-
Shkodër,PS-PD frikë nga rrjedhja
Frika nga rrjedhja e votave mes kampit të majtë dhe atij të djathtë ka mbajtur peng për disa orë konstituimin e këshillit bashkiak të Shkodrës. Debatetet e ashpra akuzat dhe kundërakuzat kanë shoqëruar mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak në Shkodër në krye të së cilës u zgjodh Xhemal Bushati duke marrë 28 nga 51 vota, ai u votua edhe nga një anëtar i së majtës.
e votave, debat për këshillin
20 Gusht 2015, 13:08 -
KQZ e Shqipërisë zgjidhet anëtare
Në Konferencën Botërore të Shoqatës së Trupave Zgjedhore Boterore (A-WEB), që po zhvillon këto ditë punimet në Republikën Domenikane, Asambleja e 2-të e Pergjithshme votoi dhe zgjodhi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetarja, Lefterije Luzi, si anëtare të Bordit Ekzekutiv te A-WEB.
e Bordit Ekzekutiv të A-WEB
19 Gusht 2015, 21:25 -
Sfida e trupës zgjedhore, Luzi e
Shoqata e Trupave Zgjedhore Boterore (AWEB) nga datat 18-21 gusht, 2015, organizon Konferencën e 2-të Botërore dhe Asamblenë e Përgjithshme, ne Santo Domingo, Republika Domenikane. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë përfaqësohet nga Kryetarja, Lefterie Luzi dhe Zv.Kryetari, Denar Biba.
Biba në Konferencën e 2 Botërore
18 Gusht 2015, 21:40 -
Pogradec, konstituohet këshilli
Mes debatesh dhe në një mbledhje që zgjati disa orë, ka përfunduar konstituimi i këshillit bashkiak në Pogradec. Kryetare e këshillit u zgjodh Natalia Velo përfaqësuese e Partisë Socialiste në këshill me 16 vota. VIDEO
bashkiak, dorëhiqet një i djathtë
15 Gusht 2015, 11:56 -
-
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 21 Qershorit, Luzi: Zgjedhje transparente me disa risi teknologjike
TIRANË, 10 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi sot rezultatin final të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi në një konferencë për shtyp pas mbledhjes, lidhur me zgjedhjet e 21 Qershorit u shpreh se ato ishin të lira, me standarde dhe gjithëpërfshirëse. Në deklaratën e saj për shtyp, […]
10 Gusht 2015, 14:59 -
-
-
Zgjedhjet, Gjonçaj për A1 Report:
Anëtari i Partisë Socialiste në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, në një intervistë për A1 Report, tha se për të gjykuar ecurinë e zgjedhjeve të 21 qershorit duhet të presim raportin përfundimtarë të OSBE/ODIHR.
Kodi me probleme, do ketë reformë
10 Gusht 2015, 11:59 -
KQZ certifikon zgjedhjet: 46 parti
Mbyllen zyrtarisht zgjedhjet vendore 2015. KQZ miraton me 7 vota rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. KQZ vendos që t'iu japë lekë shtesë 15 partive të cilat kanë marrë më tepër vota nga pritshmëria. Gjithashtu për shkak të rezultatit të dobët, KQZ u ka kërkuar 46 partive të tjera që të kthejnë paratë mbrapsht brenda 30 shtatorit të këtij viti. VIDEO ARKIVA - Lajmet për zgjedhjet e 21 qershorit
nuk i meritojnë fondet, t'i kthejnë!
10 Gusht 2015, 11:07 -
Financat e partive, përzgjidhen
Mbi 20 ekspertë do të hidhen në short për auditimin e fondeve të shpenzuar nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Me përfundimin e afatit të përcaktuar nga KQZ për ekspertët auditues të financimit të partive politike ka rezultuar një numër I ulët I kërkesave , ndonëse është kaluar pragu ligjor për këtë proces.
ekspertët që do realizojnë auditimet
4 Gusht 2015, 16:27 -
PD Kurbin: Nuk i njohim zgjedhjet e
Partia Demokratike Dega Kurbin nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit në Kurbin pasi sipas tyre ato nuk përmbushën asnjë standard minimal semokratik. Por PD e Kurbinit, nuk e njeh shtetasin Artur Bardhi për kryetar Bashkie, duke e cilësuar si një person me precedent penal të kandiduar nga Rama.
21 qershorit, Bardhi jo kryebashkiak
31 Korrik 2015, 16:21 -
Edi Rama: As në shtator
Kryeministri Rama nuk do të bëjë ndryshime në Qeveri as në shtator. Ai tha dje se pushimet e gushtit janë të mjaftueshme që ministrat të vijnë me energji të reja për të filluar punë në sesionin tjetër. “Rifreskimin do ta bëjë gjatë pushimeve të gushtit.
nuk ka ndryshime në qeveri
31 Korrik 2015, 07:10 -
Rama: Në shtator votojmë ligjin tonë
Të inkriminuarit në politikë kanë vetëm edhe një muaj kohë. Në shtator do të nisë reforma e thellë ligjore që do ia ndalojë të inkriminuarit të zgjidhen në institucionet shtetërore. Rama tha se nuk do ketë ndryshime në qeveri VIDEORama: Ekonomia u rrit me 2.82 % gjatë 3 muajve të parë të 2015-ësEdi Rama: As në shtator nuk ka ndryshime në qeveri
të dekriminalizimit...me apo pa PD
30 Korrik 2015, 12:59 -
KQZ shpërndan mandatet për këshillin bashkiak Shkodë
TIRANË, 28 Korrik/ATSH/ -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi e vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Shkodër, qarku Shkodër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ. Kështu, Aleanca Popullore për Punë […]
28 Korrik 2015, 19:44 -
-
KQZ nuk ndryshon shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Pogradec
TIRANË, 28 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 1 votë pro dhe 5 vota kundër rrëzoi të martën pr/aktin që propozonte një ndryshim në vendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Pogradec, Qarku Korçë. Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba u shpreh kundër këtij akti duke e braktisur mbledhjen e Komisionit në […]
28 Korrik 2015, 12:18 -
Më 30 korrik Veliaj në krye të
Me datën 30 korrik Erion Veliaj merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme. Mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak është njoftuar nga sekretari aktual i këshillit për të gjithë subjektet politike. Pas ceremonisë së konstituimit dhe të betimit të këshilltarëve Erion Veliaj merr detyrën si kryebashkiak i Tiranës. VIDEO
Bashkisë, konstituohet këshilli
25 Korrik 2015, 14:15 -
Konkurs për shpenzimet e fushatës
87 subjekte zgjedhore, konkretisht 61 parti politike dhe 26 kandidatë të pavarur, do të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhor të datës 21 qershor 2015. Për këtë KQZ u bën thirrje të gjithë ekspertëve për pjesmarrje në shortin që do të zgjedhë audituesit. VIDEO
elektorale, KQZ thirrje ekspertëve
25 Korrik 2015, 12:52 -
I digjet makina, Teliti: Nuk kam
Në orën 4 të mëngjesit të djeshëm persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën automjetit privat të shefit të Auditit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Armand Teliti.Digjet makina e Telitit, Rroshi reagon ndaj akuzave të PD-së
konflikte, arsyet janë politike
19 Korrik 2015, 07:28 -
Digjet makina e Telitit, Rroshi
Deputeti i PD, Eduard Halimi ka denoncuar në Durrës djegien gjatë natës së makinës së Armand Telitit. Sipas PD zjarrvënie ka qenë e qëllimshme për shkak të Teliti zbardhi gjatë zgjedhje, deportimin e votuesve në Durrës dhe Kavajë. Halimi hedh akuzat mbi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe atë të Kavajës Elvis Roshi. PD i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen. VIDEO
reagon ndaj akuzave të PD-së
18 Korrik 2015, 14:57 -
Asnjë pengesë për Veliajn, PK
Nuk ka më asnjë pengesë ligjore për ceremoninë e marrjes së detyrës nga kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj. Partia Konservatore që ankimoi në KQZ rezultatin në disa kuti për Këshillin Bashkiak nuk do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kësaj kërkese nga KQZ, duke i dhënë kështu fund maratonës ankimore të partive politike për zgjedhjet e 21 qershorit. Javën që vjen KQZ pritet të certifikojë rezultatin për këshillin bashkiak. VIDEO
tërhiqet nga ankimimi për Tiranën
17 Korrik 2015, 15:51 -
-
KQZ miraton projekt-vendime të rëndësishme
TIRANË, 14 Korrik /ATSH- I. Vata/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi e miratoi projekt- vendime të rëndësishme, nderkohe qe miratoi dhe shpërdau mandatet e këshillave bashkiake për disa bashki për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. KQZ gjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projekt-vendimin “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara […]
14 Korrik 2015, 20:03 -
KQZ miraton disa projektvendime të rëndësishme
TIRANË, 13 Korrik /ATSH- I. Vata/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015, si dhe shpërndau mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë në KZAZ nr. 79, Aleanca për Shqipërinë Europiane, 9 mandate, Aleanca Popullore për Punë dhe […]
13 Korrik 2015, 21:39 -
Hapen materialet të 7 kutive në
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për disa qendra votimi në Bashkinë e Durrësit. Opozita pretendonte se në 7 qendra votimi kishin votuar 11 emigrantë, të cilët nuk kishin ardhur në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Por pas hapjes së materialeve zgjedhoreve të këtyre kutive u verifikua se nga 11 votues fiktiv që pretendonte PD, 2 rezultuan të tillë.KQZ Do të hapë këtë të martë një tjetër kuti të materialeve zgjedhore, kësaj radhe në Shkodër. Pas ankimit të PD, që kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qendrën e votimit 0092.
Durrës, vetëm 2 vota dolën fiktive
13 Korrik 2015, 15:42 -
Kthehet fenomeni i hapjes së kutive
Edhe në këto zgjedhje nuk u shmang fenomeni i hapjes së kutive të votimit. Kësaj radhe do të jenë 7 kutitë e materialeve zgjedhore në bashkinë e Durrësit, të cilat do të hapen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa ankimore e PD për hapjen e këtyre kutive u mbështet nga tre anëtar të KQZ-së të cilët kërkuan që të kryhet hetimi administrative në këto kuti, pasi pretendohet se 250 vota të emigrantëve janë hedhur nga persona të tjerë. VIDEO
KQZ pranon kërkesën për Durrësin
10 Korrik 2015, 17:26 -
Merr fund odisea,Kolegji rrëzon PD
Merr fund ‘Odisea’ e zgjedhjeve në Bashkinë e Kurbinit. Institucioni i cili tha fjalën e fundit për këtë proces, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në bashkinë e Kurbinit. VIDEO
për Kurbinin: S’përsëriten zgjedhjet
10 Korrik 2015, 13:24 -
KVV: KQZ-ja ka tejkaluar dispozitat
Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve nëpërmjet një deklarate për mediat ka theksuar se po vijonme punën e monitorimit të operatorëve zgjedhorë dhe fazat e mbetura të procesit. KQZ thotë se gjetjet e monitorimit të kësaj periudhe do të detajohen dhe do të jenë pjesë e Raportit Përfundimtar të Monitorimit pas finalizimit të procesit zgjedhor.
ligjore në shpërndarjen e mandateve
9 Korrik 2015, 18:43 -
PD çon Kurbinin në Kolegj, kërkon
Ashtu siç kishte paralajmëruar PD do ta vijojë betejën ligjore për bashkinë e Kurbinit. Burime nga selia blu konfirmojnë se PD i është drejtuar kolegjit zgjedhor me kërkesën për rrëzimin e vendimit të KQZ, shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve dhe shqyrtimin në themel të kësaj çështje. Pak ditë më parë KQZ rrëzoi kërkesën e demokratëve për pavlefshmëri të procesit në Kurbin dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë bashki. VIDEO
pavlefshmëri të zgjedhjeve vendore
8 Korrik 2015, 15:00 -
KQZ certifikon Tiranën, shpall
Është krejtësisht rastësi por fati por drejtuesin e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme u përcaktua sërish me datën 8 korrik. Katër vite më parë ishte Kolegji Zgjedhor, i cili dha vendimin final të procesit ankimues për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ku u shpall Lulzim Basha, dhe sot fiks katër vite më pas KQZ shpalli fitues të kësaj gare kandidatin e së majtës Erion Veliaj.
zyrtarisht fitues Erion Veliajn
8 Korrik 2015, 14:52 -
KQZ pritet të çertifikojë të mërkurën rezultatet për kryetarin e bashkisë së Tiranës
TIRANË, 7 Korrik /ATSH- I. Vata/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se ditën e mërkurë do të zhvillojë mbledhjen, ku do të shqyrtohen disa projekt-vendime të rëndësishme. KQZ të mërkurën pritet të hedhr shortin për disa kërkesa ankimore dhe te nxjerre rezultatin për kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe rezultatin për këshillin bashkiak […]
7 Korrik 2015, 17:04 -
KQZ:Ja kriteret e pranimit për
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot kriteret e pranimit për ekspert kontabël duke njoftuar kështu nisjen e aplikimeve brënda datës 15 të këtij muaji për të gjithë të interesuarit për detyrën e ekspertit kontabël në një konferencë para mediave.
