-
Peqin, përplasen dy makina,
Në fshatin Paulesh të Peqinit ka ndodhur një aksident me pasojë dy të vdekur. Një automjet, i drejtuar nga Arben Poroçani është përplasur me një automjet të drejtuar nga Dashamir Leka për shkak të shpejtësisë. Kanë vdekur të dy personat në fjalë. Poroçani ishte pedagog në universitetin "Aleksandër Xhuvani".
2 të vdekur, njëri pedagog
3 Qershor 2013, 16:13 -
-
Cërrik, qëllohet me thikë polici
Punonjësi i policisë, i qëlluar me thikë para mitingut të PD-së dje në Cërrik nga një 50-vjeçar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një lokal të 50-vjeçarit me bashkëqytetarin e tij.
para mitingut të PD-së
3 Qershor 2013, 08:13 -
Berisha në Cërrik: Taksa e 10%,
Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Pogradeci ka mbërritur në Cërrik për të vijuar me një tjetër miting elektoral, ku ka premtuar pesëfishim grantesh për fermerët e Cërrikut dhe ka theksuar se "me rrugën e re Tiranë-Elbasan Cërriku i ngjan një lagjeje të Tiranës".
si e dhjeta në librat e shenjtë
2 Qershor 2013, 20:07 -
-
Lushnje, aksident nga shpejtësia
Aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur në aksin Lushnje – Rrogozhinë sot pasdite. Një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe e prej së cilës ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Beqir Boci nga Elbasani.
makina del nga rruga, 1 i vdeku
2 Qershor 2013, 16:08 -
Belsh, Berisha: Punësimi dhe
Në një takim me qytetarë të Belshit, kryeministri i vendit Sali Berisha tha se shtimi i vendeve të punës dhe rritja e investimeve mbeten prioritetet e qeverisë së tij. “Këto ditë inaugurojmë tunelin dhe autostradën Tiranë-Elbasan. Kjo është alternativa jonë, e zhvillimit e tërheqjes së investimeve."
investimet, baza e programit tonë
1 Qershor 2013, 13:40 -
Peqin, digjet posteri i Alfred Pezës:
I është vënë flaka një posteri të madh elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste Alfred Peza, i vendosur në hyrje të qytetit të Peqinit. Peza: "Për këtë atentat ndaj meje, akuzoj drejtpërsëdrejti Kryeministrin Sali Berisha"
Berisha i hodhi benzinë zjarrit
1 Qershor 2013, 11:37 -
Lleshi: Imami paguan reklamën, jo
Prononcohet për emisionin "Airport”, një nga gjeneralët e shkarkuar me urdhër të Presidentit Nishani, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi. Ai ka shpjeguar lirimin e tij dhe të kolegëve nga detyra me dekret të një ish-ushataraku, Presidentit Bujar Nishani, të pambështetur në asnjë ligj për të dalë më pas në arsyet e vërteta që i çuan eprorët e tij në shkarkimet e bujshme. (Foto: Sander Lleshi në Airport)
demontuesit; ushtria po shtron rrugë
31 Maj 2013, 21:22 -
Arvizu: Pse duhet të votoni?
Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i bën apel qytetarëve të votojnë si shenjë demokracie. Në një publikim në Tëitter ambasadori Arvizu ka dashur t’i përgjigjet të gjithë atyre që janë pjesë e zonës gri, (elektorat i cili nuk ka vendosur ende të votojë) për pyetjen: Pse duhet të votojnë?
Bëhuni pjesë e demokracisë
31 Maj 2013, 12:33 -
Gramsh, përroi del nga shtrati
Shirat e rënë gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Kukur–Kodovjat dy komuna këto të rrethit të Gramshit. Si pasojë e shirave përroi i Lilave ka dalë nga shtrati duke bllokuar një autobus me nxënës që po udhëtonin drejt Gramshit. Maturantët nuk janë të rrezikuar për jetën.
Bllokohet autobusi dhe maturantët
30 Maj 2013, 20:51 -
PD në Krujë, Berisha: Shqipëria
Partia Demokratike prezantoi kandidatët për deputete në qytetin e Krujës për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryeministri Sali Berisha tha se “shpreh mirënjohje të pakufishme për kontributin që qytetarët e Krujës i kanë dhënë në vite kësaj force politike”.
europiane, qëllimi ynë madho
30 Maj 2013, 18:56 -
Elbasan, nis regjistrimi i pasurive
Qytetarët e Elbasanit që i përkasin Zonës Kadastrale Nr. 2441, tashmë mund të regjistrojnë pasuritë e tyre të paluajtshme. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe zgjat 45 ditë. (Foto: Harta e zonës Kadastrale Nr.2441)
të paluajtshme për zonën 2441
30 Maj 2013, 16:20 -
Kuvendi miraton 3 ligjet e BE-së
Parlamenti miratoi 3 pr/ligjet e integrimit, sipas kompromisit.Ligji për Gjykatën e Lartë u miratua me 108 vota, Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota dhe Reforma Parlamentare me 108 vota.Shishe me benzinë te Kuvendi, ndalohen Tufa e Lico "BlobReport"/ Oketa, politikani më i kërkuar nga gazetarët VIDEO/ Sequi dhe Wollfarth pas miratimit të tre ligjeve
hyjnë në fuqi më 1 teto
30 Maj 2013, 14:06 -
Arvizu: Nuk kam axhendë
Ambasadori amerikan, Alexander A. Arvizu ka deklaruar nga Elbasani, se “disa njerëz ndoshta do dëgjojnë, që gjatë zgjedhjeve unë kam axhendë personale, por në fakt nuk kam një të tillë në Shqipëri. Unë përcjell qëndrimin e ShBA dhe jam betuar përpara Presidentit të ShBA-ve”.
personale, përfaqësoj ShBA-të
30 Maj 2013, 13:43 -
-
Lorenc Bejko: Hoteli në Gjirokastër
Ndërtimi është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgiminë, kartën shqiptare të restaurimit, Rregulloren e Admninistrimit të Qendrës Historike të Gjirakstrës dhe Planin e Administrimit të Qendrës së Trashëgimise Botërore të miratuar nga UNESCO…
ja katër shkeljet e rënda
30 Maj 2013, 07:18 -
-
Topi: Berisha po gjobit median,
Reagim i ashpër i ish-presidentit, Bamir Topi ndaj gjobës 75 mijë euro, që Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj gazetarit Carlo Bollino: "Berisha premtoi se ai dhe qeveria nuk do merreshin kurrë me gazetarët", por "kryeministri demagog kërkon t’i vendosë të gjithë nën thundrën e tij", ka deklaruar Topi.
për të mposhtur njerëzit kurajozë
29 Maj 2013, 17:36 -
-
Rama në Korçë: Populli shqiptar
Pas mitingut në Devoll, Edi Rama ka filluar një takim bashkëbisedues me banorë të qytetit të Korçës, ku po trajton probleme të arsimit, punësimit, e ku ka këshilluar të rinjtë të votojnë për të çliruar prindërit, robër të pushtetit nga frika se i heqin nga puna. (Në foto: Nga takimi i Edi Ramës në Korçë).
vuan ende për të ngrënë
28 Maj 2013, 17:50