-
'Nuk i duam fare'...Banorët kundër vlerës së shpronësimeve! 'Ngecin' punimet për aeroportin e Kukësit
Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici deklaron se dita e nisjes së punimeve nuk do të jetë e largët. Ndërkohë banorët vijonë të kundërshtojnë çmimim e ofruar nga qeveria për shpronësimet
20 Janar 2020, 19:59 -
I ftohti nuk ndërpret punimet në stadiumin e Kukësit, Gjici: Shpresojmë të jetë gati në verën e ardhshme
Në stadiumin e Kukësit pavarësisht uljes së temperaturave po vijon të punohet me ritme të shpejta. Sot për ta inspektuar ka qenë kryetari i bashkisë dhe njëkohësisht presidenti i klubit Safet Gjici, i cili ka thënë se shpreson që stadiumi të përfundojë brenda verës që vjen.
5 Dhjetor 2019, 17:29 -
Pezullohet dhe gjobitet 52 mln $ firma minerare në Kalimash, bashkia Kukës: Bëri llahtari mjedisore (VIDEO)
Bashkia e Kukësit që ka pezulluar aktivitetin pretendon se kompania nuk ka as lejet e posaçme për ushtrim aktiviteti, duke mos zbatuar kriteret që ligji parashikon. Kreu i Bashkisë Safet Gjici thotë, se nuk do të tolerohet me kjo masakër mjedisore.
7 Nëntor 2019, 10:39 -
Qyteti nëntokësor në Kukës do të bëhet muze, gati projekti (VIDEO)
Kretari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka lajmëruar se qyteti i nëndheshëm do të kthehet në muze, duke ju shtuar kështu një atraksion Kukësit, por edhe një burim të ardhurash. Ai bën të ditur se interesin për këtë vendstrehim të ndërtuar në kohën e monizmit e ka shfaqur një shoqatë Italiane.
24 Tetor 2019, 18:48 -
Bllokimi i punimeve në aeroportin e Kukësit/ Gjici: Negociata me qeverinë për të riparë vlerën e shpronësimit
Gjici shprehet i pakënaqur me ecurinë e punimeve, si pasojë e pretendimeve të banorëve, të cilët disponojnë dokumentacionin e duhur për pronat që preken, si pasojë e zgjerimit të pistës së aeroportit.
10 Shtator 2019, 12:37 -
Rruga e Kombit/ Balluku: Dorëzojmë një tjetër segment të këtij aksi me parametra europiane të sigurisë rrugore (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, inspektuan nga afër përfundimin e punimeve në Rrugën e Kombit.
5 Shtator 2019, 12:25 -
Stadiumi i ri i Kukësit, Gjici: Do të punohet me dy turne, impianti do jetë gati shumë shpejt
Punimet në stadiumin e Kukësit po ecin me ritme të shpejta. Sot për ta inspektuar ishin zyrtari i federatës Arben Dervishi dhe presidenti i këtij klubi Safet Gjici, të cilët u shprehen se do të synohet për të punuar me dy turne, në mënyrë që impanti të jetë gati për një kohë rekord.
29 Gusht 2019, 16:04 -
Safet Gjici me 'dorë të hekurt': Pas 1 shtatorit, gjobë kush ndot qytetin e Kukësit
Bashkia e Kukësit, pritet që pas shtatorit të aplikojë gjoba për të gjithë qytetarët të cilët pas rikonstruksionit të banesave të tyre përziejnë mbetjet inerte me ato urbane pranë kazanave të mbeturinave.
14 Gusht 2019, 22:50 -
Nis ndërtimi i stadiumit të ri 5 mln euro, Gjici: U përket kuksianëve (VIDEO)
Në Kukës ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit. Në nisje të punimeve kryetari i ri i Bashkisë Safet Gjici tha se ky investim i përket gjithë kuksianëve, ekipit të qytetit, por edhe gjithë sportdashësve nga Shqipëria e Kosova.
5 Gusht 2019, 13:49 -
Në 2020 ekipi i Kukësit me 'shtëpi' të re, Gjici: Me kapacitet 8 mijë shikuesish
Kukësi pas një viti do të ketë stadiumin e ri dhe ekipi do t'i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij. Kështu bëri të ditur Predidenti i Kukësit, Safet Gjici, teksa inspektoi stadiumin u njoh nga firma ndërtuese me projektin që sipas tij tashmë është një realitet dhe të hënën do të fillojnë punimet.
