-
Vëzhgim i Report Tv/ Vlora humbet 'shkëlqimin', ulet numri i turistëve
Në kulmin e sezonit turistik, Vlora nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm të mijëra turistëve. Pushuesit thonë se për shkak të çmimeve të larta kanë reduktuar ditët e qëndrimit në bregdet. Ndërsa operatorët turistikë thanë se çmimet duhet të unifikohen , në mënyrë që të mos ketë abuzime
23 Korrik 2022, 19:36 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Çadrat bosh në Shëngjin e gjirin e Lalzit, pushuesit: Çmimet janë shtrenjtuar, nuk përballojmë dot pushime më shumë se një javë
Çmimet e larta japin impakt negativ në turizëm, ku gjysmat e çadrave janë të boshatisura. "Report TV" pyeti pushuesit në Shëngjin dhe Gjirin e Lalzit të cilët thanë se nuk mund të përballojnë më shumë se një javë pushime. Ndërsa operatorët turistike pretendojnë se nuk është abuzim me çmimet por rritje e kostove.
22 Korrik 2022, 17:30 -
Dy aksidente me gomone, Report Tv vëzhgim në Jalë, Radhimë, Shëngjin, Velipojë, asnjë kontroll në plazhe! Pushuesit: Kemi frikë, lëvizin me shpejtësi
Në mesin e sezonit turistik, Policia Kufitare, Roja Bregdetare dhe Drejtoria Detare nuk ushtrojnë asnjë kontroll mbi skafet, gomonet dhe “jet ski” të cilat lëvizin pranë brigjeve, pa respektuar rregullat e distancës! Brenda tre ditësh në Vlorë janë shënuar dy incidente të rënda, ku një i ri po lufton për jetën, por ende nuk është marrë asnjë masë. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv në disa plazhe të vendit.
19 Korrik 2022, 16:11 -
Ksamil/ Vendosën shezlongë pa leje te ‘Pema e Thatë’, vihet nën hetim pronarja dhe administratori i subjektit
Një subjekt në Ksamil kishte zënë hapësirën e plazhit, duke vendosur shezlongë pa leje në ‘Pemën e Thatë’. Ky subjekt kishte vendosur në total 489 çadra dhe shezlongë, por nuk ishte pajisur me lejen e duhur.
19 Korrik 2022, 15:59 -
Plazhi Bosh!
Abuzuat nga Jugu në veri me çmimet. Tani mbajeni shezlonget për vete.
15 Korrik 2022, 22:25 -
Aventurat e rrezikshme të turistëve, tur-operatori për Report Tv: Mendojnë se njohin territorin! Guida jo-profesionale, nuk bëjnë trajnime
Tur-operatorit Riges Beqirit dhe biologia Aurora Piroviç, të ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu thonë se aventurat e rrezikshme të turistëve lidhen me praninë e guidave jo-profesionale dhe të pa licencuara he në shumë raste në eksplorimin e zonave të ndryshme ata mendojnë se e njohin territorin.
13 Korrik 2022, 13:27 -
Në kulmin e sezonit turistik, asnjë plazh i dezinsektuar, tenderi i pezulluar prej 3 muajsh! Pushuesit në Orikum: S'dalim dot në darkë
Dezinsektimi për mushkonjat nuk është kryer në asnjë plazh të vendit për këtë sezon veror, por ata që e vuajnë më shumë janë zonat bregdetare pranë ish-kënetave. I tillë është Orikumi në Vlorë, ku operatorët turistike dhe vetë pushuesit shprehin shqetësimin e madh për këto insekte që shkaktojnë infeksione.
9 Korrik 2022, 21:02 -
Fluks pacientësh në Qendrat Shëndetësore Verore, mjekët: Rastet më të shpeshta alergjitë! COVID-19 prek pushuesit në Shëngjin
Në qendrat shëndetësore verore të ngritura pranë pikave turistike, paraqiten çdo ditë pushues për të marrë ndihmë mjekësore. Për Report Tv mjekët thonë se rastet më të shpeshta janë kur ata kërkojnë shërbim mjekësor për alergjitë, luhatjen e tensionit, djegien për shkak të diellit, por edhe testin anti-COVID.
3 Korrik 2022, 22:05 -
Çmimet për fjetje dhe restorant 10-15% më shumë, por rriten rezervimet në Sarandë
Korriku dhe Gushti janë muajt që blindojnë Sarandën me pushues, një denstinacion ku pretonotime mbyllen prej muajve prill-maj. Operatorët turistikë thonë se rezervimet janë rritur dhe po ashtu edhe çmimet. Apartamentet dhe restorantet reflektojnë çmime 10-15 % më të larta se një vit më parë.
