-
Bashkitë rrisin borxhet me 291 mln lekë! Nuk paguan investimet as shërbimet! Vora e Kavaja në vështirësi financiare
Borxhet e bashkive në vitin 2023 janë rritur me 291 milionë lekë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Referuar të dhënave në fund të vitit detyrimet e papaguara të pushtetit vendor ishin rreth 5.7 miliardë lekë, dhe peshën më të madhe e mbajnë investimet dhe shërbimet e papaguara. Gjendja financiare më serioze është për bashkitë Kavajë dhe Vorë.
27 Shkurt, 18:12 -
Shifrat/ Borxhi publik në vitin 2023 ra me 92.3 mln euro, por kostot e shlyerjes u rritën me mbi 223 milionë euro
Edhe pse borxhi publik vjet arriti në vlerën më të ulët të dekadës, referuar të dhënave të Ministrisë së Financave kostot e kthimit të borxhit u rritën. Afro 988 milionë euro është vlera e pagesave që ka bërë shteti për interesat dhe principalet e borxhit të marrë. Ndërsa në total borxhi publik vjet zbriti në 13.4 miliardë euro.
23 Shkurt, 19:44 -
Janari nis me rritje të ardhurash, u mblodhën 54 mld lekë! Ndikim pozitiv rritja e pagave
Viti 2024 ka nisur me performancë pozitive sa i takon të ardhurave të mbledhura. Ministria e Financave thotë se në janar janë arkëtuar 54.3 miliardë lekë, ose 4 miliardë lekë më shumë se në Janar 2023
23 Shkurt, 15:12 -
Pas tatimit te profesionet e lira, pritet shtrenjtim i tarifave të shërbimeve mjekësore dhe psikologëve! Do ketë rritje edhe nga avokatët dhe kontabilistët
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.
21 Shkurt, 07:51 -
Bilanci i vitit 2023/ Buxheti mblodhi një rekord prej 6 miliardë euro, borxhi publik në vlerat më të ulta prej 2008
Afro 6 miliardë euro është vlera e të ardhurave të mbledhura nga buxheti i shtetit në vitin e kaluar, ku ndikim kryesor ka dhënë ecuria ekonomike, ecuria e pozitive e sektorëve të ekonomisë kryesisht turizmit, por edhe rritja e pagave dhe e punësimit. Ministria e Financave raporton se vjet borxhi publik zbriti në nivelin më të ulët që prej 2008-ës, ndërsa deficiti regjistroi vlerën më të ulët historike.
19 Shkurt, 11:11 -
Çmimet e referencës në bregdet, brenda pranverës harta e re! Si do caktohen! Shtrenjtohen apartamentet
Vlera e pronave në bregdet brenda këtij viti do të rritet. Ministria e Financave po bën gati çmimet e reja të referencës, ndërkohë që shpjegon për Report TV, se si do të bëhet ndarja e zonave në qytetet kryesore kryesisht bregdetare. Rritja e referencës për metër katror, me qëllim për t’iu afruar realitetit, sipas ekspertëve të ekonomisë, do përcillet me shtrenjti pronash për blerësit
2 Shkurt, 12:45 -
GJKKO shtyn seancën paraprake për Arben Ahmetajn për privatizimin e fabrikës 'Buka', mungoi prokurori
Seanca paraprake ndaj ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajt në lidhje me privatizimin e fabrikës 'Buka', është shtyrë. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit, ndërsa seanca e radhës është caktuar me 16 shkurt
2 Shkurt, 09:46 -
Ministri Mete me investitorët e huaj: Mbyllëm një vit pozitiv, ulëm borxhin publik! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit
Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Ministri e vuri theksin në fjalën e tij në bashkëpunimin me biznesin me qëllim për të çuar përpara perspektivën e ekonomisë shqiptare dhe përmirësuar më tej klimën e biznesit.
31 Janar, 19:32 -
Ministria e Financave do kontrollojë bashkitë të ‘lajnë’ borxhet, monitorim nga një mbikëqyrës! Në ‘lupë’ tenderat
Qeveria ka gati planin e ri për të nxjerrë bashkitë nga vështirësitë financiare, ku parashikohet monitorim i shpenzimeve, kontroll i prokurimeve si dhe caktim të mbikëqyrësit financiar e deri tek administratori në varësi të vlerës së borxheve që ka bashkia. Deri në fund të shtatorit 2023 bashkitë kishin 7.8 miliardë lekë borxhe, dhe më problematike është situata në Kavajë, Mirditë e Vorë.
