-
Ambasadori gjerman në Shqipëri: Duhet më shumë transparencë me tenderat
Tregtia dhe bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë nuk ka qenë në nivelin e duhur, kështu është shprehur ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, në takimin e zhvilluar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. Sipas tij vendi duhet të punojë më së shumti për rritjen e transparencës. Ndërkohë ministrja e Financave Anila Denaj tha se në 2019 u rritën ndjeshëm investimet gjermane.
15 Janar 2020, 21:28 -
Forcimi i biznesit në Kroaci, Denaj: Po punojmë për thithjen e fondeve të BE-së
Po zhvillohet në Kroaci, forumi i përbashkët i biznesit që në fokus ka rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. E pranishme në Forum ka qenë edhe ministrja e Financave Anila Denaj e cila është shprehur se në fokus do të jenë dy sektor prioritar si bujqësia dhe turizmi.
13 Janar 2020, 17:08 -
Ngjarjet më të bujshme ekonomike 2019! Arritjet, sfidat dhe dështimet e një buxheti në rënie
Në vitin 2019 nuk pati realizim të të ardhurave, kryesisht të TVSH-së. Mbyllja e lojërave të fatit dhe mungesa energjisë elektrike ndikim negativ. 31 miliardë lekë më pak se në 2018 janë mbledhur nga TVSH-ja. Viti 2019 nuk zgjidhi “ngërçin” e projektit të “Unazës së Re”. Koncesionet më të bujshme Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Sfida e 2020 mbetet rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit
31 Dhjetor 2019, 19:39 -
Pasojat e tërmetit/ Nis nesër në terren identifikimi i bizneseve të prekura
Nga nesër do të nisë në terren identifikimi i të gjitha bizneseve të prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se do të hartohet një plan masash në funksion të rimëkëmbjes së biznesit. “Në
24 Dhjetor 2019, 20:09 -
Braçe: Paguajmë darkën e Vitit të Ri për 663.227 pensionistë! E di që nuk janë shumë, Rama dhe Denaj nuk e vunë kurrë në diskutim
Zv. kryeministri Erion Braçe ka radhitur në një postim në rrjetet sociale të gjitha shtresat e pensionistëve që do të përfitojnë shpërblimin për festat e fundvitit. Braçe thotë se kryeministri dhe mini
24 Dhjetor 2019, 14:02 -
Festat e fundvitit/ Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët! Denaj: I morëm nga kursimet e shtetit (VIDEO)
Këshilli i Ministrave vendos të japë shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Lajmi është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Ajo tha se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim me rastin e festave, para të cilat u morën nga kursimet e shtetit.
24 Dhjetor 2019, 13:13 -
Tërmeti/ Ngrihet Ministria e Rindërtimit me drejtues Arben Ahmetajn, zgjatet afati për gjendjen e fatkeqësisë natyrore
Ngrihet Ministria e Rindërtimit. Kuvendi miratoi sot me 95 vota pro, 4 kundër, dhe 1 abstenim ngritjen e ministrisë së Rindërtimit për të bërë të mundur rimëkëmbjen e banesave që u dëmtuan nga tërmeti. Ndërkohë që 5 deputetë nuk votuan.
18 Dhjetor 2019, 19:14 -
90 vota pro, miratohet buxheti për vitin 2020! Denaj: Është për rimëkëmbjen dhe vazhdimësinë pas tërmetit
Janë miratuar në Kuvend të gjitha pikat që ishin në rend dite. Me 90 vota pro është miratuar buxheti i vitit 2020, që parashikon një fond prej 20 miliardë lekësh për programin e rindërtimit. Po ashtu janë miratuar paketa fiskale, projektligji i fiskalizimit.
18 Dhjetor 2019, 18:14 -
Dilema për shpërblimin e pensionistëve/ Burime nga 'Financat': Mundësitë janë të pakta(VIDEO)
Pasi ka pezulluar të gjitha shpenzimet shtetërore dhe shpërblimet për punonjësit e administratës, Ministria e Financave është në dilemë për dhënien e shpërblimit për pensionistët. Burime nga Ministria e Financave shprehen se mundësitë për shpërblimin janë të pakta. Bonusi i pensionistëve arrin në shifrën e 3 miliardë lekëve.
