Opinion
-
Personazhi i ditës në botën shqiptare është Albin Kurti. Ai korri në zgjedhjet e datës 14 shkurt një fitore spektakolare, një nga ato fitore që shenjojnë funde regjimesh e paralajmërojnë epoka të reja. Me këtë fitore ka bërë për vete edhe kritikë, të cilët nuk pritën gjatë për të kërcyer në karron e fitimtarëve dhe për t’iu bashkuar korit të atyre që Albinin e konsiderojnë një hero, supermen, gjeni, mesia, apo ku di unë çfarë.
18 Shkurt 2021, 16:19 -
Përmbysje apo ndryshim?
18 Shkurt 2021, 15:06Ndryshe nga Shqipëria, Kosova nuk është një vend i polarizuar thellë për arsye ideologjike. Kosova ka përjetuar pushtim, luftë, çlirim, shtetformim, por jo përmbysje në kuptimin banal që mori ky term në Shqipërinë e viteve 90-të, kur në vend të ndryshimit rrënjësor të sistemit, vendi u përball më njëfarë përmbysjeje, që në fakt ishte vetëm këmbimi formal i një grupimi udhëheqës me një tjetër të ngjashëm, por pa ndonjë ndryshim esencial të mënyrës së funksionimit të shtetit dhe të shoqërisë.
-
Dy vjet nga djegia e mandateve që dogji opozitën
18 Shkurt 2021, 12:53Dje ishte dy vjetori kur kreu i PD, Lulzim Basha, shpalli djegien e mandateve të opozitës, duke bërë që deputetët e saj por dhe të LSI si dhe të aleatëve të tjerë, të dalin nga parlamenti duke nisur një cikël protestash që si synim kishin krijimin e një qeverie provizore dhe zgjedhjet e reja të parakohshme
-
Eksperienca e Julit si dhuratë për ata që duan të ndryshojnë
17 Shkurt 2021, 22:44Julian Lala ka çfarë të thotë dhe e thotë mençur dhe bukur. Sikur të ishte një koncentrat dije dhe eksperience njerëzore, maturie plaku dhe entuziazmi dhe kurioziteti fëmije. Kritikon pa ofenduar realitetin tonë, ka pastërtinë dhe sinqeritetin e një njeriu që i ka të fituar këto karakteristika me lirinë që shijon.
-
Si po korruptohet besueshmëria e opozitës
17 Shkurt 2021, 19:58Ka një shembull konkret, pse jo vetëm opozita, por shumica e shtypit që praktikisht mbështet opozitën, ka rënë në nivelin e besueshmërisë opozitës dhe në vend të ndihmojnë njëri tjetrin, zhysin njëri tjetrin më poshtë.
-
Njerëzit që preknin pavarësinë e Kosovës
17 Shkurt 2021, 16:28Dy fije te bardha letre kishin modifikuar tabelat e dy dyerve të tualetit në një restorant qëndror në Prishtinë. Në vend të fjalës “Burra” dhe “Gra” i zoti restorantit kishte ngjitur dy copa letre të bardhë, ku shkruhej “I pavarur” “E Pavarur”. Ky detaj, sa me humor, aq dhe domethënës për të përkufizuar kënaqësinë e lirisë, mund t’i nxirrte pijen çdo klienti që kishte festuar deri pas mesnate të shtunën, duke gdhirë e diela e 17 shkurtit.
-
Herë-herë e kishim Albinin këtej rrotull
17 Shkurt 2021, 16:31A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.
-
Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët
16 Shkurt 2021, 20:44Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.
-
Mbledhje Partie
16 Shkurt 2021, 19:48Në këto kohë të vështira, sido që të vejë puna, sado i madh të bëhet sherri, sado i rrezikshëm të ndizet zjarri, pavarësisht ç'i lypset Kombit, të gjithë ne horrat dhe hajdutat, të përgatisim garuzhdet, të mprehim kthetrat, të thërresim në ndihmë George Orwellin, të përsosim Newspeakun, të shtrëngojmë rradhët, të shtrijmë hapin, të mprehim thikat, të përgatitemi për llokmat.
