-
Çfarë po ndodh me LSI-në? Mohon të hyjë në zgjedhje, por prezanton programin për bujqësinë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpalosur programin e saj për Bujqësinë, megjithëse kanë deklaruar se nuk do të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërkohë më 2 qershor opozita jashtëparlamentare ka thirrur protestën e radhës.
31 Maj 2019, 19:46 -
PS çel nesër fushatën, kryeministri Rama: Zgjedhjet në 30 qershor dhe pikë
Kryeministri Edi Rama është i prerë sa i përket datës së zgjedhjeve, duke artikuluar edhe një herë se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor. Nëpëmjet një postimi ku njofton çeljen e fushatës elektorale më 1 qershor, Rama është shfaqur i vendosur se zgjedhjet nuk do të shtyhet.
31 Maj 2019, 15:41 -
Të dielën pak orë para protestës së opozitës zbarkon në Tiranë shefi i NATO-s
Ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në qendër të bisedimeve padyshim që pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.
30 Maj 2019, 20:07 -
Anëtari i kryesisë së CDU: Mbështesim Shqipërinë në rrugën europiane, hedhja e molotovëve nuk është opsion
Anëtari i kryesisë së CDUOlav Gutting deklaron se progresi që ka bërë Shqipëria është i dukshëm. Ai thotë se Shqipëria është populli më pro BE në rajon teksa deklaron se Gjermania mbështet perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim.
31 Maj 2019, 12:26 -
Taulant Balla kërkon pafajësi për akuzat e Shkëlzen Berishës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar pafajësi lidhur me akuzat e Shkëlzen Berishës për shpifje. Në seancën e sotme gjyqësore ku ka munguar Shkëlzen Berisha, përfaqësuesi i tij ligjor ka kërkuar dënimin e Ballës për shpifje.
31 Maj 2019, 12:04 -
Refuzimi i kandidaturës së Fredi Belerit në Himarë/ Reagon OMONIA
Pas refuzimit të kandidaturës së Fredi Belerit si kandidat për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit, OMONIA në një deklaratë për media shprehet se në Bashkinë e Himarës zgjedhjet tanimë do të zhvillohen me një kandidat.
31 Maj 2019, 11:46 -
PD dhe LSI dërgojnë emrat e komsionerëve! KQZ: Nuk janë regjistruar, presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor (VIDEO)
Ditën e sotme PD dhe LSI kanë dërguar listat me komisonerë pranë KZAZ-ve. Në Gjirokastër KZAZ me nr.78 ka refuzuar të regjistrohjë listat e komsionerëve të PD dhe LSI të cilat janë paraqitur nga kreu i PD në Gjirokastër, Dash Aliko.
31 Maj 2019, 11:03 -
Koha për një opozitë 'bio' në Shqipëri
Një opozitë “bio”, një opozitë e re, me mentalitet dhe ndjesi të reja mbi lirinë dhe demokracinë, do të ishte kthesa më historike e një vendi, që ka nisur të prekë shkallët e fundit drejt familjes së madhe europiane. Opozita e re, do të ishte sfida më e madhe ndaj një opozite të kalbëzuar, e cila merret me tjerrjen e skenareve, merret ditë e natë me industrinë e shpifjes, trillimeve dhe nxitjes së një lufte të ashpër klanore, klasore, e politike.
30 Maj 2019, 21:37 -
Shterpësi idesh, PD-ja mund të shpërbëhet, por a ka kohë për ndryshimin e liderit?
Tani, për vetë situatën, ndërrimi i lidershipit politik është një proces shumë i vështirë. Kur një shoqëri pushtohet nga mosbesimi ndaj një lidershipi politik, janë shumë të rrallë individit që duhet të angazhohen në një reformë politike antilidership të një partie.
29 Maj 2019, 18:46 -
Basha refuzon ftesën për 'armëpushim': Mua dhe Ramës na thanë ndërkombëtarët se s'hapen negociatat
Nga Fieri, Basha u shpreh se ndërkombëtarët ia kanë bërë të qartë kryeministrit dhe vetë atij se në Qershor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë. Lideri demokrat këtë e cilësoi dështim dhe për këtë fajtori sipas tij është vetëm një; Edi Rama.
