-
Ekonomi
Pronësia industriale/ Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme për biznesin
Që nga muaji korrik 2020 Drejtoria e Pronësisë Intelektuale në Shqipëri është bërë pjesë e E-albania, ku biznesi mund të aplikojë direkt pa qenë nevoja për tu paraqitur fizikisht pranë DPPI.
12 Prill 2021, 12:36 -
Ekonomi
Rriten të ardhurat në buxhet nga punësimi, ulen të ardhurat nga zerimi i taksës për bizneset
Heqja e taksave për biznesin e vogël, ka nisur të jap efektet e para në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin kanë pasuar rënie në dy muajit e parë të vitit. Ndërsa nga ana tjetër është gjallëruar punësimi, pasi janë rritur të ardhurat e lidhura me tregun e punës.
5 Prill 2021, 16:27 -
Ekonomi
Ndërtimi e paratë e shpenzuara për shëndetësinë 'frenuan' recesionin ekonomik! Eksperti: Kujdes me fondet e 2021, vaksinimi sinjal pozitiv për ringritjen
Recesioni më i thellë i ekonomisë vitin e kaluar është frenuar nga ndërtimi si dhe financimi i shëndetësisë e nevojave të pandemisë. Ekspertët thonë se duhet të tregohet kujdes me shpërndarjen e fondeve këtë vit.
2 Prill 2021, 20:23 - Ekonomi
-
Ekonomi
Rënia më e ulët se çdo parashikim i bërë gjatë pandemisë! INSTAT: Në 2020 ekonomia u tkurr me 3.3%! Denaj: Më i kontrolluar se rajoni që shkoi në 5.14 %
Sipas INSTAT ekonomia e Shqipërisë gjatë vitit 2020 u tkurr me 3.3%. Sipas ministres së Ekonomisë Anila Denaj ky është parashikimi më i ulët i bërë si nga Shqipëria ashtu dhe nga institucionet botërore dhe më e ultë në Rajon që shkoi në 5.14%.
31 Mars 2021, 11:39 -
Ekonomi
COVID-19/ Rimëkëmbja ekonomike do të zgjasë 4 vjet, Niko Lera: Taksa e sheshtë ‘shteron’ të ardhurat
Rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit varet shumë nga pandemia COVID-19. Sipas Ministrisë së Financave vendit do ti duhen 4 vite për të arritur rimëkëmbjen e plotë ekonomisë. Ndërkohë taksa e sheshtë konsiderohet negative për situatën aktuale
29 Mars 2021, 22:22 -
Të ardhurat bien me 2.3%, nuk përmirësohet konsumi! Janar-shkurt 2021 u mblodhën 13,4 mln € më pak se në 2020
Të ardhurat në dy muajit e parë të vitit janë ulur me 2.3%, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në janar-shkurt të këtij viti rënia më e madhe në raport me planifikimin është tek TVSH-ja, duke dëshmuar përkeqësim të konsumit.
23 Mars 2021, 20:24 -
COVID-i e tërmeti rritën borxhin e jashtëm me 6.2%! BSH: Të tregohet kujdes me huamarrjen e huaj, rrezikohet nga kursi këmbimit
Si pasojë e tërmetit të vitit 2019 dhe e pandemisë, në vitin e kaluar borxhi i jashtëm është rritur me 6.2%. kjo rritje është ndikuar kryesisht nga marrja e eurobondit. Banka e Shqipërisë rekomandon ministrinë e financave që të tregojë.
19 Mars 2021, 17:10 -
Institucionet qendrore dhe vendore 190 mln euro borxhe të papaguara! Detyrimi kryesor ndaj administratës së larguar dhe biznesit
Detyrimet e papaguara të institucioneve qendrore dhe të bashkive deri në fund të vitit 2020, arritën 190 milionë euro. Tvsh e papaguar ndaj bizneseve dhe detyrimet e bashkive ndaj sipërmarrjeve janë zërat kryesor të këtij borxhi të akumuluar nga pushteti qendror e vendor.