14 Dhjetor 2019, 15:14 -
20 miliardë lekë nga buxheti për rindërtimin e banesave...Cilat janë projektet që 'sakrifikohen'
Projektet infrastrukturore janë të parat që rrezikojnë të pezullohen dhe fondet e parashikuara për to do t’i kalonin programit të rindërtimit. Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi në Parlament se projektet që ende nuk kanë nisur, do të rishikohen. Sipas tabelave të buxhetit 2020, investimet të cilat mund të preken nga ky vendim nisin që nga kontratat koncesionare dhe deri tek rikonstruksioni i godinave qeveritare.
7 Dhjetor 2019, 16:11 -
Miratohet në parim buxheti i vitit 2020/ Denaj: Ka nevojë për rishikim! Pezullohen projektet që s’kanë nisur
Janë miratuar në Kuvend parimisht paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2020. Po ashtu kuvendi ka miratuar edhe aktet normative që iu vijnë në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë buxheti i vitit 2020 sipas mazhorancës nuk do të cenohet pavarësisht se do të pësojë disa ndryshime në disa zëra.
5 Dhjetor 2019, 18:49 -
Ahmetaj: Parametrat e buxhetit të 2020 nuk preken, presim që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro (VIDEO)
Deputeti Socialist Arben Ahmetaj ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend se solidariteti është detyrimi i parë i Kuvendit. Ahmetaj tha se parametrat e buxhetit 2020 nuk do të preken dhe asnjë taksë nuk do të rritet. Ai tha se qeveria pret që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro ndërsa pjesa më e
5 Dhjetor 2019, 11:27 -
Nesër miratohet në parlament Buxheti 2020, do të mbulojë pjesën më të madhe të dëmeve nga tërmeti (VIDEO)
Buxheti i vitit 2020 pritet të miratohet në parim nga Parlamenti në seancën e ditës së nesërme. Por drafti që pritet të miratohet do të pësoj ndryshime të konsiderueshme, pasi do të ketë shkurtim të shpenzimeve dhe shtyrje të disa projekteve. Këto ndryshime janë paralajmëruar edhe nga ministrja e Financave Anila Denaj, dhe që të gjitha këto fonde do të kalojnë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.
4 Dhjetor 2019, 19:18 -
“Ekonomia” miraton paketën fiskale dhe fiskalizimin, Ahmetaj: Duhet siguruar biznesi që s’do ketë asnjë kosto shtesë
Janë miratuar në parim dhe pa debate paketa fiskale e vitit 2020, si dhe projektligji i fiskalizimit. Gjatë komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka kërkuar që biznesi të sigurohet se nuk do të ketë asnjë kosto shtesë nga aplikacioni i ri. Ndërsa Anila Denaj u shpreh se ky projekt rrit transparencën dhe ul informalitetin.
2 Dhjetor 2019, 17:35 -
Tërmeti 'faturë' Buxhetin 2020, Denaj: Do ketë shkurtime të shpenzimeve, mund të pezullohen dhe disa projekte
Pas dëmeve të shkaktuar nga tërmeti do të rishikohen të dy buxhetet. Anila Denaj ka sqaruar se ka nisur puna për rishikimin e buxhetit të vitit 2019 dhe atij të vitit 2020. Ndërkohë buxheti i vitit të ardhshëm do të ndryshojë tërësisht pasi do ketë shkurtime të shpenzimeve e pezullim projektesh dhe shumë fonde kalojnë për rindërtimin e banesave.
2 Dhjetor 2019, 11:31 -
Buxheti i shkurtuar rrezikon 'Milot-Balldren'/ Anila Denaj: Do pezullohen projekte të tjera për shkak të mungesës së fondeve
Rruga Milot-Balldren rrezikon të shtyhet me një vit nëse nuk realizohen të ardhurat. Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se shumë projekte të infrastrukturës nuk do të financohen vitin e ardhshëm për shkak të mungesës së fondeve.