26 Janar, 16:33 -
Nga lojërat e fatit, lufta kundër pastrimit të parave e menaxhimi i buxhetit të shtetit, fushat ku do të veprojë Ministria e Financave
Pas miratimit në Kuvend dhe betimit tek presidenti, Bajram Begaj, qeveria ka përcaktuar dhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të ministrisë së Financave, dikaster nën drejtimin e ministrit Ervin Mete.
25 Janar, 08:23 -
Tatimet ‘i vihen pas’ shoferëve me makina luksoze! Hetim të ardhurave të pronarëve! Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve
Pronarët e makinave luksoze brenda vitit 2024 do të kalojnë në sitën e Tatimeve për të vlerësuar nëse të ardhurat që kanë deklaruar justifikojnë apo jo blerjen e një automjeti të shtrenjtë
20 Janar, 13:19 -
Pronat e dhuruara ndaj kushërinjve të parë nuk përjashtohen nga tatimi 15%! S'llogaritet tatim për pasuritë e paluajtshme me vlerë deri 5 mln lekë
Pasuritë e paluajtshme në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimisë do të përjashtohen nga tatimi 15 % për rastet brenda lidhjes gjinore, motër dhe vëlla, por jo ndaj kushërinjve të parë.
18 Janar, 07:29 -
Ministri Mete, takohet me ambasadorin e BE-së, diskutime për vijimin e reformave me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit
Ministri i Financave, Ervin Mete ka pritur sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, me të cilin diskutoi një sërë çështjes me rëndësi që nga Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perënxdimor si dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes BE dhe Shqipërisë.
12 Janar, 17:41 -
Fatos Çoçoli: Ka përfitime ndarja Financa-Ekonomi publike?
Tani, pas ndarjes, Ministria e Financave do të jetë më e fortë, pse do të jetë më e përqëndruar në misionin e saj madhor. Nuk do të mbajë më nën sqetull “kungujt” e detyrave dhe misioneve të Ministrisë së Ekonomisë, të Ministrisë së Punës dhe Mbështetjes Sociale.
11 Janar, 13:15 -
29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024, opozita kundër: Pabarazi, do të sjellë emigrimin e tyre
Nga 1 janari, mbi 29 mijë profesionistë të lirë do të paguajnë një tatim progresiv deri në 23% që pritet të sjellë 30 milion euro të ardhura në arkën e shtetit përgjatë gjithë vitit
4 Janar, 14:13 -
29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024! Sondazhi në Shqiptarja.com: 46.4% e qytetarëve nuk janë dakord
Afërsisht 29 mijë profesionistë të lirë të nga 1 janari do taksohen me fasha sipas fitimit vjetor. Sipas një sondazhi të Report Tv, mbi 46% e qytetarëve janë shprehur kundër dhe vlerësojnë se krijon pabarazi me biznesin e vogël i cili nuk paguan taksa deri në 2029
29 Dhjetor 2023, 14:47 -
Zbardhet lista me 169 profesionet e lira! Nga avokatët, fotografët te arkitektët, do paguajnë tatim deri në 23% nga 1 janari
Është publikuar në fletoren zyrtare lista me të gjithë profesionistët e lirë të cilët nga 1 janari 2024 do të fillojnë të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Lista përmban 169 profesione të lira, të ndara në 26 kategori. Tatimi progresiv i parashikon që kush fiton deri 14 milionë lekë të paguajë 15% dhe për ata mbi këtë shumë 23%
22 Dhjetor 2023, 15:55 -
Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore
Përmirësimi i aktivitetit të bizneseve dhe rritja e rrogave të administratës, ndikuan në shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në 11 muaj janë mbledhur mbi 586 miliardë lekë, ose 63 miliardë më shumë se vjet. Por në rënie janë të ardhurat doganore, kryesisht prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.
19 Dhjetor 2023, 17:22 -
Formulari i ri për tatimin e profesionisteve të lirë nuk është gati, deklarimi i të ardhurave do bëhet me formularët ekzistues
Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimit mbi të ardhurat, i profesionistëve të lirë, nga 1 janari 2024 nuk do të bëhet me formularë të posaçëm por me ato që janë ekzistuese. Kjo për shkak se Ministra e Financave nuk ka gati formularin, ndërsa me akt normativ është shtyrë edhe afati se kur profesionistëve të lirë do t’u njihen edhe shpenzimet e nevojshme për aktivitetin e tyre.