4 Mars 2021, 17:35 -
Viti nis me rënie të ardhurash! Në janar u mblodhën 6.9 mln € më pak se në 2020, ndikimin më të madh heqja e tatim-fitimit
Me 6.9 milionë euro kanë rënë të ardhurat në muajin e parë të vitit 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në janar u mblodhën në total 284.6 milionë euro, dhe rënia më e lartë ishte tek tatimi mbi fitimin që mblidhet nga biznesi.
1 Mars 2021, 17:02 -
Stoku i rimbursimit të TVSH-së 79.6 mln €, Denaj: E zerojmë deri në qershor 2021, po punojmë ta bëjmë automatike
I gjithë detyrimi prej 79.6 milionë eurosh për rimbursimin e TVSH-së për bizneset do të shlyhet deri në fund të qershorit të këtij viti. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në interpelancë se po punohet për rimbursim automatik të bizneseve.
25 Shkurt 2021, 19:06 -
COVID-19/ Borxhi publik kapërcen 9.9 mld euro, rritet me 11.6% krahasuar me 2019! Denaj: Nis rënia që këtë vit, është detyrim ligjor
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave borxhi në fund të 2020 ishte 9.9 miliardë euro duke u rritur me mbi 906 milionë euro. Por pavarësisht kësaj rritje ministrja ministrja Anila Denaj tha se borxhi do nis reduktimin që në fund të këtij viti.
23 Shkurt 2021, 22:07 -
COVID-19 ngadalëson edhe rindërtimin! Përdoret vetëm 52% e fondit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit
Vetëm 52% e fondit të rindërtimit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit është përdorur në projekte. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të dhjetorit u shpenzuan 134.8 milionë euro nga 260 milionë euro që ishte fondi i parashikuar në buxhet.
18 Shkurt 2021, 20:37 -
Stoku i rimbursimit të TVSH-së ulet në 79.6 mln €, Ministria e Financave: Brenda qershorit 2021 shlyhen detyrimet
Detyrimet e prapambetura të rimbursimit të TVSH-së në fund të dhjetorit 2021 kanë arritur në 79.6 milionë euro nga 91 milionë euro që ishte në 2019. Të gjithë këtë borxh të akumuluar ndër vite administrata tatimore është zotuar ta shlyejë deri në fund të qershorit të këtij viti, ndërsa pjesa më e madhe e borxhit është për 3 kompani të mëdha.
13 Shkurt 2021, 18:33 -
Programi ekonomik i PD, ministrja Denaj: I pabesueshëm, me këto premtime rritja ekonomike i bie të jetë 18.9%
Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka cilësuar programin ekomomik të PD-së si elektoral dhe të pabesueshëm, pasi sipas saj nëse ai do të mund të bëhej realistet brenda një mandati i bie që rritja ekonomike mesatare duhet të jetë 18.9 %.
3 Shkurt 2021, 15:14 -
Fiskalizimi/ Denaj vijon takimet: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane
Që prej 1 janarit procesi i fiskalizimit ka hyrë në fazën e parë të implementimit në vendin tonë nga Ministria e Financave. Vetë ministrja Anila Denaj ka qenë sot në një takim në Drejtorinë e Tatimeve në Berat. E shoqëruar nga drejtori Stavri Ceca, Denaj bashkëbisedoi me përfaqësues të enteve publike.
27 Janar 2021, 13:45 -
Lajm i mirë, ekonomia do rimëkëmbet me 5.5%! Ndikim pozitiv konsumi, investimet e shërbimet
Pas një rënie të pritshme ekonomike të vitit 2020 tashmë në nivelin e 4.4%, viti aktual pritet të rimëkëmbet me 5.5%. ndikim në këtë rritje sipas Ministrisë së Financave do të ketë konsumi dhe investimet. Ndërsa nga sektorët shërbimet do të kenë rritjen më të madhe.
23 Janar 2021, 07:54 -
Goditja nga pandemia, shtyhet afati për 'Garancinë Sovrane 2' deri në 30 qershor, nga 15 miliardë u përdorën vetëm 5
Aplikimet për 'Garancinë Sovrane 2' nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm. Kjo ka bërë që Ministria e Financave, me kërkesë të Shoqatës së Bankave ta shtyjë afatin për aplikimet deri në 30 qershor.
