-
Bojkoti/ Rama porosi strukturave: Zbuloni presionet dhe kërcënimet e opozitës për të penguar votimet
Në kushtet aktuale ku opozita PD-LSI bashkë me aleatët e tjerë kanë bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje kanë kërcënuar se do të pengojnë njerëzit për të votuar, kryeministri Edi Rama përmes strukturave të PS-së ka nxjerrë një urdhër për socialistët.
20 Maj 2019, 19:51 -
Koka: Ja përse e mbështeta Patozin për të regjistruar kandidatët në KQZ
Marrëveshja me deputetin Lefter Koka legjitimoi partinë Bindja Demokratike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për të sqaruar se përse e ndërmori një vendim të tillë, Lefter Koka ka shpjeguar arsyet përmes një postimi në rrjetet sociale. Nëse deputeti Lefter Koka nuk do ta kishte mbështetur, kjo forcë politike e re opozitare e krijuar pak javë më parë nuk do të mund të regjistrohej me kandidatët e saj për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
20 Maj 2019, 19:20 -
U rrëzua si kandidat për Himarën, Beleri akuzon: KQZ-ja po vonon me qëllim zbardhjen e vendimit
Tre ditë pas refuzimit nga KQZ-ja të kandidaturës së Alfred Belerit për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit, ky i fundit ka reaguar sërish. Ai thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vonon zbardhjen e vendimit në mënyrë të qëllimshme për t'i mohuar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.
20 Maj 2019, 18:10 -
Pak orë pas regjistrimit, tërhiqet nga gara dhe ikën nga BD-ja kandidati i Lezhës (Letra me arsyet)
Ka zgjatur vetëm pak kohë aventura e Salvador Kaçajt me partinë më të re opozitare Bindja Demokratike. Pak orë pas regjistrimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat i BD-së për bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj në mënyrë të papritur ka hequr dorë nga gara.
20 Maj 2019, 15:33 -
Precedenti 'BD'/ Arsyeja përse rrezikon Aleanca Kuqezi që të mos regjistrohet në zgjedhje
Partia Aleanca Kuqezi dorëzoi listën me kandidatët në bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Prrenjasit, por duket se KQZ-ja do t'i rrëzojë duke mos i regjistruar në 30 qershor për të garuar nëse do të ndiqet precedenti me Bindjen Demokratike dhe nëse AK-ja nuk do të ketë një deputet garanti si në rastin e Lefter Kokës.
20 Maj 2019, 15:02 -
Veliaj: Në 30 qershor e kemi garën me veten/ Ndërtimi i shkollës 'Kristo Frashëri', Shahini: Jo më mësim me dy turne
"Kemi garë që së pari, të japim llogari çfarë punësh bëmë, dhe në datë 30 qershor t’ju kërkojmë njerëzve se duam t’i vazhdojmë këto shkolla, këto kopshte, këto çerdhe, duam të vazhdojmë me ujësjellësin, duam ta zgjerojmë Bovillën, duam të vazhdojmë të mbjellim pemë, duam të vazhdojmë që Bregu i Lumit të jetë një zonë e mirë" ka thënë Veliaj
20 Maj 2019, 13:05 -
Rama mbledh deputetët e PS: Fushatën e çelim më 31 Maj, data e zgjedhjeve nuk luan (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të folur për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Gjatë mbledhjes së sotme u vendos së fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në pallatin e kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.
20 Maj 2019, 11:57 -
Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes: Zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por për ata që zgjedhin
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Ai njohu nga afër raste të cilët kanë marrë zgjidhje nga kjo platformë.
20 Maj 2019, 11:41 -
Sindromi i 'fitores së Skraparit', nga Berisha tek socialistët
Në kulmin e degradimit të procesit zgjedhor të 26 majit 1996, kur opozita braktisi kutitë e votimit, pas një sërë arsyetimesh mbi dhunën shtetërore dhe fushatën e pabarabartë, Partia Demokratike ngelej përgjegjësja e vetme e procesit. Por në të vërtetë, përgjegjësi i vetëm ishte Sali Berisha. Të tjerët poshtë tij, përpara se të shqetësoheshin për procesin, kishin hallin e mandatit të të tyre.
19 Maj 2019, 17:41 -
Themelko kandidat për bashkinë Pustec, Bollano provon për këshillin bashkiak në Himarë
Vasilaq Harilla Bollano ka hedhur kandidaturën e tij si i pavarur për këshillin bashkiak të Himarës ndërsa Edmond Themelko kandidon nën siglën e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian për bashkinë Pustec.
