-
PD i përgjigjet Berishës: Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, s’mund të përfaqësojnë kurrë demokratët
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ku tha se partia demokratike i ka zgjedhur kandidatët e saj për 6 marsin duke iu referuar ato që u zgjodhën nga primaret e zhvilluara nga komisioni i Rithemelimit. PD deklaron se kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokrat&am
3 Shkurt 2022, 12:28 -
Do t'i dorëzojë PD-në Ilir Metës? Berisha: Lul brava gënjen, i mbyllur në bunkerin e tij! PD: Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, s’mund të përfaqësojnë kurrë demokratët
Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat e Lulzim Bashës se tenton t’ia dorëzojë PD Ilir Metës, duke thënë se Basha është një gënjeshtra patologjik. I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD duke thënë se kandidatët e shtëpisë ë ilir nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët.
3 Shkurt 2022, 12:07 -
Zgjedhjet e 6 marsit, PD propozon Ymer Markun për Bashkinë e Vorës, i hetuar për fshehje pasurie në 2010, por fitoi pafajësinë
Ymer Marku është kandidati i propozuar nga dega e Partisë Demokratike në Vorë për zgjedhjet e 6 marsit në këtë bashki. Ymer Marku do të ketë rival për bashkinë Vorë Blerim Sherën nga PS dhe Lulzim Vranën nga koalicioni Berisha-LSI.Ymer Marku është hetuar në 2010 nga prokuroria e Tiran&eu
2 Shkurt 2022, 21:30 -
6 marsi, Blendi Klosi: Fitojmë të gjitha bashkitë, demokratët luftë mes veti për vendin e dytë! Koalicioni Berisha-Meta, ‘shtëpi’ që fut ujë nga të gjitha anët
Partia Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore është e qartë që do t’i fitojë të gjashta Bashkitë, ndërsa nuk i trembet aspak kundërshtarëve opozitarë. Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi tha në Report Tv se kundërshtarët e djathtë luftojnë mes tyre për vendin e dytë.
2 Shkurt 2022, 17:54 -
Zgjedhjet në Bashkinë Lushnje, PD del me kandidatin Indrit Sefa
Indrit SefaPër Bashkinë Lushnje baza e Partisë Demokratike ka propozuar emrin e Indrit Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD. Sefa pritet të zyrtarizohet nga kreu i PD-së, ndërsa do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon , kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.
2 Shkurt 2022, 17:46 -
Video-mesazhi i Partisë Demokratike: Berisha iu nënshtrua Metës për hallin e tij personal! Çdo votë për 'Shtëpinë e Ilirit' është për Edi Ramën
Partia Demokratike shprehet se çdo votë në ‘Shtëpinë e Ilirit’ është votë për Edi Ramën, duke ironizuar logon që Berisha dhe Meta përdorën për koalicionin. Berisha dhe LSI kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi, duke e quajtur 'Shtëpia e Lirisë'. Sakaq, PD deklaron se demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta.
2 Shkurt 2022, 16:54 -
Tenderi 400 mijë dollarësh i FSHZH, Salianji: Thellohet skandali, i përfshirë djali i Dritan Agollit! Inkurajojmë SPAK të hetojë korrupsionin
Deputeti i PD, Ervin Salianji, shprehet se skandali thellohet akoma më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djalit të vetë drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli i cili ka bërë tenderin.
2 Shkurt 2022, 16:22 -
Zgjedhjet e 6 marsit, pas Durrësit e Rrogozhinës, PD propozon kandidatët për Bashkinë Shkodër, Lushnjë dhe Vorë, mbetet ende Dibra
Pas bashkisë Durrës dhe Rrogozhinë, Partia Demokratike ka propozuar edhe 2 kandidatë për Bashkinë Shkodër, Lushnje dhe Vorë, ndërsa pritet ende propozimet për kandidatët e bashkisë Dibër. PD garon në Shkodër me Xhemal Bushatin, në Lushnjë me Indrit Sefën dhe Vorë me Ymer Markun.
2 Shkurt 2022, 16:14 -
LSI ia kujton të gjitha 'nderet' Lulzim Bashës: Qylaxhiu Brava as nuk do të ekzistonte pa ne, s'do ishte bërë kurrë ministër! Fitoi në Tiranë prej Hysni Milloshit e votave tona
Lufta mes Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kur kjo vendosi të futej në koalicion me Sali Berishën në zgjedhjet e 6 marsit, sa vjen e po intensifikohet. Përmes një mesazhi sot LSI i ka kujtuar Bashës se sipas tyre ai nuk do të ekzistonte fare pa partinë e Kryemadhit dhe Metës.
