-
Mediat franceze: Shqipëria, destinacioni tendencë për muajin korrik
Në mesin e shumë artikujve të shkruar kohët e fundit për Shqipërinë, nga media të ndryshme ndërkombëtare, ai i radhës është nga media franceze “Boursorama”, e njohur në Europë për shkrimet mbi turizmin dhe destinacionet.
9 Korrik 2019, 22:43 -
Partia e të Gjelbërve Europianë, deklaratë kundër Macron dhe pro fillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Bashkimi Europian rrezikon që sërish të shkaktojë ringjallje të nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor, nëse ngadalëson procesin e hapjes së dyerve për negociatat
5 Korrik 2019, 13:33 -
Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan, orientim për politikat e Komisionit të ri
Më 4 -5 korrik zhvillohet në Poznan Konferenca e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Pritet që ajo t'i shërbejë Komisionit të ri të BE-së si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.
4 Korrik 2019, 07:54 -
Mediat suedeze jehonë 15 plazheve të mrekullueshme të Shqipërisë (FOTO)
Sipas “Swedish Nomad”, Shqipëria shpejt është bërë një destinacion popullor veror. Bregdeti mahnitës dhe plazhet e bukura janë sigurisht disa nga faktorët kryesorë që kanë sjellë rritjen e numrit të turistëve.
30 Qershor 2019, 16:55 -
Zvicra kalon në vend të parë me investimet e huaja në Shqipëri
Që prej tremujorit të fundit 2018, Zvicra ka kaluar si investitori më i madh në vend, sipas stokut, çka nënkupton që në total në vite, investimet nga ky shtet kanë arritur në 1.37 miliardë euro (deri në fund të marsit 2019), sipas Bankës së Shqipërisë.
26 Qershor 2019, 08:52 -
BE lë ende në tension Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministrat e Jashtëm të BE nuk kanë përmendur datë konkrete për dy vendet aspirante për në BE, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Por në vjeshtë mund të diskutohet për këtë. Ndoshta. Gjermania ngurron, thotë Bernd Riegert.
19 Qershor 2019, 09:22 -
Shqipëria, vendi i vogël i ambicieve të mëdha
Shqipëria është një vend i vogël, por me ambicie të mëdha! E liruar nga tutela e komunizmit në vitin 1991, e ndodhur mes Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë, Shqipëria ëndërron të hyjë në Bashkimin Europian dhe të bëhet një destinacion i vërtetë turistik.
16 Qershor 2019, 23:01 -
Financial Times: Reforma në Drejtësi shpresa e Shqipërisë për t’u pranuar në BE
Në shkrim thuhet se opozita ka dalë në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur në Prokurori, në cilësinë e të pandehurit për kontratat e lobimit në SHBA. Megjithatë Shqipëria shpreson tek Reforma në Drejtësi për t’u pranuar në BE.
16 Qershor 2019, 17:54 -
Shqipëria pikiatë në renditjen e FIFA-s, humbet 4 pozicione, Kosova fiton 6 vende
Shqipëria vijon rënien e lirë në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja zbret 4 pozicione për muajin qershor dhe pozicionohet në vendin e 66-të. Ndërkaq Kosova vijon përmirësimin duke fituar 6 vende dhe pozicionohet në vendin e 121-të. Renditjen e FIFA-s e kryeson Belgjika.
14 Qershor 2019, 11:58 -
Shkatërrohet banda e kokainës me 7 anëtarë në Itali, në pranga 3 shqiptarë dhe 4 italianë
Policia italiane bën me dije se ka shkatërruar një grupim kriminal shqiptaro – italian të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Akuzat me të cilat përballen të arrestuarit janë prodhimi, trafikimi dhe posedimi i drogës; krijimi i një grupi me synim të trafikut të lëndëve narkotike, rrëmbim për të marrë para, plagosje e rëndë si dhe mbajtje pa leje e armëve.
14 Qershor 2019, 11:07 -
Donald Tusk i bindur për hapjen e negociatave: Të vendosim datën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Kreu i Këshillit të Evropës, ku dhe do të merret vendimi final për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se tashmë është koha që të vendoset një datë konkrete për nisjen e bisedimeve.
12 Qershor 2019, 13:17 -
Delegacioni gjerman në Shqipëri: Vendimi për negociatat në vjeshtë, shqetësim për ndikimin rus tek opozita
Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Josip Juratovic ka deklaruar se për shkak të punimeve në Parlament me shumë mundësi vendimarrja për hapjen e negociatave do të shtyhet për në vjeshtë. Ndërsa Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) shprehu shqetësimin në lidhje me ndikimin Rus në partinë opozitare.
12 Qershor 2019, 12:52 -
Drafti/ 13 vendet e BE nismë për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin
Trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Europa Qendrore dhe Lindore sëbashku me Italinë dhe Austrinë, po hartojnë një draft që do t’u paraqitet vendeve të tjera anëtarë të BE-së në përpjekje për të ringjallur besueshmërinë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, pjesë e saj edhe Shqipëria.
11 Qershor 2019, 13:39 -
Kosova mpreh shpatën ndaj Shqipërisë, lufta e dytë tregtare nis më 1 korrik
Mbledhjet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë, në vend të rezultateve, kanë prodhuar një luftë të re tregtare, e cila me gjasë, sipas lajmërimeve të Kosovës, do të nisë më 1 korrik. Shqipëria duhet të plotësojë 6 kushte në lehtësimin e procedurave dhe tarifave me Kosovën, në të kundërt do ta vërë Shqipërinë të njëjtat barriera gjatë vitit. Rukiqi: Ndihemi të përçmuar në Shqipëri.
8 Qershor 2019, 09:29 -
Zgjerimi 'patatja e nxehtë' e Brukselit, Euroaktiv: Kriza politike në Shqipëri mund të ndikojë negociatat
Euroactiv shkruan se Shqipëria ka bërë hapa para por situata politike në vend me opozitën që proteston prej kohësh mund të ndikojë në vendimin e KE që pritet të jepet në fund të qershorit.
7 Qershor 2019, 15:07 -
Mediat gjermane: Merkel shtyn për në tetor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Süddeutsche Zeitung i referohet takimit të komisionit të Bundestagut për Europën. Merkel thuhet ka refuzuar aty kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
7 Qershor 2019, 09:27 -
Eurostat: Shqipëria me normën më të ulët në rajon të të rinjve me shkollë të lartë
Një nga objektivat e Bashkimit Europian, ku dhe Shqipëria kërkon që të anëtarësohet, është që të rritet përqindja e personave me arsim të lartë. Objektivi i tyre është që deri në 2020, 40% e personave të moshës 30-34 vjeç të kenë përfunduar arsimin e lartë.
6 Qershor 2019, 07:40 -
Ministri gjerman, Roth: Bisedimet me Shqipërinë të hapen në qershor, BE duhet të mbajë fjalën
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në muajin qershor, siç ka deklaruar më herët.
31 Maj 2019, 20:27 -
DOKUMENTI/ Progres-raporti për Shqipërinë
Report Tv dhe Shqiptarja.com publikojnë të plotë raport-progresin për Shqipërinë, mbi të cilin sot Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të Evropës, që të hapë pa kushte negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
29 Maj 2019, 12:49 -
Gjermania jep 350 mijë euro për mobilizimin e të rinjve shqiptarë
Projekti do të implementohet nga RYCO dhe ka për qëllim rritjen e mundësive për të rinjtë për t‘u përfshirë në aktivitete që krijojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim në aspektetet e qytetarisë aktive, sociale, kulturore dhe sportive.
15 Maj 2019, 17:01