-
Tërmeti në Indonezi/ Rritet numri i viktimave, mijëra njerëz mbesin pa shtëpi
Banorët e qytetit Sianjur në Java perëndimore të Indonezisë po përjetojnë orë dramatike pas tërmetit që goditi vendin ditën e djeshme. Numri i të vdekurve u rrit në 268, tha qeveria lokale në një postim në Instagram.
22 Nëntor 2022, 12:20 -
Tërmet i fuqishëm në Greqi, banorët braktisin shtëpitë në mes të natës
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi verilindjen e Kretës, Greqi në orët e para të së hënës. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare midis Kretës dhe ishujve Kasos dhe Karpathos, por nuk raportohet për dëme
21 Nëntor 2022, 11:37 -
Itali/ Tërmeti gjatë transmetimit 'live', prezantuesi 'arratiset' nga studio: Po iki (VIDEO)
Gazetari Massimo Foghetti ishte në studion e lajmeve të televizionit lokal “Fano TV” dhe po lexonte titujt e parë të shtypit kur ekranet filluan të dridhen, gazetari u ngrit për t’u larguar dhe më pas u kthye përsëri në vendin e tij për të raportuar tërmetin.Pas kësaj, u ndje një tjetër tronditje,
9 Nëntor 2022, 14:15 -
Sociale
Ndërtimet informale në zonat sizmike, digat, shkollat e spitalet do vlerësohen për rezistencën ndaj tërmeteve! Procesi 5 vjeçar do kushtojë 8 mln euro
Ndërtimet e bëra në mënyrë informale, si dhe objektet e rëndësisë së veçantë të tilla si digat, shkollat, konviktet, spitalet apo objektet e trashëgimisë historiko-kulturore do të vlerësohen për sigurinë e tyre ndaj goditjeve sizmike.
22 Shtator 2022, 22:42 -
Tërmeti 7.2 ballë godet Tajvanin! Alarm për cunam! Pamje ‘apokaliptike’ në vend (VIDEO)
Një tërmet me magnitutë 6.9 i shkallës Rihter ka goditur Tajvanin në orët e para të së dielës. Pamjet pas tërmetit tregojnë ndërtesa të shembura e trena që dalin nga shinat. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një alarm për cunami, duke paralajmëruar se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër.
18 Shtator 2022, 12:22 -
Me mure të shkatërruara dhe në zi buke, afganët varrosin viktimat e tërmetit të tmerrshëm! Mes tyre fëmijë e foshnje
Fshatarët nxituan të varrosnin të vdekurit të enjten dhe gërmuan me dorë nëpër rrënojat e shtëpive të tyre në kërkim të të mbijetuarve të një tërmeti të fuqishëm në Afganistanin lindor që media shtetërore raportoi se vrau 1000 njerëz. Talibanët dhe komuniteti ndërkombëtar që u larguan nga kontrolli i tyre u përpoqën të sillnin ndihmë për viktimat e katastrofës.
23 Qershor 2022, 16:24 -
Tërmeti i fuqishëm në Afganistan, momenti kur mbërrin helikopteri për të marrë të plagosurit (VIDEO)
Pas tërmetit të fuqishëm në Afganistan, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë menjëherë në terren për t'i dhënë ndihmën e parë njerëzve të plagosur. Në pamje duket se mbërrijnë me helikopter dhe marrin disa të lënduar për t'i &c
22 Qershor 2022, 08:50 -
Rindërtimi i godinës së Bashkisë së Kurbinit, Rama: Po merr formë dita-ditës, do të ofrojë shërbime publike me kushte dhe standarde optimale
Vijojnë punimet për rindërtimin e godinës së Bashkisë së Kurbinit pas dëmeve të mëdha që mori nga tërmeti. Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet duke shkruar se do të ofrojë shërbime publike me kushte dhe standarde optimale.