18 Dhjetor 2023, 18:35 -
Hyn në fuqi akti normativ/ 1.4 mld lekë për shpërblimin e shtresave në nevojë për fundvit! Jepen 2 mld lekë për 60 bashki për të larë borxhet
1 miliardë e 430 milionë lekë do të shpërndahen si shpërblim për fundvit për 285 mijë qytetarë të shtresave në nevojë që do të marrin 5 mijë lekë.
18 Dhjetor 2023, 17:11 -
Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'
Brenda 3 viteve të ardhshme do të ngrihet regjistri i milionerëve, ku do të jenë të listuara të gjitha pasuritë e tyre. Po ashtu do të hartohet një plan masash ndaj punës informale, nëndeklarimit të pagave apo mashtrimit tatimor. Të gjitha këto vendime janë të parashikuara në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026
17 Dhjetor 2023, 14:21 -
Projektligj për të ndaluar shitjen e markave të falsifikuara, bizneset që i tregtojnë do iu sekuestrohet malli
Të gjithë tregtarët që shesin produkte të falsifikuara, si rezultat i kopjimit apo imitimit të markave, do të përballen me sekuestrimin e mallit, dhe do të përfundojnë në gjykatë për të paguar dëmet që ju shkaktojnë pronarëve të ligjshëm të markave. Ky është synimi i projektligjit të hedhur në Konsultim Publik, ‘Për Markat Tregtare’, që parashikon penalizime në rast të nxjerrjes në treg të produkteve të kopjuara nga markat origjinale
11 Dhjetor 2023, 13:12 -
Inceneratori i Tiranës/ Detaje të reja nga dosja e SPAK! Bashkia ishte kundër për mungesë fondesh! Ministri Koka: Do ta financojmë me buxhetin e shtetit!
Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, zbardh të tjera detaje mbi rolin e ish-ministrit Lefter Koka dhe sekretarit të përgjithshëm Aldi Bllako të cilët kanë kërkuar financim nga qeveria, pasi bashkia e Tiranës tha se nuk kishte të ardhura për të përballuar shpenzimet e projektit. Ky qëndrim ishte mbajtur nga përfaqësues të Bashkisë në mbledhjen e datës 20 shtator 2016 por më pas, Koka kishte propozuar në Ministrinë e Financave financimin e projektit nga shteti.
10 Dhjetor 2023, 12:38 -
Pas 7 vitesh në fuqi/ Banka e Shqipërisë e Ministria e Financave do të ndryshojnë paketën e deeuroizimit! Masa shtesë për uljen e përdorimit të euros
Paketa e de-euroizimit e ndërmarrë në vitin 2017 nga Banka e Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, do të rishikohet për shkak të luhatjeve të monedhës evropiane në kursin e këmbimit. Ajo nuk ka pasur efekt pasi pas 5 vitesh në fuqi, shumica e transaksioneve në vend bëhet në euro, duke shtuar më shumë valutën në treg. Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro do të kishte efekt pozitiv edhe tek kursi i këmbimit.
5 Dhjetor 2023, 16:52 -
Normat e larta të interesit, rrisin kostot e borxhit publik!Për çdo banor detyrimi për frymë shtohet me 6 mijë lekë
Rritja e normave të interesit, pritet të çojë në rritjen e borxhit publik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shpenzimet për interesat e borxhit në 10 muaj të këtij viti u rritën me 17% krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet për interesat e borxhit pritet të rriten me 10 miliardë lekë, dhe të arrijnë në 66.1 miliardë lekë.
5 Dhjetor 2023, 13:38 -
Miratohen 3 projektligje të paketës fiskale për vitin 2024! Shtyhet rritja e taksës së karbonit për në korrik 2026! Braçe kundër: Kompanitë e çimentos po ndotin 2-fish mjedisin
Tre projektligje të paketës fiskale morën dritën jeshile nga Komisioni i Ekonomisë, ndërsa u shty miratimi i projektligjit për ndryshimin e TVSH-së. Komisioni vendosi që të shtyrë me më shumë se 2 vite afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin, ndërsa kundër këtij ndryshimi ishte vetëm deputeti i PS-së Erion Braçe
1 Dhjetor 2023, 13:06 -
Nuk miratohet propozimi i Braçes për heqjen TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual, Mete: E shqyrtojmë në një moment të dytë
Propozimi i Erion Braçes për heqjen e TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual është rrëzuar në komisionin e Ekonomisë. Sipas ministrit të Ekonomisë Ervin Mete, këtë mund ta shqyrtojm&am
1 Dhjetor 2023, 12:52 -
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, hyn në fuqi në 1 korrik 2026 jo në 1 janar 2024! Braçe kundër: Po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024
1 Dhjetor 2023, 11:53 -
1.2 mln € dëm shtetit me dëmshpërblimin për një pronë, nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm
Gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua
1 Dhjetor 2023, 10:40 -
Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin
Taksimi i profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime profesionale prej janarit të vitit që vjen, sipas Ministrisë së Financave heq favorizimet që i janë bërë kësaj kategorie ndër vit, dhe sjell barazi mes tyre dhe punonjësve të tjerë. Në një intervistë për Report TV Niko Lera, drejtor i politikës fiskale në ministri, sqaron mënyrën se si do të funksionojë skema dhe përfitimet që do të sjellë në buxhet.
