-
BSH: Tremujori i 4-t i 2011
Banka e Shqipërisë publikoi sot rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues bankar. Sipas raportit rezultatet tregojnë se standardet e kredisë për bizneset janë shtrënguar më tej, ndërsa ato për individët kanë mbetur të pandryshuara nga tremujori i kaluar.
bankat ulën kreditimin
6 Shkurt 2012, 15:00 -
Berisha takon Saninon: Të
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian ku është diskutuar vazhdimin e reformave që vendi ndërmerr në fushën e ekonomisë, transparencës së qeverisjes, reformën në drejtësi.
angazhuar për reformat
6 Shkurt 2012, 14:52 -
Berisha: Rama bën ciu-ciu
Kryeministri Berisha ka ironizuar mënyrën e zgjedhur nga opozitari Edi Rama për të kominkuar në rrjetet sociale me qytetarët. Berisha tha se kryesocialisti Rama e përdor Twitter-in sepse i trembet humbjes së votave nëse del në media, siç ka bërë rregullisht. “ Rama është zotëria që rrin ciu ciu. E bën sepse i kanë thënë të mos dalë në media se humbet vota, ndaj bën ciu ciu. Por, me këtë mënyre nuk bind as njerëzit e partisë së tij e jo më qytetarët" shprehet Berisha.
ka frikë se do humbë vota
6 Shkurt 2012, 14:22 -
Greqia akuza shqiptarëve
Në numrin e saj të datës 5 shkurt 2012, të gazetës greke “Kiriakatiki Demokratia” (Κυριακάτικη Δημοκρατία) thuhet se agjentët e Shkupit me pasaportë shqiptare dogjën pyjet Ilia. Sipas gazetës greke ekziston dokument kofidencial ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan vënien e zjarreve në Ilia.
për djegien e pyjeve më 2007
6 Shkurt 2012, 14:00 -
Përgjimi zbulon tentativë
Tre persona janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për lirimin e të dënuarit me 20 vjet burg, Vilson Mellaraj. Njëri prej të pandehurve, Agron Lumeshi, sipas prokurorisë, i afërmi kryesuesit të Kolegjit Penal. Zbardhet vendimi: Kryesuesi i Kolegjit Penal, Gani Dizdari. Prokuroria thotë se paratë janë mbledhur nga Enar Lushakaj dhe Renato Mellaraj, ndërsa Agron Lumeshi, kishte marrë përsipër zgjidhjen e cështjes në favor të të dënuarit dhe "ka realizuar këtë ndikim tek trupi gjykues".PDF, Njoftimi i Prokurorise
korrupsioni në Gj. e Lartë
Vendimi per Vilson Mellaraj
Gjykata: Vendimi ligjo
6 Shkurt 2012, 11:07 -
-
Kredia, Financat: Vështirë
Pas bisedimeve në Tiranë të ekipit të Bankës Botërore lidhur me akordimin e nje kredie për vendet e kërcënuara nga kriza globale, ende nuk është disbursuar asnjë fond për qeverinë shqiptare. Banka Botërore ende nuk ka vendosur se sa do të jetë ndihma për Shqipërinë, në kuadër të masave antikrizë, kjo, pasi kredi të tilla janë me kushte.
të pranojmë kushtin e BB
6 Shkurt 2012, 09:55 -
Vodhi magazinën me cigare
Policia e Tiranës ka prangosur Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, ky i fundit ish drejtues i fushatës së Bashës në zgjedhjet e 8 majit në Kinostudio. Shpallet në kërkim ish i dashuri i këngëtares, Çiljeta Xhilaga, Romeo Shehu. Të tre personat kanë vjedhur një magazinë në kryeqytet, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra. (Në foto: Romeo Shehu dhe ish e dashura Çiljeta, foto e vitit 2008)
kërkohet ish i dashuri i Çiljetës
6 Shkurt 2012, 09:53 -
-
Majlinda Kelmendi, xhudistja
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka përfunduar sërish e pesta në turneun "Grand Slam" që po mbahet në Paris, raporton sot Koha Ditore. Kelmendi garoi të shtunën në kategorinë deri 52 kg, ndërsa pati dy fitore e një humbje. Kelmendi në Paris e pesta kishte përfunduar edhe vitin e kaluar.
kosovare zë vendin e pestë në Paris
5 Shkurt 2012, 20:29 -
Identifikohen autorët e vjedhjes
Arrihet të identifikohen autorët e vjedhjes me armë të ndodhur natën e të shtunës, në një lokal në fshatin Dërmenas të Fierit. Policia e Fierit arriti të arrestojë njërin nga autorët e vjedhjes, 26-vjeçarin Abedin Palnikaj, si dhe shpalli në kërkim tre personat të tjerë.
