-
Mosdekretimi i Lleshit, Rama takim kokë më kokë me Metën në presidencë (Foto+Video)
Kryeministri Edi Rama për më shumë se 90 minuta zhvilloi një takim në Presidencë. Report Tv ka mësuar se takimi u zhvillua me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Report Tv siguron pamjet ekskluzive në momentin kur Rama hyri në presidencë. Në dalje të ambienteve, Rama ishte i buzëqeshur.
4 Nëntor 2018, 11:39 -
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, reagon Basha: Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese, lëvizja e ashpër nuk është lojë shahu
Basha ka thënë se Meta ka kompetenca që ia njeh kushtetuta. Deklaratat e kryedemokratit u bënë nga Korca, ku ai nuk harroi të lëshonte akuza në drejtim të qeverisë.
4 Nëntor 2018, 11:35 -
Emërimi i Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm, Zef Brozi: Të korruptuarit kanë frikë nga ndershmëria e tij
Ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, Zef Brozi me anë të një statusi në Facebook ka reaguar duke e përshëndetur emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Edi Rama.
4 Nëntor 2018, 11:46 -
Sot Ilir Meta nuk ma mbush më mendjen as mua për President, shkelësi më i madh i Kushtetutës
Ilir Meta është sot shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës dhe shkelja e tij nuk ka asnjë lidhje me rastin italian, ku Presidenti Matarela nuk ktheu mbrapsht asnjë dekret, por thjesht negocioi me Kryeministrin për të mos patur në kabinet një ministër që ishte shprehur hapur kundër kushtetutës italiane.
4 Nëntor 2018, 10:27 -
Sandër Lleshi drejt emërimit si zv.ministër i Brendshëm?
Ky vendim mund të ketë efekte negative në procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pikërisht për luftën kundër kriminalitetit, e cila pretendohet të ketë efikasitet nëse ministria e Brendshme drejtohet me kompetenca të plota nga një ministër dhe jo nga një zv.ministër. Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë vendi i parë në botë pa ministër të Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 21:34 -
I sfiduar sot nuk është Rama por Kuvendi, parlamenti duhet të rrëzojë “Republikën e bindjeve”
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, Presidenti “de facto” zhvesh Kuvendin nga kopetenca substanciale e votbesimit dhe ky është krim kushtetues. Presidenti nuk mund t’ia heq sovranitetin Kuvendit. Me mosdekretimin Ilir Meta e ka zhveshur kuvendin nga nje kompetencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi i kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet.
3 Nëntor 2018, 21:28 -
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, Rama SMS deputetëve: Asnjë koment, politika është shah mos e harroni!
Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një sms deputetëve të grupit parlamentar të PS, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 20:09 -
Siguria/ Para Lleshit, Meta vazhdon të mbajë të bllokuar edhe dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo
Ky qëndrim i presidencës lë vend për interpretime nësë është një JO përfundimtare për kandidaturën e Sandër Lleshit i cili sipas nenit 98 të kushtetutës thotë se Ministri emërohet dhe shkarkohet nga presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit, brenda 10 ditëve nga Kuvendi
3 Nëntor 2018, 20:14 -
Meta kundër Ramës, presidenti nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm
Meta nuk priti të hënën që ishte parashikuar si afati i fundit për përgjigjen e tij lidhur me dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm. Presidenti nuk e ka pranuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër, duke u shënjuar kështu si presidenti i parë që nuk dekreton një ministër të një qeverie. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta nuk është bindur për kandidaturën e Lleshit si ministër i Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 18:53 -
Dita e hënë afati i fundit që Meta të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm
Presidenti Ilir Meta ka afat deri të hënën për të dekretuar ose jo Sandër Lleshin në postin në Ministrit të Brendshëm. Afati sipas parashikimit ligjor përfundon sot në mesnatë, por në bazë të kodit administrativ, ditët e pushimit nuk llogariten dhe rrjedhimisht Meta ka kohë për dekretin deri ditën e hënë.
3 Nëntor 2018, 10:02 -
Ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zyla: Sandër Lleshi ka probleme me papërshtatshmërinë
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla ka bërë një deklaratë të fortë në studion e 'Repolitix', duke u shprehur se ministri i Brendshëm që pritet të dekretohet nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, mund të ketë probleme me papërshtatshmërinë
2 Nëntor 2018, 21:46 -
Meta: Të zbardhen rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve, autorët të dalin para ligjit
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka organizuar një pritje me gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja në kuadër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve”.