20 Nëntor 2019, 20:04 -
Pensionet/ Ende s'ka vendim për shpërblimet e fundvitit, shtyhet për në dhjetor
Ende nuk ka asnjë vendim nga qeveria për të shpërndarë bonusin e pensionistëve në fund të vitit. Me shumë gjasa, vendimi duhet të merret në dhjetor, ku shifra do të ishte 5.000 lekë, ose edhe më pak. Gjithçka varet nga ecuria e zbatimit të zërave të buxhetit.
18 Nëntor 2019, 15:25 -
Projektbuxheti 2020/ Ministrja Denaj: Synohet krijimi i 35 mijë vendeve të reja pune
Përpara deputetëve të komisionit, Ministrja Denaj u shpreh se nëpërmjet Projektbuxhetit 2020, MFE mbetet e angazhuar drejt një kuadri makroekonomik të kujdesshëm dhe realist, për një konsolidim fiskal të vazhduar, financa publike të forta, stabilitet financiar dhe qëndrueshmëri të pozicionit të jashtëm të Shqipërisë.
18 Nëntor 2019, 12:46 -
Denaj: 40% e bizneseve të kontrolluara në informalitet
40% e subjekteve të kontrolluara nga organet tatimore rezultojnë në shkelje. Kjo shifër është pranuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila ka theksuar nga Komisioni i Ekonomisë se lufta ndaj informalitetit është objektiv edhe për tre vitet e ardhshme. Ndërkohë në fokus të kontrolleve janë edhe aktiviteti i lojërave të fatit, që zhvillohet në paligjshmëri.
15 Nëntor 2019, 15:15 -
Shtyhet 6 muaj fiskalizimi për bizneset ekzistuese! Ahmetaj hedh dyshime për largimin e kasave fiskale
Pajisjet e reja fiskale nuk do të aplikohen që në muajin janar, por në qershor të vitit të ardhshëm. Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë implementimin me 6 muaj, por jo për të gjitha bizneset. Bizneset e reja, që hapen nga 1 janari e më pas kanë tre muaj kohë për t’u përshtatur me sistemin e ri të fiskalizimit.
15 Nëntor 2019, 14:13 -
FMN skanon ekonominë shqiptare, Denaj zotohet për reforma dhe rritje
Denaj shprehu angazhimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për reformën në menaxhimin e financave publike dhe konsolidimin fiskal, si dy shtylla kryesore për financa qëndrueshme të shtetit shqiptar.
14 Nëntor 2019, 17:19 -
Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë (VIDEO)
40 mijë pasuri të paluajtshme do të rivlerësohen në vitin e ardhshëm. Qeveria po bën gati amendamentin për ta depozituar shumë shpejt në Kuvend. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në komisionin e Ekonomisë se nga ky rivlerësim buxheti do të përfitojë 4 miliardë lekë. Po ashtu në komision është zbuluar se vitin e ardhshëm qeveria do të marrë përsëri borxh në tregjet ndërkombëtare.
14 Nëntor 2019, 13:29 -
Gati amendamenti për rivlerësimin e 40 mijë banesave, Denaj: Buxheti do të përfitojë nga rivlerësimi 4 miliardë lekë
Të gjithë Komisionet Parlamentare ditën e sotme do të kenë në fokus projekt 'Buxhetin 2020' që u prezantua ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë. Sot po në këtë komision Ministria e Financave do të përgjigjet pyetjeve dhe paqartësive lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm.
14 Nëntor 2019, 11:00 -
Diskutimet për 'Buxhetin 2020'/ Ahmetaj me tone të larta: Në Elbasan-Banjë keni 78 mijë lekë, paguajeni dreqi e mori...
