Opinion
  • Mero Baze: Pse Berisha bën sikur do të ribëhet kryetar i PD?

    Sali Berisha po bën gjithë përpjekjet tu mbush mendjen mbështetësve të vet se do të bëhet vetë kryetar i Partisë Demokratike. Së paku në dy takimet e fundit, ai e thotë deri afër fundit fjalinë, që do të rikthehem, “po e mendoj rikthimin”, “nuk ka kush që më ndalë të rikthehem në krye të PD”. E vërteta është se shumë demokratë e duan në krye të PD, edhe pse ai e di fundin e vërtetë të kësaj historie.

  • Prezantohet plani me 3 pika për krizën energjetike! Rama: Të rrisësh pagat dhe pensionet përtej mundësive, logjikë e Sudes! Vendi do hynte në krizë urie brenda vitit (FJALA E PLOTË)

    Sot jam këtu për t’ju thënë çfarë do të bëjmë ne, qeveria juaj, për ta përballuar këtë krizë, e cila kërcënon seriozisht buxhetet familjare, por edhe buxhetin e kompanisë sonë të shpërndarjes së energjisë, e për pasojë stabilitetin e të gjithë sistemit elektro-energjetik shqiptar.

  • Misioni PD/Pse Berisha dhe Basha po paralajmërojnë protesta për rrëzimin e njëri-tjetrit?

    Lëvizja e Berishës paradoksalisht kërkon të bashkojë Partinë Demokratike, duke e ndarë atë me Lulzim Bashën e përkrahësit e tij, sikurse duke e cilësuar kreun aktual si njeriun më të pabesë, nuk e fsheh as faktin se ishte po ashtu më i promovuari politikisht prej vetë atij. Pas pesë humbjeve radhazi, sfida e vërtetë e së djathtës që pretendon se është e vërtetë mbetet rithemelimi i një të djathte me frymë Perëndimore dhe Amerikane, pavarësisht se cili kryetar do ta udhëheqë atë, sepse e tillë është fryma e mbi 95 për qind të shqiptarëve.

  • Luli, të keqen mësoje matematikën!

    I dashur Luli, akoma se ke kuptuar që je Kryetari i Opozitës dhe nuk mund të flasësh si “kodra pas bregut”! Mirë vetë që nuk di të bësh matematikë, por fut në punë ata që ke përreth që të t’i bëjnë veprimet matematikore.

  • Po me atë 'Lulin' tjetër si do t'ia bëjnë?

    Puna është se çfarë do bëjnë me atë "Lulin" tjetër, që do vijë pasi ta heqin këtë "liderin e thyer" peng të Edi Ramës. Mbase do ta presin edhe nja 12 vjet të tjera, derisa të binden se ai nuk do ta tradhtojë kurrë doktorin.

  • Mero Baze: Për gjithë ata që mendonin se 'po përdornin Berishën, kundër Bashës'

    Deri më sot shumica e demokratëve që shikoj në takimet e Berishës, përveç atyre që kanë probleme mendore, kanë si arsyetim që duhet përdorur Sali Berisha që të heqim Lulzim Bashën. E kanë këtë si arsyetim dembelësh, si qejfmbetje me Bashën, si njerëz të pakënaqur nga pozita që kanë në PD etj.

  • Saliu të flasë për krimet e tij në energjetikë

    Nga Gjirokastra në ‘Foltoren’ e radhës Sali Berisha, kasapi i Tregut Energjetik të Shqipërisë, hodhi akuza ndaj qeverisë. Siç e bën furtunën në gotën, me një egërsi që i buronte nga urrejtja për ata që akuzon, deklaroi:

  • Qytetaria, 'Foltorja' dhe sherri i përkohshëm Berisha-Basha

    Ka një përpjekje të madhe dhe gati të mundimshme të ish-kryetarit të PD-së për t’u fronësuar te PD-ja por tashmë pakuptueshëm, si kryetar, si lider apo thjesht si njeri që do të nisi katarsisin. Me një strukturë mendimi pak konfuze dhe duke rrëfyer shumë kundërshti në “Foltore”, ai ka kthyer diskursin e formacionit kryesor opozitar pas.

  • Abuzimet 30 vjeçare me energjinë dhe naftën duhet t’i zgjidhë SPAK

    Në dy superdosjet e mëdha të gazetarisë investigative botërore “Panama Papers” apo “Pandora Papers”, kur është folur për Shqipërinë, kanë dalë në skenë subjekte apo edhe kompani që kishin të bënin me sektorin me xhiro më të madhe në vend që është energjia dhe hidrokarburet.

