-
Lorenc Vangjeli: Lulzim Basha ka të drejtë
Sali Berisha po bën një betejë të gabuar, në kohën e gabuar dhe me mjetet e gabuara kundër njeriut të gabuar. Ai e di më mirë se kushdo një gjë të tillë, por ndjek me ngulm bindjen se mbas tij duhet të vijë vetëm qameti.
17 Shtator 2021 -
A mbulohet Dielli me shoshë?!
Në PD ka nisur një betejë lidershipi. Me tam-tame, por pa krisma dhe as viktima. Si në gjithë historinë e luftërave edhe kjo “luftë” politikanësh ka filluar si diversion. Armiku nuk tregohet kurrë me gisht dhe sebepi i sherrit kamuflohet me gjithfarë gjepurash.
17 Shtator 2021 -
Çfarë kërkon Sali Berisha?!
Sali Berisha u shfaq përpara ithtarëve të tij. Shan atë që para disa ditësh e ngrinte në qiell, pështyn atë që me ëndje e ka gëlltitur, kërkon ndjesë duke mos qenë kurrë pishman për ato që ka bërë, mashtron sy për sy e iu hedhë trutë e magjarit ithtarëve që e brohorasin në ekstazë, i bie pragut (Lulzim Bashës) që të dëgjojë dera (SHBA) dhe bën gjithçka tjetër që plotëson portretin e tij karakterial si pragmatist në lojën politike pa frena, pa kontroll e pa moral.
17 Shtator 2021 -
Zaloshnja: Pengesa 28% për premtimet e Ramës
Në programin e qeverisë Rama kishte shumë premtime (investime në infrastrukturë, bujqësi, arësim paga, pensione etj. etj.). Pavarësisht se ato investime mund të financohen pjesërisht me kredi të buta apo me partneritete privat-publik, një rritje e ndjeshme e shpenzimeve buxhetore duhet të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore.
17 Shtator 2021 -
Minxhozi: Janë që të dy të humbur
Sali Berisha filloi fushatën për të destabilizuar pushetin e Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike. Është një përplasje e çuditshme, nën një ultimatum amerikan dhe pas një tetëvjeçari kur të dy palët kanë pasur të gjithë kohën e kësaj bote për t’u konfliktuar, marrë vesh e prishur përsëri nga e para mes tyre.
17 Shtator 2021 -
Dritan Hila: Revolucioni i plakur i Berishës
Në një nga esetë e tij, ashtu siç vetëm Kadare di të përshkruajë, imagjinon sesi Koço Tashko kryqëzohet me Enverin në rrugë dhe meqë grupi i Korçës kishte një anëtar më pak në mbledhjen themeluese të PKSH, i thotë: Enver, po themelojmë PKSH, do të vish edhe ti? Po vij, pse jo, iu përgjigj.
16 Shtator 2021 -
Fjalori nekrofil, si simbol fillimi i kësaj legjislature
Ka vetëm pak ditë që po jetësohet legjislatura e 10-të e parlamentit të ri shqiptar. Pas shumë muajsh largimi nga salla e parlamentit, opozita ka zënë vendin e saj të merituar.
16 Shtator 2021 -
Mero Baze: Tri makthet që Berisha përpiqet të fsheh
Sali Berisha ka tre siklete të mëdha në sqarimet që ka nisur brenda PD. E para kur bën sikur nuk e di motivin përse SHBA e kanë damkosur atë. Në epitafin që Sekretari i Shtetit Blinken bëri publik për të, ai cilësohet si minues të demokracisë në Shqipëri, hajdutë i fondeve publike së bashku me familjen e tij dhe shantazhues të sistemit gjyqësor.
16 Shtator 2021 -
Fjala në Kuvend/ Rama: Patriotizmi është të duash vendin tënd, të sillesh me të si me shtëpinë tënde… të ruash mjedisin që s'të takon ty, por gjeneratës tjetër
Për të garantuar një stimulim të qenësishëm të sektorit të teknologjisë digjitale, ne do të vëmë në dispozicion të kompanive një garanci sovrane prej 50 milionë eurosh si dhe 10 milion euro mbështetje buxhetore në funksion të këtyre hapësirave edukimi të avancuar informatik të të rinjve dhe për start up
16 Shtator 2021 -
Ylli Pata: Ndrojtja e çuditshme e Lulzim Bashës për t’i bërë opozitë qeverisë së tretë të Edi Ramës
Edi Rama e kishte hedhur prej dy ditësh programin e qeverisë së tetë të tij në web. Ku realisht pati mjaft diskutime në rrjet nga gazetarërë, qytetarë, por edhe profesionistë, që në këndvështrimin e tyre bënë një oponencë, apo edhe opozita mjaft të fortë ndaj thelbit të shtratit politik të qeverisë.