2 Korrik 2022, 15:26 -
Mero Baze: Rikthimi i jugut në hartën e turizmit të Shqipërisë
Të shtunën drejt Sarandës shkohet 40 minuta më shpejt dhe disa herë më i shlodhur për shkak të përfundimit të rrugës Kardhiq Delvinë, një rruge kyç që rikthen jo vetëm jugun e Shqipërisë me fytyrë nga deti, por formon një gjymtyrë e rëndësishme në strategjinë e ndërtimit të një turizmi afatgjatë në bregdetin jugor të Shqipërisë, i cili ka qenë për dekada të tëra një destinacion jo fitimprurës për shkak të distancave të papranueshme për kompanitë e turizmit.
1 Korrik 2022, 20:06 -
Sezoni turistik/ Sipërmarrësi nga Lezha: Disa biznese ende nuk janë hapur, mungon fuqia punëtore! Do marrim në punë të huajt
Sezoni turistik ka nisur me problematika edhe për bizneset, ku disa prej tyre ende nuk janë hapur për shkak të mungesës se fuqisë punëtore. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila, sipërmarrësi Alfred Marku tha se duke u përballur me këtë problematikë do të detyrohen të pun&
25 Qershor 2022, 12:39 -
Plazhe të papastra, pa roje bregdetare e pa tualete publike, sezoni turistik nis ‘i sëmurë’ në vend! Në Shëngjin 'pushtetin' e kanë mushkonjat, dështoi dezinsektimi
Sezoni turistik në vendin tonë ka nisur prej javësh, por problematikat mbeten të shumta pothuajse në të gjitha pikat turistike. Report Tv ka kryer një vëzhgim konkretisht në vijën bregdetare të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Velipojës, ku problematika më shqetësuese është mungesa e rojave të plazheve, ç’ka vë në rrezik edhe jetën e pushuesve, por edhe ndotja e mjedisit.
25 Qershor 2022, 12:06 -
Vende të reja punë dhe rreth 20 milion Euro të ardhura në vit nga ndërtimi i Vlora Marina
Jahte dhe mega jahte, anije turistike dhe krociera do të ankorohen në të sipas praktikave botërore, krahas shumëllojshmërisë së shërbimeve mbështetëse, si hoteleri, bar dhe restorant, gastronomi, palestër dhe sigurisht plazh, që do të ofrohen për ta plotësuar përvojën e turistëve që do të zgjedhin Vlorën për pushime. I gjithë ky investim do të përkthehet edhe në vende të reja pune dhe të ardhura të shtuara për zonën.
21 Qershor 2022, 15:56 -
Kumbaro për Report Tv: Do reduktojmë shishet, gotat e pjatat plastike! Nga 1 korriku gjobisim bizneset që japin ende qese njëpërdorimshe
Pas heqjes nga qarkullimi të qeseve plastike njëpërdorimshme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije në Report Tv se do të vijojnë me reduktimin e kategorive të tjera të plastikës, siç janë shishet, pjatat e gotat plastike. Kumbaro tha se ky hap do të merret njëjtë me direktivat e Bashkimit Europian, të cilët i kanë hequr nga qarkullimi.
15 Qershor 2022, 18:19 -
Siguria e pushuesve gjatë sezonit turistik, nisin kontrollet për 184 stacionet e plazhit në Vlorë
Ditën e sotme, në rrethin e Vlorës, Agjencia e Bregdetit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka filluar verifikimin e kontratave dhe lejeve nëpër stacionet e plazhit.
14 Qershor 2022, 10:22 -
Kampingjet në plazhin e vjetër të Vlorës, turistët: Mrekulli e natyrës, por mungon pastërtia
Kampingu është një mënyrë alternative pushimesh, që po praktikohet gjithnjë e më shumë. Në brigjet e Vlorës gjen me qindra turistë të huaj që kanë mbërritur me kampera në rrugë tokësore nga shtete të ndryshme kryesisht gjermanë, polakë dhe çekë. Në u ndalëm sot në Plazhin e Vjetër, ku turistët shprehen ankesa sa i përket pastërtisë.
13 Qershor 2022, 21:07 -
Rriten me 169 mln euro të ardhurat nga turistët për periudhën janar-mars, ekspertët: Paketat turistike, dyfish më të shtrenjta
Pushimet dhe shpenzimet për turizëm kanë nisur që në janar. Banka e Shqipërisë thotë se vetëm në tremujorin e parë të huajit kanë harxhuar në vend 409 milionë euro me një rritje prej 169 milionë euro në raport me vjet. Ndërsa operatorët e tregut thonë se ka fluks të lartë rezervimesh, pavarësisht se çmimet e paketave turistike janë dyfish më të shtrenjta.