19 Maj 2019, 15:19 -
Basha takimin me anëtarë të Dhomës së Lordëve: Qeveria tranzitore na nxjerr nga kriza
Lideri i opozitës joparlamentare u ka thënë bashkëbiseduesëve në Londër se propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza janë përmes një procesi të lirë zgjedhor dhe një qeverie tranzitore.
19 Maj 2019, 13:22 -
Tërhiqet kadidati i Bindjes Demokratike në Çorovodë, Topollaj: Ndihet i terrorizuar nga njerëzit e qeverisë
Fabian Topollaj, pjestari i Bindjes Demokratike ka deklaruar se kandidati i kësaj partie në bashkinë e Çorovodës, Dejvis Hebibasi është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak të presioneve që janë ushtruar ndaj tij.
18 Maj 2019, 18:39 -
U rrëzua nga KQZ-ja si kandidat për Himarën, Beleri akuzon Ramën: Vendimi politik! Do ta ankimoj
Alfred Beleri ka reaguar për herë të parë, pasi KQZ-ja refuzoi duke mos e regjistruar si kandidat për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit të këtij viti, pasi nuk kishte mbushur periudhën e rehabilitimit nga një dënim disa vite më parë.
18 Maj 2019, 17:29 -
Basha nga Parlamenti britanik: Qeveria traniztore dhe largimi i Ramës zgjidhin krizën politike
Edhe pse kreu të PD-së, Lulzim Bashës iu bë thirrje nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Britaninë e Madhe, Andreë Page se duhet të ulet në tavolinë me Ramën pa kushte, Basha ka vijuar me q&e
18 Maj 2019, 16:13 -
'Garant' i Bindjes Demokratike? PD nxjerr të 'pavlefshëm' Lefter Kokën
Astrit Patozi deklaroi se Lefter Koka është deputeti që ka dhënë firmën për të mbështetur Bindjen Demokratike për të pasur kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet vendore 2019, por PD ka deklaruar se edhe ky deputet është i pavlefshëm pasi nuk është deputet i PD.
18 Maj 2019, 15:52 -
OMONOIA akuzon Ramën për refuzimin e kandidaturës së Fredi Belerit në Himarë
Sipas partisë OMONOIA kjo është veprim i kryeministrit Rama dhe se tashmë janë të njohura metodat e qeverisë Rama për grabitjen e pronave dhe për vënien në dyshim të origjinës greke të banorëve vendalinj.
18 Maj 2019, 14:28 -
Pas thirrjes së prerë për dialog pa kushte me Ramën, Basha ndryshon 'temë' në Britani: Luftë kundër krimit të organizuar
Kreu i PD-s, Lulzim Basha në një vizitë në Britaninë e Madhe ka takuar Kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve. Në këtë takim sipas PD-së janë diksutuar problematika për krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës.
18 Maj 2019, 12:59 -
PD dhe LSI dorëzojnë në KQZ listën për komisionerë në KZAZ
Opozita joparlamentare dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e anëtarëve për në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso i është dorëzuar sot KQZ-së bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, për të dorëzuar listën me komisionerë.
18 Maj 2019, 12:10 -
Fredi Belerit i refuzohet kandidimi për kryebashkiak në Himarë, Greqia: KQZ vendim pa bazë ligjore
Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri), ju refuzua dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidimi për kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, pasi rezultoi të ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.. Fredi Beleri i dënuar me 3 vjet për nxitje të urrejtjes, ende nuk ka përfunduar periudhën e rehabilitimit. Reagon ministria e Jashtme greke: Po monitorojmë situatën
18 Maj 2019, 10:58 -
I akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, 60 ditë djegin Belerin, KQZ-ja i refuzon kandidimin në Himarë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme për verifikimin e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit i ka ndaluar kandidimin Alfred Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës.
17 Maj 2019, 20:42 -
Pash zotin Edi Rama, mos dialogo!
Një ndër sëmundjet e shoqërisë tonë, të cilën u bë kohë që e kurojmë, dhe që fatkeqësisht shfaqet në çdo pjesë të saj, është kultura mjerane e konsiderimit të ligjit, e respektit për rregullat që bashkarisht kemi dhe e nënçmimit të vullnetit tone komun.
17 Maj 2019, 19:36 -
KRIIK: Pasaktësi në dokumentacion për regjistrimin në KQZ, Ndocaj: Sulm politik nga Pjerin Ndreu
Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) i ka bërë thirrje Kuvendit dhe KQZ që të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e Eduart Ndocaj për kryebashkiak në qytetin e Lezhës. KRIIK njofton në një deklaratë për mediet se në dokumentacionin e paraqitur nga Ndocaj ka pasaktësi.