2 Shkurt 2022, 15:22 -
Ndëshkimi i 6 Marsit
Në 6 Mars, në ditën e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, vota e qytetarëve do të ndëshkojë edhe kësaj here, ata që shkatërruan themelin e demokracisë, opozitën. Në 6 Mars, vota e qytetarëve, nuk do të bëjë asnjë përjashtim, si nga Foltorja ashtu edhe nga ajo që quhet “PD zyrtare
2 Shkurt 2022, 13:47 -
Shqyrtimi i Statutit të Berishës, PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit milioner Agron Zhukri
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili është përcaktuar për të gjykuar çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
2 Shkurt 2022, 12:54 -
Frrok Çupi: Kthim në Strofkën e Ariut
Pas çdo gjuetie të përbashkët, ata deshën të ndahen. Por kurrrë nuk mundën; njësoj si t’i kishte mbyllur ariu në strofkën e tij; të dy vijnë nga zona ku kafsha e egër jeton lumturinë: Shkëlzen dhe Çepan. Ilir Meta ishte vetëm 24 vjeç, ndërsa Sali Berisha dyfishi i tij, 49. Në fillim të vitit 1993, Berisha president i Republikës urdhëroi burgosjen e Fatos Nanos- kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe ish kryeministër.
2 Shkurt 2022, 10:29 -
PD sulmon kandidatin e Berishës për Dibrën: Premtim Kryemadhi bashkëshorti i prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës në dosjen 184! Sqaron komunikimin e Nokës me Manjën
Partia Demokratike ka sulmuar kandidatin e Sali Berishës për bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhin, të cilin e akuzon si pjesë e skemës së bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha. PD thotë se Krymadhi është bashkëshorti i Belina Zenelit, e cila u shkarkuar pak ditë më parë nga ILD, pasi ju gjetën shkelje kryerjen e detyrës.
2 Shkurt 2022, 09:45 -
Meta e pranon: E kam takuar Berishën, në presidencë dhe në shtëpinë time e ka derën e hapur 24 orë! Ai është magnet i kësaj toke
Ilir Meta e ka konfirmuar se ka takuar Sali Berishën, ndërsa ka shtuar se dera për të është e hapur 24 orë. Meta thotë se e ka takuar që në muajin nëntor para zgjedhjeve, ndërsa mohon se ka zhvilluar negociata me të
1 Shkurt 2022, 22:35 -
Skandali me tenderin e FSHZH, deputeti i PD: SPAK të nisë hetimet e të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit
Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu i ka bërë thirrje SPAK që të nis hetimet për abuzimet me tenderat në Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të çojë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Kjo skemë abuzime, sipas deputetit të PD-së, është një tregues se si pushteti i Edi Ramës është i korruptuar duke shpërdoruar paratë e qytetarëve.
1 Shkurt 2022, 21:54 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, zyrtarizohet emri i PS-së për kandidaten e bashkisë së Lushnjes
Bashkia e vetme në të cilën socialistët nuk kishin një emër ishte Lushnja. Zyrtarizimi erdhi vetëm sot dhe nuk ka surpriza. Edhe në këtë Bashki, socialistët kanë vendosur që të kandiduar Eriselda Sefën, e cila ka qenë një kryetare e komanduar.
1 Shkurt 2022, 21:17 -
Zbulohen propozimet e degës së PD për kryetar bashkie në Durrës e Rrogozhinë! Në Lushnje, Rama i beson kryetares së komanduar pas shkarkimit të Tushes
Luan Hoti është i propozuari i degës së PD në Durrës për kandidat për kryebashkiak. Mësohet se propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Ndërkohë, nga sa mësohet në Rrogozhinë është propozuar emri i Ferdinand Saraçit.
1 Shkurt 2022, 20:52 -
Ngjela në Report Tv: Rama dhe Berisha janë bashkë, Basha i ka trembur se ka përkrahjen amerikane! Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, ku i gjetën vila e pallate kur erdhën me kostume teritali
Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv tha se Rama dhe Berisha janë bashkë kundër Bashës, por ky i fundit ka mbështetjen e amerikanëve. Ngjela tha ndër të tjera se Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, por shumë shpejt të korruptuarit do të ndëshkohen nga SPAK
1 Shkurt 2022, 18:58 -
Kam pritur shumë nga Berisha për demokratët!
Sali Berisha, është lideri historik i PD dhe sigurisht protagonisti kryesor i tranzicionit shqiptar. Në fakt, demokratët i kanë besuar dhe e kanë mbështetur pa rezerva edhe në momentit më kritike të vendi. Sinqerisht nga doktor Berisha në këto 30 vitet kam pritur shumë më shumë se sa realisht ka arritur të bëj, të paktën për demokratët dhe Shqipërinë!