  • Një Bashë alias Haklaj dhe pesë Berishë përballë

    ‘Shkencëtarët’ e botës janë ngritur e po gjurmojnë me dron nga njëra mendje te tjetra se ‘çfarë po kërkon Berisha nga Basha?’.

  • PD është drejt ndarjes së pashmangshme

    Sali Berisha nuk ka ndërmend të bëjë ujdira me Lulzim Bashën. Kush e beson këtë gabohet rëndë, dhe nuk e njeh sado pak ish-kryeministrin e vendit

  • Kriza tek porta, hipokrizia totale e një shoqërie ende sovjetike

    Presidenti i Republikës paguhet rreth 260 mijë lekë në muaj. Pak a shumë rreth 25 mijë euro në vit. Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri, dy zyrtarët e tjerë më të lartë në vendit, kanë pothuaj të njëjtin shpërblim për punën që kryejnë, afërsisht 90 për qind të pagës së kryetarit të shtetit.

  • Trump dhe dashuria false e Berishës për konservatorët amerikanë

    Duket se Sali Berisha po përjeton një rizgjim ideologjik të djathtë, qëkurse ka dalë në Foltoret e tij në krah të Evi Kokalarit, e cila reciton përmendësh sloganet e konservatorëve amerikanë dhe mallkon vaksinat.

  • Edhe ministër/e, edhe agresiv/e nuk shkon

    Të përdorësh metafora, epitete, krahasime, sarkazëm, hiperbola pikësëpari duhet të jesh i lirë. Një liri që ta jep kryerja perfekte e detyrës, mungesa e skeleteve nëpër dollapët e shumtë të institucioneve, por sidomos atëherë kur edhe qytetari më i i skajshëm i vendit tonë të vogël jeton njësoj si ty, ministër, apo e dashur ministre.

  • PD-ja me primare si Republikanët amerikanë?

    Në Foltoret e tij, Berisha ka hedhur idenë që përzgjedhja e të gjithë kandidatëve të PD-së, nga kandidati për kryeministër deri tek kandidatët për këshilltarë bashkiakë të zgjidhen nga elektorati i partisë, me zgjedhje primare si ato që zhvillojnë Republikanët amerikanë.

  • Nga afera e ARMO-s me Rezart Taçin, tek CEZ dhe kriza e sotme: Pse është e nevojshme pavarësia energjitike

    Qeveritë tona nuk kanë synuar t’i përmbushin nevojat tona energjetike në termin afatgjatë, duke pasur si prioritet fuqizimin, zgjerimin dhe modernizimin e aseteve dhe kompanive tona publike. Problemi është se sektori dhe tregu privat nuk ofrojnë zgjidhje në kushtet e një krizë globale energjetike, sepse synimi i tyre primar është fitimi dhe jo nevojat e industrisë apo qytetarisë sonë.

  • Hyrja e Shqipërisë në BE, një legjendë

    Pas 18 vitesh prej Samitit të Selanikut, shqiptarët kishin ngujuar shikimin dhe shpresën shikimin në Samitin e Bashkimit Evropian të zhvilluar në Slloveni. Por edhe ky samit si gjithë të tjerët! Tashmë hapja e negociatave për Shqipërinë po kthehet në Gurin e Sizifit*.

  • Ylli Pata: Dy standardet e Bashës në betejën parlamentare, trim me Lindita Nikollën e 'pulë' me Gramoz Ruçin

    Epoka e re mas marrëveshjes së 5 qershorit, por sidomos pas vendimit të përjashtimit të “babait politik” nga Lulzim Basha pati dhe ka pritmëri se opozita do të ketë në Parlament më të mirën e saj. Madje nisën vëzhguesit e komentatorët politikë që të bënin edhe parashikime të përballjes parlamentare, tani që doktori nuk është më “kryetar grupi”.

  • Mero Baze: Opozita, që Bashës 'nuk ia quajnë'

    Ka një përpjekje të Lulzim Bashës të shfaqet si opozitar formalisht i ashpër në Parlament. Të bëjë gjeste force, të shajë, të prodhoj debat apo gjëra të tilla. Nuk është ndonjë shpikje e re, se o kanë bërë të gjitha opozitat, por mbi të gjitha, vetë PD. Vetë Basha si lider i opozitës në Shqipëri ka bërë gjeste dhe më të forta se kaq.

  • Samiti i BE financon Ballkanin e Hapur

    Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua nën presidencën sllovene u duk si një fotokopje e samiteve të mëparshme ku zyrtarët e lartë të Brukselit përmëndin vullnetin se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në familjen evropiane.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv