-
Zbulohet drafti i plotë amnistisë, falen edhe pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017
Ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri, amnistia fiskale do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardh ekskluzivisht draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale.
9 Qershor 2020, 15:50 -
15 propozime të biznesit për rimëkëmbjen! Fond 500 mln euro për kreditimin e bizneseve, hapje transportit me dy fasha apo krijimi i bankës së zhvillimit
Sipas draftit që Report TV e disponon duhet të pezullohet parapagimi i TVSH-së në doganë për importin e mallrave, të rimbursohet menjëherë TVSH-ja e prapambetur apo të shtyhen deri në fund të vitit 2020, te gjitha pagesat për taksat dhe tarifat për pushtetin vendor.
6 Qershor 2020, 11:17 -
COVID-19/ Probleme me pagën prej 40 mijë lekësh, në 1 muaj e kanë marrë 94 mijë punonjës, nga 176 mijë në total
Prej më shume se një muaj kanë nisur aplikimet për të përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, për 100 mijë punonjës të biznesit të vogël, 10 mijë të sektorit të turizmit dhe rreth 66 mijë të punësuar në sektorin e biznesit të madh, po ashtu pjese e saj u bënë edhe naftëtarët e Ballshit, por kjo paketë po rezulton me probleme.
26 Maj 2020, 08:58 -
Kredia e parë sovrane, ndryshon vendimi! Shteti merr përsipër edhe normën e interesit
Qeveria kishte dalë garant për kredinë, dhe merrte përsipër të paguante principalin e tre muajve të parë për çdo biznes, ndërkohë tashmë merr edhe interesin, duke bërë që kredimarrësi të paguajë vetëm sasinë e parave që ka marrë.
11 Maj 2020, 17:10 -
Rritet stoku i rimbursimit të TVSH-së, arrin në 12.5 mld lekë! Dy kompani morën 'pjesën e luanit' (VIDEO)
Viti 2020 ka nisur me rritje të stokut të rimbursimit të TVSH-së. Në fund të muajit mars stoku i TVSH, së pashpërndarë ka arritur në 12.5 miliardë lekë, nga 11.3 miliardë lekë që ishte në fund të 2019. Ndërkohë pjesa më e madhe e rimbursimit të dhënë ka shkuar për dy kompani të mëdha.
9 Maj 2020, 16:27 -
Vetëm 408 biznese aplikojnë për kredinë sovrane, bankat po shqyrtojnë 72 të parat
Deri më tani kanë aplikuar për kredinë me garanci sovrane 408 biznese, ndërsa bankat po shqyrtojnë 72 të parat. Bizneset e prekura nga COVID-19, do të mund të marrin kredi për pagat e punonjësve deri në tre muaj.
1 Maj 2020, 16:04 -
Miratohet akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit, 7 mld lekë për paketën e dytë! U prekën pagesat për Rrugën e Arbrit, inceneratorët dhe Rapiscani
Është miratuar në komisionet parlamentare akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit 2020, ku kanë kaluar mbi 7 miliardë lekë për emergjencën e krijuar nga COVID-19. Fondet do të sigurohen, ulja e pagesave për kontrata si ajo e Rapiscanit, e Rrugës së Arbrit, apo inceneratorëve Fier & Elbasan. Ndërkohë ministrja Anila Denaj njoftoi se në qershor mund të kemi aktin e 3 normativ për rishikimin e buxhetit.
28 Prill 2020, 17:09 -
Pas tre vitesh ulje, tërmeti dhe COVID-i çojnë 70% borxhin publik (VIDEO)
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars 2020, shteti shqiptar kishte borxh një shifër prej 1 trilion e 161 miliardë e 839 milionë lekësh, të barabartë në valutë me 9.4 miliardë euro.
25 Prill 2020, 18:28 -
COVID-19 mbylli 50% të bizneseve në vend, vetëm 8% e ndërmarrjeve vijuan normalisht aktivitetin
Report TV ka siguruar anketën me rezultatet paraprake pasi ajo përfundon më 19 prill, ku vihet re se 50% e bizneseve kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre, 42.5% e bizneseve të anketuar kanë mbyllur pjesërisht biznesin dhe 7.5% thonë se vijojnë aktivitetin.
15 Prill 2020, 17:41 -
Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë
Ministria e Financave publikon udhëzimin, nga shtatori bizneset lëshojnë fatura nëpërmjet aplikacionit të fiskalizimit. Masa ndëshkuese për bizneset që nuk respektojnë rregullat, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë faturë.
11 Prill 2020, 10:47 -
Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19 (PROCEDURA)
Ministria e Financave firmos urdhrin për procedurën dhe përfitimin e pagesës. Aplikimi për të marrë pagesën do të bëhen nëpërmjet shërbimeve elektronike. Bizneset të dorëzojnë listat e punonjësve me të dhënat personale të tyre. Individët nëse aplikojnë për pagesën të dorëzojnë të dhënat e tyre dhe llogarinë bankare
3 Prill 2020, 12:17 -
Rriten të ardhurat/ Janar-shkurt mblidhen 106.8 mld lekë, rënie nga pushteti vendor, reduktohen investimet
106.8 miliardë lekë janë mbledhur vetëm në dy muajit e parë të vitit, nga 103.5 miliardë lekë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar dhe shkurt kanë pasur ecuri pozitive mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat dhe akciza. Ndërsa ecuri negative kanë pasur investimet dhe mbledhja e të ardhurave nga pushteti vendor.
31 Mars 2020, 15:34 -
Borxhi publik 9 miliardë euro, Ministria e Financave kërkon këshilltar (VIDEO)
Ministria e Financave kërkon të përzgjedh një këshilltar financiar për menaxhimin e borxhit shtetëror. Sipas vendimit përzgjedhja e këshilltarit do të bëhet në bazën e tre kritereve, ndërsa ofertuesi duhet të kujdeset për parametrat e borxhit dhe kostot e huave të reja.
7 Mars 2020, 16:02 -
Financat: Borxhi publik kaloi 9 miliardë euro në 2019! Detyrimet sa 65.84 % e GDP
Ka vijuar të rritet shifra e borxhit të përgjithshëm publik të vendit gjatë vitit të kaluar. Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ai ka kaluar tashmë nivelin e 9 miliardë eurove. Por borxhi ka shënuar ulje me 2 për qind gjatë 2019-ës në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto
25 Shkurt 2020, 15:03 -
Dorëheqja e 'detyruar' pas skandalit me Duty Free/ Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë
Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.
14 Shkurt 2020, 11:24 -
I hapet rruga vlerësimit të pronës, miratohet udhëzimi! Rregullat dhe procedurat që duhen ndjekur
Del udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Kadastrës që i hap rrugën rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Pjesë e rivlerësimit mund të bëhet çdo pasuri e paluajtshme, përfshirë edhe toka. Në udhëzim përcaktohet mënyra se si do të procedohet me rivlerësimin dhe se si do të veprohet me qytetarët që duan të rivlerësojnë më shumë se një pasuri.
5 Shkurt 2020, 16:33 -
Shtetit i mungojnë 240 milionë $! Financat rishikojnë buxhetin 2019...Goditja më e madhe nga TVSH-ja
Në vitin e kaluar buxheti, ndonëse u rishikua dy herë, sërish nuk u realizua. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave arkës së buxhetit i mungojnë 24.2 miliardë lekë, nga parashikimi. Për këtë arsye ministria e Financave ka rishikuar në rënie zëra kryesor të buxhetit.
4 Shkurt 2020, 17:50 -
Rishikohet rritja ekonomike e vitit 2019, nga 3.5% zbret në 2.7%. Financat: Shkak tërmeti 26 nëntorit (VIDEO)
Ministria e Financave ka rishikuar rritjen ekonomike për vitin 2019, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, i cili uli ndjeshëm konsumin dhe u dëmtuan me dhjetëra biznese. Nga 3.5% parashikimi për rritjen ekonomike është ulur në 2.7%. Sipas Ministrisë së Financave edhe pse të dhënat e treguesve të buxhetit ende nuk janë publikuar, tërmeti ka ndikuar në ekonomi.
2 Shkurt 2020, 15:11 -
Zbërthehet në gjykatë skema gruas së Gjin Gjonit për ‘pengmarrjen’ e dyqaneve në Rinas, 3 institucione dhe 2 kompani akuza për mashtrim
Debate të forta në Gjykatën Administrative për ambientet Duty Free në Rinas. Ministria e Financave për kompaninë e Elona Çaushit: Kur aplikoi për rinovim licence nuk tregoi se kishte humbur tenderin dhe se po i mbaronte kontrata, vepruam në mirëbesim. TIA: Po i mban dyqanet me zor. Gjyqtari Avni Sejdi nuk tërhiqet nga gjykimi pavarësisht kërkesës së kompanisë amerikane
31 Janar 2020, 19:13 -
Mblidhet Këshilli i Investimeve, Denaj: Ndërveprimi bashki-biznes rrit transparencën dhe ekonominë lokale
Sa i përket shqetësimeve të biznesit, Ministrja tha se në fokus të tyre janë: pritshmëritë për shërbime cilësore në raport me kontributin e sipërmarrjeve në buxhetet vendore dhe pritshmëritë që Bashkitë të kenë një rol më proaktiv në zbatimin e projekteve konkrete të zhvillimit ekonomik.
27 Janar 2020, 19:34 -
Rivlerësimi i pronave shtyhet në fund të janarit, do të bëhet online
Rivlerësimi i banesave me tatim 3% do të vazhdojë në fund të janarit, për shkak se ende nuk është plotësuar kuadri ligjor. Report TV mëson se Kadastra dhe Financa po punojnë për nxjerrjen e një udhëzimi me detaje se si do procedohet me rivlerësimin. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë të ditur se rivlerësimi do të bëhet online pranë zyrave të ADISA dhe tek noterët.
16 Janar 2020, 18:12 -
Forcimi i biznesit në Kroaci, Denaj: Po punojmë për thithjen e fondeve të BE-së
Po zhvillohet në Kroaci, forumi i përbashkët i biznesit që në fokus ka rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. E pranishme në Forum ka qenë edhe ministrja e Financave Anila Denaj e cila është shprehur se në fokus do të jenë dy sektor prioritar si bujqësia dhe turizmi.
13 Janar 2020, 17:08 -
Albana Vokshi: 12 mijë pedagogë pa paga, qeveria në shërbim të oligarkëve
Vokshi thotë ndër të tjera se Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin, ndërkohë që shton se qeveria e kryeministrit, Edi Rama është vënë në shërbim të oligarkëve dhe ka harruar pedagogët mjekët dhe infermierët.
8 Janar 2020, 21:34 -
Rishikohet buxheti 2020/ Ulen fondet për 11 institucione... 'Infrastruktura e përkëdhelura', e pëson 'Shëndetësia' dhe 'Arsimi' (VIDEO)
Buxheti i këtij viti përveçse merr përsipër faturën e tërmetit të 26 nëntorit, duke vënë në dispozicion fondin prej 20 miliardë lekëve, ka pësuar ndryshime të papritura. Ndryshe nga sa ishte deklaruar se do të ishin investimet e reja ata që do të prekeshin, nga rishikimi i buxhetit preken sektor prioritar si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit. Janë 11 institucione të prekura me ulje fondesh nga kjo rishpërndarje e buxhetit. Ndërsa kanë përfituar fonde shtesë Bujqësia, Infrastruktura dhe Financat.
4 Janar 2020, 15:31 -
Hyn në fuqi paketa fiskale 2020/ Gjoba të reja për bizneset, tatim mbi të ardhurat për dy-punësuarit (VIDEO)
Me hyrjen e vitit 2020 hyn në fuqi edhe paketa fiskale, e cila sjell një sërë ndryshimesh dhe gjobash të reja për biznesin. Nga 1 janari të dy-punësuarit do të paguajnë tatim mbi të ardhurat për vlerën totale që marrin. Ndërkohë makinat elektrike dhe historike përjashtohen nga detyrimet tatimore.
1 Janar 2020, 17:20 -
Ngjarjet më të bujshme ekonomike 2019! Arritjet, sfidat dhe dështimet e një buxheti në rënie
Në vitin 2019 nuk pati realizim të të ardhurave, kryesisht të TVSH-së. Mbyllja e lojërave të fatit dhe mungesa energjisë elektrike ndikim negativ. 31 miliardë lekë më pak se në 2018 janë mbledhur nga TVSH-ja. Viti 2019 nuk zgjidhi “ngërçin” e projektit të “Unazës së Re”. Koncesionet më të bujshme Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Sfida e 2020 mbetet rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit
31 Dhjetor 2019, 19:39 -
Financat/ Në 2021 zerohen detyrimet e TVSH-së, Lera: Do të rimbursohen 21 miliardë lekë
Në mes të vitit 2021 nuk do të ketë më asnjë detyrim të papaguar për rimbursimin e TVSH-së. Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, ka deklaruar sot në komision se në muajin qershor të vitit 2021 s’do të ketë më TVSH të parimbursuar. Sipas tij 14 miliardë lekë i takojnë TAP.
18 Nëntor 2019, 20:58 -
Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë (VIDEO)
40 mijë pasuri të paluajtshme do të rivlerësohen në vitin e ardhshëm. Qeveria po bën gati amendamentin për ta depozituar shumë shpejt në Kuvend. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në komisionin e Ekonomisë se nga ky rivlerësim buxheti do të përfitojë 4 miliardë lekë. Po ashtu në komision është zbuluar se vitin e ardhshëm qeveria do të marrë përsëri borxh në tregjet ndërkombëtare.
14 Nëntor 2019, 13:29 -
Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë
Të gjithë Komisionet Parlamentare ditën e sotme do të kenë në fokus projekt 'Buxhetin 2020' që u prezantua ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë. Sot po në këtë komision Ministria e Financave do të përgjigjet pyetjeve dhe paqartësive lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm.
14 Nëntor 2019, 11:00 -
Projektligji/ Dyfishohen gjobat për bizneset që nuk lëshojnë faturë
Bizneset që konstatohen në shkelje, duke mos lëshuar faturë tatimore, janë të paregjistruar, nuk kanë llogari bankare apo nuk kanë instaluar aplikacionin e fiskalizimin do marrin gjoba dyfish më të larta se deri tani dhe do dërgohen për ndjekje penale. Këto janë propozimet e Ministrisë së Financave të depozituara në Kuvend, dhe që synojnë ndryshimin e ligjit për procedurat tatimore.
12 Nëntor 2019, 15:36