-
Pse po e kërkoj mandatin e tretë
16 Shkurt 2021, 18:17Mandatin e Tretë s'do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja.
-
Pa Alternativë
16 Shkurt 2021, 09:03Ç’orientimi që shkaktoi një intervistë e Fatos Nanos, nuk erdhi pse aty u thanë gjëra të pathëna, të denja për të tronditur kaq shumë kampin opozitar. Intervista filloi me Fevziun, që patetikisht paralajmëroi turmën, se barra e rrëfimit i takon rrëfyesit, po kështu dhe përgjegjësia. Nard Ndoka nuk do ta kishte thënë më bukur! Vini re fjalët kyce; barrë, përgjegjësi. Menjëherë mendja ta thote se këtu do bëhet nami.
-
Alteregoja shqiptare e Albin Kurtit
15 Shkurt 2021, 21:55Fitorja e Albin Kurtit në fakt pritej, por në këto shifra diskutohej. Kjo, pasi LDK-ja nuk mendonte se një pjesë e elektoratit të saj do të votonte për Vjosa Osmanin, që u bë aleate e Albinit.
-
Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të burgosë në Rinas, njësoj si në Kosovë, 3 kundërshtarët e 'Albinit të Tiranës'
15 Shkurt 2021, 21:41Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara por establishmeniti ishte i pathyeshëm si në Shqipëri. Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloi arrestimet.
-
LDK ka nevojë të rithemelohet
15 Shkurt 2021, 20:43Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që hodhi themelet e shtetësisë së Kosovës prej vitit 1989, sot ndjehet e rrënuar në themelet e veta. Ajo ka arritur rezultatin më të ulët historik, i cili është në kufirin e të konsideruarit si zhdukje e partisë.
-
Kosova me Albinin e Vjosën, Shqipëria me Saliun e Ilirin
15 Shkurt 2021, 16:52Kjo pamundësi totale e klasës politike shqiptare për të ndryshuar, stonon klithshëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Sepse kosovarët çuan për “skrap” me votë brezin që kishte bërë luftën, kurse ne nuk çojmë dot në pension as zullumqarin që bëri vitin e mbrapshtë ’97! Kjo është diferenca e madhe, që sot na nxjerr të turpëruar me Kosovën. Të tjerat janë vetëm pjesërisht të rëndësishme.
-
Kostumet tona popullore janë chic, pop, rock!
15 Shkurt 2021, 09:43Artistët tanë më të mirë e më të njohur, artizanët më të talentuar, do të na ndihmojnë që vlerat tona ende të fshehta e të panjohura një ditë të jenë pasaporta jonë: Pas mbylljes së epokës së trafiqeve dhe korrupsionit, epoka e kostumeve shumëngjyrëshe, si simbol i shpirtit tonë original, duhet të triumfojë. Ato kostume, janë rrënjët tona. Të rinjtë do ta kuptojnë.
-
Relativizimi i së keqes
14 Shkurt 2021, 21:38Arrestimi i mjekut Prifti dhe dyshimet se ai ka përfituar në mëyrë të paligjshme dhe korruptive, duke u marrë para pacientëve për operacionet që kryente si dhe shuma e madhe a tyre që iu gjet në zyrë dhe në shtëpi, krijoi në opinioni publik një situatë paradoksale.
-
Pse, sot ndodh plebishit i ngjashëm në Kosovë me revolucionin e Kubës!
14 Shkurt 2021, 16:04Kjo analizë e imja është në këndvështrimin e analizës, pa vendosur në përfshirje pasionet e mia, apo bindjet e mia personale. Sot, diskutimi mbi Kurtin lidhet me faktin, se ai është i majtë dhe madje disa e lidhin me ekstremin e majtë, duke hamendësuar me ekstremin e majtë, me bindjen se Kurti është komunist dhe ai do të vendos komunizmin në Kosovë.
-
Supermacia e llojit Albin
14 Shkurt 2021, 15:00Jam i pakorruptuar dhe i pakorruptueshem shprehet Albin Kurti pothuajse sa here i drejtohet pyetja: Pse duhet të të besojnë njerëzit ty?
-
Entuziasmi qesharak dhe i pakuptimtë në Tiranë, për fitoren e Albin Kurtit
14 Shkurt 2021, 07:41Albin Kurti me gjasë do të gdhihet sërish si kryeministër më 15 shkurt. Këtë radhë, me shpresën se ëndrra e tij kryeministrore do të zgjasë më shumë se dy muaj.