-
Operacioni antidrogë në Vlorë/ Jepet masa 'detyrim paraqitje' për 9 të arrestuar! Mes tyre 4 policë, 4 kryetarë fshatrash dhe 1 i mitur
Mbahet sot seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 9 persona nën hetim lidhur me operacionin antidrogës në Vlorë. Mes tyre edhe një i mitur në gjykatën e Vlorës. Gjyqtarja Elona Mihali tha se grupet do të ndahen nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit do të bëhet bashkarisht për të gjithë
18 Dhjetor 2020, 10:39 -
Aksioni antidrogë në Vlorë/ Jepet masa për të arrestuarit! 27 'arrest me burg' dhe 5 'arrest shtëpie'
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për 32 të arrestuarit nga operacioni i antidrogës në Vlorë. Për 27 prej tyre është dhënë masa "arrest me burg" kurse 5 të tjerë janë lënë
16 Dhjetor 2020, 15:58 -
Aksioni antidrogë në Vlorë/ Jepet masa për të arrestuarit, 27 'arrest me burg' dhe 5 'arrest shtëpie'! S'respektohet asnjë masë anti-COVID në seancë, 1 i pandehur me simptoma
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për 32 të arrestuarit nga operacioni antidrogë në Vlorë. Për 27 prej tyre është dhënë masa "arrest me burg" kurse 5 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie". Në arrest shtëpie është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID si dhe 4 të tjerë që janë në kërkim.
16 Dhjetor 2020, 09:55 -
Donin t’i tregonin policisë Google Translate, por u arrestuan pasi padashje treguan një video të një ferme kanabisi
Policia në Anglinë veriore kanë arritur të zbulojë një fermë për rritjen e kanabisit dhe e gjithë kjo ka ndodhur pasi një burrë u tregoi atyre aksidentalisht një video në telefonin e tij.
15 Dhjetor 2020, 15:41 -
Tiranë/ U kapën me 7 kg kanabis dhe droga të tjera sintetike, në pranga 3 persona (VIDEO)
3 persona janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur me 7 kg kanabis dhe droga të tjera të forta. Policia sekuestroi drogë sintetike (Ekstazi, LSD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis si dhe një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
15 Dhjetor 2020, 10:17 -
Sarandë/ Sekuestrohen 140 kg kanabis në një pyll, persona të paidentifikuar kishin braktisur 4 çanta me lëndën narkotike
Gjendet dhe sekuestrohet një sasi prej 140 kg kanabis në Sarandë në një zonë pyjore. Policia gjeti 4 çanta me lëndën narkotike 100 metra larg nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol që ishin braktisur nga persona ende të paidentifikuar.
15 Dhjetor 2020, 07:51 -
Operacioni antidrogë në Vlorë/ E konfirmon edhe SHÇBA: 6 policë nën hetim, dyshohen për lejim të kultivimit të drogës
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për Vlorën ka ekzekutuar sot vendimin për Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë në këtë rreth për caktimin e masave t&
14 Dhjetor 2020, 17:30 -
Operacioni antidrogë në Vlorë/ Zbardhen emrat e policëve të përfshirë...nga shef Komisariati te efektiv patrulle
Report Tv ka zbardhur emrat e policëve të arrestuar apo pezulluar nga puna pas operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, pas 6 muajsh hetime.Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, pezullim nga detyra dhe 'detyrim paraqitje'David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, 'arrest me burg'Artur Vesh
14 Dhjetor 2020, 13:28 -
Operacioni antidrogë në Vlorë/ Dalin pamje nga momenti i arrestimit në orët e para të mëngjesit! Policia bën bilancin
Policia jep njoftim zyrtar lidhur me operacionin andi-drogë në Vlorë, që u finalizua me kapjen e 27 personave!"Operacioni pas një hetimi 6-mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Operacioni i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë, p
14 Dhjetor 2020, 12:51 -
Aksion antidrogë në Vlorë, priten 41 urdhër-arreste! 27 të arrestuar, 2 në kërkim! Në pranga trafikantë, shefa e policë të Himarës! Dosja mund t'i kalojë SPAK
Operacioni në Vlorë, 41 urdhër-arreste për parcelat me drogë. Qysh prej tetorit 2020 “Shqiptarja.com”, njoftoi arrestimin e trafikantëve dhe punonjësve të policisë. Policët, evidentonin parcelat me drogë, por nuk raportonin praninë e tyre me qëllim asgjësimin.
14 Dhjetor 2020, 09:57 -
'Koordinimi'/ Kultivuan kanabis, arrestohen 12 persona në Krujë, 3 në kërkim! E përfshirë edhe RENEA dhe SHÇBA
Policia e Durrësit, ajo e Krujës, në bashkëpunim me RENEA dhe SHÇBA kanë arrestuar 12 persona dhe 3 i kanë shpallur në kërkim. Policia njofton se ka sekuestruar 1 pistoletë, 2 armë gjahu e municione, dy radio policie, lëndë narkotike dhe një sasi parash.
