-
Degjeneron në dhunë protesta në Hong Kong, 7000 të arrestuar që nga muaji tetor 2019
Që nga fillimi i protestave policia ka arrestuar më shumë se 7,000 persona shumica e të cilëve po ndiqen penalisht për nxitje të revoltës, një krim i dënueshëm deri në dhjetë vjet burg në Hong Kong
20 Janar 2020, 12:53 -
Kinë, koronavirusi i ri përhapet me shpejtësi, konfirmohen 139 raste të reja
Shfaqja e re e koronavirusit, e zbuluar në qytetin qendror të Wuhan, ka shkaktuar alarm për shkak të lidhjes së saj me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau gati 650 njerëz në të gjithë territorin e Kinës dhe Hong Kongut në 2002-2003.
20 Janar 2020, 10:02 -
Nuk ndalen protestat në Hong Kong, policia sekuestron thika dhe pistoleta
Pas fitores dërrmuese të kampit demokratik në zgjedhjet e dy javëve më parë, Lam pati deklaruar se do të "dëgjojë me përulje" zërin e studentëve por nga ana tjetër ajo ka hedhur poshtë kërkesën për hetimin e dhunës së përdorur nga forcat e policisë.
9 Dhjetor 2019, 13:44 -
Zgjedhjet në Hong Kong, protestuesit pro demokracisë shkatërrojnë frontin pro-Pekinit, Lam: Do dëgjojmë me përulësi qytetarët
Rezultatet e para tregojnë triumfin e frontit pro-demokracisë dhe mesazhin e fortë që Hong Kongu do t'i dërgojë autoriteteve të Republikës Popullore të Kinës, humbjen e shumë kandidatëve të zgjedhur nga Pekini dhe fitoren e mjaftë figurave që kanë qënë në krye të lëvizjes protestuese.
25 Nëntor 2019, 08:05 -
Hong Kong, 'Time to calm down' në prag të zgjedhjeve lokale (FOTO)
Një qetësi e pakëndshme ka rënë mbi Hong Kong sot, ndërsa qyteti po përgatitet të shkojë nesër në zgjedhjet lokale. Votimet e ditës së nesërme shihen si një referendum pas disa muajsh protesta antiqeveritare, pas disa javësh përleshjesh veçanërisht të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve
23 Nëntor 2019, 15:55 -
Rebelimi në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara sfidojnë Kinën, nënshkruhet masa ligjore e Senatit që mbështet protestat
Trump drejt nënshkrimit të ligjit për të mbështetur protestat në Hong Kong. Bursat në pikiatë pas vendimit të Senatit amerikan për garznatimin e të drejtave të njëriut në Hong Kong dhe mbështetjes së revoltës studentore.
21 Nëntor 2019, 12:32 -
SHBA, Senati mbështet protestuesit në Hong Kong, Pekini kërcënon me hakmarrje
Në deklaratën e senatit thuhet se ‘SHBA i dërgojnë një mesazh të qartë mbështetje protestuesve në Hong Kong, të cilët janë duke luftuar për liritë e dëshiruara prej kohësh. Amerika ka qënë dhe do të jetë me ju ndërkohë që Pekini po minon autonominë tuaj’.
20 Nëntor 2019, 15:50 -
Hong Kong, 4500 protestues të arrestuar që nga qershori, tensionohen marrëdhëniet Pekin-Londër (VIDEO)
Që prej fillimit të protestave në muajin qershor, sipas autoriteteve policore, janë arrestuar 4500 persona midis moshës 11 dhe 80 vjeç. Ndërkohë tensionohen marrëdhëniet midis Pekinit dhe Londrës, pas asaj që Kina zyrtare e ka quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të Hong Kongut.
19 Nëntor 2019, 08:32 -
Hong Kong, policia shpërthen Politeknikun e okupuar nga protestuesit, qindra arrestime, reagon SHBA (VIDEO)
Operacioni u zhvillua në agim, pasi skadoi ultimatumi i dhënë nga policia. Bilanci i rëndë: 38 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë. Shtetet e Bashkuara dënojnë Pekinin: Përdorimi i padrejtë i forcës
18 Nëntor 2019, 08:40 -
Hong Kong, studentët gati për luftën finale, gazeta ‘Global Times’: Në fundjavë shtetrrethim
Në shumë prej rrugëve kryesore të qytetit, studentët po ndërtojnë barrikada dhe po përgatitin bomba Molotov si dhe armë të tjera artizanale. Klima e tensionit është skalitur pasi një polic derdhi plumba mbi një demostrues të ri i cili ndodhet në rrezik për jetën kurse një tjetri iu vu zjarri duke u kthyer në pishtar njerëzor
14 Nëntor 2019, 12:15 -
Banorët e Hong Kongut sfidojnë urdhrin e gurvenatores/ Zhvillojnë protesta me maska
Banorët e Hong Kongut dolën sërish sot në rrugë me fytyra të mbuluara, duke sfiduar kështu urdhërin e guvernatores që ndalonte përdorimin e maskave. Kombet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve t’i japin fund dhunës në Hong Kong pas sulmeve të shumta, djegieve, plaçkitjeve dhe përplasjeve fizike me policinë.
5 Tetor 2019, 17:58 -
Hong Kong, manifestime përpara shkollës së një protestuesi 18 vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri nga policia
Protestat katër-mujore të nxitura nga një projektligj që nëse miratohej do të mundësonte ekstradimet në Kinë, janë një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj kontrollit gjithnjë e më shtrëngues të Pekinit ndaj qytetit autonom.