29 Nëntor 2023, 15:23 -
Emigrantët sollën 7 mld euro remitanca në 1 dekadë! Ministri i Ekonomisë: Diaspora të angazhohet me investime në vend, ka rol kyç në integrimin e vendit në BE
Ndikimi i diasporës në ekonominë e vendit, nuk duhet të mbetet vetëm tek remitancat, por duhet të angazhohen edhe me investime në sektorë prioritar. Kështu u shpreh Ministri i Financave Ervin Mete në samit, ku vuri theksin edhe tek roli që kanë emigrantët në procesin e integrimit
23 Nëntor 2023, 17:10 -
Komisionet ‘OK’ buxhetit e paketës fiskale 2024/ Veprimtaria pranon kërkesën e MIE për shtim buxheti me 6 mld lekë! Qeveria s'tërhiqet nga rritja e taksës së karbonit
Shumica e komisioneve parlamentare kanë miratuar projektbuxhetin e vitit 2024 me disa ndryshime ku i shtohen 6 miliardë lekë Ministrisë së Infrastrukturës për sektorin e energjisë. Ndërsa paketa fiskale ka kaluar pa ndryshime, pavarësisht se bizneset kanë kërkuar të mos rritet vitin e ardhshëm taksa e karbonit për qymyrin. Drita jeshile i takon komisionit përgjegjës atij të ekonomisë javën e ardhshme.
23 Nëntor 2023, 11:56 -
30 mijë profesionistë të lirë do taksohen prej 2024-ës! Tatimi i të vetëpunësuarve rrit me 30 mln euro të ardhurat
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 30 mijë profesionistë të lirë do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre, në masën 15 dhe 23% në varësi të të ardhurave që fitojnë.
11 Nëntor 2023, 19:33 -
Progres-raporti i KE-së: Shqipëria ka bërë përparim në shërbimet financiare! Ministri i Ekonomisë: Kemi lënë pas vende të tjera të rajonit
Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë, ndër të tjera thuhet se Shqipëria ka bërë progres në kapitullin e 9, që i takon shërbimeve financiare, ku përfshihen sektori bankar, ai i sigurimeve, pensioneve vullnetare, si edhe shërbimet e investimeve dhe tregjet e kapitalit
9 Nëntor 2023, 21:21 -
Në 2024 Shqipëria mund të emetojë një tjetër eurobond, interesat e borxhit për vitin e ardhshëm arrijnë 600 mln euro! Mete: Synojmë uljen e borxhit
Në vitin që vjen prite të merret një tjetër eurobond në tregjet ndërkombëtare për të financuar borxhin ekzistues. Ministri i Financave Ervin Mete tha në Komisionin e Ekonomisë se për vitin 2024 pritet të ulet borxhi nën 60%, por evidentoi si shqetësim normat e larta të interesit.
8 Nëntor 2023, 17:22 -
Ministri Ekonomisë në Konferencën Rajonale për Lehtësimin e Tregtisë: Shqipëria, përparim në digjitalizimin e shërbimeve për biznesin
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në Konferencën Rajonale për Lehtësimin e Tregtisë “Fillimi i Partneriteteve Bashkëpununese në Epokën Digjitale”
8 Nëntor 2023, 15:22 -
Projektbuxheti 2024/ Mete te ‘Ligjet’: 26.2 mld lekë për institucionet e drejtësisë, dyfishohet krahasuar me 2016
Prej vitit 2016 kur nisi reforma në drejtësi deri në vitin 2024, buxheti për institucionet e drejtësisë do të dyfishohet. Kështu u shpreh ministri i Financave në Komisionin e Ligjeve teksa prezantonte projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku listoi investimet e parashikuara në fushën e drejtësisë.
6 Nëntor 2023, 14:21