-
-
Suksesi i doktor Gliozhenit
Ishte viti 2004 kur në atëhershmen “Gazeta Shqiptare” publikuam lajmin e bukur për shumë çifte: Doktor Orion Gliozheni kishte realizuar lindjen e fëmijëve të parë “In-Vitro”, duke kurorëzuar një punë të gjatë në klinikën e tij. Sot nuk është çudi që mjekë të njohur në Europë t’u thonë çifteve shqiptare se “në Shqipëri keni një mjek shumë të mirë në këtë fushë” dhe në të vërtetë janë bërë shumë hapa përpara. Në Tiranë sot vijnë dhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia për të realizuar me sukses ëndrrën e të pasurit fëmijë.
1000 bebe In Vitro që nga 2004
11 Shkurt 2012, 19:39 -
-
21 Janari, 5 gardistë
Pesë efektiva të gardës, duket se janë të implikuar në fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë. Në seancën e djeshme në gjykatën e Apelit, avokati i Armnand Kasa, ka pretenduar se punonjësit e analizës së Gardës, pas orës 23:00 kanë marë në administrim zyrën ku ndodhet serveri. Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj si dhe drejtori Arben Shkoza, janë personat që kanë marë në ruajtje serverin.
"mbrojtën" serverin
11 Shkurt 2012, 18:20 -
Ali Evsen, dhjetra
Prokuroria Shqiptare, nuk tërhiqet nga hetimet ndaj biznesmenit të kompanisë ajrore "Albanian Airlines", Ali Evsen. Megjithëse njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës vendosi pak ditë më parë pushimin e veprimeve hetimore, tashmë hetimi rreth kësaj çështjeje ndodhet në dorën e Prokurorëve të Krimeve të Rënda. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj të fundit të cilat thanë se kanë regjistruar procedim penal ndaj turkut Ali Evsen, duke u mbështetur në ligjin "antimafia" që bën fjalë për pastrimin e parave dhe hetimit të pasurisë nga persona që dyshohet se janë të implikuar në afera kriminale.
dërgesa të dyshimta
11 Shkurt 2012, 18:16 -
Berisha me "pastrues parash"
Ali Evsen, biznesmeni turk me pasaportë shqiptare, ishte shoqërues i kryeministrit Berisha gjatë vizitës që ai po bën në Azerbajxhan. Evsen, 50-vjeç u arrestua në qershor 2011 në Spanjë për pastrim parash për llogari të biznesmenit egjiptian Hussein Salem, mikut të ishpresidentit të Egjiptit Hosni Mubarak. (Në foto: Biznesmeni turk Ali Evsen në krah të kryeministrit Sali Berisha dje në Azerbajxhan)
Biznesmeni i lidhur me trafiqe
11 Shkurt 2012, 18:07 -
-
Johansson dhe Naylor sëbashku në Hawai
Ndonëse e kanë mbajtur të fshehur, për një kohë të gjatë lidhjen e tyre aktorja e famshme Scarlett Johansson dhe i dashuri i saj i ri Nate Naylor janë fotografuar sëbashku në një plazh në Hawai. E veshur me bikini ngjyrë të kaltër, syze të zeza dhe me flokë të kapura, Scarlett ka treguar edhe njëherë format e saj perfekte trupore.
11 Shkurt 2012, 12:59 -
Prifti: Grupe mafioze pranë
Ish-deputeti i LSI, në emisionin "Debat" me Alfred Pezën akuzon grupe mafioze pranë LSI-së se përgjojnë Presidentin, liderin e PS e Ina Ramën. Ish-ministri: "Nuk e di nëse në krye të këtij grupi përgjimesh është Braho. Rama është gati për të qeverisur vendin. Mund të ketë zgjedhje para kohe pas krizës së Presidentit. Berisha ikën dhe i lë vendin Bashës" (në foto Presidenti Topi me Dritan Priftin, kur ishte ne postin e Ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës)
LSI, përgjojnë Topin e Ramën
11 Shkurt 2012, 08:02 -
Autoriteti i Ushqimit: Buka të
Gjatë një takimi të premten në Tiranë, Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe prodhues të bukës, diskutuan për forcimin e kontrollit në tregun e prodhimeve të brumit dhe veçanërisht të bukës, për cilësinë e miellit dhe peshën e bukës. Prodhuesit kërkuan që të mbyllen furrat e paliçencuara, të kontrollohen jo vetëm furrat, por dhe dyqanet ku shitet buka.
shitet vetëm me ambalazh letre
10 Shkurt 2012, 21:06 -
MB: Rama urren policinë
“Falë punës së policisë së shtetit, zbulueshmëria është në nivelet më të larta dhe se policia shqiptare vlerësohet si një partner i denjë, falë arritjeve domethënëse kundrejt veprimeve kriminale. Edi Rama duhet t’i jetë mirënjohës Policisë së Shtetit për rikthimin e dinjitetit të vendit, pas asaj gjendjeje në të cilën e la partia e tij”, tha zëdhënësi i MB, Fatmir Konja.
