-
Facebook merr masa të forta, mbyll llogari edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut
Facebook ka njoftuar se ka mbyllur plotë 2,632 faqe, grupe dhe llogari personale. Këto llogari sipas Facebook po kryhet për të parandaluar "veprime të koordinuara dëmtuese". Vetëm në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë mbyllur 212 llogari.
26 Mars 2019, 18:15 -
11 ndeshje rradhazi pa humbje, Kosova tremb Bullgarinë para sfidës për “Euro 2020”
Miqësorja e përfunduar me shifrat 2-2 kundër Danimarkës e ka çuar në 11 numrin e ndeshjeve pa humbje të Kosovës. ‘Dardanët’ me këtë paraqitje kanë trembur jo vetëm skuadrën nordike, por edhe Bullgarinë e cila të hënën do të përballet me Kosovën për eliminatoret e Europianit.
22 Mars 2019, 17:50 -
Vuçiç: Kosova nuk është sot në OKB, falë meje dhe tre të tjerëve
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos vijnë për t’i dhënë mbështetje atij në Beograd, ndërsa paralajmëroi se nëse do të ketë dhunë në protestat e ardhshme protestuesit nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.
18 Mars 2019, 08:50 -
Si po ndahet torta që Kosova i hoqi Serbisë; Pse nuk po përfiton Shqipëri
Si ka ndryshuar ecuria e tregtisë së Kosovës me shtetet e tjera, pas vendosjes së taksës mbi mallrat serbe. Humbjet që iu shkaktuan Serbisë dhe presioni i Europës dhe Amerikës mbi Kosovën. A po përfiton Shqipëria?
17 Shkurt 2019, 11:44 -
Haradinaj në Pejë: Shqiptari di të respektojë edhe armikun, por asnjëherë nuk jep nga toka dhe e drejta e tij
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës ka marrë pjesë në homazhe tek shtatorja e atdhetarit Haxhi Zeka, ndërsa ka dhënë një mesazh ku shprehet se populli shqiptar, di të respektojë edhe armikun por kurrë nuk jep nga toka dhe e drejta e tij.
23 Janar 2019, 16:31 -
Lorik Cana: Atë që bëri Kosova në kaq pak kohë, Shqipëria nuk e ka bërë për 80 vite
Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është i mrekulluar nga ecuria e Kosovës në Ligën e Kombeve. Ai shprehet se “dardanët” kanë bërë një arritje të madhe në kaq pak kohë duke patur parasysh se Shqipëria dështoi në objektivin që kishte për Ligën e Kombeve.
23 Janar 2019, 14:28 -
Presidenti Meta pret në takim kampionët shqiptarë të xhudos: Motiv krenarie e model suksesi për të rinjtë
Kreu i Shtetit Ilir Meta ka pritur kampionët e sportit shqiptarë të xhudos, nga Kosova Majlinda Kelmendin, Shpat Zekan, Erza Muminoviq, Akil Gjakovën, të cilëve u ka uruar suksese për garën e ardhme në kuadër të nisjes së përgatitjes së tyre për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
18 Janar 2019, 19:23 -
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Kosova, përparim të ngadalshëm
Në raportin e publikuar të enjten, thuhet se udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës, në muajin gusht publikuan një plan kundërthënës për “rivizatimin e kufijve” si pjesë e një marrëveshjeje paqësore në mes të dyja vendeve.
17 Janar 2019, 11:08 -
Shqiptarët mobilizohen në kohë të vështira, liria i çakordon
Jo vetëm kaq, por shqiptarët e kanë një aftësi të çmendur, dinë t’i kontestojnë e mohojnë epokat më të lavdishme të historisë se tyre, traditën kulturore më të avancuar si dhe personalitetet më kontribuues për komb e atdhe.
4 Janar 2019, 00:32 -
Zv/presidenti i PE-së Rainer Wieland: Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi ide jo e mire
Zëvendëpresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, ishte në një vizitë zyrtare në Prishtinë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe theksoi se ideja e ndryshimit të kufijve nuk është e mirë ndërsa theksoi se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe po punohet për këtë qëllim.
3 Janar 2019, 11:01 -
Futbolli në 365 ditë/ Nga dështimi i Kombëtares, shkëlqimi i Kosovës, Franca kampione e botës e deri tek Modric "Topi i Artë"
Një vit i mbushur me evenimente të rëndësishme në botën e futbollit. Franca ngriti Kupën e Botës, sakaq Kombëtarja shqiptare dështoi në Ligën e Kombeve. Viti 2018, ishte viti i dardanëve, pas shkëlqimit të Kosovës në renditjen e FIFA-s dhe Ligën e Kombeve. Cristiano Ronaldo kaloi në Juventus, ndërsa Gianluiggi Buffon u largua pas 15 vitesh nga bardhezinjtë.