13 Qershor 2022, 20:51 -
‘Eja në Gramsh’, çelet sezoni turistik për vitin 2022! Nga panairet me ushqimet tradicionale te spektakli me makinat 'Rally’, organizohen dhjetëra aktivitete
Me moton ''Eja në Gramsh'', qyteti i Gramshit çeli sezonin e ri turistik për vitin 2022. Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh një ditë më parë, ku në sheshin e qytetit u çel panairi tre ditor i kulinarisë dhe punimeve artizanale me produkte dhe punime artizanale tradicionale të zonës së Gramshit.
11 Qershor 2022, 10:10 -
Kthimi i pushuesve pasdite, trafik i rënduar në Vlorë! Mjetet në radhë nga Radhima deri në Ujin e Ftohtë
Vlora është përballur me trafik të rënduar dhe kaos në rrugë si gjatë paradites ashtu edhe në orët e pasdites kur pushuesit ktheheshin nga plazhet e jugut. By bassi i Vlorës që do shërbejë për lehtësimin e trafikut, është ende me punime dhe pritet të hapet në korrik. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës vendos 2 korrikun afat për hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë
5 Qershor 2022, 12:00 -
Izraelitët ‘pushtojnë’ tunelet nëntokësore të Kukësit, turistët: Bëjini muze të komunizmit
Një grup turistësh Izraelitë vizituan tunelet nëntokësore ushtarake në Kukës duke veçuar vlerat e rralla kulturore e historike. Turistët apelojnë që objekte të tilla të kthehen në atraksione turistike.
28 Maj 2022, 20:38 -
Apollonia, destinacion i preferuar për turistët e huaj! Në maj, u vizitua nga mbi 3 mijë turistë: Jemi të befasuar nga mikpritja shqiptare
Parku Arkeologjik i Apollonisë është shndërruar këtë sezon veror në një nga pikat turistike për vizitorët e huaj të cilët zgjedhin turizmin arkeologjik për të shijuar pushimet. Të ardhur nga Franca, Gjermania, dhe Spanja turistët thonë se janë të surprizuar jo vetëm me trashëgiminë e resurseve natyrore por dhe mikëpritjen dhe gastronominë shqiptarE.
28 Maj 2022, 20:33 -
Festë 3 ditore, Dibra çel sezonin turistik veror, promovohen prodhimet dhe tradita e zonës
Dibra n’Fest është panairi që çeli sezonin turistik në Dibër me një organizim treditor festiv ku arti I kulinarisë, prodhimet bio të zonës dhe tradita artizanale u bënë bashkë në Bulevardin e qytetit. Ministrja e bujqësisë Frida Krifca tha se përmes këtij aktiviteti promovohen atraksionet natyrore dhe agroturizmi i zonës.
27 Maj 2022, 20:57 -
Në 4 muaj në shqipëri kanë hyrë mbi 1 mln shtetas të huaj, operatorët turistikë: Çmimet këtë vit 15-30% më të larta
Finalja e madhe mes Romës dhe Feyenoord e zhvilluar mbrëmjen e 25 majit, ka rritur pritshmëritë e operatorëve turistikë për një sezon turistik më të suksesshëm sesa ishte parashikuar. Ndërkohë vetëm në 4 muajit e parë në vend kanë hyrë mbi 1 milionë shtetas të huaj, ndërsa 90% e hoteleve të bregdetit sipas operatorëve thonë se janë rezervuar, edhe pse këtë vit çmimet janë 10-30% më të larta.
26 Maj 2022, 23:00 -
Shëngjini pret pushuesit e parë: Çmimet më shtrenjtë se vjet! Operatorët turistikë: Kostot janë shtuar, më pak fitime
Me nisjen e sezonit turistik pushuesit nga Kosova po përballen me rritjen e çmimeve në zonat bregdetare. Kësisoj në Shëngjin shezlongët janë rritur me 200 lek ndërsa operatorët turistikë thanë se po përballojnë vetë kostot e shtuara të hotelerisë.
23 Maj 2022, 21:54 -
Nxënësit dyndje në memorialin e ‘Skenderbeut’! Turizmi historik në Lezhë, 2100 vizitorë në muaj
Nxënës e studentë nga mbarë vendi zgjedhin të vizitojnë memorialin e Skënderbeut në Lezhë, por problem për qytetin mbeten parkimet për autobusët. Gjithashtu gjatë muajve prill e maj vitet re dhe rritja e numrit të turistëve të huaj
23 Maj 2022, 09:20 -
Turistët gjermanë zgjedhin Valbonën në pranverë: Njerëzit janë shumë mikpritës, në Shqipëri kalon pushime të mira
Muajt e pranverës kanë shënuar rritje të ndjeshme të turistëve në fshatin alpin të Valbonës, kryesisht nga Gjermania por dhe vende të tjera. Ndërsa pronarët e bujtinave shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar.