2 Nëntor 2018, 22:14 -
'Përralla' përfundon me fund të lumtur, Ilir Meta dhe Tom Doshi shfaqen të qeshur dhe duke kënduar (VIDEO)
Presidenti i vendit Ilir Meta dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi janë rishfaqur pas tri vitesh në një ambient të përbashkët, duke buzëqeshur e duke kënduar. Kardinali dom Ernest Troshani është bërë të enjten ura lidhëse e dy armiqve të përbetuar, që në 2015-n e dërguan "luftën" e tyre madje edhe në dyert e gjykatës.
2 Nëntor 2018, 08:25 -
Në Itali për 90-vjetorin e Kardinalit Troshani, Meta takon edhe një aktor të famshëm italian (Foto)
Presidenti gjendet në Firence të Italisë për të nderuar Kardinalin Ernest Simon Troshanin për 90-vjetorin e tij. Meta ka qenë i pranishëm këtë të enjte në meshën e organizuar nga Kryeipeshkvi i Firencës, Giuseppe Betori. Krahas festimit që i është bërë ditëlindjes së kardinalit shqiptar, Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook edhe një fotografi ku dëshmon takimin e tij me aktorin italian Sebastiano Somma.
1 Nëntor 2018, 21:03 -
Dekreti i Lleshit? Hyseni: S’besoj se Meta do lerë këshilltarët të çmenden, Veliaj duhet të rikandidojë
Hyseni u shpreh se në Tiranë nëse do të votohej sot, Erion Veliaj do të merrte 63% të votave. Sipas tij, kryebashkiaku aktual është kandidati më i mirë, prandaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë.
1 Nëntor 2018, 16:40 -
Zgjedhjet lokale 2019, Balla zbulon datën: Dy të dielat e fundit të qershorit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar ditën e sotme pas takimit që pati me Presidentin Meta, se dy datat më të mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Balla tha se dy datat janë dy të dielat e fundit të qershorit 2019, që janë 23 dhe 30 qershor.
31 Tetor 2018, 11:40 -
Meta nis bisedimet me palët, zgjedhjet lokale 2019 në 23 ose 30 qershor
Një nga dy të dielat e fundit të qershorit 2018, do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale. Presidenti Meta u konsultua sot me palët politike. PS thotë se zgjedhjet nuk duhet të jenë afër sezonit turistik, PD nuk komenton, ndërsa LSI kërkon garanci për largimin e bandave nga ndikimi në zgjedhje.
31 Tetor 2018, 11:00 -
Vrasja e ushtarit në Gjirokastër, Presidenti Meta: Këmbanë alarmi, por s'mund ta zbehë miqësinë me Greqinë
Presidenti Iliri Meta ka reaguar ndaj retorikës nacionaliste që është shfaqur dje në stadiumin "Selman Stërmasi" përmes një banderole nga ana e tifozëve të Partizanit. Ai u ka bërë apel të gjithëve që të qëndrojnë larg shfrytëzimit të vrasjes së ushtarit grek Konstantinos Kacifas, pasi ngjarje të këtij lloji sipas tij duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi për parandalimin e gjuhës së urrejtjes mes popujve.
30 Tetor 2018, 19:13 -
Meta vizitë në Stamboll, takim me Presidentin e Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alv
Me rastin e vizitës së tij zyrtare në Turqi, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar dhe me Presidentin e Republikës Islamike të Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi. Dy diplomatët kanë diskutuar për marrëdhënien miqësore dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
30 Tetor 2018, 10:11 -
Meta vizitë në Vjenë: Austria mike mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në Vjenë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun austriak. Kreu i shtetit falenderoi Austrinë për mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë.
23 Tetor 2018, 16:22 -
Votimi për emrin e Maqedonisë, Meta: Shpresë për rajonin/ Basha: Bashkë drejt aspiratës europiane
Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur votimin pro në Kuvendin e Maqedonisë për emrin e ri. Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë përshëndetur vendimin kushtetues në Kuvendin e Maqedonisë.
20 Tetor 2018, 09:51 -
Austria i dhuron zjarrfikëse Bashkisë së Kavajës, Meta: Vlerësojmë kontributin tuaj
Kreu i Shtetit Ilir Meta priti në një takim përfaqësuesin e Shoqatës Austri-Shqipëri Wolfgang Grossruc ku e vuri theksin tek shërbimi i emergjencave civile ndersa vlerësoi kontributin në rritje të partnerëve europianë sa i përket rritjes së shërbimeve në jetën dhe sigurinë e qytetarëve
19 Tetor 2018, 17:48