16 Shtator 2021 -
Mjaullimat e një opozite pa ‘kokë’
Partia Demokratike kishte ditë që përgatitej për të hedhur sado pak baltë, nga balta e saj, mbi programin qeverisës të mandatit të tretë, të lexuar nga Edi Rama në Parlament. Prej një jave, Lulzim Basha, pothuajse çdo ditë mbledh grupin parlamentar (si askush tjetër) dhe u jep porosi deputetëve të tij “ta godasin fort qeverisjen e Ramës”.
16 Shtator 2021 -
E vetmja mënyrë për të trembur Ramën
Nëse Basha është pjesë e një skenari me gjasme të përjashtimit të Berishës, nuk do të vonojë që kjo të kuptohet nga publiku. Le të thotë sa të dojë Berisha për komplotin Rama-Basha, ky popull ka aq nuhatje sa të dallojë estradën nga tragjedia. Në rast se kemi të bëjmë me komedi, atëhere PD-ja do të kishte më sukses në mbledhje votash sesa Aleanca Për Teatrin por natyrisht shumë më pak sesa i duhen të vijë në pushtet.
16 Shtator 2021 -
Retorikë fluturake mbi Ballkanin e Hapur
Vizita e kancelares Merkel në Beograd dhe Tiranë në përmbyllje të mandatit të saj dhe tërheqjes nga angazhimet politike pati një vëmendje të shtuar në median evropiane. Takime lamtumire ishin cilësimet nga analistë të ndryshëm por që gjithsesi i kushtohen një rajoni në të cilin vetë kancelarja Merkel u investua në iniciativa dhe mbështetje, si në angazhimet për anëtarësim në hapësirën evropiane ashtu dhe me krijimin e hapësirave demokratike që do të hapnin rrugën për këto vende në rrugëtimin e tyrë të integrimit.
16 Shtator 2021 -
Sa vota shtoi Basha krahasuar me 2013-ën?
Një nga argumentet statistikorë që përdorin aktualisht kundërshtarët e Bashës është se, me të në krye, PD-ja nuk mori dot më 25 prill as votat e atyre që kishin votuar për PD-në (dhe partitë satelite të saj) më 2013, kur udhëhiqej nga Berisha. Ky argument statistikor është i cungët, sepse shumë nga votuesit e djathtë të 2013-ës janë larguar nga Shqipëria ose janë larguar fare nga kjo botë.
16 Shtator 2021 -
Mero Baze: E vetmja akuzë që vlen për Bashën është akuza si 'ushtar' i SHBA!
Sali Berisha po përpiqet të fsheh “kryengritjen” e tij kundër ShBA si një lëvizje kundër Lulzim Bashës.
15 Shtator 2021 -
Ylli Pata: 'Beteja' e Berishës në bazë; një luftë e pastër me Amerikën
Në ditët kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, pati mbështetës mediatik të opozitës që e krahasuan Sali Berishën me rastin e Fatos Nanos në vitin 1993, të cilit në një kohë rekord ju hoq imuniteti, u arrestua, u procedua dhe dënua me operacion “blic”.
15 Shtator 2021 -
Lamtumirë, plaku Mere!
Gjatë tridhjetë vjetëve, Berisha krijoi me kujdes një legjendë të gënjeshtërt rreth vetes dhe rolit të tij, legjendën e “demokratit të vërtetë”, që çliroi popullin nga diktatura dhe punon për të mirën e tij, që sakrifikon jetën dhe familjen për të tjerët etj., etj. Por kjo është vetëm legjendë, ndërsa njerëzit jetojnë me realitetin, jo me legjendat. Dhe realiteti tridhjetëvjeçar është i zi për Berishën. Nën udhëheqjen e tij, Partia Demokratike nuk i ka fituar asnjëherë e vetme zgjedhjet parlamentare.
15 Shtator 2021 -
Analiza/ SHBA kërkoi përjashtimin e Berishës nga lista e kandidatëve të PD për deputet, Basha s’guxoi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qënë korrektë dhe konkretë me Lulzim Bashën në lidhje me largimin e Sali Berisha nga politika aktive në përbërje të Partisë Demokratike.
15 Shtator 2021 -
Ulje e ndjeshme e aksidenteve (në raport me qarkullimin e automjeteve)
Herë pas here, në media raportohen numrat e aksidenteve rrugore dhe pasojave të tyre njerzore, duke i krahasuar ato me një vit ose dy vite më parë.
15 Shtator 2021 -
Berisha edhe në parti ka zbatuar 'Ligjin 7501'
Në qoftëse do ti hyjmë një retrospektive, qysh nga qeverisja e parë e Sali Berishës, apo dhe nga dita e parë e drejtimit të Partisë Demokratike nga dora dhe mëndja, e tij, pa asnjë dyshim do të bindemi se, ai e ka drejtuar edhe partinë siç drejtoi shtetin, sipas ligjit famëkeq “për tokën, 7501”
15 Shtator 2021