22 Janar 2021, 10:59 -
Fiskalizimi, Denaj: Lufton informalitetin, vaksinimi shpresë për biznesin (VIDEO)
Fiskalizimi do të sjellë formalizim të ekonomisë dhe do të luftojë informalitetin e abuzimet e kryera deri më tani. Ministrja e Financave Anila Denaj tha nga Fieri se sistemet që do të zbatohen do të mbështesin më shumë biznesin.
21 Janar 2021, 14:44 -
Ekonomia humb 689.5 mln euro nga COVID-i! Të ardhurat për frymë u ulën me 323 euro
Ekonomia shqiptar ka humbur 689.5 milionë euro si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të vitit 2020 ishin mbledhur 3.4 miliardë euro. Nga ana tjetër edhe të ardhurat për frymë janë tkurrur me 323 euro krahasuar me 2019.
20 Janar 2021, 23:15 -
Përplasja për Vlorë-Orikum! Meta-Denajt: Humbët autoritetin ligjor! Për të më shmangur e firmosët marrëveshjen në emër të qeverisë
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar letër Ministres së Financave, Anila Denaj në lidhje me mënyrën e negociatave të bëra me Fondin Saudit për Zhvillim për aksin Vlorë-Orikum, një përplasje që vijon prej kohësh mes qeverisë dhe kreut të shtetit.
15 Janar 2021, 17:09 -
Presidenti Ilir Meta kthen ligjin 'Për taksat kombëtare': I shkakton një dëm buxhetit të shtetit prej 500 mln lekësh
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim ligjin 'Për taksat kombëtare'. Në argumentet e dhëna, kreu i shtetit shprehet se ky ligj pritet të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh.
13 Janar 2021, 10:42 -
Fiskalizimi/ Ministrja Denaj nga Vlora: Revolucionin digjital i shërbimeve, reduktohet informaliteti
Procesi i fiskalizimit është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.
8 Janar 2021, 14:11 -
LSI mbron Metën/ Luan Rama: Kryeministri qëndrim spekulativ, pse i anuloi fondet për rrugën e Selenicës?
Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka dalë sot në një deklaratë nga Selia e kësaj force politike dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri e spekulime duke iu referuar deklaratave të tij në Vlorë për çështjen e projektit të rrugës Vlorë-Orikum. Duke i dalë n&
6 Janar 2021, 14:14 -
Përplasja për investimin infrastrukturor/Anila Denaj-Metës: Mos e pengo Vlorën, s'është bahçe e LSI! Pse ndryshoi projekti dhe pse nuk duhet autorizimi
Denaj ka deklaruar se e gjithë procedura është krejtësisht ligjore. Ajo ka bërë me dije se Presidenca është është informuar me dy shkresa dhe nuk bëhet fjalë për një hua të re por për një dakordësi të arritur mes palëve, ndaj grupi negociator bëhet i panevojshëm.
6 Janar 2021, 11:38 -
Nga 1 janari rreth 90% e bizneseve pa taksa! 37 milionë euro do i mungojnë arkës së shtetit në vit, i lihen në dorë sipërmarrjes
Nga 1 janari i këtij viti 90% e bizneseve në vend hynë zyrtarisht në një etapë të re dhe pa taksa. Qeveria u hoqi biznesit të vogël dhe të mesëm TVSH dhe tatim fitimin, që për buxhetin e shtetit do të thotë rreth 37 milionë euro më pak për çdo vit ose 338.4 milionë euro më pak deri në 2029.
5 Janar 2021, 16:30 -
Ministrja Denaj në Report Tv: Nuk do ta përballonim dot një karantinë të dytë, do të ndikonte ekonominë në disa vite! Në rast emergjence shkurtojmë shpenzimet
Vendi do e kishte të pamundur të përballonte një mbyllje të dytë. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha në Report Tv se një karantinë tjetër do të ndikonte negativisht për disa vite në ekonomi. Sipas saj në rast emergjence do të stopohen disa projekte dhe do të shkurtohen pagesat për koncesionet.
