem me politikë të madhe por me qytetin tim
Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër Xhemal Bushati ka zhvilluar një takim me qytetarë në Shkodër duke i kërkuar votën dhe premtuar se synimi i tij kryesor është të ndryshojë faqen e Shkodrës dhe të zhvillojë sa më shumë atë duke ia kthyer qytetarëve.
12 Shkurt 2022, 15:19 -
Gjekmarkaj fushatë me Luan Hotin në Durrës: Prej 16 vitesh nën drejtimin e 'Gjush akullores' masakra urbane ulëret
Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hoti ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 15 në Durrës, i shoqëruar nga nënkryetari i PD-s, Agron Gjekmarkaj.
12 Shkurt 2022, 15:07 -
PD-Berishës: Sulmon demokratët dhe bën aleancë me Dakon e Doshin duke amnistuar kriminelët
Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që Sali Berisha i bëri kandidati të saj për Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. Teksa Berisha u kërkoi demokratëve që të mos e votojnë Saraçin vetëm për logon e PD, selia blu e akuzon ish kryetarin e saj se po bën aleancë me Tom Dhoshin dhe Vangjush Dakon duke amnistuar kriminelë
12 Shkurt 2022, 14:23 -
KQZ nuk regjistron kandidatin e partisë Lëvizja e Re për Bashkinë Durrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar kandidatin për bashkinë Durrës, Jonid Nano të propozuar nga partia Lëvizja e Re. Nano nuk është regjistruar, pasi sipas KQZ partia Lëvizja e re nuk ka mandat në këshillin Bashkiak të Durrësit."Vendosim mosregjisitrimin e kandidatit për kryetar bashk
12 Shkurt 2022, 13:37 -
VIDEO/ Berisha e prezantoi si kandidat për Rrogozhinën, ja si e shante Hekuran Xhani ish-kryeministrin: Salë k*rva ka përzënë shqiptarët, edhe Serbi na ka zili
Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” për kryetar bashkie të Rrogozhinës Hekuran Xhanin, ndërsa e vlerësoi atë si demokrat
12 Shkurt 2022, 13:09 -
6 marsi në Dibër, opozita në garë 'të brendshme'! Luan Haka injoron ‘Shtëpinë e lirisë’: Beteja ime për dibranët! Kryemadhi: Jam kandidat i PD, dalja me LSI na sjell fitoren
Të dy kandidatët e opozitës për Dibrën, Luan Haka i PD dhe Premtim Kryemadhi i ‘Shtëpisë së Lirisë’, tregojnë për Report TV, se e shohin veten si kandidatë të demokratëve, por janë në garë me njeri-tjetrin për Bashkinë në 6 Mars.
12 Shkurt 2022, 12:10 -
Përplasjet Berisha-PD 'zhvendosen' në Bashkinë Rrogozhinë! Selia blu: Gënjeshtrat e 'Non Grata-s' vazhdojnë, sulmon demokratët dhe bën aleancë me Dakon e Doshin! Berisha: Mos e votoni kandidatin e Bashës
Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që Sali Berisha i bëri kandidati të saj për Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. Teksa Berisha u kërkoi demokratëve që të mos e votojnë Saraçin vetëm për logon e PD, selia blu e akuzon ish kryetarin e saj se nga një person 'non grata' nuk mund të presësh gjë tjetër vetëm 'gënjeshtra të reja çdo ditë".
12 Shkurt 2022, 11:28 -
PD i përgjigjet akuzave të Berishës: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner, Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet
Partian Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Nga Durrësi, Berisha tha sot se Basha u thirr nga për bashkëpunim nga një organizatë kriminale, duke iu referuar dosjes së 'Toyota Yaris'. Për PD akuzat e Berishës janë vetëm gënjeshtra nga një njeri i shpallur 'non
11 Shkurt 2022, 20:32 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, kandidati i PD në Lushnjë: Eriselda Sefa s'është alternativë e re për qytetarët, por vazhdim i grupimit që mbrojnë korrupsionin
Sefa përmes një statusi në rrjete sociale, shkruan se në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Taulant Balla dhe kandidatja e tij në këtë bashki duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh.
11 Shkurt 2022, 20:08 -
Dosja 'Toyota Yaris', Berisha akuza Bashës: U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale, por prokurorëve belg i dha një variant tjetër! PD: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ia ka kursyer sot akuzat ndaj kryedemokratit Lulizim Basha ku, ndalur te dosja 'Toyota Yaris', ai tha se kreu i PD u thirr për bashkëpunim nga një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Partia Demokratike iu përgjigj këtyre akuzave, duke i konsideruar gënjeshtra nga një i shpallur 'non grata'.
11 Shkurt 2022, 19:01 -
Ngritja e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, Baçi: Të rëndësishme, reforma territoriale ka dështuar! Saliu: PD nuk do të përfitojë asgjë, nuk do ndikojnë tek vota
Ditën e djeshme Kuvendi miratoi ngritjen e dy komisioneve të kërkuar nga opozita, atë territorial dhe zgjedhor, por sipas gazetarit Gëzim Saliu ,Partia Demokratike nuk do të përfitojë asgjë nga këto dy komisione. I ftuar në Report Tv gazetari Agim Baçi thotë se ngritja e komisioneve është e rëndësishme pasi reforma aktuale territoriale ka dështuar.
11 Shkurt 2022, 18:34 -
Zgjedhjet e pjesshme, KQZ regjistron edhe dhjetë kandidatët e tjerë për 6 marsin, askush me probleme
Në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe gjashtë kandidatë që mbështetet nga grupimi Berisha dhe do të përfaqësohen në siglën e LSI-së. Dekreti për të zhvilluar zgjedhjet e pjeshme vendore u mor nga Presidenti Ilir Meta pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që t'i konsiderojë të ligjshme zgjedhjet lokale të vitit 2019.
11 Shkurt 2022, 18:36 -
Eduard Zaloshnja: Pas 8 janarit, 6 marsi…
Qysh kur Basha u zgjodh kryetar i PD-së më 2013 (me përkrahjen pothuaj të hapur të Berishës), qarkullonte nëpër kafenetë shqiptare thënia e kthyer në mit: “Po të kundërshtojë Berishën, Bashën e ndalon tek dera edhe roja e ShQUP-it”. Në fakt, ky mit ishte ndërtuar mbi përvojën e ish-kryetarëve formalë të PD-së në të shkuarën, si Eduard Selami e Tritan Shehu.
11 Shkurt 2022, 13:33 -
Sfida reale e PD-së e tejkalon 6 marsin
I ashtuquajturi Grupi i Rithemelimit që vijon të jetë ligjërisht në ilegalitet, edhe pse i ka karrocuar kandidatët në peshkarexhat e LSI-së dhe të PDK-së, po e përdor këtë periudhë për të mbajtur gjallë “kauzën” e “qytetarit digjital”, me ndryshimin se referenti i ri është kryetari i PD-së, i cili prej 9 shtatorit është shndërruar në pjesëtar të një komploti ndërkombëtar të udhëhequr në Amerikë nga G. Soros dhe në Shqipëri nga E. Rama.
11 Shkurt 2022, 11:26