31 Dhjetor 2018, 16:03 -
Japonia me pasaportën më të fuqishme në botë, ja cilat vende mbajnë Shqipëria e Kosova
Japonezët dhe poseduesit e pasaportës së Japonisë janë zyrtarisht njerëzit me më shumë akses në vende të botës me 190 destinacione. Ndërkohë shqiptarët mund të shkojnë në 114 destinacione pa viza ndërsa shqiptarët e Kosovës në 41 vende.
24 Dhjetor 2018, 14:49 -
Thaçi pas takimit në Bruksel: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë
Në javët dhe muajt në vazhdim do të gjendet zgjidhja për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ështe kjo deklarata e kreut të shtetit kosovar nga Brukseli, atje ku ndodhet për një takim të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perendimor ku do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm. Presidenti Thaçi është shprehur se pala kosovare nuk guxon ta humb këtë moment të angazhimit ndërkombëtar për Kosovën, pasi në të kundërten çmimi që do ta paguante do të ishte shumë i lartë.
19 Dhjetor 2018, 17:07 -
Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump përmes një letre drejtuar Hashim Thaçit vlerëson progresin e Kosovës dhe thekson se SHBA kërkon vijimin e suksesit të shtetit të ri në Europë. Ai insiston për arritjen e një marrëveshje Prishtinë-Beograd, e cila siç shton Trump do duhej festuar në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin dhe Vuçiç.
18 Dhjetor 2018, 16:14 -
Kosova përgatitet të votojë ushtrinë, reagimet në pritje të seancës së Kuvendit
Projektligjet, të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri pritet të votohen nesër më 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe reagimet e faktorit ndërkombëtar dhe Serbisë.
13 Dhjetor 2018, 16:54 -
Kosovë/ Policët lanë makinën në lavazh, punëtori vë kapelen dhe shëtit në qytet duke bërë video
Policët lanë veturën zyrtare ‘Golf 5’ dhe shkuan në një qendër tregtare deri në pastrimin e saj, ndërsa i pandehuri doli për xhiro në qytetin e Pejës dhe videon e postoi në Youtube. Prokuroria kërkon që të shpallet fajtor
30 Nëntor 2018, 16:10 -
Deportimi i 6 ‘gylenistëve’ nga Kosova, sot merren në pyetje Thaçi dhe Haradinaj
Komisioni Hetimor Parlamentar do të marrë sot në pyetje presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me depërtimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti. Seanca do të nisë në orën 11:00.
30 Nëntor 2018, 08:05 -
Taksa 100% për importin e mallrave, dy maune serbe kalojnë në Kosovë
Vetëm dy kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga ana e qeverise, rreth një javë më parë për produktet që kanë origjinë nga këto dy shtete sipas zëdhënësit të doganës në Kosovë.
27 Nëntor 2018, 15:35 -
Rama dhe Haradinaj me stemën e Skënderbeut në xhaketë, mediat serbe: Është i yni, i ka rrënjët nga Nemanjići
Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spilën që kishin vënë dy kryeministrat duke u shprehur se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti është serb.
26 Nëntor 2018, 13:51 -
Rita Ora për prestigjozen Britanike: Krenare për gjakun tim, në shtëpinë time flasim shqip
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora, pavarësisht famës së arritur, kujdeset që në çdo paraqitje të përmend edhe vendlindjen. Në një intervistë të gjatë për revistën prestigjoze britanike “Stylist Magazine” këngëtarja ka folur për Shqipërinë dhe sa krenare ndihet për preardhjen e saj.
25 Nëntor 2018, 11:25 -
Taksa 100% e importit të mallrave/ Haradinaj para ambasadorëve të Quint-it: Nuk hiqet pa njohur Serbia pavarësinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Europian, ku ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për taksën, dhe se ajo do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia .
23 Nëntor 2018, 17:12 -
Kosova bën taksat doganore 100 për qind, Vuçiç: Ju lus sikur Zotin, tërhiqini këto masa!
Kundërpërgjigjja e qeverisë ‘Haradinaj” pas dështimit për anëtarësim në NTERPOL ndaj eksporteve serbe që arrijnë 440 milionë euro në vit. Presidenti serb kërkon me dëshpërim anulimin. Vendimi, jehonë te mediat botërore
22 Nëntor 2018, 10:49 -
Liga e Kombeve, Kosova shkruan historinë, shans për t'u kualifikuar në Europian
"Dardanët" fituan në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës kundër Azerbajxhanit me shifrat 4:0, duke u renditur të parët në Grupin 3 të Ligës C, ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Ligën C.
20 Nëntor 2018, 23:05 -
Ligji i ri për emigrimin në Gjermani/ A i kanoset rrezik popujve të Ballkanit?
Ligji i emigrimit në Gjermani, që pritet të hyjë më 1 janar të vitit 2019, shikohet si shpresë nga popujt e rajonit, megjithatë, agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolou Agency shkruan se një pjesë e madhe e tyre nuk është ende në dijeni për rrezikun që mund t’i kanoset.
4 Nëntor 2018, 14:20 -
Shifrat e FMN: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë
Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.
25 Tetor 2018, 08:33