1 Shkurt 2022, 17:12 -
PD publikon videon: Sot Berisha u strehua në partinë e Ilir Metës! Ata duan shkatërrimin e partisë për interesat e tyre
Partia Demokratike ka shpërndarë sot një video ku shkruan se Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës dhe po i përdorin demokratët për interesat e tyre personale. Duke i quajtur "politika e vjetër", PD-ja akuzon për një bashkëpunim të Metës, Berishës se bashku me Ramën, ose siç i ka quajtur më herët Lulzim Basha, "Trekëndëshi i Bermudës".
1 Shkurt 2022, 16:47 -
Akuzat për udhëtime luksoze, Rama ironi: Dy të marrëve që morën peng PD u duhen vendosur teneqe në qafë nga demokratët e arsyeshëm
Sqarimet e në dite më parë të kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e PD për udhëtimet e tij me charter nuk kanë bindur deputeten demokrate Oriola Pampuri, e cila i ka drejtuar sërish pyetjet se ku i ka gjetur paratë për udhëtimet luksoze. Po në të njëjtën mënyrë ironike, me videomesazh, Rama i është përgjigjur këtyre akuzave duke ritheksuar se nuk ka shpenzuar 120 mijë euro karburant për udhëtime me charter, por ka udhëtuar me biletë ekonomike 345 euro me familjen e tij.
1 Shkurt 2022, 15:05 -
11 parti kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit! Duka, Mediu, Shehi, Idrizi e Dule ‘braktisin’ garën e 6 marsit! PS, PD dhe LSI sfidohen për bashkitë nga 7 parti ‘anonime’
11 parti kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit, kështu njoftoi sot Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Krahas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera, kryesisht pa peshë elektorale që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.
1 Shkurt 2022, 14:25 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Kulluri në Report Tv: PD nuk fiton as e bashkuar dhe jo më e ndarë! Basha thotë që do mundi rithemelimin, Ramën, Kinën e Rusinë, por është në minorancë
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri tha për Report Tv se PD nuk do të kishte mundësi të fitonte zgjedhjet e pjesshme vendore as e bashkuar dhe jo më tani që është e përçarë. Ai shtoi se Grupi i Rithemelimit ka një mundësi të vogël farë të fitojë në Shkodër, ndërsa mazhoranca është më e favorizuar në të gjitha bashkitë.
1 Shkurt 2022, 14:10 -
Spiropali: PD ka shansin historik të shpëtojë! Basha dhe Berisha, babë e bir të lajthitur e dështakë, vëruni shqelmin
Përçarja me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, edhe pse shihet si një krizë për PD, për Ministren Elisa Spiropali ky është 'shansi historik' i kësaj partie që të shpëtojë.
1 Shkurt 2022, 13:44 -
Koalicioni Berisha-Meta, PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama! Simbolizojnë korrupsionin dhe politikën e vjetër
Për Lulzim Bashën, koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Sali Berishën është në fakt zyrtarizim i partisë së vjetër, Meta-Berisha-Rama për të strehuar njëri-tjetrin.Në një reagim me shkrim, Partia Demokratike evidenton kandimin e Pajtim Kryemadhit në bashkinë e Dibrës, që &eum
1 Shkurt 2022, 12:16 -
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, LSI dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Berishën! A do ta pranojë Celibashi Komisionin e Rithemelimit?!
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën “Shtëpia e Lirisë”. Në kërkesën e dërguar në KQZ, në koalicion LSI përfshin Partia Demokristiane dhe Berishën në emër të &ldqu
1 Shkurt 2022, 11:55 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Report Tv zbardh marrëveshjen për koalicionin Berisha-LSI: Do t’i sjellim ndryshimin Shqipërisë! Pjesë edhe PDK e Nard Ndokës
Report Tv ka zbardhur marrëveshjen për koalicionin Berisha-LSI. Sipas marrëveshjes, koalicionin në KQZ do e regjistrojë Endrit Braimllari i LSI, ndërsa palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim Shqipërisë”. Komisioni i Rithemelimit do të jetë
1 Shkurt 2022, 11:14 -
6 marsi, Report Tv zbardh marrëveshjen Berisha-Meta! Marrin 'copy-paste' emrin e logon e Berlusconit në Itali! Nard Ndoka 'i ligjëron' koalicionin! PD: Simbolizojnë korrupsionin
Berisha dhe LSI kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi. Pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me partinë e tij, për të plotësuar kushtin që duhet për të formuar koalicion, që kërkon 2 parti, pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti.