12 Dhjetor 2020, 15:04 -
Reportazhi i BBC nga kufiri shqiptaro-grek/ Pse rruga më e madhe e kanabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet
"Pse rruga më e madhe e kanabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet?". Ky është titulli e një reportazhi të publikuar mbrëmjen e djeshme nga prestigjiozja britanike BBC, në të cilin rrëfen se ç'ndodh me mbi trafikun e kanabisit në Evropë dhe sidomos në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
7 Dhjetor 2020, 12:30 -
U la në burg për kultivim kanabisi/ Babai i autorit të vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe bën rekurs për masën e sigurisë
Rrok Pepaj babai i Danjel Pepajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe, ka bërë rekurs për masën e sigurisë "arrest me burg" , pasi u dënua nga Gjykata e Apelit në Shkodër për kultivim kanabisi.
25 Nëntor 2020, 11:02 -
S'kontrolluan për kanabis/ Skrapari dhe Poliçani mbeten pa shefa policie, pezullohen nga detyra edhe 2 efektivë e 1 inspektor
Pezullohen nga detyra 5 punonjës policie në qarkun e Beratit për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.
24 Nëntor 2020, 11:13 -
Lufta ndaj kanabisit/ Lleshaj kritik për Komisariatin e Skraparit: Parcelat janë identifikuar nga Policia e Shtetit, jo ajo vendore! Ka pasur efektivë të implikuar
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur kritika për punën e bërë nga Komisariati i Skraparit në luftën ndaj kanabisit. Ai tha se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit.
23 Nëntor 2020, 17:16 -
E kishin kthyer bar-bilardon në bazë ku shitej kokainë e kanabis, arrestohen dy të rinj në Tiranë
Dy të rinjë janë arrestuar në Tiranë pasi kishin kthyer bar-bilardon në në një vend ku kryhej aktiviteti i kundërligjshëm kriminal në fushën e shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimi i lojërave të palejuara.
23 Nëntor 2020, 10:08 -
Lleshaj: Do asgjësojmë kanabisin para fushatës që krimi të mos ndërhyjë në zgjedhjet e 25 prillit
Nga qyteti i Shkodrës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se Policia e Shtetit po punon që betejën me kultivimin e kanabisit të përfundojë para se të nisë fushata zgjedhore.
18 Nëntor 2020, 16:53 -
Lleshaj apel qytetarëve nga Durrësi: 2020 viti i sukseseve në luftën kundër kanabisit! Kufizoni lëvizjet që s'janë të domosdoshme
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një prononcimi për mediat pas pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP Durrës dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie ka deklarur se është diskutuar mbi 2 çështje, njëra për kultivim të kanabisit në këtë qark.
16 Nëntor 2020, 17:36 -
2.6 ton kanabis në Malin e Zi/ Kamioni u ngarkua në një magazinë në Lushnje, kush është pronari dhe miku i tij që u arrestuan! Një tjetër në kërkim (FOTO)
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se trafikuan 2.6 ton marijuanë, që u kap të martën në Malin e Zi. Nga hetimet është zbuluar se droga është ngarkuar në kamion në qytetin e Lushnjës, në magazinën e Përparim Shurdhit, që u ndihmua nga Arlind Tabaku.
5 Nëntor 2020, 14:47 -
Kapen 2 ton kanabis në Mal të Zi! Kaloi përmes Shqipërisë, kishte destinacion Gjermaninë! Arrestohet shqiptari(FOTO)
Dy ton kanabis u kapën në Mal të Zi, në një kamion. Policia ka arrestuar Ervis Calliku, 40-vjeç nga Durrësi që transportonte lëndën narkotike e cila ishte bashkë me me një ngarkesë fruta perimesh.
3 Nëntor 2020, 19:45 -
Pezullimi i 22 policëve në Vlorë, shkak parcela me 6700 rrënjë kanabis! Bashkëpunonin me punëtorët, droga i përket një grupi të fortë në zonë
Sasia e drogës u asgjësua nga policia 4 ditë më parë nën mbikëqyrjen e prokurorëve. Pritet arrestimi i punonjësve të policisë të implikuar në këtë ngjarje. Kjo është parcela më e madhe e zbuluar gjatë 2020 në Vlorë.
5 Tetor 2020, 09:48 -
Nuk raportuan drogën në dy fshatrat në Vlorë/ Zbardhen emrat e shefave të komisariateve të pezulluar
Report Tv mëson se mes të pezulluarve nga detyra është drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe atij të Himarës, Arjan Tase, si edhe shefi i krimeve në Himarë, shefi i stacionit policor në Selenicë.
3 Tetor 2020, 20:38 -
Parcela me kanabis në dy fshatra/ Pezullohen 22 oficerë të Komisariatit të Vlorës, mes tyre edhe shefat! Urdhri nga Tirana (EMRAT)
Parcelat e kultivuara me kanabis në qarkun e Vlorës kanë sjellë pezullimin nga detyra të 22 oficerëve të policisë. Kjo "furtunë" te blutë e qytetit bregdetar vjen pak ditë pas operacionit të bërë ku nga kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë u evidentuan parcela me kanabis në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës.
3 Tetor 2020, 17:30 -
Shpërndante drogë te 'Myslym Shyri', arrestohet trafikanti, nën hetim përdoruesi
Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke shitur doza kanabis në zonën e "Myslym Shyrit" në Tiranë. 30-vjeçari u kap në flagrancë në momentin që po shiste një dozë kanabis kundrejt përdoruesit M.P., i cili po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia.
27 Shtator 2020, 11:28