21 Dhjetor 2020, 15:25 -
Nga janari-nëntor 2020 u mblodhën 310 mln € më pak se në 2019 për shkak të pandemisë
Pandemia COVID-19 vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 11 muajt e këtij viti janë mbledhur 310 milionë euro më pak se në 2019. Ndërkohë është regjistruar rënie e të ardhurave në muajin nëntor, pas përmirësimit në muajin tetor. Sakaq deficiti i buxhetit ka arritur në 591 milionë euro.
16 Dhjetor 2020, 20:04 -
Pandemia godet sektorin e metaloreve/ Miratohet heqja e taksës së rentës minerare për 1 vit për kompanitë e nxjerrjes e përpunimit të bakrit e kromit
Pavarësisht kundërshtive të Ministrisë së Financave për heqjen e taksës së rentës minerare për të gjithë sektorin metalor të kromit dhe bakrit, Komisioni i Ekonomisë miratoi heqjen e taksës për vitin 2021.
7 Dhjetor 2020, 20:29 -
Raporti, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, analizojnë treguesit financiarë të pushtetit vendor si dhe janë një material që u vjen në ndihmë Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Sipas raportit vërehet se qeverisja vendore ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë
7 Dhjetor 2020, 07:43 -
Pandemia thellon varfërinë, BB: 60% e familjeve të varfra në Shqipëri rrezikohen nga mungesa e ushqimit
60% e familjeve të varfra në vend rrezikojnë të mbeten pa ushqim. Ky është konkluzioni i errët i fundit i Bankës Botërore, e cila thotë se si pasojë e pandemisë në vendet në zhvillim do të rritet ndjeshëm kequshqyerja. Goditja më e fortë do të jetë tek familjet me mbi 3 fëmijë.
4 Dhjetor 2020, 21:48 -
Borxhi publik i vitit 2021 do të arrijë në 10.7 mld €! Ministria e Financave: Në vitin që vjen do të ulet në 78.6%! Për 2021-shin qeveria do marrë hua në tregun e brendshëm
Borxhi publik në vitin që vjen do të jetë në nivelin e 10.7 miliardë eurove, ose sa 87.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2021 nuk është parashikuar të merret një eurobond i ri, por në tregjet e brendshme do të merren 403.2 milionë euro hua.
1 Dhjetor 2020, 21:00 -
Paga maksimale pritet të arrijë në 131 mijë lekë, bashkë me pagën minimale do paguhen 37 milionë euro taksa më shumë në 2021
Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15%.
10 Nëntor 2020, 08:38 -
Hapet konsultimi për projektligjin e Start-Up-eve, Denaj: Mbështesim të rinjtë dhe zhvillimin e bizneseve me potencial rritjeje
Ministria e Financave hap zyrtarisht konsultimin publik për projektligjin e ri për Start up-et e Inovacionit. Sipas ministrisë ky kuadër do të sjellë efekte pozitive për ndërmarrjet e vogla e të mesme që do të certifikohen nga Agjencia e Posaçme,“Startup Albania”. Për dy vite që quhet periudha e inkubimit, startup-et nuk do të paguajnë taksat vendore mbi pasuritë e paluajtshme, të ndërtesës dhe tatim mbi fitimin
4 Nëntor 2020, 19:34 -
Del udhëzimi, si do të falen gjobat e pandemisë
Ministria e Financave ka miratuar udhëzimin që i hap rrugën faljes së gjobave të vendosura për shkelësit e rregullave të karantinës, dhe penalizimeve për familjet e dëmtuara nga tërmetet. Të gjithë përfituesit do të bëjnë një kërkesë pranë institucionit që iu ka vendosur gjobën, dhe më pas është institucioni që do të plotësojë listën e përfituesve dhe do kërkojë kthimin e saj.
26 Tetor 2020, 11:42 -
Buxheti 2021/ Ekspertët për Report Tv: I guximshëm, parashikon rritje investimesh, por ka theks elektoral
Projektbuxheti i vitit 2021 është një sfidë e fortë për tu realizuar përballë pandemisë COVID-19. Ekspertët thonë se ai është i guximshëm, premton shumë investime, por ka edhe theks elektoral. Po ashtu ka edhe rezerva për shpenzimet, që sipas Zef Preçit duhet të përqendroheshin tek pandemia, dhe jo tek infrastruktura.
22 Tetor 2020, 16:23