3 Tetor 2019, 09:23 -
Hong Kong, 'lumi' njerëzor proteston në Parkun Tamar për demokraci dhe kundër varësisë nga Pekini
Gjatë protestës së djeshme nuk munguan përplasjet me policinë, kur disa demonstrues u drejtuan drejt kompleksit të ndërtesave qeveritare duke u përpjekur të çanin kordonin e policisë.
30 Shtator 2019, 09:05 -
Aktivistët e Hong Kongut, thirrje ligjvënësve amerikanë për mbështetje
Aktivisti i shquar i Hong Kongut Joshua Wong u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të martën të mbështesin të drejtat e njeriut dhe demokracinë në territorin gjysmë-autonom kinez, duke deklaruar se rreziqet nuk kanë qënë kurrë më të mëdha.
18 Shtator 2019, 14:10 -
Edward Snowden shprehet i gatshëm për të jetuar në Francë, nëse Macron do t'i ofronte azil politik
Ish-analisti i shërbimeve sekrete amerikane që denoncoi skandalin e përgjimeve, Edward Snowden ka deklaruar se do t’i pëlqente të merrte azil politik në Francë. Në një intervistë radiofonike, ai tha se ofrimi i azilit nuk do të ishte një akt armiqësor ndaj Amerikës, ku ai akuzohet për spiunazh.
17 Shtator 2019, 10:19 -
Fundjava e 15 e protestave! Thirrje Britanisë: Mbroni Hong Kong-un (VIDEO)
Marshimi protestues u ndal gjithashtu para konsullatës britanike ku mijra të rinj tundnin flamuj të Mbretërisë së Bashkuar dhe parulla ku shkruhej ‘Mbroni Hong Kongun’, koloni angleze deri në vitin 1997.
16 Shtator 2019, 10:35 -
Acarohen marrëdhëniet mes Kinës dhe Gjermanisë pas takimit të aktivistit Joshua Wong me ministrin e Jashtëm gjerman
Kina ka thirrur ambasadorin e Gjermanisë në Pekin pas një takimi mes aktivistit nga Hong Kongu Joshua Wong dhe Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas, duke e deklaruar se takimi do të dëmtonte marrëdhëniet dypalëshe.
12 Shtator 2019, 13:32 -
Hong Kong, studentët bojkotojnë ditën e parë të shkollës
Me maska gazi në fytyrë, si një shenjë solidariteti me protestuesit, studentët ne Hong Kong, kanë bojkotuar ditën e pare të vitit të ri shkollor dhe kanë protestuar kundër guvernatores Carrie Lam dhe kundër ligjit të ekstradimit në Kinë
2 Shtator 2019, 13:12 -
SHBA, thirrje për qetësi në Hong Kong
Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje për qetësi të gjitha palëve në Hong Kong, ndërkohë që protestat morën një kthesë të dhunshme ditët e fundit dhe zyrtarët e SHBA vërejtën shenja zbutjeje midis qeverisë së Hong Kongut dhe demonstruesve pro-demokracisë.
27 Gusht 2019, 22:18 -
Tre gjigandët e mediave sociale amerikane bllokojnë përpjekjet e Pekinit për manipulimin e opinionit rreth protestave në Hong Kong
Por analistët thonë se duhet të bëhet më shumë, pasi fushata e medias globale kineze për të kontrolluar informacionin përtej kufijve të saj është bërë aq agresive saqë paraqet një kërcënim për zhvillimin demokratik dhe lirinë e shtypit në të gjithë botën.
27 Gusht 2019, 14:19 -
Hong Kong/ Intensifikohet represioni, gaz lotsjellës dhe armë kundër protestuesve (FOTO)
Policia ka përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës dhe armë kundër protestuesve që shkatërruan kamerat e identifikimit të fytyrave. Pekini po kërcënon privilegjet e veçanta të Hong Kong-ut si ish-koloni britanike
26 Gusht 2019, 10:25 -
Ndërtohet 'Muri i Hong Kongut' për demokraci, 32 km i gjatë (VIDEO)
Vazhdojnë protestat në ish-koloninë Britanike. Organizimi i shkëlqyer i grupimit të njohur me emrin ‘Telegram’, ka arritur të bëj bashkë mijra njerëz dhe ti vendos si hallka të një zinxhiri human, 32 km i gjatë, ashtu si qytetarët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, tridhjetë vjet më parë
24 Gusht 2019, 09:37 -
Hong Kong, automjete të blinduara dhe ushtarë në kufi. Ambasadori kinez në Londër: Gati për të ndërhyrë (VIDEO)
Mijëra forca të policisë kineze dhe automjete ushtarake të blinduara për transportimin e trupave janë grumbulluar në një stadium në Shenzhen, gjë që rrit frikën e ndërhyrjes ushtarake kineze në Hong Kong
16 Gusht 2019, 08:49 -
Hong Kong, vazhdojnë protestat, policia përdor gaz lotsjellës
Policia e Hong Kongut hodhi lot gaz ndaj qindra protestuesve që ishin mbledhur përpara një stacioni policie në zonën rezidenciale të Sham Shui Po-së në Kaulun. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters policia hodhi disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve pothuaj pa asnjë paralajmërim.
14 Gusht 2019, 17:40