1 Shkurt 2022, 10:54 -
Presidenti Ilir Meta shkel haptazi Kushtetutën! Negocion fshehurazi marrëveshje në emër të LSI për garën e 6 marsit! Sali Berisha e nxjerr zbuluar
Sali Berisha ka konfirmuar se ka diskutuar me presidentin Ilir Meta, për koalicionin me LSI-në. Meta ka shkelur hapur Kushtetutën, e cila ia ndalon rreptësisht angazhimin me një parti politike. Nga ana tjetër, Berisha ka deklaruar se betejën për të marrë selinë e PD-së do e bëjë pas zgjedhjeve të 6 marsit.
31 Janar 2022, 22:16 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Murrizi te ‘5 pyetjet’: Test për Bashën e Berishën! Edhe Rama do humbasë bashki! ‘Shtëpia e lirisë’? Koalicion fals
Zgjedhjet e pjesshme vendore do jenë një test real për Lulzim Bashën, Sali Berishën, por edhe për Edi Ramën. Kështu është shprehur Myslim Murrizi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.
31 Janar 2022, 22:18 -
LSI koalicion me Berishën në 6 bashki, Caka për Report Tv: Basha tradhtoi kauzat e opozitës, nuk dëshiron të fitojë zgjedhjet, i shijon roli i 'dyshit'
"Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.", kanë qenë këto fjalë e anëtares së Kryesisë së LSI, Silva Caka e cila tha për Report Tv se koalicioni me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dështoi falë kryedemokratit Lulzim Basha, i cili sipas saj e shijon opozitën dhe rolin e "dyshit".
31 Janar 2022, 18:17 -
Fundi poshtërues i Sali Berishës, përfundon nën ombrellën e Ilir Metës, kthesat politike nga arrestimi në vitin 2000 tek bashkimi nën logon e LSI-së
Foltorja e Berishës pritet të marrë pjesë në zgjedhje nën siglën e LSI-së pasi KQZ-ja njeh zyrtarisht PD-në me në krye Lulzim Bashën. Raportet Berisha-Meta nga armiqësia, akuzat e llahtarshme tek aleancat.
31 Janar 2022, 17:15 -
'Harxhon 120 mijë euro për të udhëtuar me charter', Rama i përgjigjet PD: Produkt i matematikës 7x7 brava = 42 fluturime! Jam kryeministri i vetëm që udhëtoj me biletë ekonomike
Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e artikuluara nga Partia Demokratike, se ka shpenzuar 120 mijë euro karburant për udhëtime me charter. Në një video, ku e ka ndërtuar në formën e një interviste dhe ka vënë deputeten Oriola Pampuri në rolin e gazetares, Rama i është përgjigjur një e nga një pyetjeve.
31 Janar 2022, 15:43 -
Basha i dytë, një portret i paautorizuar i kryetarit të PD-së
Nuk është më ai i pari. Alla hollandez jo e jo, por as i butë, as modern, e as politikan normal nuk mund ti thuash më. Lulzim Basha ka bërë atë që nuk e bëri askush në këto 32 vjet; Ti tregojë dhëmbët Sali Berishës, ta largojë nga grupi parlamentar i PD dhe më e habitshmja e më të habitshmeve, ta përjashtojë fare nga radhët e Partisë Demokratike.
31 Janar 2022, 15:38 -
LSI konfirmon mbështetjen për kandidatët e Berishës, i përgjigjet PD-së: Deputeti Basha i tmerruar nga primaret e jashtëzakonshme
LSI duket se ka konfirmuar mbështetjen për kandidatët e Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. Duke ju përgjigjur Partisë Demokratike, LSI i cilëson primaret e Berishës si të jashtëzakonshme. Sipas LSI-së deputeti Basha tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minut&eum
31 Janar 2022, 15:23 -
Berisha koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit, PD: Koalicioni non grata kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro
Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha ka shpallur se do të bëjë koalicion me LSI. PD e cilëson këtë koalicion ‘non grata’ që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë
31 Janar 2022, 14:46 -
Parti e “rreme”…
Kemi dëgjuar shumë të flitet ditët e fundit mbi “primaret e kandidatëve të Berishës”. E thotë Basha, Gazi, Salianji, e thotë edhe ndonjë kryetar i tyre në rrethe, duke e injoruar si proces. Por Berisha i zhvilloi “primaret” dhe nxorri edhe delegatët, paçka se ata do ti bëjnë lëmsh gjithë votuesit e asaj partie.
31 Janar 2022, 14:43