21 Maj 2022, 15:52 -
Sezoni turistik/ Pushimet do kushtojnë më shtrenjtë këtë vit në Vlorë, operatorët turistikë: Nuk është surprizë, rrjedhojë e rritjes së çmimeve
Këtë vit pushimet do të kushtojnë më shtrenjtë në Vlorë, por rritja e çmimeve duket se nuk ka ndikuar në prenotime, ku vihet re trend rritës i turistëve të huaj sidomos gjermanë e norvegjezë. Kronika na njeh edhe me problematikat sidomos sa i përket vonesave për vendosjen e shezlongëve dhe mungesën e pastërtisë në plazhet publike.
18 Maj 2022, 20:33 -
Sezoni turistik, Ministrja: Në gatishmëri të plotë, këtë vit baret e plazheve me leje të posaçme nga Këshilli Kombëtar i Territorit
Nën drejtimin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është mbledhur Task Forca e turizmit, në vijim të punës që ka nisur që në tetor për përgatitjet e sezonit.
18 Maj 2022, 18:00 -
Pamjet e mrekullueshme të pranverës në Elbasan, Kukës dhe në Klos, turizmi malor i papromovuar dhe pa rrugë
Vendi ynë ka resurse ende të pazbuluara, por fare pak është bërë për promovimin e turizmit malor. Report Tv intervistoi banorë dhe ambientalistë në Funar të Elbasanit, Xibër të Klosit dhe Parkut Natyror Korab-Koritnik të Kukësit. Shqetësimet kryesore mbeten mungesa e infrastrukturës dhe mbeturinat.
18 Maj 2022, 09:06 -
Portonova, plazhi i egër i Vlorës tërheq të huajt, turisti: Vij nga Kolumbia, po eksplorojmë prej muajsh Shqipërinë
Portonova është ndër të rrallët plazhe që nuk është prekur në Vlorë. Si i tillë, pa rrugë dhe ndërtime, po bëhet gjithnjë e më i preferuar nga turistët e huaj, eksplorues të natyrës që udhëtojnë me kampera.
11 Maj 2022, 16:54 -
Në prag të sezonit turistik, Rama inspekton punimet infrastrukture në Golem: Bizneset mos t'i hedhin mbetjet në koshat e vendosura për qytetarët
Kryeministri Edi Rama ishte në Golem ku inspektoi punën për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor që do të zgjidhë problemin e ujërave të zeza. Rama gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako la udhëzime për mbetjet e subjekteve tregtare
9 Maj 2022, 14:07 -
Gjirokastra hap sezonin, ‘vishet’ me motive tradicionale
Fundjava e parë e parë e majit shënoi celjen e sezonit turistik në Gjirokastër. Pazari i qytetit u ‘vesh’ me elementë të traditës, ndërsa pjesë e eventit që gjalleroi fundjavën gjirokastrite u bënë qindra vizitorë dhe turistë të huaj.
8 Maj 2022, 21:57 -
Rama publikon grafikët krahasues: Rritet ndjeshëm numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në 4 muajt e parë të vitit
Fluksi i turistëve të huaj në Shqipëri ka arritur kulmin që në këto muaj të para të vitit. Shifrat i ka bërë të ditura kryeministri Rama i cili shprehet i sigurt që në këtë dekadë Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në këtë sektor
6 Maj 2022, 19:53 -
Thirrja e Zelenskyt për një sezon turistik pa rusë këtë vit, tur-operatorët: Do shkatërronte agjencitë e vogla turistike
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky i kërkoi Shqipërisë të refuzojë turistët rusë. Kjo thirrje për përfaqësuesit e industrisë së turizmit, nuk do të sillte dëm të madh në ekonomi, por do të ishte goditje fatale për ata tur operatorë që merren ekskluzivisht me shtetas rus.
4 Maj 2022, 19:58 -
Pazarit karakteristik në Gjirokastër i mungojnë turistët rus e ukrainas, artizanët: Të jemi dhe ne në paketën e ndihmës së qeverisë
Mungesa e turistëve nga vendet e Lindjes është ndjerë në Gjirokastër, ku artizanët shprehen se puna ka rënë ndjeshëm në Pazarin Karakteristik. Sipas tyre shumica e turistëve të Gjirokastrës në 10 vitet e fundit, kanë qenë nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia
29 Prill 2022, 22:06