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka 'kryqëzuar' Ministrinë e Ekonomisë për sa i përket Buxhetit 2020, duke thënë se në pjesën e infrastrukturës nuk është parashikuar që të bëhet asnjë rrugë. Për sa u përket përfundimit të projekteve që po zb
13 Nëntor 2019, 12:28 -
Arben Ahmetaj kundërshti me 'Buxhetin 2020': Kemi 100 pyetje! E pa justifikueshme që të mos parashikohet investimi për vitin e ardhshëm
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka patur kundërshti pas prezantimit të Buxhetit 2020 nga ministria e Financave. Arben Ahmetaj ka theksuar se është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm.Ahmetaj i kërkoi ministrisë së financave në komisionin parlamentarë të ekonomisë që t&eu
13 Nëntor 2019, 11:50 -
Ministria e Ekonomisë: Do të fokusohemi në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e bujqësi! Deri 2022 do të përfundojmë këto akse rrugore (VIDEO)
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka theksuar se ekonomia e Shqipërisë është në trajektore rritëse që nga viti 2013 duke kaluar kështu mesataren e Rajonit.Sipas ministres Denaj, të ardhurat në 2020 do të jenë 29.2 miliardë lekë më shumë se viti 2019, ndërsa shpenzimet parashikohet të jen&eu
13 Nëntor 2019, 11:35 -
Buxheti 2020, Denaj: Është 6.2% më i lartë se i këtij viti! PD: Propagandë
4.1% pritet të jetë rritja ekonomike e vitit të ardhshëm. Ministrja e Financave Anila Denaj teksa ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2020 në Konferencën e Kryetarëve, ka theksuar se buxheti i ardhshëm është 6.2% më i lartë se i këtij viti. Po ashtu Denaj ka pohuar se ky planifikim i buxhetit mbështet të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria.
8 Nëntor 2019, 17:20 -
Buxheti 2020/ Rriten fondet për drejtësinë e universitetet, ulje për Kryeministrinë e Emergjencat /Relacioni
Në draftin e buxhetit 2020 Gjyqësori, Prokuroria e SHISH vëmendje të veçantë. Rriten gjithashtu me një të tretën edhe financimet për universitetet. Në analizën e paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me situatën ekonomike dhe prognozën për vitin e ardhshëm, ministrja Anila Denaj bëri të ditur se rritja ekonomike e vendit parashikohet të jetë mbi nivelin prej 4% pёr gjatё viteve 2020-2022.
8 Nëntor 2019, 12:30 -
'Forumi Global për Pensionet Private' nis punimet në Tiranë
Forumi Global për Pensionet Private “Zhvillimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve për fondet e pensioneve” nisi punimet sot, më 7 nëntor 2019, në Tiranë. Forumi organizohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Pensioneve, (IOPS) dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
7 Nëntor 2019, 20:42 -
Ministrja Denaj shuan çdo dyshim: Nuk ka rritje pagash në 2020!
Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar sot se në buxhetin e vitit 2020 nuk është parashikuar rritje pagash. Por Denaj nuk ka hedhur poshtë mundësinë që në mes të vitit të kalohet fondi për rritje pagash nëse ecuria ekonomike është pozitive.
7 Nëntor 2019, 18:20 -
Rishikohet me ulje rritja ekonomike për vitin 2019, votohet akti normativ
Qeveria ka votuar aktin normative nr dy në parlament pasi buxheti i viti 2019 ka rezultuar me ulje nga parashikimi. Ministrja e Financave, Anila Denaj tha ne sallën e kuvendit se dy arsyet që u regjistrua kjo ulje e rritjes ekonimke ishin sektori i energjisë elektrike dhe atij të “argëtim dhe shplodhje” ku bëjnë pjesë “lojrat e fatit”.
4 Nëntor 2019, 22:35 -
Akti Normativ, Denaj: Miratuam fondet për drejtësinë e re! Shpërblim në fundvit? Shpresojmë! Murrizi: Ku i morët lekët? (VIDEO)
Denaj tha se sektorët që kanë shënuar rritje të qenësishme pozitive në tremujorin e dytë të këtij viti janë industria nxjerrëse e përpunuese përveç energjisë elektrike me 15.6% rritje, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me 4.4% rritje, ajo e prodhimit të produkteve të drurit dhe letrës me 15% rritje.
4 Nëntor 2019, 12:37 -
Menaxhimi i Financave publike, FMN dhe BB: Kujdes me PPP-të
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkojnë nga Ministria e Financave që të tregojë kujdes në menaxhimin e koncesioneve. Në diskutimin për Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike, koncesionet janë konsideruar si një nga rreziqet kryesore në ekonomi. Ndërkohë ministrja e Financave Anila Denaj është ndalur tek pritshmëritë e strategjisë së re 2019-2022.
29 Tetor 2019, 18:33