9 Qershor 2022, 08:16 -
Bota
Tërmeti 5.7 ballë në Bosnje Hercegovinë, humb jetën një 28-vjeçare, të paktën 2 të plagosur! Qindra qytetarë braktisin shtëpitë! Dëme të shumta materiale
Mediat kroate raportojnë se viktimë ka mbetur një 28-vjeçare, Elmira Sefo, ndërsa të plagosur mbetën prindërit e saj, pasi një gurë i madh i shkëputur nga një shkëmb prej tërmetit, goditi banesën e tyre. E reja mori plagë të rënda, ndërsa ndërroi jetë në spital.
23 Prill 2022, 07:32 -
Tërmet me epiqendër në Bosnje Hercegovinë, ndjehet edhe në Shqipëri! Ministri i Mbrojtjes: Nuk raportohet për të lënduar! Sizmologu për Report Tv: Në vendin tonë lëkundjet 4.5 ballë
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje Hercegovinë me magnitudë 5.7 ballë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
22 Prill 2022, 23:15 -
Dy tërmete të njëpasnjëshme në Afganistan! Raportohet për 22 të vdekur, por numri i viktimave mund të rritet! 4 fëmijë u gjetën nën rrënoja
Rreth 700 banesa u shkatërruan si pasojë e lëkundjeve të forta. Mes rrënojave u gjetën të vdekur edhe katër fëmijë. Mësohet se tërmetet goditën me një diferencë prej 2 orësh nga njëri-tjetri.
18 Janar 2022, 09:07 -
Tërmeti 4.6 ballë në Pukë, dëmtohen disa pallate, plasaritet muri në poliklinikën e qytetit (VIDEO)
Si pasojë e lëkundjes 4.6 ballë janë shkaktuar dëme te disa pallate lagjja e muzeut, ku raportohet për plasaritje dhe dëmtime në oxhaqet e pallateve. Po ashtu dëmtime të lehta ka pësuar edhe poliklinika e qytetit, plasaritje dhe rënie suvashë.
15 Janar 2022, 08:15 -
Tërmeti mbrëmë në Greqi, raportohet për 6 banesa të dëmtuara në zonën e Devollit
Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që ra në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit. si zonë kufitare. Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.
10 Janar 2022, 11:01 -
Xhama banesash të thyera dhe mure të vjetra përtokë, pasojat e tërmetit 5.5 ballë në Greqi! Banorët e trembur kaluan natën në makinë (VIDEO)
Banorët e Florinas dhe zonave përreth ku tërmeti 5.5 ballë kishte epiqendrën, kanë zgjedhur të flenë në makinat e tyre gjatë natës së djeshme pas lëkundjeve të forta që u ndjen edhe në Shqipëri.
10 Janar 2022, 09:10 -
Ministria e Mbrojtjes: Nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet e tërmetit
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë në vendin tonë, ku bëhet me dije se nuk raportohet për dëme.'Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe G
9 Janar 2022, 23:21 -
Tërmet 5.5 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen në disa qytete të vendit! Nuk raportohet për dëme materiale! Sizmiologu Rrapo Ormeni për Report Tv: S'ka vend për panik!
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme, duke alarmuar qytetarët në mbarë vendin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorine të Greqisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.5 rihter.
9 Janar 2022, 22:47 -
Tërmet i fuqishëm 5.2 ballë godet Greqinë, nuk ka informacione për të lënduar
Një tërmet i fortë, 5.2 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar në Kretë pasditen e së dielës. Sipas Institutit Gjeodinamik të vendit, tërmeti ndodhi 46 km në jug të Kassos, ndërsa thellësia fokale ishte 8.9 km.
26 Dhjetor 2021, 17:05 -
Bota
Dy tërmete të fuqishme godasin Iranin Jugor, shënohet një viktimë, lëkundjet ndjehen edhe në Dubai
Kreu i Qendrës Sizmologjike Iraniane, Esmaeil Bayramnejad, tha se dy lëkundjet ishin me magnitudë 6.4 dhe 6.3 që goditën në një minutë një zonë pranë ishullit Qeshm, afër qytetit port të Bandar Abbas.
14 Nëntor 2021, 16:19