me armë të lokalit në Fie
5 Shkurt 2012, 19:29 -
Fuqia kërcënuese e të keqes
Shqipëria kaloi 46 vjet në regjim totalitar. Modeli shqiptar ishte unik në ashpërsinë, natyrën ekstreme, organizimin pyramidal shtetëror, përndjekjen kolektive klasore dhe mekanizmin shtetëror e publik të dhunës. Në krye të piramidës ishte diktatori, pranë tij Byroja Politike, më tej strukturabesnike e PPSH dhe paralelisht, struktura e dhunës, simbolizuar nga Sigurimi i Shtetit. Me rënien e sistemit komunist ra edhe piramida shtetërore e tij, u shpërbë PPSH dhe sigurimi, dhe me kalimin e viteve, vetë komunistët nisën një garë publike me kujtime disidente e distancimi nga sistemi i kaluar.
5 Shkurt 2012, 14:20 -
Vrasja e Elenit, flet ortaku: Ilia
Ilia Basho, bashkëshorti i Eleni Bashos, e vrarë tri ditë më parë, kishte vendosur të linte biznesin që kishte me ortakun e tij Ilirian Bituni në nëntor të 2011 dhe të merrte 100 mijë eurot që i takonin. Kështu thotë ish-ortaku i tyre Bituni në intervistën me “Shqiptarja.com”.
mallkoi ditën që erdhi në Tiranës
5 Shkurt 2012, 14:08 -
Ish komandanti i FNSH
Shemsi Prençi, ish-komandanti Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është larguar nga Tirana duke u transferuar në qarkun e Dibrës. Kjo lëvizje duket si një hakmarrje Prençit, i cili në 2011 guxoi të kallëzonte në prokurori Avenir Pekën, me pretendimin se ai i bënte presion, duke e detyruar për të dërguar në Kamëz një grup të forcave speciale.
Prenci përplasje me Pekën
5 Shkurt 2012, 12:53 -
Drejtori Çaushaj paditi PS-në
Rrokadë në policinë e Tiranës, Korçës, Vlorës dhe Dibrës. Si pasojë e rritjes së kriminalitetit në kryeqytet, dje është shkarkuar nga detyra drejtuesi Saimir Muça, shkarkim ky që u pasua më pas me një sere ndryshimesh të tjera. (Në foto: Megi Jakiçi dhe Eleni Basho të vrara brenda një nate në Tiranë si edhe Burgaj e Peka pas shkarkimeve dje në polici) Ish komandanti i FNSH Prenci përplasje me Pekën
emërohet kryepolic i Tiranës
5 Shkurt 2012, 12:50 -
-
Një vit pa Aleks Nikën, Rama:
Kryetari i PS, Edi Rama ka qenë sot në familjen e Aleks Nikës, i cili disa ditës pas plagosjes humbi jetën në një spital të Turqisë. Shkruan në Twitter: “Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika pas një agonie të gjatë. Drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve themelor për BE!”
Hetimi do lehtësojë shpirtrat
5 Shkurt 2012, 11:49 -
Regjistrimi i minoriteteve, Omonia
Sipas burimeve zyrtare pranë kërsaj organizate është mbledhur Komisioni i Regjistrimit, i kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Në një komunikate për shtyp njoftohet se në mbledhje ishte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapërgatitore të procesit të shpallur nga Omonia, regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.
ngre komisionin, Bollano në krye
5 Shkurt 2012, 11:25 -
-
Ministria rrit çmimin
Librat shkollorë këtë vit do tëkushtojnë nga 70-80 lekë më shumë se ata të një viti më parë. Megjithatë botuesit e librit shkollorë janë sërish tëpakënaqur, pasi për tekstet nën 5 mijë kopje çmimet janë shumë të ulëta, ndërkohë që ata po i penalizon shumë edhe TVSH-ja.
e librave shkollorë
5 Shkurt 2012, 09:08 -
Korçë, dhunohet e moshuara
Policia tha se është marrë njoftim se persona të paidentifikuar, të pajisur me mjete maskimi (kapuc), kanë vjedhur në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës banesen e shtetases me iniciale L.B, ku e kanë goditur me mjete të forta në pjesen e kokës, dhe më pas autoret kanë përvetësuar në banese një sasi lekësh.
i vjedhin paratë e shtëpisë
4 Shkurt 2012, 20:54