10 Shkurt 2012, 18:18 -
Rama: Shteti humbi betejën
Në tryezën e programit për rendin e sigurinë publike, Rama nënvizoi riorganizimin e policisë duke dekluar se shteti ka humbur betejën me krimin “Krimi po kthehet në një makth për shqiptarët, shifrat shprehin pa asnjë ekuivok ngritjen e nivelit të krimit. Shteti ka humbur betejën me krimin sepse jeta shoqërore po degradon drejt papunësisë, ndërsa policia ka rënë moralisht”- tha Rama. Fjala e Ramës në tryezën për sigurinë
me krimin, unë di ta fitoj
10 Shkurt 2012, 17:40 -
“Jemi ujësjellësi” 3 hajdutë
Hajdutët kanë vënë në shënjestër Tiranën. Banda të ndryshme janë shfaqur kohët e fundit si në vjedhjen e shtëpive, të makinave, të kabinave elektrike e ç’tu dalë përpara. Mbrëmjen e 9 shkurtit, një grup prej tre vetash ka bërë vjedhje masive të sahateve të ujit në zonën e Komunës së Parisit, duke lënë pa ujë familje të tëra.
vjedhin sahatët në Tiranë
10 Shkurt 2012, 15:51 -
Bukë e kripë e pasaportë
Një tjetër nismë dëshpëruese e ardhur nga qeveria shqiptare tregon se në ç’batak gjendet ekonomia dhe se sa nevojë ka mazhoranca për para, pavarësisht mjeteve për t’i shtuar ato. Ndoshta duke u inspiruar nga e famshmja mikëpritje e popullit shqiptar, propozimi rrezikon ta bëjë Shqipërinë han pa porta. Propozimi i Kryeministrit për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare “investitorëve” që do të sillnin 100 mijë Euro në vend është alarmant në disa nivele dhe të bën të mendosh seriozisht mbi gjendjen e vendit.
10 Shkurt 2012, 15:46 -
Letra, Arvizu: Pa të
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Aleks Nikës, që humbi jetën një vit më parë në demonstratën e 21 janarit. Ai shprehet se SHBA kanë ngulmuar për hetimin e vrasjeve, ndërsa pohon se pa të vërtetën e kësaj ngjarje, nuk mund të ketë drejtësi.
vërtetën s’ka drejtësi
10 Shkurt 2012, 15:39 -
Agim Llupo kërkon lirinë
Gjykata e Tiranës hedh poshtë kërkesën e gardistit Agim Llupo për tu liruar nga qelia, duke lënë në fuqi atë të shtyrjes së afateteve të paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë. Llupo: Kam një vit në burg, nuk jam pyetur asnjëherë. ( ne foto Agim Llupo)
gjykata e refuzon
10 Shkurt 2012, 12:07 -
Deputetët: Kemi ftohtë
Pavarësisht investimit prej 600 mijë eurosh për sallën e Kuvendit, deputetët janë ankuar se nuk ka ngrohje dhe se po plevitosen. Shqetësimin e ka bërë prezent deputeti socialist Bejtja, i cili është shprehur se më të ekspozuara janë femrat.
më shumë gratë me funde
10 Shkurt 2012, 08:11 -
Grada, ish drejtori Saimir
Saimir Muçaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës që u ul në detyrë disa ditë më parë, ka paditur në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi kjo e fundit i ka refuzuar kërkesën për të konkurruar për marjen e gradës "Drejtues i Parë" ( ne foto Sajmir Muça)
Muçaj padit policinë
10 Shkurt 2012, 08:04 -
Ekstradohet nga Athina
Një person i shpallur në kërkim për trafikimin e një ngarkese prej 109 kilogramë kanabis, është ekstraduar sot në Shqipëri nga Greqia. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme kreu ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gentjan Ilirjan Taullaj, 29 vjeç, lindur në Fier.
trafikoi 109 kilogrmë kababis
9 Shkurt 2012, 22:22 -
Dëshmia tronditëse e policit:
Në faqen në internet të Shqiptarja.com erdhi denoncimi i një polici të një komisariati të policisë shqiptare. Polici, i cili kërkon të mbetet anonim, rendit një sërë abuzimesh të mundshme të rënda dhe korrupsion në komisariatin e tij. Ne po e publikojmë letrën duke hequr emrat e përmendur, por po i dorëzojmë tekstin e plotë të denoncimit (pa emrin e policit) ministrit Bujar Nishani. Presim të mësojmë prej tij, pas verifikimeve që i duhet të bëjë, nëse akuzat janë të bazuara apo jo.
Ja si vidhet në komisariat
9 Shkurt 2012, 21:04 -
By Pass i Fierit e Vlorës
Pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huaj ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim BERZH, për financimin e projektit të by pass të rrugës të Fierit dhe të Vlorës” ka ngjallur debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës në seancë ne sotme në Kuvend. (Në foto: Debati sot në Kuvend)
PS: I vonuar, PD: Spekuloni
9 Shkurt 2012, 16:46