17 Maj 2019, 18:19 -
Zyrtari i lartë britanik i prerë me Bashën: Ulu në dialog me Ramën pa kushte ose do të njohim zgjedhjet e 30 qershorit
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë një tjetër thirrje të fortë nga ndërkombëtarët që të ulet në bisedime pa kushte me kryeministrin Edi Rama. Andrew Page, që është drejtori për Ballkanin Perëndimor në Britaninë e Madhe i ka kërkuar prerë që të ulet në negociata me kryeministrin Edi Rama pa parakushte, përndryshe zgjedhjet e 30 Qershorit do të njihen edhe sikur të gjitha bashkitë të fitohen nga PS.
17 Maj 2019, 18:12 -
Skenari i PD, nëse komisionerët marrin vulat, burgosen deri në 5 vjet /VIDEO
Skenari i Partisë Demokratike për të bllokuar procesin zgjedhor përmes komisionerëve të saj, rrezikon që të dërgojë në burg njerëzit që ajo do të futë në administratën zgjedhore. Kodi Zgjedhor dënon me dy vite burgim braktisjen e detyrës, dhe deri në 5 vjet ata që marrin me vete vulat, edhe nëse nuk dhunojnë as materialet, e as zgjedhësit.
17 Maj 2019, 16:36 -
A mendoni se do të përsëritet pakti Rama-Basha si në 2017? Ja si përgjigjen shqiptarët (Sondazhi)
Sot është data 17 Maj. Dy vite më parë mbrëmjen e 17 Majit kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha shtrënguan duart duke firmosur paktin për daljen e opozitës nga çadra për t'u futur në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat u fituan nga Partia Socialiste që formoi e vetme shumicën në parlament.
17 Maj 2019, 15:34 -
Gjata dekonspiron skenarin e PD-LSI për komisionerët në KZAZ. Ja si do ta sabotojnë procesin zgjedhor në 30 qershor /VIDEO
Në momentin që KQZ do të pranojë pjesëmarrjen e komisionerëve të PD dhe LSI edhe pa regjistrimin e kandidateve, ata do të kenë si mision sabotimin e gjithë procedurave përgatitore deri në mos hapjen e 5500 qendrave të votimi në datë 30 qershor, dhe mos firmosja e procesverbale, duke bojkotuar kështu nga brenda të gjithë procesin zgjedhor.
17 Maj 2019, 12:34 -
Lleshaj: Zgjedhjet do mbahen, kush saboton votimin do japë llogari para ligjit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli sot nga Korça për zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se zgjedhjet do të mbahen dhe ata që do të përpiqen të cenojnë procesin zgjedhor do të japin llogari para ligjit.
17 Maj 2019, 11:57 -
'Jam deputet nga vota inteligjente e shqiptarëve', Gjuzi: Meta të japë dorëheqjen, favorizoi partinë e tij në zgjedhje (VIDEO)
Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi doli sot në një deklaratë për mediet për të folur për situatë politike në vend. Ai tha se procesin zgjedhor nuk do mbahet pasi në disa bashki PS nuk ka kundërshtarë nga ana e opozitës dhe ftoi kryeministrin që të bëjë bashkë në tryezë kundërshtarët e tij politikë.
17 Maj 2019, 11:16 -
Balla: Askush të mos guxojë të pengojë, qoftë një zgjedhës të vetëm, të votojë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ai u shpreh i vendosur se procesi zgjedhor do të mbahet teksa paralajmëroi se Kodi Penal është mjaft i qartë për ata që do të guxojnë të prekin qoftë edhe një zgjedhës të vetëm.
17 Maj 2019, 10:34 -
Gjiknuri: Opozita i ka mundësitë të hyjë në zgjedhje, ulemi si në 2017-ën dhe ju japim garanci ekstra për procesin /Video
Nëse opozita do të pranojë të ulet në dialog, mazhoranca duket e vendosur të gjejë mundësinë që PD, LSI dhe aleatët të regjistrohen me kandidatë në garën elektorale të 30 qershorit 2019, duke në kuptuar kështu krijimin e hapësirave ligjore për regjistrimin e kandidatëve për kryetar në 61 bashkitë e vendit. Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është e hapur për të bërë ndryshim të ligjit zgjedhor që i ofron të gjitha garancitë për procesin zgjedhor opozitës joparlamentare
16 Maj 2019, 21:51 -
Nga vajza e Qazim Sejdinit, te mjekë e pedagogë/ Zbardhet lista e PS-së në Elbasan
Report TV zbardh listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë nga PS-ja për qytetin e Elbasanit. Pasditen e sotme deputeti socialist, Taulant Balla në krah të kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe kandidatit Gledjan Llatja kanë prezantuar listën e plotë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.
16 Maj 2019, 18:16