29 Maj 2019, 17:35 -
Meta gati për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, Rama i prerë: Jo! 30 Qershori nuk negociohet
Rama ditën e sotme deklaroi i prerë se 30 Qershori nuk do të negociohet dhe se PS-ja në datë 1 Qershor nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale. Në mënyrë indirekte ai e 'shigjetoi' kur tha se 'Shqipëria institucionale nuk mund ti nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë'.
29 Maj 2019, 15:48 -
Komedianët e dëshpërimit
Dikush thërret në ndihmë një varg popullor, një tjetër një histori nga lufta e boerëve dhe pikërisht atëhere kur fundi i atij që u ka prishur drjetpeshimin duket i afërt, vjen lajmi fatal: himnin kombëtar nuk do ta këndojë më prijësi i opozitës, por një tenor.
28 Maj 2019, 20:18 -
CDU/CSU: Nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri, është antikushtetuese
Sipas grupit të partisë CDU/CSU në parlamentin gjerman, shtyrja e zgjedhjeve do të donte ndryshime kushtetuese, që rrjedhimisht lë të kuptohet, se një vendim i tillë, pra shtyrja e zgjedhjeve, do të ishte në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë. Mark Hauptmann, deputet i parlamentit gjerman, thotë se si grup parlamentar, ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.
28 Maj 2019, 17:40 -
Basha: Kurrë qeveri të përbashkët me Ramën, duhet të ikë! S'njohim asnjë akt të parlamentit
Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Elbasani ka refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Lideri demokrat vijon që të mos tërhiqet nga pozicioni dhe kushti i panegociueshëm për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
28 Maj 2019, 17:23 -
'Municionet i plasën në dorë Bashës'/ Kur 'flet Amerika', Tirana hesht!
"Uashingtoni i dha municione opozitës, por për 2021-shin. Me djegjen e mandateve, ato municione i plasën në dorë Bashës. Amerika nuk pranon më rrotacione të dhunshme në Shqipëri dhe as krijimin e precedentëve të rrezikshëm për të ardhmen."
28 Maj 2019, 17:28 -
Balla takon Nothele: 30 qershori nuk shtyhet, hap i rëndësishëm në konsolidimin e shtetit ligjor
Zgjedhjet e 30 qershorit dhe situata politike në vend kanë qenë ë diskutimeve mes kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarit të Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë, amabasador Andrea Nothele.
28 Maj 2019, 12:08 -
Deputeti i CDU/CSU: Jo shtyrjes së zgjedhjeve, dialogu të nisë pa kushte
Deputeti gjerman i CDU/CSU Nicolas Lobel, thotë se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk duhet të shtyhen. Lobel thotë se grupi parlamentar i CDU/CSU mbështet fort dialogun konstruktiv ai thotë se palët duhet të ulen në dialog pa kushte.
25 Maj 2019, 15:36 -
3.5 mln shqiptarë të drejtë vote në 30 Qershor, 132 mijë për herë të parë! Hiqen 100-vjeçarët dhe 1100 të dënuar
Ministria sqaron se listat janë përditësuar, pasi janë hequr dublikimet dhe adresat fiktive, ndërsa thekson se dy kategorive u është hequr e drejta e votimit. Bëhet fjalë për personat që janë mbi 100-vjeç dhe të dënuarit sipas përcaktimeve të ligjit të dekriminalizimit.
25 Maj 2019, 11:27 -
'Sëmuret' kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën: Tërhiqem nga gara
Kur ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, një tjetër kandidat në radhët e Partisë Bindja Demokratike është tërhequr nga gara. Ai është Ylber Gjeta, kandidat për Bashkinë e Kamzës. Në një letër të drejtuar Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.
24 Maj 2019, 16:58 -
Opsionet e Metës për datën e zgjedhjeve, me marrëveshje ose e njëanshme
Por cilat janë opsionet e shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe si mund të veprojë Presidenti i Republikës? Kronika në vijim, na njeh me parashikimet ligjore dhe pozicionet e palëve politike për zgjedhje gjatë verës, ose në vjeshtë.
24 Maj 2019, 15:13 -
Shtyrje e datës? Glover e OSBE-së: S'jap sugjerime! S'më ka ndodhur të vëzhgoj zgjedhje pa opozitën!
Drejtuesja e misionit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri, ambasadorja Audrey Glover paraqiti planin e punës. Ajo u shpreh se misioni do të ketë 10 vëzhgues bërthamë, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër.
24 Maj 2019, 12:14