ekspert kontabël,nisin aplikimet
7 Korrik 2015, 10:52 -
KQZ çertifikon rezultatin për Shkodrën, Lezhën dhe Lushnjen
TIRANË, 6 Qershor/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) vendosi të hënën të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për kryetarin e bashkisë Shkodër. Sipas këtij vendimi KQZ shpalli fitues për këtë post, Voltana Vehbi Ademin, kandidatja e propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”(APPD). Po sot KQZ, miratoi dhe tabelën e rezultateve për […]
6 Korrik 2015, 13:15 -
Kume për A1 Report: Boshllëqet
Boshllëqet në Kodin Zgjedhor u reflektuan ndjeshëm gjatë procesit të administrimit të zgjedhjeve nga KQZ. Sipas ish-kryetarit Kristaq Kume në Kodin Zgjedhor duhet ndërhyrë në mënyrë të veçantë sa i përket dorëheqjeve të kandidatëve dhe pozicionin e partive politike në grupet e numërimit të votave. Por mungesa e parashikimeve ligjore thotë Kume, çoi edhe ne vendime politike nga ana e këtij institucioni. VIDEO
në Kod çuan në vendime politike
4 Korrik 2015, 15:44 -
Kurbini në Kolegj, Kaso: KQZ
PD do të ankimojë dërgojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për Kurbinin. Demokratët mendojnë se shumica e anëtarëve të kësaj trupe mbylli sytë para paligjshmërisë së faktuar të procesit zgjedhor në Kurbin . Pak ditë më parë demokratët i kërkuan KQZ të shpallë të pavlefshme zgjedhjet si dhe përsëritjen e tyre për këtë njësi vendore, kërkesë kjo e cila u rrëzua një ditë më parë nga shumica e thjeshtë e votave të trupës së KQZ. VIDEO
mbylli sytë para paligjshmërisë
4 Korrik 2015, 11:40 -
Basha në OSBE: Standardet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në OSBE denoncoi shkatërrimin e standardeve zgjedhore. Ai mori garanci për vlerësim objektiv të zgjedhjeve në raportin përfundimtarë të OSBE-ODIHR .
e zgjedhjeve u shkatërruan
Rama: Alibitë e Bashës të turpshme
3 Korrik 2015, 16:23 -
Kurbini,KQZ rrëzon kërkesën e
Komisioni Qendror i zgjedhjve ka rrëzuar ankimimin e PD e cila kërkonte ripërsëritjen e zgjedhjeve duke e shpallur të pavlefshëm procesin për Kurbinin. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që nga momenti kur KQZ shkarkoi 8 anëtar të KZAZ-së 15 në Kurbin e duke vijuar më pas edhe me procesin e numërmit ku ioshin vetëm komisionerët e ASHE-së sipas tij. VIDEO
PD: Numërimi u bë nga ASHE
3 Korrik 2015, 10:45 -
Patozi kundër Bashës: Kemi
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi është një tjetër zë brenda së djathtës që rrit edhe më tonet e kritikës kundër liderit të opozitës Lulzim Basha në lidhje me humbjen e PD-së në këto zgjedhje vendore, që kryedemokrati Basha e cilësoi fitore! Nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të enjteje, në analizën e Patozit Partia Demokratike i ka humbur qartësisht zgjedhjet. VIDEOBerisha del kundër TopallitTopalli kundër Bashës: Kemi rënieFoto/ Pas zgjedhjeve, Astrit Patozi i pafat edhe në kazinonë e Budvas
humbur, s'bëhet dasëm në vaki!
2 Korrik 2015, 13:17 -
KQZ rrëzon kërkesën e LSI për
Komisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar me 4 vota kërkesën ankimore të LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjve në Vorë. Përfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani pas dhënies së verdiktit deklaroi se do ta adresojnë çështjen edhe në instancat e tjera, kjo pasi vendimi i KQZ për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve erdhi për shkak kompetencash dhe jo për shkak se fenomeni nuk ekziston. VIDEO
pavlefshmëri të rezultatit në Vorë
2 Korrik 2015, 10:23