6 Qershor 2019, 22:47 -
Gjici: Cungu do vijojë të jetë trajner i Kukësit, nuk do të udhëtojë më çdo ditë në Shkodër
Presidenti i Kukësit Safet Gjici pavarësisht rezultateve negative që ka marrë klubi në javët e fundit ka konfirmuar trajnerin Cungu në krye të klubit. Numri 1 i verilindorëve më tej ka shtuar se është optimist që në fund Kukësi të shpallet kampion.
18 Shkurt 2019, 14:50 -
Kukësi mbyll fazën përgatitore dhe kthehet në Shqipëri, Partizani vijon ende në Antalya
Kukësi është rikthyer sot në Shqipëri, pas 13 ditësh fazë përgatitore në Antalya të Turqisë. Trajneri Cungu i ka dhënë 2 ditë pushim ekipit para se këta të rikthehen për të nisur stërvitjen për ndeshjen e parë të fazës së tretë në Superligë. Ndërkohë, Partizani ende vijon të qëndrojë në Antalya, teksa rikthimi i tyre është parashikuar të bëhet më 19 janar.
17 Janar 2019, 15:31 -
'30 milionë dollarë nga tenderat', Safet Gjici i kundërpërgjigjet PD: Të dështuar, vërtetoni akuzat, përndryshe do shihemi në gjyq
Fill pas akuzës së lëshuar nga Partia Demokratike, se ka përfituar 1.5 milionë dollarë nga të ardhurat për arsim dhe 30 milionë dollarë në total gjatë gjithë mandatit qeverisës së Ramës, ka reaguar biznesmeni dhe presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici.
27 Dhjetor 2018, 14:19 -
'I ka dhuruar 30 milionë dollarë', PD: Ja biznesmeni për të cilin Rama ka 'braktisur' arsimin
Partia Demokratike vijon sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Këshilltari ekonomik Dorian Teliti ka akuzuar se Rama ka dhënë nga të ardhurat për arsim 1.5 milionë dollarë dhe gjatë gjithë qeverisjes 30 milionë dollarë kompanisë së biznesmenit dhe presidentit të skuadrës së Kukësit, Safet Gjicit.
27 Dhjetor 2018, 13:46 -
Takaj i bashkohet thirrjes së Gjicit: Policët në stadiume, ose bojkot!
Pas kërkesës të presidentit të Kukësit, Safet Gjici, për rikthimin e policisë në stadiume, i është bashkuar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Në një prononcim, Taka ka thënë se në stadiumet duhet të rikthehen policët.
28 Gusht 2018, 17:19 -
Presidenti i Kukësit me deklaratë të fortë: Bllokojmë kampionatin nëse nuk ka policë në stadiume (VIDEO)
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në lidhje me sigurinë publike në stadiume pas vendimit të fundit të Policisë së Shtetit është shprehur se do të bllokojnë kampionatin nëse nuk do të ketë policë gjatë ndeshjeve.
27 Gusht 2018, 15:02 -
Kukësi thyen rekord me Gurin, Presidenti Gjici: Nuk mbaron këtu
Presidenti Safet Gjici ka treguar për Report Tv detajet e transferimit në Belgjikë të Gurit, duke i uruar vetëm suksese. Numri një i klubit verilindor, tregon edhe ambiciet për në Evropë, ndërsa shpreh keqardhje për Vllazninë.
16 Maj 2018, 17:53 -
Gjici: Guri pa çmim, nuk festoj për dënimin e Skënderbeut
Kohët e fundit është përfolur se presidenti i Kukësit, Safet Gjici, kishte vënë një çmim për talentin Sindrit Guri, jo më pak se 1 milion euro. Për Report Tv, numri një i klubit verilindor e mohon këtë, duke pritur vetëm oferta zyrtare me shkrim.
26 Prill 2018, 14:33 -
Salianji: Gjici ka fituar 315 tendera, 25.2 milionë dollarë, për llogari të fushatave elektorale të Edi Ramës
Në një deklaratë për medien përsëri ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon Safet Gjicin, se ka se ka përfituar miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve.
25 Prill 2018, 11:47 -
Gjici: Nëntë pikë për 3 ndeshjet e radhës, ndryshe nuk ka rroga
Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, kur dukej se Kukësi kishte siguruar finalen e turneut, ka kthyer përsëri situatën e paqartë në radhët e verilindorëve. Presidenti i klubit, Safet Gjici, ka qenë shumë i mërzitur pas eliminimit
19 Prill 2018, 17:02 -
Presidenti Gjici hap dyert e stadiumit për tifozët e Kukësit
Duke ditur rëndësinë e ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Laçi, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka vendosur që të hapë dyert e stadiumit për të gjithë tifozët, të cilët nuk do të kenë nevojë për të paguar një biletë.
17 Prill 2018, 17:28